Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Program konkret per te siguruar me shume

sherbime per mesuesit sindikaliste


Nga Tryeza me pjesemarrjen e drejtuesve sindikaliste te qarqeve e rretheve

Ne Tirane, me pjesemarrjen e 26 pjesemarresve nga 17 rrethe, 11 prej te cileve nga radhet e grave sindikaliste, si edhe ne prezence te Zv. Presidentit te Sindikates se Arsimit te Holandes, AOb, Ton Rolvink dhe ekspertit te kesaj sindikate Gijs van Dijk, dhe te dy kryetareve te sindikatave tona te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, u zhvillua Tryeza e rendesishme mbi mundesine e zgjerimit te sherbimeve per anetaret, si domosdoshmeri per rritjen e numrit te tyre dhe fuqizimin e metejshem te sindikatave tona te arsimit.
Tryeza u parapri nga nje pune e gjithaneshme pergatitore, perfshire konsultime me kryesite respektive te FSASH e SPASH dhe me disa nga drejtuesit lokale te seciles sindikate, pergatitjen e nje draft dokumenti si baze per diskutim, kontaktet me disa sindikata te tjera simotra ne rajon e me gjere, (Sloveni, Itali, Gjermani etj), per te njohur me mire pervojen pozitive qe ekziston ne kete fushe dhe konsultimet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences per mundesine e zgjerimit te bashkepunimit ne kete fushe.
Ne emer te dy sindikatave tona te arsimit, zoti Xhafer Dobrushi, beri nje paraqitje te situates aktuale ne lidhje me kete problem, duke evidentuar sherbimet kryesore qe ato u ofrojne aktualisht anetareve, si edhe disa nga sherbimet kryesore qe ato synojne te sigurojne ne te ardhmen e afert e ne perspektive, vecanerisht nepermjet permiresimit te punes per zbatimin e kontrates kolektive te punes dhe zgjerimit te bashkepunimit me institucione te tjera, sidomos ato te sistemit te sigurimeve shoqerore, bankave, agjensive turistike etj.
Ne vijim, zoti Ton Rolvink beri njen paraqitje te pervojes se sindikates se arsimit te Holandes, AOb, duke permendur, para se gjithash, punen e organizuar per rritjen e pagave dhe permiresimin e kushteve te punes se mesuesve e punonjesve te tjere te  arsimit. Me tej, ai u ndale sidomos tek sherbimet qe AOb u ofron vetem anetareve, duke evidentuar disa prej tyre, si ndima ligjore, nepermjet sqarimeve ne telefon, takimeve te drejtperdrejta, perfaqesimit ne procese gjyqesore tej, si edhe marrveshjet me kompani sigurimesh shoqerore, banka e agjensi turistike per kushte favorizuese per mesuesit anetare te AOb, organizimin e kurseve te kualifikimit profesional dhe aktiviteteve te tjera me ineters per anetaret, botimet e ndryshme me karakter profesional dhe me informacione per tregun e punes dhe proceduart e punesimit, te cilat shperndahen falas vetem per anetaret e sindikates etj.
Shembuj konkrete u paraqiten ne Tryeze nga ekperti i AOb, zoti Gijs van Dijk, i cili theksoi se insistimi i sindikatave per me shume sherbime per anetaret, nepermjet burimeve te veta, por sidomos nepermjet bashkepunimeve me institucione te tjera, eshte baza e forcimit te tyre dhe parakusht vendimtar per zgjerimin e anetaresise dhe fuqizimin ekonomiko-financiar te tyre.
Nderhyrje konkrete u bene edhe nga Kryetari i SPASH-it, zoti Bajram Kruja, i cili, krahas te tjerave, nenvizoi domosdoshmerine e forcimit te bashkepunimit me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, sidomos per te zbatuar disa nene te vecanta te Kontrates Kolektive te Punes, te cilat kerkojne vendime Qeverie, si edhe nje angazhim me te mire te drejtuesve sindikaliste ne qarqe e rrethe per realizimin e marrveshjeve rajonale me interes per mesuesit anetare te sindikatave.
Pjesemarresit ne Tryeze vleresuan punen e bere deri tani nga te dyja sindikatat e arsimit, sidomos nepermjet Kontrates Kolektive te Punes, por nderkohe ata kerkuan me shume angazhim dhe plane konkrete per zgjerimin e sherbimeve vetem per anetaret, mbasi kjo eshte menyra me e mire per t’i terhequr te gjithe mesuesit ne radhet e sindikatave.
Disa  prej tyre, si Aleks Dushi e Isa Reka, (Shkoder), Shpetim Sino e Lavdosh Llanaj, (Fier), Rustem Jahaj, (Durres), Bukuroshe Shabani, (Elbasan), Istref Haxhillari, (Pogradec), Ismet Spahiu, (Diber), Luan Zonja, (Lushnje), etj, e vune theksin tek veprimet konkrete te organeve qendrore te sindikatave per sigurine e vendit te punes dhe shmangien e pushimeve e transferimeve te pamotivuara nga puna,  fokusimi gjithnje e me i madh tek problemet e kualifikimit profesional te mesuesve, hartimi dhe miratimi i Statusit te Mesuesit, motivimi me i mire i mesuesve per pune shtese dhe rezultate te mira, si edhe tek zbatimi i pervojes holandeze dhe asaj te vendeve te tjera te paraqitura ne kete Tryeze. Ata vleresuan organizimin e Tryezes dhe angazhimin e organeve qendrore te te dy sindikatave per t’iu pergjigjur kerkesave dhe interesave te mesuesve anetare te tyre.
Pas diskutimeve, nderhyrjeve te pjesemarresve e drejtuesve sindikaliste te pranishem dhe debateve konstruktive, u perpunua nje platforme per punen e FSASH e SPASH gjate ketij viti e ne vijim ne lidhje me kete ceshtje.
Kordinatori i projektit, Stavri Liko, vuri ne dukje rendesine e ndjekjes per zbatim te detyrave qe u percaktuan ne kete platforme, duke u rikujtuar pjesemarresve se nje tjeter tryeze eshte parashkuar te zhvillohet vitin e ardhshem, me synim per te analizuar punen qe do te behet dhe rezultatet konkrete qe do te arrihen gjate nje periudhe afersisht njevjecare dhe per te percaktuar objektiva te tjera ne perputhje me situaten dhe kerkesat e kohes.
Nje sesion i vecante i kesaj Tryeze iu kushtua ceshtjeve qe lidhen me procesin e filluar tashme per hartimin dhe miratimin e Kodit te Etikes per mesuesit, ku drejtuesit e FSASH e SPASH informuan pjesemarresit per punen e bere deri tani nga nje grup i posacem specialistesh dhe disa nga elementet kryesore te draftit qe eshte ne perfundim, ndersa koleget e AOb paraqiten pervojen holandeze ne kete fushe, duke u ndalur posacerisht tek Karta e Miresjelljes qe eshte nje instrument ligjor shume efektiv i perdorur ne sistemin arsimor.
Pjesemarresit mirepriten informacionin se drafti i ketij Kodi do te botohet ne numrin e ardhshem te Revistes “Tribuna Sindikale” dhe do te jete i hapur per mendime e propozime, te cilat do t’i paraqiten Grupit te Punes per t’u mbajtur parasysh ne variantin perfundimtar te ketij Kodi.
Ne emer te dy sindikatave tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, zoti Xhafer Dobrushi, falenderoi koleget nga sindikata e arsimit e Holandes, AOb, Zv/Presidentin e saj, Z. Ton Rolvink dhe ekspertin Gijs van Dijk, per kontributin e tyre ne zhvillimin e suksesshem dhe efektiv te kesaj Tryeze, si edhe, nepermjet tyre, falenderoi sindikatat holandeze FNV dhe AOb, per gjithcka ato kane bere dhe po bejne per te ndihmuar e fuqizuar sindikatat tona dhe per te modernzuar sistemin arsimor ne vendin tone.

 

TE SIGUROJME ME SHUME SHERBIME PER MESUESIT SINDIKALISTE
Nga Fjala Hyrese, mbajtur ne emer te FSASH e SPASH nga zoti Xhafer Dobrushi

Ne hapje te kesaj Tryeze deshiroj te theksoj se ne bordet drejtuese te te dy sindikatave tona ne nivel qendror, por edhe me gjere, prej disa kohesh po diskutohet rreth temes se cfare sherbimesh duhet t’u ofrojne sindikatat e arsimit anetareve te tyre.
Ky diskutim nuk ka lindur rastesisht. Disa vite me pare, mund te thuhet qe kur u krijuan, Sindikatat e Arsimit, si FSASH ashtu dhe SPASH, ishin dhe vazhdojne te mbeten te angazhuara per zgjidhjen e kerkesave imediate ekonomike e sociale, sic ishin levizjet e njohura sindikale te viteve 1991, 1999, 2001, 2002 dhe 2004, por edhe negocimet e dialogu i argumentuar me Qeverine e MASH, per rritjen e pagave, per pagen e 13-te, per diferencimin ne page te mesuesve me shkolle te mesme pedagogjike e shkolla te tjera profesionale ne krahasim me mesuesit me shkolle te mesme te pergjithshme ose te profilit joarsimor, vendosjen e javes 5 diteshe te punes, shtimin e lejes se pagueshme vjetore, etj. Me rendesi eshte perpunimi dhe perfshirja e kritereve dhe standardeve te punesimit, te levizjeve e transferimeve dhe largimit nga puna ne Kontraten Kolektive te nivelit te pare, qe te pakten «de jure », i garanton dhe i mbron mesuesit nga qendrimet subjektiviste, hakmarrese,  partiake e sindikale, qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin edhe sot. Te gjitha keto kerkesa, te cilat kane qene te argumentuara, te drejta dhe te mundeshme per t’u realizuar, me dialog ose me levizje sindikale, me greva apo manifestime nje oreshe, nje ditore apo njejavore, ne mjaft raste jane zgjidhur ne favor te sindikatave.
Kjo ka bere qe gjate viteve te veshtira te tranzicionit, nga viti ne vit  pagat e mesuesve te sistemit parauniversitar, por edhe te te gjithe sistemit arsimor ne teresi, te permiresohen ndjeshem dhe te stabilizohen. Tani po behen perpjekje per te perpunuar kritere e norma qe te motivohen me mire mesuesit me te angazhuar dhe qe bejne pune cilesore.
Mirepo, eshte e njohur se nga kerkesat e drejta te sindikatave, nga zgjidhjet qe jane arritur ne favor te mesuesve, nuk kane perfituar vetem sindikalistet. Nga keto zgjidhje kane perfituar te gjithe mesuesit dhe punonjesit e arsimit qe nuk jane te anetarsuar ne asnjeren sindikate. Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, sepse nuk mund te beheshin as nuk mund te behen diferencime midis mesuesve, kur eshte fjala per te drejta qe jane universale, sic jane rritja e pagave, permiresimi i kushteve te punes, koha e punes dhe e pushimit, etj. 
Tipike eshte se kur disa nga kerkesat ekonomike sociale qe permendem me lart jane zgjidhur me levizje sindikale, sidomos para 3-4 viteve, sindikatat i ka mbeshtetur masa e madhe e mesuesve dhe, natyrisht, kjo ka ndikuar ne shkallen e plotesimit te kerkesave te parashtruara. Ne keto momente jane verejtur edhe anetaresime te ndjeshme te mesuesve ne sindikata, qofte ne njeren ose ne tjetren.
Por, gjate ketyre pese viteve te fundit, ne jeten e te dy sindikatave tona nuk kane ndodhur levizje te fuqishme sindikale ne arsim, ne kuptimin e grevave, manifestimeve apo demonstrimeve. Shumica e problemeve, sfidave me te cilat jemi ballafaquar, kerkesat e anetareve, jane zgjidhur e po zgjidhen nepermjet dialogut social, negocimeve pothuaj ne te gjitha nivelet. Po t’i shtojme kesaj edhe nje angazhim te ndjeshem te sindikatave te arsimit ne veprimtarine per reformimin dhe modernizimin e arsimit, ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve etj., krijohet, ose me sakte eshte krijuar nje opinion, sikur sindikatat e arsimit ne vend kane ndryshuar strategji, kane hequr dore nga levizja sindikale dhe po bashkepunojne me qeverine apo punedhenesin.
Ketu e ka burimin kryesor indiferentizmi i nje mase te ndjeshme mesuesish ndaj sindikatave, hezitimi sidomos i mesuesve te rinje, per t’u anetaresuar ne sindikate, por edhe i mesuesve me stazh qe nuk afrohen tek ne, qe shprehen mosbesues. Mosbesues ka edhe ne radhet e sindikatave tona, te cilet jo rralle, se bashku me mesuesit qe nuk jane te anetaresuar, na pyesin: Cfare po beni ju per ne ?
Ne mund te zgjatemi shume me pershkrimin dhe parashtrimin e ketyre dukurive, e ketyre gjendjeve, por kjo nuk do ta ndryshonte situaten. Nga te gjitha ato qe thame mund te arrijme ne nje konkluzion te vertete: Ne kushtet e sotme zgjidhjet e kerkesave ekonomike e sociale qe bejne sindikatat dhe qe perfshijne gjithe masen e mesuesve apo te punonjesve te arsimit, nuk jane te mjaftueshme per te ruajtur e forcuar lidhjet dhe besimin e mesuesve ndaj sindikatave te tyre, per te rritur interesimin e kesaj mase te madhe intelektuale, sidomos te mesuesve te rinje, per t’u anetaresuar ne sindikate.
Ky konkluzion i pergjithshem ka bere qe dyja sindikatat tona te fillojne te mendojne e veprojne per t’u orientuar e per te gjetur mundesi qe t’u ofrojne me shume sherbime e mbrojtje, jo me gjithe mesuesve, por vetem anetareve te tyre. Ne, dhe shume kolege sindikaliste ne te gjitha nivelet, kane filluar ta ndjejne kete si nje nevoje, si nje kerkese te kohes, pa zgjidhjen e se ciles nuk do te mund t’i arrijme objektivat tona per gjallerimin e levizjes sindikale ne Shqiperi dhe rritjen e kapaciteteve te saj.
Rreth ketyre ceshtjeve do te diskutojme sot ne kete Tryeze, si hap i pare, per te ndertuar nje program konkret veprimi.
Por, perpara se te shkojme ne thelbin e problemit, eshte e nevojshme te evidentojme ate pervoje qe tashme ekziston tek te dyja sindikatat tona, ne lidhje me sherbimet e vecanta qe ato u kane ofruar dhe u ofrojne anetareve te tyre.
Keshtu, ne Kontraten Kolektive te nivelit te pare, sidomos kur eshte fjala per marredheniet e punes, thuhet shprehimisht se ato, sindikatat, ndersa perpunojne e perfshijne ne Kontrate norma e standarde per te gjithe statusin e te punesuarve ne arsim, ne praktike, rast pas rasti, ato mbrojne ne rast konfliktesh me punedhenesin deri ne gjykate, vetem anetaret e tyre.
Po keshtu, ne Kontraten Kolektive te nivelit te pare, si ne kete ekzistuese, ashtu edhe ne dy kontrata para kesaj, pra prej rreth 7-8 vjetesh, mesuesit qe dalin ne pension perfitojne deri 2 paga mujore. Ky shperblim jepet vetem nga titullaret e sindikatave qendrore me propozim te seksioneve sindikale ne rrethe dhe vetem per anetaret e sindikatave, pra vetem per mesuesit sindikaliste.
Por, sic e thame edhe me pare, ne jemi te ndergjegjshem se keto qe jane bere si sherbime qe sindikatat u ofrojne vetem anetareve te tyre, jane te pamjaftueshme. Para se te vinim ne kete Tryeze, ne iu drejtuam disa sindikatave ne Europe per te na dhene pervojen e tyre ne lidhje me sherbimet e vecanta qe ata u ofrojne vetem sindikalisteve. Kemi marre pergjigje nga FLC-CGIL ne Itali, nga sindikata e arsimit te Sllovenise, para disa kohesh kemi kontaktuar lidhur me kete ceshtje sindikaten e Maqedonise dhe me kryesorja eshte sot ketu kemi edhe perfaqesuesit e nderuar te Sindikates Hollandeze te arsimit.
Nga veshtrimi i ketyre pervojave dhe vecanrisht i mundesive tona, une, ne emer te dy sindikatave tona, FSASH e SPASH, do te parashtroje disa drejtime ku mund te perqendrohemi dhe se cfare konkretisht mund t’u ofrojme anetareve tane ne te ardhmen.

  1. Te gjithe mesuesit, nje here ne vit, si rregull ne fillim te vitit shkollor, jane te detyruar te bejne nje vizite mjeksore per te provuar se jane te afte nga ana shendetsore. Per kete vizite ata paguajne 500 leke. Ne do te fillojme se shpejti negocimet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, qe kete pagese, vetem per mesuesit sindikaliste, ta perballoje punedhenesi.
  2. Per rastet e kurimit te semundjeve te renda, qe kerkojne kosto te larte, si brenda apo jashte shtetit, per mesuesit sindikaliste masa e ndihmes te jete jo me pak se 20 perqind, ne krahasim me cdo mesues tjeter. VKM per Fondin e vecante nuk perfshine kurimet brenda vendit,
  3. Per mesuesit anetare te sindikates, te cilet kane femije qe ndjekin studimet e larta ne arsimin publik, kur te ardhurat e tyre per fryme ne familje jane nen minimumin jetik, FSASH dhe SPASH te perballojne cdo vit 20 deri ne 50 perqind te kostos se shkolles se larte.
  4. Mesuesve anetare te sindikates, sipas nevojave dhe kerkeses se tyre, t’u ofrojme kurse trajnimi profesional falas.
  5. Me kerkesen e regjistruar te cdo sindikalisti, FSASH dhe SPASH u jep falas revisten “ Tribuna Sindikale”.
  6. SPASH dhe FSASH do te negocojne me Raiffeisen Bank, per te nenshkruar nje Marreveshje qe anetareve te sindikatave tona t’u mundesohet kredi per shtepi ose kredi tjeter me perqindje me te ulet interesi se klientet e tjere. Sindikata perkatese mund te behet edhe garante per kredine.
  7. FSASH dhe SPASH do te ofrojne per anetaret e tyre konsulence ligjore falas kryesisht per marredheniet e punes, por edhe per nevoja te tjera dhe do t’i ndohmojne anetaret e tyre per te formuluar kerkese-padite. Per marredheniet e punes do te kete edhe mbrojtje ligjore falas.

Konkluzionet e kesaj Tryeze ne lidhje me sherbimet qe FSASH dhe SPASH do t’u ofrojne anetareve te tyre do te diskutohen e miratohen ne organet drejtuese te seciles sindikate dhe pastaj do te publikohen duke i afishuar ne cdo shkolle dhe ne Revisten “Tribuna Sindikale”.