Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Workshop mbi angazhimin e sindikatave
shqiptare per eliminimin e punes se femijeve

Ne vijim te aktiviteteve ne kuadrin e Projektit me sindikaten holandeze FNV, per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, organizuan ne daten 5 tetor, nje workshop me pjesemarrjen e drejtuesve te disa sindikatave te degeve te tjera ne perberje te KSSH dhe BSPSH.

Drejtuesit kryesore te sindikatave te tekstilit, veshjeve dhe prodhimit te kepuceve; te industrise se lehte; bujqesise; tregtise; shendetesise, si edhe perfaqesues te keshillave sindikale te KSSH e BSPSH nga rrethet Tirane, Fier, Elbasan moren pjese aktive ne workshop. Megjithese te ftuar ne kohe, asnjeri nga te dy presidentet e KSSH e BSPASH nuk iu pergjigj kesaj ftese dhe, ndersa KSSH dergoi nje perfaqesues te vetin, punonjesin e sektorit te organizimit, askush nuk e perfaqesoi BSPSH, si strukture konfederative.

Ne prezence te te dy drejtuesve te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, si edhe te disa drejtuesve te tjere lokale te ketyre sindikatave, diskutimet ne kete workshop u bene mbi bazen e nje dokumentacioni te pasur, perfshire materiale qe kishin te benin me sqarimet pse puna e femijeve eshte nje ceshtje sindikale, cilat jane fusht ku mund te nderhyjne sindikatat per eliminimin e saj, konkluzionet e Konferences Kombetare te zhvilluar per kete ceshtje ne tetor 2004, sugjerimet e Konferences Rajonale, te zhvilluar ne tetor 2006, si edhe Rezoluten e Kongresit te Trete te KSSH mbi angazhimin e sindikatave per eliminimin e punes se femijeve.

Pas nje prezantimi te shkurter mbi situaten aktuale ne lidhje me punen e femijeve ne Shqiperi dhe nevojen per nje angazhim te te gjitha sindikatave per shmangien e ketij fenomeni, paraqitur nga Zj. Shkelqesa Manaj, drejtuese e Njesise per Eliminimin e Punes se Femijeve qe vepron ne kuadrin e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, zoti Xhafer Dobrushi prezantoi situaten dhe permiresimet e nevojshme ne lidhje me kordinimin e punes midis sindikatave te arsimit dhe atyre te degeve te tjera, per nje veprimtari te suksesshme per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Duke marre pjese aktive ne diskutime, drejtuesit e sindikatave, si Minella Mano, Hajdar Kanani, Petrit Dajko, Alfred Xhomo, Tafil Gjolena, Luan Zonja etj, informuan per punen e bere dhe problemet qe dalin, duke bere edhe propozime konkrete per nje program veprimi per te ardhmen.

Dy drejtuesit e sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja, bene konkluzionet e seminarit dhe parashtruan disa nga drejtimet kryesore te punes se ketyre sindikatave ne kuadrin e zbatimit te keij Projekti.

Disa nga konkluzionet kryesore qe dolen nga ky workshop jane:

  1. Te gjithe pjesemarresit veleresuan puen e bere nga dy sindikatat e arsimit dhe rezultatet e arritura per parandalimin e punes se femijeve dhe e konsideruan ate edhe si nje mision dhe obligim te seciles prej sindikatave qe ata perfaqesojne,
  2. U propozua qe te shikohet mundesia e nenshkrimit te nje marveshjeje xhentellmenesh midis te gjitha sindikatave qe kane pranuar tashme angazhimin e tyre per eliminimin e punes se femijeve,
  3. U propozua, gjithashtu, qe te behen te gjitha perpjekjet qe te perfshine konkretisht ne kete pune edhe organizatat e punedhenesve, si edhe te angazhohen me mire Inspektoriati Shteteror i Punes dhe organet e tatim-taksave, duke synuar edhe nenshkrimin e nje marrveshje me perfaqesuesit e ketyre organeve.
  4. Disa pjesemarres informuan per angazhimet e deritanshme ne kuadrin e bashkepunimit me Inspektoriatin Shteteror te Punes dhe sindikaten holandeze FNV, (duke permendur edhe angazhimin e perfaqesuesit te Konfederates Nderkombetare te Sindikatave, z. Samuel Grumiau, ne emer te FNV).
  5. Te gjithe pjesemarresit rane dakord qe te caktojne nga nje perfaqesues te sindikatave respektive qe ndjek nga afer te gjitha detyrat qe kane te bejne me eliminimin e punes se femijeve, duke kerkuar qe te shikohet mundesia e kualifikimit te tyre, ndoshta nepermjet nje bashkepunimi me ILO-IPEC ne Tirane.
  6. Shume i rendesishem u konsiderua roli i medias ne lidhje me keto probleme dhe u ra dakord qe te permiresohen ndjeshem kontaktet, si me median e shkruar, ashtu edhe me ate elektronike, ne lidhje me aktivitetet qe kane te bejne me  parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.       

Te gjitha keto propozime e sugjerime do te perpunohen ne bashkepunim me drejtuesit e sindikateve te tjera dhe do te pergatitet nje draft programi veprimi, i cili do t’u paraqitet te gjitha sindikatave per te synuar angazhimin e sa me shume prej tyre ne kete ceshtje shume te rendesishme qe ka te beje me te ardhmen e femijeve tane, por edhe te vete vendit tone, duke synuar, gjithashtu, disa rezulatte konkrete deri nga marsi i vitit te arshem, kur do te mblidhet perseri nje Tryeze e Rrumbullakte, me pjesemarrjen e dhe te disa aktoreve te tjere te angazhuar ne kete ceshtje, per te diskutuar ne lidhje me ecurine e kesaj pune dhe detyrat per me tej.