Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Seminar me perfaqesues te prinderve dhe nxenesve per eliminimin e punes se femijeve

Seminari me pjesemarrjen e perfaqesuesve te prinderve dhe nxenesve nga  Tirana (zona e kamzes) dhe korca, dy rrethet me te cilat FSASH dhe SPASH jane duke punuar per eliminimin e punes se femijeve ne kuadrin e proejktit me sindikaten holandeze, FNV, u zhvillua ne Tirane ne mesin e muajit tetor.
25 pjesemarres drejtues te sindkatave ne shkalle rrethi e shkollash, sidomos nga shkollat e perzgjedhura per te punar me konkretisht, si edhe perfaqesues te prinderve e nxenesve, moren pjese ne seminar, te cileve ne shkollen e Bathores iu shtuan edhe disa pjesemarres te tjere, si mesues, nxenes e prinder qe kane nje pervoje shume te mire ne punen per kthimin dhe ri integrimin e disa nxensve ne shkolle.
Shpjegimet teorike ne lidhje me te drejtat e femijeve sipas Konventes perkatese te  Kombeve te Bashkuara dhe Konventave te ILO, Nr. 138 dhe Nr. 182, rendesine e arsimimit per te ardhmen e femijeve dhe te shoqerise, rolin e sindikatave per mobilizimin e anetareve te tyre per te siguruar arsim cilesor per te gjithe dhe per te eliminuar punen e femijeve; keto ishin disa nga ceshtjet kryesore qe u trajtuan  nga drejtuesja e Njesise per eliminimin e Punes se Femijeve, qe funksionon ne kuadrin e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Znj. Shkelqesa Manaj.
Ajo prezantoi gjithashtu Manualin mbi Asrsimin Jo-Formal dhe Paketen  e Moduleve SCREAM,te cilat jane botuar kohet e fundit nga FSASH e SPASH,me mbeshtetjen e ILO-IPEC ne Tirane.Situata aktuale ne te dy keto rrethe e me gjere, roli i vecante i sindikatave te arsimit, mesuesve, nxenesve dhe prinderve per te shmangur largimet e perkoheshme nga shkolla dhe braktisjen e saj, si nje parakusht per eliminimin e punes se femijeve, ishin disa nga ceshtjet me kryesore qe u diskutuan ne seminar.
Seanca e te shtunes e organizuar ne shkollen e Bathores, ne prezence edhe te disa pjesemarresve te tjere, mesues, prinder e nxenes, te cilet jane dukuar punar konkretisht me nxenesit qe kane probleme ne ndjekjen rregullisht te shkolles dhe rezultatet ne mesime.
Prezent ne seminar, te dy kryetaret e FSASH e SPASH, zoti Xhafer Dobrushi dhe zoti Bajram Kruja, dhane nje kontribut te drejtperdrejte ne zhvillimin e diskutimeve dhe perpunimin e programit te punes.
Diskutimet u bazuan tek te dhenat qe kane dale nga formularet e plotesuar, sidomos ne tete shkollat pilot te ketyre rretheve, duke folur per raste konkrete qe kane rezultuar me kthimin e disa nxenesve ne shkolle dhe parandalimin e disa te tjereve qe kishin filluar te benin mungesa te shpeshta.
Te gjithe pjesemarersit e konsideruan shume te vlefshem seminarin dhe premtuan vazhdimin e angazhimit te tyre per te plotesuar objektivat e caktuara ne kuadrin e Projektit, duke punuar se bashku; mesues, nxenes, prinder e perfaqesues te administratave te shkollave.
Riorganizimi i grupeve te mesuesve, prinderve e nxenesve, vecanersiht ne tete shkollat pilot, me synim qe te zgjerohet pjesemarrja e te gjitha aktoreve, ne nje te ardhme te afert dhe zgjerimi i bashkepunimit edhe me aktoret e tjere qe veprojne ne komunitet dhe me administratat e shkollave, si edhe rishikimi i funksionimit te Qeverive se Nxenesve dhe Komiteteve te Prinderve dhe rakordimi veprimeve me organet e pushtetit lokal, vecanerisht ne lidhje me zbatimin e ligjit per arsimin e detyrueshem, ishin disa nga pikat kryesore te programit te veprimeve qe u diskutua dhe miratua ne kete seminar.