HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

SINDIKATAT  KERKOJNE  HAPJEN E TRYEZES SE DIALOGUT SOCIAL

Nga Letra qe FSASH e SPASH i kane derguar
Ministrit te Arsimit dhe Shkences, Z. Genc Pollo

Para disa ditesh, kryesite qendrore te te dy sindikatave te Arsimit, FSASH e SPASH, i derguan nje leter Ministrit te Arsimit dhe Shkences, Z. Genc Pollo, ku kerkojne pergatitjen dhe zhvillimin e nje tryeze institucionale te dialogut social per te diskutuar dhe zgjidhur disa probleme e shqetsime qe jane verejtur ne procesin e zbatimit te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare nga ana e disa Drejtorive dhe Zyrave Arsimore ne qarqe e rrethe. Sic del edhe nga permbajtja e Letres, ne masen e sindikalisteve mesues jane krijuar shqetsime serioze per praktikat antikontraktuale dhe antiligjore per emerimet, levizjet dhe largimet e mesuesve nga puna; per taksen e sheshte,
per zvarritjet dhe mosbashkepunimin efektiv punedhenes- punemarres per hartimin e disa projektvendimeve qe duhet t’i paraqiten Qeverise per motivimin me te mire te mesuesve, etj.
Drejtuesit e Sindikatave kane zhvilluar takime me stafin e Ministrit dhe jane bere pergatitjet per zhvillimin e tryezes se diskutimeve ne nivelin me te larte.
Me qellim qe sindikalistet, mesuesit dhe strukturat sindikale ne baze te njihen me problematiken konkrete qe do te diskutohet ne kete Takim midis MASH dhe FSASH e SPASH, po botojme Letren qe Sindikatat e Arsimit i kane derguar Ministrit Pollo, Leter e cila perben bazen e dialogut social ne kete faze te marredhenieve dypaleshe.
 
Z. Minister,
Ne emer te te dy Sindikatave te Arsimit, FSASH dhe SPASH, kerkojme pergatitjen dhe zhvillimin e nje takimi institucional me Ju, per t’u dhene zgjidhje disa shqetsimeve qe rrjedhin nga moszbatimi i Kontrates Kolektive te nivelit te pare dhe konkretisht:

  1. Ka nje mospajtim midis dispozitave te Nenit 4/3, 4/4 te Kontrates Kolektive te Punes te dates 4 korrik 2006 dhe Udhezimit nr. 29 date 18.09.2006. Nga te dhenat qe kemi deri tani, disa DAR si ajo e Korces apo Shkodres dhe ZA si Pogradeci, Devolli, Saranda, etj. kane kaluar ne ekstrem, kane ndermarre nje fushate per largimin nga puna te te gjithe mesuesve me shkolle te mesme pedagogjike, qe jane te punesuar ne menyre definitive ne Ciklin e Ulet, si ne zonat urbane, ashtu edhe ne ato rurale, pa bere asnje perzgjedhje, pa asnje konsultim me sindikatat, duke shkelur hapur Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare.

1.a  Ne te gjitha emerimet e reja ne pune DAR dhe ZA nuk zbatojne kerkesat e Nenit
      4/13 te KKP.

  1. SPASH dhe FSASH kerkojne fillimin e procedurave per zbatimin e kerkesave te

Nenit 8/7, 8/8 dhe 8/12 te Kontrates Kolketive te Punes, lidhur me vjetersine ne pune, shtesen per vjetersi mbi 25 vjet pune dhe motivimin e mesuesve nga Fondi i Vecante.

  1. Fillimin e punes per hartimin e nje drafti per Statusin e Mesuesit.
  2. Fillimin e bisedimeve per zbutjen e pasojave qe rendojne mbi pagen neto te mesuesve nga aplikimi i Takses se Sheshte.
  3. Mbeshtetjen e MASH per te organizuar, nepermjet Prefekteve, takime me perfaqesues te pushtetit vendor ne cdo njesi prefekture, per te normalizuar marredheniet me komunat dhe bashkite per ato ceshtje qe perfshihen ne Nenin 12 te Kontrates Kolektive te Punes.

            KRYETARI I FSASH                            KRYETARI I SPASH
              Xhafer   Dobrushi                             Bajram   Kruja