Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

STATUTI

I SINDIKATES SE 

PAVARUR TE ARSIMIT

SHQIPTAR

( SPASH )

 

Botues:  Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar

Botimi i trete. Mars 2007. ( Miratuar me ndryshime nga projekti me propozimet  E sindikalisteve e paraqitur nga Keshilli Kombetar ne Kongresin e Katert te  SPASH me date 26 Nentor 2005).

Pergatiti: B.Kruja, D .Spahiu , A Dushi

Financuar: Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar

Adresa: Rr.Zogu i pare, tel: +355 4 32157

Email: bajramkruja@yahoo.it

 

“Cili profesion fisnik është më i vlefshëm për shtetin, se sa i njeriut, që edukon brezin që rritet”.

Ciceroni

“Arsimi e bën një popull, të lehtë për t’u udhëhequr, por të veshtire per t’u drejtuar, te lehte per t’u qeverisur, por te pamundur per t’u skllaveruar”.

                                                              Lord Brougham

“Shpetimi, a humbja e Shqiperise eshte ne doret e Shqipetareve”.

                                                             Sami Frasheri

 

                                Programi i  S P A SH

Mbeshtetur ne parimin se sindikatat jane organizata shoqerore te pavarura qe krijohen si bashkime vullnetare te punonjesve, qellimi i te cilave eshte perfaqesimi dhe mbrojtja e te drejtave dhe interesave ekonomike, profesionale dhe sociale te anetareve te S P A SH, kane nje program te aktivitetit te saj sindikalist, i cili synon ne disa plane:

Ne ate politik, ekonomik, social, profesional, etj.

Nder te tjere ne planin politik:

a)     Siç thuhet edhe ne statutin e saj, kjo sindikate ruan parimin per te qene e hapur me te gjthe.

b)    Ben aleanca me ato forca politike, te cilat kane te njejtat programe dhe interesa te punonjesve qe aderojne ne te, per aq kohe sa eshte e nevojshme.

c)     Ruan pavaresine e saj ne çdo force politike.

d)    Per S P A SH eshte e huaj rruga e dhunes per realizimin e kerkesave te saj. Ajo mbeshtetet vetem ne shkallezimin e veprimeve sindikaliste brenda kuadrit ligjor te nje shteti demokratik.

e)     S P A SH nuk synon pjesemarrje direkte ne stukturat organizative te shtetit, por eshte oponence e hapur per te.

Ne planin ekonomik:

a)     Synon te jete partner direkt i strukturave ekonomike-financiare te institucioneve shteterore dhe private.

b)    Synon per shperblim real dhe te motivuar te mesuesve sindikaliste, per vete rolin, qe luajne ne arsimin e kombit.

Ne planin organizativ:

a)     Organizimin e strukturave te saj mbeshtetur ne parimet e vullnetarizmit dhe te pavaresise sindikaliste e bazuar nga poshte-larte.

b)    Strukturat e reja per çdo moment te jene te pergjegjshme dhe te hapura per te dhene llogari para anetareve.

c)     Te mbajne lidhje dhe te krijojne marredhenie me sindikatat e tjera brenda vendit, me te cilat ajo mendon se jane te domosdoshme.

d)    Te beje perpjekje per te aderuar me te drejta te plota ne te gjitha forumet nderkombetare sindikaliste, ku jane te pranishme simotrat e saj te vendeve europiane dhe te mbare botes.

Ne planin social:

Synon te mbroje sindikalistet nga veprimet arbitrare te punedhenesit dhe per kete shfrytezon legjislacionin per lidhjen e kontratave kolektive dhe individuale te punes.

Ne planin profesional synon:

a)     Kriteret e marrjes ne pune dhe largimet nga puna percaktohen ne Konktraten Kolektive, mbeshtetur ne legjislacionin ne fuqi.

b)    Te kerkoje sigurimin e  kushteve normale te punes per mesuesit dhe nxenesit.

c)     Te kerkoje kualifikimin dhe rikualifikimin e mesuesve nga institucionet shteterore dhe organizmave joqeveritare

d)    Eshte pjese organizative me te gjitha atributet e B S P SH.

Nga veprimtarite e Kongresit te katert te SPASH.

 

STATUTI    I   S PASH

(Miratuar nga Kongresi i katert)

Eshte si nje domosdoshmeri e pavaresise dhe e demokracise se nje sindikate e bazuar ne verejtjet dhe propozimet e anetareve per respekt, vlefshmeri e shperblim te shkolles e mesuesve te miratuar ne Kongresin e trete te S P A SH.

Veprimtaria

Fundi i vitit 1990 solli pluralizmin partiak ne Shqiperi, pas nje diktature “Shembullore” per 45 vjet. Ne kete periudhe po kerkohej edhe shperberja e Bashkimeve Profesionale si nje leve e partise ne pushtet, pa patur shprese, se ajo ne te ardhmen do te mbronte interesat e punonjesve. Ne kete menyre te pavarur mesuesit po kerkonin te krijonin organizaten e tyre ne disa qytete te Shqiperise si ne Tirane, Shkoder, Elbasan, Durres, Vlore, Korçe, Berat etj. Krijohen grupe nismetare dhe ne krijimin e Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise merr pjese dhe Arsimi me daten 13.03.1991.

Me 28 Mars 1991 behet aktivi i Pare i Arsimit  ne Tirane ku hidhen idete e para per qellimin, rolin e organizimin e veprimtarise se organizates.

Aktivistet e pare nga Tirana dhe rrethet gjeten perkrahje te plote nga mesuesit ne te gjithe Shqiperine. Perfaqesuesit e grupeve nismetare qe kontribojne ne kordinimin e S P A SH ne nivel kombetar si B.Cani, I.Kamba, A.Lame, H.Daja, Dh. Dhima, A.Laçe, B.Shehu,K.Kruja, E. Ballkyza, B.Martini, A.Balluku, R.Shkreta, D.Spahiu, I.Berberi etj, ne rrethe Ll.Prifti, E.Skendo, Y.Yzeiri, I.Jolldashi, I.Zaimi, V.Bardhoshi, S.Radiçi, Q.Lika, B.Bekteshi, XH.Fejzo, M.Gera, P.Sheldija, B.Kruja, L.Mandi, T.Shehu, A.Dushi, E.Bala, N.Spahia etj. Zgjidhen perfaqesuesit e pare per kerkesat specifike, te cilet u paraqiten si pale me paketen e pare te kerkesave ne Ministrine e Arsimit ne mbeshtetje te kerkesave te 9 Prillit 1991 te B S P SH.

Domosdoshmeria e shfuqizimit te rregulloreve te vjetra, te depolitizimit te shkolles dhe te teksteve si dhe kerkesa e vete mesuesve na detyronte te kerkonim rolin oponent ne reformen qe duhej te fillonte sa me shpejt.

Per moszgjidhjen e dy nga kerkesat e paketes me daten 16.05.1991 do te zhvillohet greva 1 (nje) oreshe ne shume shkolla te Tiranes, e para ne historine e arsimit shqiptar.

Partneriteti me Ministrine e Arsimit arriti deri ne nenshkrimin e nje marreveshje per punesim organizativ. Kjo beri qe me 12/14 Mars 1994 te zhvillohej Kongresi i pare i Sindikatave te Pavarura te Arsimit Shqipetar me nje perfaqesi prej 24 rrethesh, qe perfaqesonin 32000 anetare.

Kongresi percaktoi strategjine, platformen e punes se saj si oponence ne te gjitha fushat, zgjodhi forumet drejtuese, nje komitet pre 7 vetash me president B.Kruja, e sekretar te pergjithshem I.Jolldashin.

Aktivi i jashtezakonshem 25.05.1994 kerkon qe te firmoset kontrata kolektive dhe brenda saj disa kerkesa per permiresimin ekonomik, si dhe te njihet kualifikimi i mesuesve te fituara gjate viteve.

Duke mos u pare si partner nga Ministria e Arsimit vendos qe po nuk gjeten zgjidhje kerkesave, nuk do te zhvillohej dita e pare e mesimit me 15 Shtator 1994.

Bisedimet sollen arritje qe nuk ishin te vogla per kohen, firmosja e kontrates kolektive per here te pare per mesuesit shqipetar me 8 Shtator 1994, ku brenda saj arriten te fusin veshtiresine per profesionin, u njoh kualifikimi i vjeter me tre shkalle, u sigurua subvensioni i plote i transportit, mori legjitimitet 48 ditesh i pushimit, u pranua per mesuesit e shkollave te mesme dhe te ciklit te ulet per shkak te programit te kompesoheshin ne pushim ne kontratat e nivelit te dyte gjate vitit, etj.

Shqetesimet ne arsim per shkak te ndryshimeve te shpejta e te rrepta te ekonomise shqiptare ishin te medha.

-         Paga e mesuesit nuk po perballonte mbajtjen e familjes.

-         Studentet qe mbaronin per mesuesi nuk paraqiteshin ne pune.

-         Shume mesues me grada shkencore e te kualifikuar po largoheshin nga arsimi per arsye te pagave te uleta, etj.

Kjo beri qe ne Maj 1995 pas greves 1 oreshe te 11 Prillit dhe nje diteshe te 22 Prillit, perfaqesuesit e S P A SH –it rane dakort per nje rritje page 10+15 % si inflacion dhe veshtiresi profesioni.

Kontrata e dyte e nenshkruar ndermjet S P A SH dhe Ministrise se Arsimit me 25 Mars 1996 ishte e nje cilesie me te mire e vleresuar jo vetem nga mesuesit por dhe nga specialistet.

Ne Korrik te 1996 liberalizimi i çmimit te bukes, vajgurit, gazit nga qeveria, pa partnerin social, nuk u pranua nga sindikalistet tane, por me gjithe greven nje oreshe te Shtatorit dhe nje diteshe te 4 Tetorit nuk dhane zgjidhje. Historia e sindikalizmit njeh qe pas levizjeve do te kete debat, perplasje mendimesh, çarje, etj.

Gjendja e jashtezakonshme e vendit mbylli shkollat me 9 Mars 1997, por rihapja e tyre per mbarimin e vitit shkollor e vendosi mesuesin ( per te disaten here gjate tranzicionit) ne rolin e nje trimi patriot e te perkushtuar perballe veshtiresive te punes, te gjendjes shkaterruese te shkollave, te pasigurise se jetes se tyre e te femijeve, te nje inflacioni marramendes, e keshtu te mbyllin vitin shkollor shume te veshtire 1997.

Me pak permiresim do te fillonte edhe 1 Shtatori i 1997. Domosdoshmeria e bashkepunimit me federaten e arsimit, brenda nje pajtimi kombetar, brenda nje rruge te kerkesave per kushte pune, page te mesuesve, te indeksit  te inflacionit duke ruajtur identitetin dhe pavarsine, me 3 Tetor 1997 nenshkruan nje marreveshje dhe se bashku firmosen kontraten kolektive, me 8 Janar 1998.

Ne programin e  saj qeveria e majte e dale nga zgjedhjet e Qershorit te 1997 megjithese thoshte : “Arsimi ne shqiperi eshte prioritet kombetar” ajo nuk perfshinte si oponence sindikatat B S P SH dhe K S SH, por i zevendesote me shoqata joqeveritare dhe me Keshillin Kombetar te punes i cili nuk funksionoi ndonjehere. B S P SH e perfshire ne nje konflikt gjyqesor me nje segment sindikal te shkeputur prej saj, po paralizonte veprimtarine sindikale. Kjo mbeshtetej nga segmente te caktuara gjyqesore dhe shtetrore.

Ne fillimin e vitit 1998 S P A SH do te gjendej para dy veshtiresive:

E para. Vendimi i qeverise me daten 30.01.1998 per ndryshimin dhe rritjen e pagave te punonjesve te institucioneve buxhetore. Kjo rritje ishte 20 %. Ndersa TVSH nga 12 % ishte rritur ne 20 % dhe inflacioni zyrtar per vitin 1997 mbyllet me 42 %. Minimalisht pagat kishin zbritur 20 %

E dyta. Me 8 Janar 1998 M A SH kishte firmosur kontraten kolektive me    S P A SH dhe F S A SH, njekohsisht ajo firmosi dhe nje kontrate tjeter me nje segment sindikal. Megjithese nuk mbeshtetej ne Kodin e Punes, kjo kontrate u shpernda  DA-ve ne rrethe, dhe ato kerkonin te mos njihnin perfaqesuesit tane.

Nga Shkurti deri ne Maj S P A SH i kerkonte M A SH:

1)    Partneritet

2)    Page reale per mesuesit.

3)    Indeks te inflacionit

Duke mos patur asnje pergjigje me propozim te S P A – Shkoder ne 18 Maj shpallet greva nje oreshe dhe 26 Maj greva nje ditore. Greva u zhvillua pjeserisht ne te gjithe Shqiperine. Por presioni shume i madh qe u zhvillua ne nivel qendror dhe lokal nuk lejoi qe ajo te zhvillohej me dt.4 e 5 Qertshor.

NE vlersojme mbeshtetjen qe na dha E I ne letren drejtuar Qeverise per kerkesat tona te drejta dhe reale. Vendimi i Keshillit Kombetar per mbylljen e vitit mesimor dhe vashdimi i negocimeve ne Shtator nuk u be i mundur per shkak te ngjarjeve te 12-14 Shtatorit me vrasjen e Azem Hajdarit, dhe te renies qeverise. Kjo ngjarje me dhunimim e institucioneve te B S P SH ku vritet dhe kryesindikalisti i Tiranes Astrit Balluku me 26 Tetor. Keto ngjarje izoluan veprimtarine sindikaliste. Ne Nentor po diskutohej projekt buxheti per vitin 1999, dhe shpresat per nje trajtim me te mire per arsimin ne pergjithesi si dhe te mesuesit ne veçanti. Pas vleresimit si te drejta te kerkesave tona, vendoset taksa e solidaritetit me 5 % te te ardhurave. Kerkesat S P A SH drejtuar Presidentit, Parlamentit dhe Qeverise me 7 Dhjetor nuk u moren parasysh.

S P A dega Shkoder me nje organizim perfekt, me mbeshtetje te komitetit te prinderve, dhe te vlersimit si e drejte e kerkeses se tyre nga Pushteti Lokal merr persiper e vetme fillimin e greves qe me vone u mbeshtet nga rrethet: Elbasan, Diber, Delvine, Has etj. Nderkohe F S A SH ne menyre te pavarur shpalli greve dhe realizon marreveshjen 28 Janarit 1999. Kerkesat e F S A SH te peraferta me kerkesat tona mbeshteten dhe mbyllen levizjen me heqjen e takses se solidaritetit per mesuesit.

Ne strategjine e S P A SH per vitin 1999 do te ishte dhe projekti per “ Riorganizimin sindikalist si domosdoshmeri”  per arsye se shume drejtues sindikatash ne shkolla e rrethe ishin terhequr. Por ngjarjet ne Kosove do te ndryshonin veprimtarine tone. Gatishmeria, solidariteti dhe mikpritja shqiptare qe iu be popullit te Kosoves te debuar nga trojet e saj do te çudiste boten. Prezenca e Edukimit Internacional per ndihme ekonomike per mesuesit  shqipetar e kosovar per hapjen e shkollave sollen ne Shqiperi z. Fred Van Leven sekretar i pergjitheshem i E I, znj. Shima e z. Vandershaft nga E I, z. Andre Dyma nga A O B i Hollandes. Marreveshja e bashkepunimit mes M A SH dhe S P A SH, F S A SH, S B A SH K( Kosove) me president zoti Agim Hyseni dhe zv.President Ali Shabani filluan me veprimtari e aktivitete te perbashketa. NE vlersojme shume ndihmen e E I gjate asaj periudhe qe per fatin e mire te te gjitheve nuk zgjati. Mos funksionimi i partneritetit ne zbatim te kontrates kolektive, ben qe ne Tetor  S P A SH dhe F S A SH te dergojne kerkesat ne qeveri.

Greva nje oreshe me 13 Nentor dhe nje diteshe me 20 Nentor do te arrinin te zgjidhnin kerkesat:

1)    Te marrin pagen e 13 –te neto dhe te futej ne projekt buxhet te vitit te ardhshem.

2)    Ngritja ne nje kategori page per mesuesit e shkollave pedagogjike, vizatim, muzike,etj.

Deklarimi i qeverise per nje rritje page prej 10 % ne Korrik te vitit 2001 nuk u pranua as nga S P A SH dhe as nga F S A SH. Vleresimi ne page per punen rolin qe ka mesuesi vazhdon te jete i papranueshem. Studentet nuk preferojne fakultetin e mesuesise, largimi i mesuesve te diplomuar ne fakultetin ne mesuesise si dhe zevendesimi i tyre me ato pa diplome perkatese. Shifrat ne disa rrethe e zona te thella per lende te veçanta kalojne 30 %. Keto kerkesa do te ishin bindese dhe Vendimi i qeverise dt.16.06.2001 do te rriste pagen 20 %. Por vendimi i papritur i qeverise i dates 12.07.2001 i zbret pagen mesuesit 12 %. Me mospranimin e vendimit te dyte te qeverise do te ishte kerkesa e jone ne Shtator te 2001. Bisedimet me M A SH, dhe gjithe alternativen tone te mundeshme per zgjidhje nuk dhane rezultat dhe si rrjedhim u shpall greva nje oreshe, nje diteshe dhe pa afat 18-24 Shtator dhe nje Tetor. Por presioni shume i madh ne nivel qendror dhe lokal  per mesuesit dhe drejtuesit sindikaliste beri qe te bindeshin per dialog, i cili nuk u zgjidh brenda vitit 2001, por do te gjeje zbatim ne Korrik te vitit 2002.

Detyra e Kongresit te Trete  te S P A SH zhvilluar ne Durres me 6 Dhjetor do te zhvillojne cilesish rolin oponent qe do te luaje S P A SH ne kete shoqeri te brishte demokratike.

Kualifikimi dhe marredheniet me jashte  

Qe pas kongresit te pare i eshte dhene nje rendesi e madhe kualifikimit i cili eshte ndare ne kualifikim te drejtuesve sindikaliste mbi partneritetin me ministrine dhe drejtorine arsimore ne rrethe per zgjidhjen e kerkesave te sindikalisteve si dhe pjesemarrjen ne grupe te reformesarsimore.

Pranimi i S P A SH, ne Shkurt 1995, si anetare me drejta te plota ne E I. (Edukimi Internacional), pjesemarrje ne aktivitete e E I E, seminaret e A F T.(Federata e Mesuesve Amerikane) per kualifikimin sindikalist me teme: “Demokracia ne arsim”, si dhe pjesemarrjen ne disa seminare ne kuadrin e programit “Phare Demokraci”, te organizuar nga shkolla e formimit sindikalist prane B S P SH e mbeshtetur nga S I D (Sindikata Daneze), e kane rritur me shume nivelin e drejtuesve sindikaliste dhe te institucionit te S P A SH. Me poshte po ju bejme te ditur disa nga aktivitetet e S P A SH, gjate ketyre viteve.

Maj 1994 – S P A SH – seminar per kontraten kolektive ne Durres.

Qershor 1994 – I T U – kryetaret e sindikates.

Shkurt 1995 – Izrael – kualifikim i kryetareve te sindikates.

22-25 Maj 1995 – Olme – Athine – seminare kualifikimi.

19-23  Qershor 1995 – E I ; Kongresi ne Harane, ne Zimbabve.

Shtator 1995 – Divjake – S P A SH dhe A F T- kualifikim i kryetareve te sindikates.

Shtator 1995 – Sarande– S P A SH dhe A F T- kualifikim i kryetareve te sindikates.

13-16 Maj 1996 – Shkoder – A F T , S P A SH, Departamenti i edukimit – seminare me teme “Demokracia ne edukim”.

07-10.1996 – Tirane – A F T D dhe S P A SH, Departamenti i edukimit – seminare me teme “Ne duhet te njohim demokracine ne shkollat shqipetare”.

03 – Korrik 1996 – Luksenburg – E I, E I E, C T C U E, Ë C T- “Amendamentet per rajonin Europian, per politikat e reja te organizimit te edukimit”.

Gusht – 1996 – Shkup- vizite per bashkepunim.

Shtator 1996 – A F T, S P A SH, I S P – seminare “Demokracia ne edukim”.

Shtator- 1996 – Austri – S P A – Shkoder, vizite per bashkepunim.

24-27 Nentor – Sofie – S P A SH – seminare “ Reformat e edukimit ne ndryshimet e shoqerive te Europes Lindore dhe qendrore”.

Shkurt 1997 – E I – S P A SH – Bruksel- takim pune i perbashket.

Qershor 1997 – Luksenburg – E I E- S P A SH- Rezolute per zhvillimin e edukimit nga qeverite e Europes Lindore.

5 Tetor 1997 – S P A- Shkoder- “ Dita  nderkombetare e mesuesit”.

Nentor 1997 – Kopenhagen – S I D – S P A SH – kualifikim i kryetareve te sindikates.

Nentor 1997 – Budapest – E I – S P A SH – “Ndihma ne shkollat e edukimit”

Dhjetor 1997 – Greçi – S P A SH – O L M E – D O E – vendosje e bashkepunimit te ndersjellte.

Korrik 1998 – Kongresi i E I se ne Washington

Prill 1999 – Vizite pune ne Shqiperi e z. Shina.

Prill 1999 - Vizite pune ne Shqiperi e z. Vandershaft nga E I, z. Andre Dyma nga A O B.

Maj 1999 - Vizite pune ne Shqiperi e z. Fred Van Leven Skr. I Pergj. I E I se

Maj 1999 - Vizite pune e z.Agim Hyseni dhe z. Ali Shabani i S B A SH K.

Maj 2000 – Kongresi i S B A SH K Prishtine

Korrik 2001 – Kongresi i trete i E I ne Xhontje Tailande.

Tetor 2001 – Vizite pune A O B Hollande.

Korrik 2005 – Kongresi i kater E I Porto Alegro - Brazil

 

Aktivitete brenda vendit


Gjate vitit 1998-2001 jane zhvilluar 20 seminare ne nivel kombetare dhe 18 ne nivel lokal me temat:

a.     Si mund te vlersohet nje sindikate e forte

b.     Pese funsionet dhe pergjegjesite kryesore perpara anetareve qe duhet te kete sindikata.

c.      Parteneritet social.

d.     Kontrata kolektive e punes ne nivel te pare e te dyte

e.      Demokracia ne arsim ( Q D NJ, S P A SH, F S A SH)

f.       Bashkepunimi sindikalist ne sektorin e arsimit.

    ( Fond. F . EBERT, S P A SH, F S A SH, Q S E).

     g. Trajnim i trajnuesve sindikaliste arsimtare.  

         Informim te anetarve-revista tribuna sindikale

h.     Projekti 2005-2006

-         fuqizimi organizativ i sindikatave ne rrethe

(trainime e veprimtari me DAR )

-         Puna me grate mesuese, krijimi i strukturave te grave ne rrethe.

-         Puna me rinine, krijimi i strukturave

-         Eliminimi i punes se femive.

    

STATUTI I SINDIKATES SE PAVARUR TE ARSIMIT, ( S P A SH )

 

Hyrje

Parime te pergjithshme kushtetuese.

S P A SH funsionon ne baze te Kushtetutes se Shqiperise sanksionuar ne nenet 50 dhe 51 te saj. Deklarates universale te te drejtave te njeriut, Konventave nderkombetare, statutit te B S P SH dhe te E I ( Edukimi Internacional)

S P A SH lindi si domosdoshmeri per permbushjen e interesave jetike dhe shoqerore te punonjesve te arsimit per te shprehur ne vazhdimesi mbrojtjen e tyre ne kushtet e pluralizmit politik dhe ekonomik pa marre parasysh perkatesine e tyre nacionale, politike, ideologjike, sociale, kulturore, fetare, seksin si dhe do te kundershtoje ne vazhdimesi rrezikun e vendosjes se diktaturave.

 

KAPITULLI  I PARE

Parimet dhe qellimet

Neni 1

S P A SH ne realizimin e qellimeve te saj niset nga afirmimi i disa vlerave e parimeve universale si :

Drejtesia. Ndertimi i nje shoqerie pa priviligje dhe diskriminime ne te cilen te njihet e drejta e punes e shendetit, arsimit e perkujdesjes sociale dhe mirqenia te ndahet me drejtesi.

Pavarsia. Aftesia e hartimit te programeve perkundrejt pune dhenesve institucineve e qeverise ne menyre te pavarur e ne oponence duke respektuar ne menyre te plote lirine sindikale.

Solidariteti. Duke e konsideruar ate si objektiv strategjik e faktor percaktues te aftesise kontraktuese te sindikates dhe kushteve per mbrojtjen e nxitjen e qellimeve sindikaliste.

S P A SH. Per permbushjen e detyrave te saj mban lidhje e bashkepunon me te gjitha organizatat e qenesishme homologe ne vend dhe ato nderkombetare.

S P A SH. Synon te beje  realitet arritjen e nje standarti te mire jetese, kushteve te punes e rritjes se profesionalizmit te anetareve te saj,. Njekohesisht te luftoje per afirmimin e aftesive krijuese e intelektuale, respektimin e dinjitetit te profesionit te nderuar te arsimtarit, gjithnje me mjete demokratike e ne oponence konstruktive e duke ruajtur pavaresi te plote nga punedhenesi publik apo privat.

 

Detyrat e S P A SH

Neni 2

1.     Nxit dhe kordinon ndertimin e zhvillimin e organizates sindikale sipas vendit te punes.

2.     Ne kuadrin e drejtimeve dhe programeve te veta dhe te bashkimit zhvillon e nxit formimin sindikalist.

3.     Bene hartimin e nenshkrimin e kontratave kolektive te punes, marreveshjeve, rregulloreve e protokolleve te punes dhe depoziton ne B S P SH kopje materialeve si me siper.

4.     Ushtron funksionin e saj ne baze te ligjeve dhe depozitave te shtetit Shqipetare.

5.     Ndjek dhe kujdeset per zbatimin e orientimeve te bashkimit dhe realizon nderhyrjet e nevojshme ne veprimet qe bien ne kundershtim me statutin e deformime te tjera gjate zhvillimit te aksionit sindikal.

6.     Perfaqeson organizaten perballe organeve te pushtetit e punedhenesve dhe istitucioneve.

Per realizimin e detyrave te tilla S P A SH legjitimohet nga mandati qe i japin anetaret e saj permes vullnetit te lire ne forumet kryesore si Kongresi e organet e tjera si Keshilli Kombetar, Komiteti Egzekutiv, Presidenti dhe Komisionet.

 

KAPITULLI I DYTE

Anetaresimi, te drejtat dhe detyrat

Neni 3

Anetaresimi kryhet nepermes kerkeses individuale ose me liste me shkrim ne strukturat sindikale te vendit te punes dhe deshmohet me pagimin e kuotave sindikaliste e paisjen me karten e anetaresise. Titullin e kartes se anetaresise e ka B S P SH.

 

Neni 4

S P A SH  ben pjese ne B S P SH me statusin e themeluesit duke e mbeshtetur kete bashkim ne parimin e ruajtjes se pavarsise duke garantuar identitetin e saj, te vertikaleve te tjera si dhe te B S P SH.

 

Neni 5

Ne S P A SH mund te aderojne te te gjithe ato persona qe jane pergjegjes ne fushen e edukimit e arsimit ne shkolla publike e private si :

-         Mesuesit dhe edukatoret.

-         Punonjesit e tjere edukativ.

-         Punonjesit e sistemit ndihmes.

-         Pensionistet e dale nga rradhet e arsimit.

-         Studentet qe vazhdojne per mesuesit dhe drejtuesit e shkollave pa te drejte vote.

 Neni 6

Nuk mund te jene anetare te S P A SH ato persona juridike e fizike qe gezojne titullin e marrjes ne pune. Anetaresia ne S P A SH pushton kur e braktis ate, nuk paguan kuoten per tre muaj, pas deklarimit me shkrim dhe kur shkel rende statutin.

 

Neni 7

Anetaret kane te drejte te marrin pjese ne hartimin e politikave sindikale per arritjen e qellimeve themelore te tyre. Te zgjidhen ne te gjitha organizmat udheheqese te sindikates me ane te votes se lire e personale. Gezojne te drejta te barabarta pa asnje dallim mbi bindjet fetare e politike, konditat profesionale dhe sociale. Gezojne te gjitha normat demokratike te shprehjes se mendimit te lire si ne mazhorance e ne minorance per çdo problem, qe ka te beje me punen e sindikates dhe njekohsisht te marrin informacionin e duhur per problemet si me siper e veçanerisht ato, qe kane te bejne me ndryshimet e te drejtave e detyrimeve dhe garantimit e mundesive per te shprehur lirisht vullnetin ne lidhje me to e mbajtjen e qendrimeve te pershtateshme.

 Neni 8

Anetaret e sindikates kane per detyre te paguajne kuoten sindikaliste ne masen e kohen e percaktuar nga Kongresi. Sindikalistet duhet te respektojne bindjet politike dhe fetare te secilit anetar. Te jene te ndergjegjshem per pergjegjesite e marra e te punojne per te rritur e ruajtur imazhin e sindikates. Çdo anetar ka per detyre te njohe e te zbatoje statutin e S P A SH dhe te veproje ne akord te plote me vendimet e marra nga organet statutore.

S P A SH eshte anetare e E I-se dhe e E I E-s.

 

KAPITULLI I TRETE

Neni 9

Struktura e S P A SH. Njesia themelore eshte sindikata e subjektit publik dhe privat me me shume se pese sindikaliste. Njesite themelore formojne duke u bashkuar ne seksionin ne baze rrethi ose rajoni, te gjithe seksionet se bashku formojne Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqipetar S P A SH. Subjektet qe kane me pak se pese anetare, sindikaliste, mund t’i bashkohen nje njesie themelore.

 

Neni 10

Çdo njesi themelore zgjedh nje here ne kater vjet keshillin sindikal me 5-11 anetare me nje kryetar. Çdo drejtues mund te shkarkohet dhe zhvendoset vetem nga zgjedhesit e tij. Nese nje nga drejtuesit largohet me deshiren e tij, per arsye shendetesore, shkelje te statutit ose legjislacioni zevendesohet ose kooptohet prej ndonje anetari te keshillit sindikal me shumice votash deri ne konferencen e jashtezakonshme e cila organizohet brenda tre muajsh ne baze rrethi ose rajoni dhe brenda gjashte muajsh ne baze Republike, ne te cilat pozicioni vakant zgjidhet me proçedura normale.

 Neni 11

 S P A e territorit ka per detyre te organizoje dhe realizoje veprimet e duhura per mbrojtjen e interesave te anetareve me programe kerkuese, negocime dhe aksione te mundshme sindikale. Realizon unitetin mes gjithe strukturave sindikale ne baze territori ne mbrojtje te interesave te perbashketa. Ndihmon ne hartimin e platformave kontraktuale dhe perfaqeson sindikatat (njesite themelore) prane organeve te pushtetit lokal dhe te punedhenesve. Drejtuesit e S P A territoriale informojne çdo gjashte muaj organet drejtuese te S P A SH per perberjen, numrin e anetareve dhe nivelin e derdhjes se kuotave te anetaresimit.

 Neni 12

Çdo strukture e S P A SH njesia themelore, seksioni territorial dhe vete  S P A SH nepermjet zgjedhjes krijon Keshillin Sindikal, kryetarin e territorit Keshillin Kombetar e Presidentin.

 Neni 13

Keshilli i sindikates se territorit ku ka njesi themelore perbehet nga kryetaret e njesive qe njehere ne kater vjet zgjedh kryetarin e territorit nga lista e keshillit ne konferencen e territorit.

 

KAPITULLI I KATERT

Organet e S P A SH

Neni 14

Organet drejtuese te S P A SH zgjidhen nga kongresi ne baze te proçedurave te miratuara nga kongresi perkates.

           Organet drejtuese jane:

-         Kongresi

-         Keshilli Kombetar

-         Komiteti Ekzekutiv

-         Presidenti

-         Komisioni i zgjidhjes se konflikteve dhe i verifikimit te mandateve.

-         Komisioni i kontrollit ekonomik e financiar dhe i revizionimit.

 Neni 15

Detyrat e Kongresit te S P A SH jane:

-         Jep llogari per gjithe aktivitetin ekonomik, financiar, politik te sindikates.

-         Percakton orientimet e pergjithshme qe do te ndiqen nga sindikata per realizimin e qellimeve te saj.

-         Ben ndryshime eventuale dhe miraton statutin.

-         Zgjedh presidentin dhe organet drejtuese.

-         Shpall bashkimin, shkeputjen dhe aderimin ne organizatat homologe brenda e jashte vendit: Vendimi per antaresim ose shkeputje nga B S P SH te behet vetem ne Kongresin me jo me pak se 2/3 e votave. Kjo gje te shoqerohet me nje vendim me shkrim. Ky bashkim ka ne themel vullnetin e lire dhe vendimin e pavarur te S P A SH.

-         Percakton masen e kontributit sindikalist.

 Neni 16

 Keshilli Kombetar perbehet nga kryetaret e sindikatave te rretheve si dhe njeri nga zv/kryetaret e qarqeve, presidenti dhe dy zv/presidentet, si dhe shefat e departamenteve.

Keshilli Kombetar eshte organi me i larte mes dy kongreseve dhe luan rolin kryesor ne percaktimin e strategjise mbi problemet me interes te pergjithshem. Drejtohet nga presidenti i S P A SH dhe ne mungese te tij nga zv/presidentet.

 

KESHILLI KOMBETAR

Neni 17

Detyrat e Keshillit Kombetar jane:

- Zgjedh dy zv/presidentet.

- Zgjedh Komitetin ekzekutiv dhe shefat e departamenteve.

- Shpall Kongresin e radhes ose te jashtezakonshem.

- Aprovon bilancet, preventivat, aktivitetin financiar vjetor.

- Keshilli Kombetar mblidhet jo me pak se kater here ne vit me kerkesen e Komitetit Ekzekutiv ose te presidentit. Mbledhjet konsiderohen te vleshme kur jane te pranishem 2/3 e anetareve. Vendimet merren ne baze te proçedurave me shumice te thjeshte ose me 2/3.

Anetaret e Keshillit Kombetar, qe mungojne pa arsye te justifikueshem tre mbledhje radhazi perjashtohen automatikisht nga Keshilli Kombetar.

- Keshilli Kombetar aprovon rregulloren e statutit si dhe rregulloret e tjera ne baze te propozimit te Komisionit Drejtues.

- Kur 3/4 e Keshillit Kombetar kerkojne, shpallet kongresi i jashtezakonshem.

 

KOMITETI EKZEKUTIV

 Neni 18

 Komiteti Ekzekutiv eshte organi operativ qe realizon drejtimin e perditshem te S P A SH. Ai zgjidhet ne mbledhjen e pare te Keshillit Kombetar dhe perbehet nga : Presidenti, dy zv/ presidentet, 12 kryetaret e prefekturave, Drejtori i Departamentit te jashtem, Drejtori i Propogandes dhe Drejtori i Finances. Per perfaqesimin e Departamenteve ne Komitetin Ekzekutiv propozimin nominal e ben Presidenti. Propozimi konsiderohet i vlefshem me shumice relative te votave te Keshillit Kombetar. Per shkarkimin nga detyra te anetarit te Komitetit Ekzekutiv nevoiten 2/3 e votave te Keshillit Kombetar.

 

Detyra e komitetit Ekzekutiv:

Neni 19

-         Siguron drejtperdrejte drejtimin e vashdueshem te veprimtarise se saj. Ky komitet mban lidhje me te gjitha strukturat e S P A SH dhe merr masa e veprime konkrete qe kane te bejne me probleme qe shqetesojne sindikaten.

-         Shqyrton dhe ve ne zbatim çeshtje qe i delegon Keshilli Kombetar sipas afateve te percaktuara.

-         Merr masa dhe jep zgjidhje urgjente e provizore per situata te jashtezakonshme kur Keshilli Kombetar nuk mund te mblidhet per arsye te justifikuara.

-         Kontrollon dhe mbikeqyr aktivitetin ekonomik dhe financiar te organizates, ekzekuton vendimet e Keshillit Kombetar per keto çeshtje.

-         Komiteti Ekzekutiv eshte organi qe se bashku me komisionin e kongresit per garancite statutore, ratifikon statutet.

 

PRESIDENTI

Neni 20

-         Presidenti zgjidhet me 50 % plus nje te votave te kongresit dhe ka nja mandat kater vjeçar.

-         Presidenti koordinon veprimtarite e te gjithe organeve udheheqese te sindikates, firmos vendimet e tyre dhe mund te ktheje per rishqyrtim vetem nje here vendimet e Keshillit Kombetar.

-         Presidenti perfaqeson sindikaten ne marredheniet me organizatat si motra brenda dhe jashte vendit dhe prane pushtetit dhe institucioneve.

-         Presidenti ka titullin e emerteses per punonjesit e administrates se departamenteve e duke u bazuar tek nevojat e tyre dhe mundesite financiare.

-         Kur Presidenti jep doreheqjen te parevokueshme ose ushtrimi i detyres i behet i pamundur per arsye shendetesore, ben thyerje te statutit ose vepra te denueshme nga legjislacioni penal e civil zevendesohet brenda gjashte muajve me kongres te jashtezakonshem.

 

ZV/PRESIDENTET

Neni 21

-         Me propozim te presidentit, Keshilli Kombetar voton dy zevendes presidente. Ne rast shkarkimi nevojiten 2/3 e votave te Keshillit Kombetar. Zevendesit e presidentit jane:

 1.     Per organizimin dhe marredheniet institucionale dhe ka keto detyra:

-         Te harmonizoje veprimtarite e swtrukturave te S P A SH-it.

-         T’i propozoje presidentit dhe Keshillit Kombetar projekte konkrete qe synojne permiresimin e strukturave te S P A SH.

-         Te grumbulloje informacionin e nevojshem, te ndjeke dhe te beje skedimin stukturor te S P A SH.

-         Te organizoje kurse dhe seminare sindikale dhe profesionale te sa me shume drejtuesve sindikaliste.

-         Te marr dhe te zbatoje detyrat e dhena nga presidenti dhe Keshilli Kombetar.

2.     Per thesarin dhe administrimin e financave dhe ka keto detyra:

-         Te drejtoje me pergjegjesi aktivitetin financiare te S P A SH siguruar nga burime te mundeshme te te ardhurave legjitime dhe te ardhurave qe burojne nga detyrim statutore.

-         Te strukturoje bilancet e harxhimeve per te pasur nje situate te qarte financiare dhe ne dobi te strukturave te S P A SH.

-         Ne çdo kohe te kete nje situate te qarte per gjendjen e finances se S P A SH.

-         Te kontrolloje detyrimet statutore te sindikatave ne rrethe dhe ne qender si dhe te strukturoje fondet ne mbeshtetje te aktiviteteve sindikaliste dhe veprimi sindikalist, ne perputhje me vendimet e presidentit dhe te Keshillit Kombetar.

 

Neni 22

Komisioni i revizionimit dhe i kontrollit financiar, perbehet nga pese anetar dhe pese kandidate te zgjedhur ne kongres.

-         Kontrollon periodikisht ndryshimet administrative dhe dokumentet kontabel.

-         Ndjek veprimtarine administrative dhe ekonomiko-financiare te S P A SH.

-         Zgjedh vete kryetarin e tij.

-         Kur e sheh te nevojshem ngre komisione te specializuara ne ndihme te aktivitetit te tij.

Komisioni i konflikteve dhe i verifikimit te mandateve, perbehet nga tre anetar dhe tre kandidate te zgjedhur ne kongres.

-         Ky komision kontrollon percaktueshmerine e mandateve ne baze te statutit me kerkese te organeve udheheqese dhe ankesave te te zgjedhurve.

-         Garanton te drejtat e anetareve , te te zgjedhurve si dhe instancave te ndryshme.

-         Vendimet e tij jane te detyrueshme per te gjitha strukturat.

-         Ka te drejte te ktheje per rishqyrtim çdo vendim te çdo strukture.

-         Zgjedh vete kryetarin e tij.

 

Neni 23

Departamentet e  S P A SH jane organe administrative qe krijohen per te kryer funksione konkrete ne mbeshtetje te aktivitetit te sindikates. Departamentet jane:

-         Departamenti i organizimit dhe ekonomise.

-         Departamenti i propogandes dhe i marredhenieve me publikun,

-         Departamenti i marredhenieve me jashte.

-         Departamenti i gruas dhe i rinise.

-         Departamentet varen nga presidenti dhe zevendesit e tij. Jane anetare te keshillit kombetar. Me propozim te presidentit emerohen dhe shkarkohen me 2/3 e votave te keshillit kombetar.

 

Neni 24

Kontributi sindikalist paguhet mbi bazen e pages mujore. Masa she menyra e vjeljes percaktohen ne kongres dhe vendosen ne kontraten kolektive te punes.

 

KAPITULLI I PESTE

Kontributi Sindikal

Neni 25

Komtributi sindikal i S P A SH eshte 35 leke ne muaj.

Ai do te shperndahet si me poshte:

-         50 % kalon ne strukturat vertikale te S P A SH.

-         20 %  ne strukturat vertikale te arsimit ne rreth.

-         30 % ne strukturat horizontale te B S P SH ne qender.

 

KAPITULLI I GJASHTE

Papajtueshmeria. Masat disiplinore.

Neni 26

Me qellim qe te sigurohet nje perfaqesueshmeri sa me e gjere ne vendim marrje dhe pavarsi te plote nga partite, shoqatat e çdo tjeter organizim me ndikim ne levizjen sindikaliste ky statut shpall papajtueshmerite si me poshte:

-         Qenie punedhenes i njohur si person juridik, drejtues i enteve publike dhe private.

-         Qenie ne organ drejtuese te partive dhe formacioneve te tjera me frymzim politik.

-         Asnje sindikalist nuk mund te zgjidhet kryetar ne dy struktura njeheresh.

 

Masat disiplinore

Neni 27

Merren masa disiplinore ndaj anetareve te S P A SH kur ato shkelin parimet demokratike, shkelin statutin, demtojne aksionin dhe unitetin sindikalist ose kur denohen nga ligjet penale e civile te shtetit ne forme te prere. Sipas shkalles se shkeljes zbatohen keto masa:

-         Qortim me shkrim.

-         Pezullim 1 deri ne 12 muaj.

-         Largim nga rradhet e sindikates.

Masat per te zgjedhurit merren nga trupa qe i ka zgjedhur. Per çdo mase te marre anetari ka te drejte ankimi ne Komisionin e Konflikteve brenda muajit vendimi i te cilit eshte i formes se prere.

 

KAPITULLI I SHTATE

Aksioni sindikal.

 Neni 28

 Aksioni sindikal eshte forma  konkrete, mjeti me te cilin sindikata kerkon realizimin e qellimeve te veta. Aksioni fillon nga format me te thjeshta deri tek greva, eshte kopetence e organizatave te interesuara dhe perfshin:

-         Terheq vrejtje dhe zhvillon bisedimet me subjektin kontraktual.

-         Ben kerkese me shkrim per respektimin e kontratave kolektive te punes dhe normave ligjore.

-         Ngre padi prane organeve kopetente.

-         Paraqet afate per zgjidhjen e konfliktit.

-         Merr vendim per hedhjen ne greve.

 

Neni 29

Greva eshte mjet demokratik i sindikates qe perdoret ne rastet e nevojshme kur format e tjera jane ezauruar per te arritur marreveshtjen e pranueshme e te ligjshme mes paleve te interesuara.

Te drejten per nisjen e greves e ka çdo sindikate e pavarur, seksioni i territorit apo S P A SH.

Greva fillon kur merret miratimi me shkrim i me shume se 50 % te sindikalisteve te organizmit qe shpall greven.

Ato votojne per fillimin e greves, kushtet e kryerjes se saj dhe te nderprerjes.

Ne çdo rats me te gjitha mjetet ne dispozicion sindikata duhet te pergatise opinionin publik per arsyet e shkaqet e nje veprimi te tille.

Sindikata merr masat per te krijuar fondin e posaçem per te ndihmuar grevistet.

Per udheheqjen e greves zgjidhet komisioni i greves nga greviste.

Greva  nderpritet kur:

-         Permbushjen kushtet e vena nga grevistet.

-         Kur arrihet kompromis i pranueshem.

-         Kur argumentohet qe vashdimi i metejshem i saj nuk sjell rezultat.

Gerva nderpritet vetem me pelqimin e grevisteve, ose kur eshte prapare nga grevistet qe e kane votuar.

 

KAPITULLI I TRETE

Dispozita te fundit

Neni 30

 Emertimi i plote i sindikates eshte :

Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar. Sigla S P A SH.

Neni 31

S P A SH ka emblemen dhe vulen e saj.

 

Neni 32

 Selia e sindikates ndodhet ne Tirane.

 

Miratuar ne Kongresin e katert te S P A SH mbajtur ne Durres me 26 Nentor 2005..