Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

FEDERATA E SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES, FSASH
HISTORIKU I SHKURTER I KRIJIMIT DHE AKTIVITETIT


Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, eshte krijuar me 26 prill 1991. Ajo lindi si shprehje e vullnetit te mesuesve, pedagogeve dhe punonjesve te shkences, per te perballuar kerkesat e reja qe shtroheshin para tyre ne kushtet e vendosjes dhe zhvillimit te jetes politike pluraliste dhe te ekonomise se tregut. Ndryshimi i sistemit shoqeror, permbysja e diktatures dhe perfshirja ne proceset demokratike, natyrshem u shoqeruan edhe me nje rigrupim te interesave e kerkesave te shtresave te ndryshme te shoqerise, vecanerisht te intelektualeve. Eshte periudha kur fillon te behet nje ndryshim thelbesor i pozicionimit  te individit ne shoqeri, i ridimensionimit te rolit, te figures, te botes se kerkesave dhe interesave te njeriut.
Qe ne fillim te vitit 1991, te gjithe punonjesit ne Shqiperi, perfshire dhe ata te sistemit te arsimit dhe te shkences, braktisen organizaten e vjeter te Bashkimeve Profesionale dhe filluan te kerkojne forma te reja te organizimit sindikal, duke u orientuar nga pervoja e vendeve perendimore. Keshtu, gjate muajve janar-mars 1991, ne shkollat tetevjecare e te mesme, ne shume fakultete te Universitetit te Tiranes dhe te Universitetit Bujqesor, ne institutet e Akademise se Shkencave, u krijuan per here te pare Keshillat Sindikale.
Interesi i madh i punonjesve per t’u perfshire ne sindikate, gjalleria, serioziteti dhe ndjenja e pergjegjsise per percaktimin e objektivave qe cdo sindikate synonte te arrinte, tregonin qarte se edhe mesuesit, pedagoget dhe shkencetaret, pra pjesa me e madhe dhe
cilesore e inteligjecies se vendit, po e ndjente nevojen e nje organizimi te ri sindikal, ndryshe nga ai i meparshmi. Thelbi i ketij organizimi te ri ishte krijimi i nje sindikate te gjalle, vetvepruese, realiste, te pavarur nga shteti dhe partite politike.
Perfaqesuesit e keshillave sindikale qe dolen nga zgjedhjet e janar-marsit 1991, u mblodhen ne Konferencen e Pare Kombetare, me 26 prill 1991, ne Shtepine e Pushimit te Punetoreve ne Durres.


Ne konference u debatua gjate per parimet mbi te cilat do te ndertohej sindikata e ardhshme. Natyrisht, ne kete debat, vend i rendesishem iu kushtua pavaresise se sindikates ne kuptimin e vertete te fjales. Megjithese kishte edhe mendime ndryshe, ne perfundim, me unanimitet, u arrit qe ceshtja e pavaresise te perfshihej si ceshtje kryesore ne Statut.
Diskutimi dhe percaktimi i objektivave per mbrojtjen sociale ekonomike te anetareve ne kushtet e ekonomise se tregut, terhoqi vemendjen dhe interesin e te gjithe pjesemarresve. Si objektiva imediate por dhe afatgjate u percaktuan vendosja e javes pesediteshe te punes ne shkolle, miratimi i statusit te mesuesit, ngritja e vazhdueshme e pagave dhe harmonizimi i tyre, kthimi ne pune i mesuesve te larguar per motive politike dhe sindikaliste, depolitizimi i shkolles dhe i punes kerkimore shkencore, permiresimi i kushteve te punes, etj.
Konferenca vendosi me unanimitet qe sindikata e mesuesve, pedagogeve dhe punonjesve te shkences, qe po krijohej te quhej : FEDERATA SINDIKALE E ARSIMIT DHE SHKENCES TE SHQIPERISE, dhe miratoi Statutin perkates.
Ne mbledhjen e pare te Keshillit Kombetar te FSASH, kryetar i Federates u zgjodh me unanimitet doktori i shkencave Xhafer Dobrushi.

Disa nga veprimtarite kryesore te FSASH gjate 16 vjeteve

Gjate ketyre 16 vjetve, FSASH ka zhvilluar shume veprimtari per mbrojtjen e interesave dhe kerkesave ekonomike e sociale te mesuesve, pedagogeve e shkencetareve dhe posacerisht te anetareve qe perfaqeson.
Levizja e pare sindikale ne kuadrin e FSASH, eshte zhvilluar ne qershor 1992 dhe synonte rritjen e pagave te mesuesve te te gjithe kategorive. Disa seksione sindikale, si ai i Kukesit, Pukes, Matit, Mirdites dhe Skraparit u perfshine totalisht ne nje greve 10 ditore dhe bllokuan procesin e provimeve. Kjo ishte perpjekja e pare sindikale me punedhenesin dhe qe e detyroi Ministrine e Arsimit te beje disa leshime.
Ne vitet 1992 – 1995 FSASH ka bere shume perpjekje per t’i rezistuar presionit politik qe ushtrohej mbi te nga qeveria e asaj periudhe dhe qe synonte likuidimin e Federates.
Rreth 100 sindikaliste te zgjedhur ne nivel seksioni dhe keshillash sindikale, nga mesuesit me te mire, me shkolle, pervoje te madhe dhe figure te paster, u pushuan nga puna ose u transferuan ne zona te largeta e te veshtira, vetem e vetem se ishin drejtues te strukturave vendore apo qendrore te FSASH dhe militante te saj.
FSASH, me shume veshtiresi, arriti qe te rivendose te drejtat e shkelura per shumicen e veprimtareve te saj te persekutuar.
Pas kapercimit te periudhes 1992-1996, qe eshte nga me te veshtirat ne historikun e saj, FSASH, filloi te fuqizohej, te shtrihej me mire ne baze dhe te zgjeroje rrethin e problmatikes e veprimtarise se saj, rriti forcen argumentuese te objektivave qe shtronte dhe aftesite mbrojtese per anetaret qe perfaqesonte, si dhe per gjithe masen e mesuesve.
Faqe e ndritur ne veprimtarine e FSASH do te mbetet levizja sindikale qe u zhvillua ne janar 1999. Me objektivat e qarta qe synonte te arrinte, me shmangien e politizimeve, me nje pune pergatitore organizuese te kenaqeshme, greva e janarit 1999 perfshiu te gjithe mesuesit e sistemit parauniversitar. Ajo filloi me nje greve paralajmeruese njeoreshe, pastaj njeditore dhe u shtri, nje jave me vone, ne greve pa afat qe zgjati 6 dite dhe paralizoi mesimin ne te gjithe shkollat tetevjecare e te mesme te vendit.
Ne keto kushte, Ministria e Arsimit e Shkences dhe Qeveria filluan nje dialog serioz e me pergjegjesi me drejtuesit e FSASH, nga ku u arrit ne Marreveshjen e njohur te 28 janarit 1999, qe zgjidhi kerkesat kryesore te Federates, midis te cilave edhe rritjen e pagave nga 20-35 perqind dhe permiresimin e struktures se tyre.
Nen drejtimin e FSASH, levizje te fuqishme sindikale jane zhvilluar edhe ne nentor 2000, shtator 2001, shtator- tetor 2002, nentor 2004 dhe prill 2006.
FSASH ka zhvilluar 3 konferenca kombetare, te cilat kane sherbyer per ta konsoliduar levizjen sindikale ne arsim, kane perpunuar objektiva gjithenje e me realiste dhe kane pergatitur kushtet per kalimin ne nje pune me cilesore ne konsolidimin e te gjitha strukturave perberese te Federates, duke filluar qe nga keshilli sindikal ne baze.
Kongresi i Pare i FSASH, qe u zhvillua ne maj 2000, sintetizoi arrijet gati 10 vjecare, perpunoi objektiva te reja dhe beri permiresimet e duhura ne Statutin e FSASH.
Ne Kongres u vendos qe te plotesohet e saktesohet me mire emri i Federates, e cila u emertua: Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, gje qe ligjeson formimin e bashkesise se seksioneve te profesioneve e kategorive te punonjesve te arsimit e shkences brenda saj, duke synuar te forcoje e zgjeroje identitetin dhe statusin e tyre sa me te pavarur.
Nje etape e re ne zhvillimin dhe konsolidimin e FSASH konsiderohet angazhimi me i madh i saj ne problemet themelore te reformimit e modernizimit te sistemit te arsimit,
pa lene pas dore mbrojtjen sociale ekonomike te sindikalisteve, mesuesve dhe pedagogeve. Konkretizimi i kesaj etape eshte Kongresi i dyte i FSASH, qe u zhvillua me 5 –6 dhjetor 2002 dhe iu kushtua pjesemarrjes dhe rolit te sindikatave ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit.

Ky Kongres perpunoi e percaktoi synime dhe objektiva konkrete per angazhimin e sindikates per elimimin e punes se femijeve, per punen me mesuesit e rinj dhe me sindikalistet gra e vajza per te rritur rolin dhe peshen e tyre ne veprimtarine e sindikates.
Qe nga kjo kohe dhe vecanerisht mbas Kongresit te Trete te FSASH, qe u zhvillua ne nentor 2004, veprimtaria e Federates per eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te atyre nxenesve qe e kane braktisur ate ose jane kandidate per ta braktisur, si dhe puna me grate dhe mesuesit e rinj kane marre permasa te gjera, eshte fituar nje pervoje e pasur dhe jane arritur rezultate inkurajuese.
FSASH i ka kushtuar dhe i kushton nje vemendje te vecante trainimit sindikal dhe profesional te anetareve. Qindra e qindra sindikaliste, drejtues e veprimtare te te gjitha niveleve, gra, te rinj e te reja ne kuadrin e komisioneve te gruas dhe rinise, kane marre pjese ne seminare e tryeza trainimi, ku asnjehere formimi dhe aftesimi sindikal nuk eshte ndare nga formimi dhe aftesimi profesional. Ne kete drejtim, nje ndihme te vecante me mbeshtetje financiare dhe pervoje ka dhene Sindikata e Pergjithshme Holandeze e Arsimit, AOb, IE, ILO- IPEC, etj.

Mardheniet e FSASH me sindikata te tjera brenda dhe jashte vendit

Ne Shqiperi ekzistojne dhe veprojne dy sindikata ne arsim: FSASH dhe SPASH.
FSASH eshte aktualisht njera nga sindikatat me te medha dhe me te fuqishme qe vepron ne sektoret e arsimit dhe shkences. Ajo ka mbi 22.000 anetare, ( nga rreth 40.000 punonjes qe ka sektori i arsimit dhe shkences), nga te cilet rreth 10.000 jane anetare prej shume vitesh dhe paguajne kuotizacion. FSASH eshte e afte te organizoje dhe zhvilloje levizje sindikale te pavarura.
Qe nga viti 1997 e ketej, FSASH ka nenshkruar 3 Marreveshje bashkepunimi me SPASH.
FSASH dhe SPASH jane partneret e vetme sociale ne fushen e arsimit dhe shkences me
MASH dhe Qeverite shqiptare. Se bashku, ato kane negocuar e nenshkruar 4 Kontrata Kolektive, perfshire edhe KK te fundit qe i shtrine efektet nga 4 korrik 2006 deri me 31 dhjetor 2009. FSASH dhe SPASH kane zhvilluar e zhvillojne edhe veprimtari e levizje sindikale te perbashketa.
FSASH ka marredhenie te ngushta e te qendrushme me Sindikaten e Punonjesve te Arsimit, Shkences e Kultures te Kosoves dhe ka nenshkruar me te dy marreveshje
bashkepunimi.

FSASH eshte anetare themeluese e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise. Ajo ka punuar dhe vazhdon te punoje per forcimin e bashkesise konfederative mbi baza demokratike statutore. Brenda grupimit sindikal te KSSH, ajo ruan e zhvillon me vendosmeri identitetin dhe pavaresine e saj dhe respekton pavaresine dhe identitetin e
Federatave te profesioneve te tjera. FSASH ka luajtur dhe luan nje rol te dores se pare ne percaktimin e strategjise, te politikave sindikale dhe te te gjithe veprimtarise se KSSH-se.
FSASH, qe nga viti 1991 ka filluar te vendose marredhenie bashkepunimi me sindikatat e vendeve fqinj, te vendeve te Europes Qendrore e Lindore dhe ato perendimore. Sot FSASH ka marredhenie te institucionalizuara dhe frutdhenese me sindikatat e arsimit te
Holandes, Italise, Austrise, Greqise, Maqedonise, Kroacise, Sllovenise, Hungarise, Turqise, Maltes, Frances, Anglise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rusise, etj.
FSASH eshte anetare e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, e Struktures Panevropiane te Sindikatave dhe merr pjese aktive ne gjithe veprimtarine e tyre.


Mardheniet me punedhenesin, MASH, dhe Qeverine

Marredheniet e FSASH me punedhenesin, Ministrine e Arsimit dhe Shkences, MASH, me Ministrine e Pushtetit Vendor, me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe me Qeverine, pergjithesisht jane marredhenie normale midis partneresh sociale.
Nivelin me te larte te ketyre marredhenieve e perben Akt-Marreveshja e dates 28 janar 1999, nenshkruar me Qeverine, per zgjidhjen ose venien ne rrugen e zgjidhjes te disa kerkesave thelbesore te FSASH.
Marredheniet me MASH jane plotesisht te institucionalizuara. Ato jane te mbeshtetura ne Kontraten Kolektive te Punes dhe ne angazhimin per zgjidhjen e problemeve qe permban Kontrata ose marreveshje te tjera te vecanta.
Kontrata qe eshte nenshkruar me 4 korrik 2006 permban dispozita dhe garanci per mbrojtjen sociale ekonomike te mesuesve, sidomos ne fushen e punesimit, te pagave, te kushteve te punes, lirive sindikale, etj.
FSASH eshte aktive ne veprimtarite qe organizon Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, sidomos ne kuadrin e veprimtarise se Keshillit Kombetar te Punes. Ajo ka dhene dhe jep nje ndihmese te vlefshme ne perpunimin e legjislacionit per marredheniet e punes, per focimin e dialogut social, etj.


 

Ne veprimtarine e vete 16 vjeçare, FSASH ka vene kurdohere ne qender te programit e te vemendjes se saj perpunimin, argumentimin, formulimin e sakte dhe mbrojtjen e kerkesave dhe interesave ekonomike e sociale te punonjesve te sistemit te arsimit e shkences. Vrojtimi dhe shqyrtimi i kujdesshem i kesaj veprimtarie evidenton faktin se kerkesat imediate qe jane parashtruar ne cdo periudhe ose qe jane perfshire ne kontratat kolektive te punes, jane ne harmoni dhe funksion te interesave afatgjata, jo vetem te kesaj shtrese sociale, por edhe te shoqerise shqiptare ne teresi.
Vazhdim logjik i kesaj strategjie jane edhe synimet e objektivat e vitit 2007 e ne vijim, nga te cilat mund te vecojme:
Se pari, forcimin e fuqizimin me tej te te gjitha strukturave perberese te Federates, perfshire keshillat sindikale dhe seksionet sindikale ne te gjithe vendin. Bazen e ketij fuqizimi e perben konsolidimi i anetaresise, qendrueshmeria e saj, konceptimi me i plote nga ana e cdo sindikalisti i te drejtave qe ai fiton, i rolit qe luan dhe te pergjegjesive qe merr persiper kur anetaresohet ne sindikate.
Ky pozicionim nuk i pranon me praktikat e vjeteruara te derisotme, kur shpesh here nje keshille apo seksion sindikal, apo edhe vete Federata para disa viteve mjaftoheshin me lista simpatizantesh, mbeshtetsish te perkohshem, qe krijonin numra te medhej, por qe ne momente vendimtare nuk perbenin nje force te vertete dhe te qendrushme sindikale. Kete na e ka provuar me se miri pervoja e levizjeve te medha sindikale qe ka ndermarre dhe udhehequr FSASH ne keto vite te ekzistences se saj.
Se dyti, ne kuadrin e fuqizimit te strukturave sindikale, te funksionimit te tyre statutor,
Kryesia dhe Keshilli Drejtues e kane vene theksin ne forcimin e konsolidimin e komisioneve te gruas dhe te rinise, per t’i perfshire dhe angazhuar keto kategori anetaresh ne problematika qe ata i preokupojne, per t’u dhene atyre vendin qe meritojne ne te gjithe strukturat drejtuese te Federates, per te sjelle nje fryme te re me dinamike ne levizjen sindikale ne arsim, per te emancipuar keshillat dhe seksionet sindikale, duke rritur forcen argumentuese dhe objektivitetin e kerkesave qe ato shtrojne dhe duke gjalleruar dialogun social.
Se treti, objektiv paresor mbetet edhe zgjerimi e thellimi i punes se nisur, mbi bazen e pervojes se fituar, per t’i terhequr femijet nga puna e rruges, per t’i kthyer ne shkolle nxenesit qe e kane braktisur ate, per t’u dhene nje shans te dyte atyre femijeve dhe te rinjeve qe mund dhe duhet te integrohen me dinjitet ne shoqeri. Ne kete veprimtari ne kemi pasur dhe kemi mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, te Sindikates Holandeze te Arsimit, AOb dhe te Konfederates se Sindikatave te Holandes, FNV,  si edhe te institucioneve qe veprojne ne Shqiperi dhe qe merren me punen e femijeve, sic eshte ILO-IPEC, et


Se katerti, FSASH do te beje perpjekje te vazhdueshme per rritjen e pagave dhe permiresimin e sistemit te shperblimeve, duke mundesuar qe, se bashku me MASH, te hartoje e dergoje ne Qeveri kuadrin e nevojshem ligjor per vjetersine ne pune, per rritjen me 5 perqind te sistemit te sotem te kualifikimit te mesuesve, per Statusin e Mesuesit dhe
per ndertimin e nje sistemi motivues shperblimi per nevoja madhore ne arsim.
Se pesti, FSASH do te studjoje e praktikoje qe kete vit kryerjen e sherbimeve e perfitimeve te caktuara per anetaret e vet. Pervec shperblimit qe aplikohet sot deri ne masen e dy pagave mujore per mesuesit anetare te sindikates qe dalin ne pension, po shqyrtohen edhe perfitime te tjera te mundeshme qe do te kene sindikalistet nga antaresimi ne sindikate.
Objektivat qe shtron e synon FSASH, ne bashkepunim edhe me SPASH, nuk jane statike, te dhena njehere e pergjithmone. Ato ndryshojne e do te ndryshojne ne cdo etape te zhvillimit te vendit, te shoqerise dhe te vete sindikatave te arsimit.