Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Baza e arritjeve, puna individuale me nxenesit

Nga seminari per eliminimin e punes se femijeve ne Fier

Ne seminarin e organizuar ne Fier moren pjese 29 pjesemarres, kryesisht nga kater shkollat pilot, (Levan, Reoskovec, Zhupan e Mbrostar), por edhe anetare te Grupit te Punes qe vepron ne nivel rrethi, perfaqesues te disa shkollave te tjera, te Drejtorise Arsimore Rajonale, te Prefektures dhe Shoqates Rome “Amaro Drom”. Moren pjese, gjithashtu, dy drejtuesit e sindikatave tona te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja.
Seminari u zhvillua sipas formatit te zakonshem, duke gershetuar pjesen teorike ne lidhje me standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar per mbrojtjen e femijeve me analizen e punes se bere dhe te detyrave qe dalin ne vijim per eliminimin e punes se tyre.
Seanca me rendesishme e seminarit ishte ajo e te premtes ne mengjes, ku ne prezence edhe te Drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale dhe te perfaqesuesve te Prefektures, Bashkise, Zyres se Punesimit, drejtuesve te Keshillave Sindikale te te dy konfederatave, BSPSH e KSSH, shoqates se Romeve etj, u be nje analize e hollesishme e punes se bere ne keto shkolla dhe u diskutua gjeresisht ne lidhje me zgjerimin e pjesemarrjes se mesuesve ne punen individuale me nxenesit, si edhe forcimin e bashkepunimit me te gjithe aktoret qe veprojne ne shkolle e jashte saj, ne komunitet, per arritjen e rezultateve konkrete ne kete ceshtje jetike per zhvillimin progresiv te shoqersie.
Ne fillim, drejtuesit e grupeve te seciles prej 4 shkollave pilot informuan pjesemarresit mbi punen e bere dhe rezultatet e arritura deri tani, duke u ndalur posacerisht edhe tek zgjerimi i angazhimit te mesuesve per shmangien e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve.
Duke folur per punen e bere dhe situaten aktuale ne shkollen e Levanit, mesuesi Arqile Bitri, njeri ng aktivistet me te mire te kesaj zone ne punen individuale me nxenesit, theksoi se mbi 15 mesues jane te angazhuar ne kete shkolle duke punuar me perkushtim, jo vetem ne klase e ne shkolle, por edhe jasht tyre, ne familjet e nxenesve e ne komunitet, duke arritur rezultate shume te mira, pavaresisht nga veshtiresite qe ndeshen, sidomos me nxenesit nga komuniteti Rome. Me tej ai foli per dy raste specifike, si ai i Valbona e Gazmir Brucaj, moter e vella, dhe Makeliana Selimi, te cilet e kishin braktisur shkollen disa kohe me pare, por jane duke e vazhduar ate rregullisht tani, pas nje pune kembengulese bindese me vete ata, por edhe me prinderit e te afermit e tyre.
12 mesues jane te angazhuar ne nje pune te tille edhe ne shkollen e Roskovecit, te cilet e filluan aktivitetin me njohjen e karakteristikave te vecanta te cdo nxneesi qe kishte braktisur ose ishte ne rrezik per ta braktisur shkollen dhe, pas kesaj, ndertuan punen individuale me secilin prej tyre, sipas specifikave te evidentuara. Midis 30 nxenesve, subjekt i punes se ketyre mesuesve, 7 prej tyre e vazhdojne normalisht shkollen, ndersa me 13 te tjeret puna eshte ne vazhdim, me synimin qe edhe ata te integrohen plotesisht ne klasat perkatese dhe te arrijne rezultate te mira ne pervetesimin e lendeve mesimore.
Duke folur per kete pervoje, kryetarja e grupit te punes ne kete shkolle, Fatmira Toska, dhe mesuesja Arjana Plaka permenden me emra nxenesit Endra Kasa, Ani Kola, Adriana Metani, Renato Spahiu etj, te cilet po vijojne rregullisht ne shkolle, duke patur edhe rezultate te mira, pas nje pune kembengulese qe eshte bere dhe eshte duke u bere me secilin prej tyre ne menyre individuale. Kryetarja e Senatit te Nxenesve ne kete shkolle, Benilda Baba, pjesemarrese ne seminar, foli gjeresisht ne lidhje me rolin e vete nxenesve qe punojne se bashku me Grupin e Punes, me shoket e shoqet e klases qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen. Ajo tregoi konkretisht per rastin e  nxeneses Adriana Metani, e cila u perfshi ne grupin e nxenesve te dalluar qe moren dhurata, duke e inkurajuar ate drejtperdrejt per kthesen e bere ne shmangien e mungesave ne oret e mesimit dhe pervetesimin e lendeve mesimore. Po keshtu, ajo permendi rastin e nxenesit Jashar Çepele, te cilit iu dha roli kryesor ne komedine “Katermbedhjete vjec dhender”, e cila u vu ne skene nga grupi teatral i kesaj shkolle, gje qe ka patur nje ndikim te drejtperdrejte pozitiv ne pjesemarrjen ne mesim dhe rezultatet e tij ne pervetesimin e lendeve mesimore.
Metoda te tilla inkurajuese per disa nga keta nxenes jane perdorur edhe ne shkollen e Mbrostarit, ku 10-11 mesues jane duke monitoruar me shume se 15-20 nxenes, midis te cileve edhe Edison Xhelali, Eduard Hoxha, Xhevit Zyberi, Erxhem Shima, Artur Mece, Adelina Avduli, Silvana Xhelali etj.
Praktika te mira pune dhe rezultate pozitive u permenden gjate kesaj seance edhe nga pjesemarresit e shkolles se Zhupanit, te cilet, pavaresisht nga veshtiresite, po punojne individualisht me disa nga nxenesit qe kane probleme ne vijimin rregullisht dhe pervetesimin e programeve mesimore.
Ishin vertete mbreselenese te gjitha ato qe pjesemarresit treguan ne kete seance, ne prezence edhe te Drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale te Fierit, i cili shprehu kenaqesine qe mori pjese ne kete séance dhe njohu nga afer keto pervoja, duke premtuar, ne te njejten kohe, mbeshtetjen personale dhe te DAR per nje angazhim akoma me te madh te te gjitha strukturave ne rreth e ne shkolla per vazhdimin e kesaj pune edhe ne te ardhmen.
Arritja e objektivave te caktuara ne kuadrin e ketij Projekti per shmangien e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve edhe ne kete seminar u pa e lidhur ngushte me forcimin e dy sindikatave tona te arsimit. Me kete synim u organizua edhe nje seance e vecante, ku pjesemarresit bene pyetje dhe ngriten probleme qe kane te bejne me shtimin e sherbimeve ndaj anetareve, reagimin ndaj rritjes se cmimeve dhe uljes se nivelit te jeteses se mesuesve e familjeve te tyre, zbatimin e disa neneve te Kontrates Kolektive te Punes, vecanerisht ato qe kane te bjne me Statusin e Mesuesit, sistemin e kualifikimeve, etj.
Drejtuesit e te dy sindikatave bene shpjegimet dhe informuan mbi objektivat e vitit 2008, duke kerkuar, ne te njejten kohe, me shume mbeshtetje edhe nga seksionet sindikale ne rreth dhe keshillat sindikale ne shkolla.