Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Angazhim rezulutativ i mesuesve e nxenesve te Korces

Nga seminari per eliminimin e punes se femijeve

Seminari mbi angazhimin e sindikatave te arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne rrethin e Korces, organizuar per tri dite me radhe ne ambientet e Hotel Grand ne Korce, shenoi nje moment te rendesishem te punes qe po behet ne kete rreth ne zbatim te projektit me sindikatat holandeze FNV/AOb. Ai ishte nje gershetim i spjegimeve teorike mbi standardet nderkombetare dhe legjislacionti shqiptar per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre, me analizen e punes konkrete qe po behet ne kete rreth e vecanerisht ne kater shkollat pilot, (“Asdreni”, “Naim Frasheri”, Sheqeras e Pojan), ku qe prej me shume se 8-9 muajesh po punohet konkretisht per shmangien e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve.
22 pjesemarres, kryesisht nga shkollat pilot, por edhe anetare te Grupit te Punes ne nivel rrethi, si edhe nga disa shkolla te tjera, moren pjese ne seminar. Te dy kryetaret e sindikatave tona te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, si edhe ekspertet holandeze Martin Kircz dhe Michel Kersten moren pjese, duke qene shume aktive gjate diskutimeve qe u bene ne seminar.
Perfaqesuesja e ILO-IPEC prane Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barbarta, Shkelqesa Manaj organizoi dy sesione interaktive gjate dites se pare te seminarit, duke u marre kryesisht me standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar mbi mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e punes se tyre, si edhe me spjegimin e paketes se Moduleve SCREAM dhe Manualit mbi Arsimin Jo-Formal.
Sesioni i mengjesit, ne diten e dyte te seminarit, u organizua ne ambientet e shkolles “Asdreni”, ku pervec seminaristeve moren pjese edhe drejtues te kesaj shkolle, mesues, perfaqesues te nxenesve e prinderve.
Ne prezantimin e vete kryetarja e sindikates se shkolles Martha Xharo evidentoi punen e bere gjate periudhes qe nga fillimi i angazhimit ne kuadrin e projektit me sindikatat holandeze, ku jane angazhuar, pervec grupit te punes te ngritur ne shkolle, edhe disa mesues te tjere, te cilet kane plotesuar pytesoret dhe kane marre ne kujdestari per te ndihmuar nga afer 22 nxenes, vecanerisht nga komuniteti Rome, me te cilet eshte bere nje pune e diferencuar dhe eshte arritur qe 5 prej tyre te integrohen teresisht ne klasat perkatese, nderkohe qe kjo pune do te vazhdoje edhe me disa nxenes te tjere qe vijojne me hope ose nuk pervetesojne si duhet porogramin mesimor. Prezent ne kete seance, nxenesi Ergys Bleta shpjegoi vete se si, me ndihmen e mesueseve Zhani e Juli dhe te disa shokeve e shoqeve te klases, e kuptoi gabimin qe kishte bere duke braktisur shkollen dhe u kthye ne rrugen e mbare te vazhdimit rregullisht te saj. Mesues e nxenes te kesaj shkolle, krahas dikutimneve dhe paraqitjes se pervojes se tyre ne punen me nxenesit ne rrezik per te braktisur shkollen, kishin pergatitur edhe nje program te bukur artistik, te integruar natyrshem me tematiken e seminarit, duke emocionuar se tepermi te gjithe pjesemarresit ne kete aktivitet te bukur e domethenes. Angazhimi i drejtperdrejte i drejtuesve kryessore te shkolles per organizimin e ketij aktiviteti ishte nje shembull i mire per te gjithe pjesemarresit, perfshire edhe perfaqesuesit e sindikates holandeze, AOb, te cilet u shprehen me fjalet me te mira per punen e bere ne kete shkolle.
Seanca e mbasdites u organizua ne formen e nje Tryeze me pjesemarrjen edhe te drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale Andrea Mano, si edhe te perfaqesuesve nga Keshilli i Qarkut, nga Komisariati i Policise, si edhe nga organizata Joqeveritare, Ndihme per Femijet dhe shoqatat e Romeve. Ne kete seance, ne emer te dy seksioneve sindikale te SPASH e FSASH, foli kryetarja e SPASH per Korcen, Albina Pepo, e cila vuri ne dukje se ne kuadrin e ketij Projekti eshte duke u bere nje pune e organizuar sidomos ne kater shkollat e perzgjedhura, ku jane subjekt i punes individuale qe mesuesit jane duke bere rreth 104 nxenes, ndersa ne shkalle rrethi ky numer shkon rreth 200 nxenes.
Si rezultat i kesaj pune, 38 nxenes kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles dhe po e vijojne normalisht ate, nderkohe qe kjo pune vazhdon edhe me nxensit e tjere te perzgjedhur per te punar individualisht ne kuadrin e ketij Projekti. Ne vijim, ajo vuri ne dukje disa nga format me efikase te punes, duke e vene theksin tek bashkepunimi me nxenes e prinder, por edhe me aktoret e tjere ne shkolle e jashte saj, ne komunitet.
Drejtori i Drejtorise Arsimor Rajonale, perfaqesuesja e Qarkut, perfaqesuesja e Shoqates Ndihme per Femijet, vleresuan punen e bere mga ana e sindikatave e mesuesve dhe shprehen angazhimin e tyre per ta mbeshteur kete iniciative, duke dhene secili subjekt kontributin e vete ne sektorin perkates.
Seancat e se shtunes ishin diskutime konkrete mbi gjendjen ne secilen prej shkollave dhe punen e secilit prej pjesemarresve ne seminar, eksperiencen e fituar, problemet me te cilat ata jane ndeshur gjate kesaj periudhe 8-9 mujore qe nga fillimi i zbatimit te ketij Projekti, duke u fokusuar sidomos tek puna me femijet e komunitetit Rome, shumica e te cileve jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, edhe per shkak te mentalitetit te prinderve, vecanerisht kur eshte fjala per te vazhduar klasat e larta te shkolles 9-vjecare dhe, aq me teper, shkollen e mesme.
Kolegu nga Holanda, Marten Kircz prezantoi, ne vijim, pervojen holandeze ne lidhje me punen e sindikates se arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e vene theksin sidomos tek sistemi i monitorimit dhe puna individuale me secilin prej nxenesve ne rrezik per te braktisur shkollen ose ata qe jane te angazhuar ne pune.
Ne fund te seminarit, pas nderhyrjeve dhe konkluzioneve te drejtuesve te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, u paraqiten propozimet per programin e veprimit, i cili do te perpunohet me tej dhe do te paraqitet per miratim e veprim ne mbledhjen e ardheshme te Grupit te Punes qe vepron ne nivel rrethi.
Eshte shume e rendesishme qe ky seminar u organizua pas nje pune te gjithaneshme qe eshte bere nga ana e me shume se 55 mesuesve, me mbi 200 nxenes, te cilet kane qene dhe vazhdojne te jene subjekt i nje pune individuale, 103 prej te cileve ne shkollat e perzgjedhura, te cilet jane integruar ose pritet te integrohen se shpejti ne jeten normale te klasave e shkollave perkatese.
Nuk ka dyshim se ne vijim, do te mbahen mire parasysh edhe konkluzionet dhe detyart qe dolen nga diskutimet konstruktive qe u bene gjate tre diteve te ketij seminari.