Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Takime te rendesishme me perfaqesues te DAR e ZA
ne qarqet e Korces dhe Fierit

Takime te rendesishme jane organizuar kohet e fundit, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me FNV/AOb, me perfaqesues te Drejtorive Arsimore Rajonale dhe te Zyrave Arsimore te qarqeve te Korces dhe Fierit
Ne takimin qe u organizua ne qarkun e Korces, moren pjese edhe perfaqesues te Zyrave Arsimore te Devollit, Pogradecit e Kolonjes, ndersa ne takimin qe u zhvillua ne qarkun e Fierit moren pjese edhe perfaqesues nga Zyrat Arsimore te Mallakastres e Lushnjes.
Ne te dy takimet drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, paraqiten, ne emer te te dy sindikatave, mendimet e propozimet ne lidhje me zgjerimin e partneritetit midis te dy institucioneve, DAR e ZA, nga njera and the sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, nga ana tjeter. Ata vleresuan institucionalizimin e ketyre mardhenieve, nepermjet Kontrates Kolektive te Punes dhe vune ne dukje perpjekjet qe po bejne te dyja sindikatat, jo vetem per mbrojtjen e interesave social - ekonomike te anetareve, por edhe per te kontribuar drejtperdrejt ne zhvillimin cilesor te arsimit, kualifikimin e mesuesve, uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
Perfaqesuesit e sindikatave vleresuan, gjithashtu, angazhimin e Drejtorive Arsimore dhe drejtorive te shkollave per aktivitetet qe kane ndermarre sindikatat e arsimit, sidomos ne drejtim te mbrojtjes se femijeve dhe realizimin e objektivave te mijevjecarit per nje arsim cilesor per te gjithe, por nderkohe kerkuan forcimin e metejshem te ketij bashkepunimi, sidomos duke perdorur me mire mesuesit e trajnuar nga sindikatat, materialet qe ato kane botuar me ndihmen e partnereve nderkombetare, si edhe motivimin me te mire te mesuesve qe jane te angazhuar mbi kohen normale te punes dhe kane rezultate te mira ne punen  individuale me nxenesit qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, duke perdorur me mire dhe me me efikasitet edhe buxhetin e Fondit te Vecante.
Vemendje te vecante terhoqen ne keto takime ceshtjet qe lidhen me zbatimin e detyrimeve ligjore qe kane Dretorite dhe Zyrat Arsimore per kryerjen e veprimeve financiare, ne lidhje me zbritjen e kuotes se anetaresise se mesuesve anetare te FSASH e SPASH, nga liste pagesat. Drejtuesit e sindikatave sqaruan kuadrin ligjor te ketij veprimi financiar, bazuar ne Kodin e Punes dhe Kontraten Kolektive te Punes, si edhe ne listat e rregullta te anetaresise te firmosura nga secili prej anetareve, ku theksohet se pranohet mbajtja e kuotes se anetaresise, duke e zbritur ate nga borderoja perkatese.
Me te gjitha keto materiale, si edhe me botimet me te fundit per Modulet SCREAM, Manualin mbi Arsimin Jo-Formal, numrat e fundit te Revistes « Tribuna Sindikale » ishte pergatitur nje dosje e vecante per secilen nga Drejtorite Rajonale dhe Zyrat Arsimore, gje qe u vleresua nga pjesemarresit ne keto takime.
Diskutimet ne te dy takimet ishin konstruktive dhe secila prej paleve mori pergjegjesit e veta per forcimin e meteshem te partneritet real midis tyre, ne funksion te mbrojtjes se interesave te mesuesve dhe zhvillimit cilesor te arsimit ne vendin tone.