Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

TRYEZE E RRUMBULLAKTE MBI ANGAZHIMIN E SINDIKATAVE DHE TE AKTOREVE TE TJERE PER ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE NE SHQIPERI

 

Në vazhdimësi të aktiviteteve të mëparshme në lidhje me angazhimin e degëve të tjera të sindikatave në parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve, një Tryezë e Rrumbullakët e nivelit të lartë u organizua në Tiranë në 25 dhe 26 prill nga FSASH dhe SPASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Arsimit.
Më shumë se 50 përfaqësues nga të dy qendrat e sindikatave Shqiptare, KSSH dhe BSPSH, ku FSASH dhe SPASH janë anëtare, si dhe nga Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit morën pjesë në ditën e parë të Tryezës së Rrumbullakët të organizuar në Tirana International Hotel, për të diskutuar si të punojnë së bashku për t’i mbajtur fëmijët në punë dhe për të eliminuar punën ë fëmijëve.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Zoti Xhafer Dobrushi, foli në emër të të dy sindikatave të arsimit për angazhimin e tyre në parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve duke kërkuar edhe përfshirjen e degëve të tjera të sindikatave, organizatat e punëdhënësve, organet shtetërore, veçanërisht ato që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe aktorë të tjerë që të marrin pjesë në këtë angazhim.
Ministri i Punës, Zoti Kosta Barka, dhe Ministri i Arsimit, Zoti Genc Pollo, morën pjesë në aktivitet dhe folën për angazhimin e ministrive respektive në mbajtjen e fëmijëve në shkollë dhe në eliminimin e punës së fëmijëve.
Zëvëndës Ministrja e Brendshme, Zonja Iva Zajmi, pranoi ftesën dhe foli mbi nevojën e bashkëpunimit më të mirë midis sindikatave dhe departamenteve të ndryshme të Ministrisë, duke u marrë më drejtpërdrejtë me mbrojtjen e fëmijëve dhe eliminimin e punës së fëmijëve. Të dy presidentët, ai i BSPSH, Zoti Gëzim Kalaja dhe ai i KSSH, Zoti Kolë Nikollaj, të pranishëm në Tryezën e Rrumbullakët, vlerësuan punën e bërë nga FSASH dhe SPASH dhe shprehën synimin e tyre për të qenë të angazhuar më konkretisht dhe për të koordinuar më mirë punën me anëtarët e tyre në mënyrë që të kontribuojnë drejtpërdrejtë për eliminimin e punës së fëmijëve në Shqipëri.
Në emër të ITUC dhe FNV, Zoti Samuel Grumiau foli për angazhimin e tyre në eliminimin e punës së fëmijëve në Shqipëri, duke mbështetur drejtpërdrejtë të dy Konfederatat dhe veçanërisht sindikatat e arsimit, duke përmendur misionin dhe raportin e Konferencës së tetorit 2004, Konferencën Rajonale në Tetor 2006 dhe Projektin aktual që është duke u zbatuar
Përfaqësues nga organizatat e punëdhënësve dhe aktorë të tjerë, gjithashtu, shprehën mendimin e tyre mbi punën e bërë dhe veprimet që mund të ndërmerren së bashku, duke patur për qëllim rezultate konkrete në identifikimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në Shqipëri.
Argumenti kryesor i diskutuar në këtë seancë ishte të punuarit së bashku, sindikata dhe organe shtetërore, duke informuar njëri - tjetrin, duke u marrë konkretisht me evidentimin e problemeve, duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, duke përfshirë këtu edhe vetë fëmijët dhe prindërit e tyre.
Si rezultat, një Marrëveshje e Përbashkët u përpunua, diskutua dhe aprovua në këtë Tryezë të përbashkët me pjesëmarrjen e 12 sindikatave, 3 organizatave të punëdhënësve, si dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtorisë së pPunësimit dhe Drejtoritë së Shërbimeve Sociale në Ministrinë e Punës.
Në ditën e dytë, e organizuar në sallën e mbledhjeve pranë qendrës së sindikatave të arsimit, u diskutua midis vetë sindikatave duke synuar nxitjen, mbështetjen dhe përfshirjen e disa prej degëve të tjera të sindikatave në aktivitetet e eliminimit të punës së fëmijëve.
Në një prezantim të mbajtur në emër të të dyja sindikatave, FSASH dhe SPASH, u parashtruan, disa pika të rëndësishme në lidhje me mësimet e nxjerra nga eksperienca e tyre, duke përmendur fillimisht nevojën e të paturit sindikata të forta dhe të mirëorganizuara, detyrimin për të përfshirë punën e fëmijëve në axhendën e tyre, si të punojnë në skuadër me partnerë të tjerë, duke përdorur marrëveshjen kolektive si një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve, komunikimin me anëtarët etj. Në vijim, drejtuesja e Njësisë së Eliminimit të Punës së Fëmijëve, që vepron pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Zonja Shkëlqesa Manaj, shpjegoi punën që ata po bëjnë dhe mënyrat për të bashkëpunuar më mirë me sindikatat, veçanërisht në nivel lokal, duke veçuar rajonet ku sindikatat e arsimit janë përqendruar si Tirana, Elbasani, Korca, Fieri, Shkodra, Durrësi etj.
Presidenti i KSSH, Kole Nikollaj, dhe përfaqësues nga sindikata të tjera anëtare, (Tekstil, Artizanati dhe Konfeksione,  Industia e Lehtë; Ndërtimi; Bujqësia etj), morrën pjesë aktivisht në diskutim, duke shprehur mendimin e tyre si të punojnë konkretisht, gjë që nuk është mirë deri tani.
Shumica e tyre përmendën problemet që ekzistojnë, veçanërisht në disa kompani që punojnë me lëndë të para nga jashtë dhe që prodhojnë për eksport me çmime shumë të ulta, duke shprehur nevojën për më shumë mbështetje edhe nga sindikata të vendeve që blejnë produktet, veçanërisht në Itali.
Zoti Samuel Grumiau, shpjegoi angazhim konkret të ITUC dhe FNV në Shqipëri, edhe në lidhje me problemet me vendet që blejnë këto produkte dhe insistoi për të punuar së bashku jo vetëm si sindikata, por edhe me aktorë të tjerë, duke përdorur edhe eksperiencën e FSASH dhe SPASH.
Pas diskutimeve konstruktive, edhe me ndërhyrjen e drejtuesve te SPASH e FSASH, Bajram Kruja e Xhafer Dobrushi, u miratuan një Plan Veprimi dhe një Thirrje për Lëvizjen Ndërkombëtare të Sindikatave.
Tryeza e Rrumbullakët pati një publicitet të gjerë. Më shumë se 10 përfaqësues kanalesh televizive ndoqën dhe transmetuan lajmin për këtë aktivitet dhe angazhime të tjera të sindikatave të arsimit të Shqipërisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve dhe aktivitetet e GAW në Shqipëri.
Është detyrim I FSASH e SPASH të ndjekin nga afër zbatimin e këtyre dokumentave të rëndësishëm, në bashkëpunim me dy konfederatat dhe institucione të tjera të përfshira.



M A R R E V E S H J E


Ne Tirane, sot me daten 25 prill 2008, ne titullare dhe perfaqesues te Institucioneve dhe Organizatave te interesuara dhe te angazhuara per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, te mbledhur ne nje Tryeze  Per angazhimin e Sindikatave, organizatave te punedhenesve dhe aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Shqiperi;  mbasi diskutuam per gjendjen dhe permasat shqetsuese te ketij fenomeni, te ndergjegjshem per rendesine dhe ndikimin qe ka eliminimi i punes se femijeve ne gjithe procesin e progresit shoqeror ne vend, te vetdijshem se perballimi dhe crrenjosja e kesaj plage nga shoqeria nuk mund te arrihet kurre pa punen dhe bashkeveprimin e shume aktoreve, e pame te arsyeshme dhe te nevojshme qe te arrijme ne nje Marreveshje shoqerore, ne te cilen, secili aktor vec e vec, sipas specifikave perkatese, merr persiper angazhime dhe detyrime te caktuara, te cilat, te marra se bashku, krijojne nje front aktoresh qe do te ndikoje fuqishem ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Subjektet pjesemarrese ne Tryeze, hartues dhe zbatues te kesaj Marreveshjeje, i konkretizuan kontributet dhe obligimet e tyre ne kete Front te perbashket si vijon.

  1.  Grupi i sindikatave ne perberje te KSSH e BSPSH: Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, Federata Sindikale e Tekstil- Artizanatit, Sindikata e Pavarur e Industrise se Lehte, Sindikata e Pavarur e Ndertimit dhe Sherbimeve Publike, Federata e Sindikatave te Ndertim- Drurit dhe Sherbimeve Publike, Federata e Sindikatave te Shendetsise, Sindikata e Pavarur e Bujqesise, Sindikata e Pavarur e Kimi-Metalurgjise dhe Federata e Sindikale e Punonjesve Civil te Mbrojtjes; si dhe

Sindikata e Pavarur e Tekstil-Konfeksioneve e Lekures dhe Federata Sindikale e Tregtise Bankave dhe Sherbimeve,

marrin persier:
-Evidentimin dhe organizimin e punes per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen, ose jane ne rrezik per ta braktisur ate.
-Ndermarrjen e veprimeve konkrete mbi baze rrethi dhe shkolle per rikthimin dhe integrimin e nxenesve braktises ne shkolle.
-Bashkeveprimin me DAR e ZA dhe drejtorite e shkollave, me komunitetin e prinderve dhe nxenesve per te krijuar nje opinion dhe mobilizim per rezultate me cilesore ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
-Sindikatat e degeve sipas profesioneve perkatese, ne bashkepunim me sindikatat e arsimit dhe partnere te tjere angazhohen te trajnojne veprimtare e drejtues te tyre sindikaliste per t’ipergatitur qe te perballojne problemet qe lidhen me punen e femijeve ne sektorin ku ata punojne.
-Sindikatat e degeve dhe profesioneve gjate negocimeve per kontratat kolektive te punes te perfshijne ceshtje qe lidhen me ndalimin e punes se femijeve nga punedhenesit e tyre.
-Sindikatat e degeve dhe profesioneve do te evidentojne rastet kur ka punesim te femijeve ne sektoret e tyre dhe, krahas diskutimit te problemit me punedhenesin, kur nuk arrihet zgjidhje e menjehershme, do te vene ne dijeni Inspektoriatin Shtetror te Punes.

2.  Grupi i punedhenesve: Shoqata e ndertuesve te Shqiperise, Keshilli i Organizatave te Punedhenesve te Shqiperise dhe Shoqata e Prodhuesve Eksportues te Konfeksioneve prej Tekstili :

marrin persiper qe:
- Te nderhyjne ne sipermarrjet private qe, duke shmangur informalitetin ne punesim, nepermjet sigurimit te punonjesve, te eliminojne punesimin e femijeve.
-Te kordinojne me mire veprimet me Sherbimin Kombetar te Punesimit dhe Inspektoriatin Shtetror te Punes per procedurat e regjistrimit ligjor te marrjes ne pune te punonjesve.
-Ne bashkepunim me sindikatat te angazhohen per te gjetur menyrat e shmangies se pjesemarrjes se femijeve ne punet me porosi ne familje.

  1. Inspektoriati Shtetror i Punes:

 

merr persiper:
- Te shkembeje informacion me sindikatat ne lidhje me punesimin e femijeve.
- Te ndjeke me perparesi rastet e punesimit te femijeve te denoncuara nga sindikatat duke bashkepunuar me to deri ne zgjidhjen e problemit.
- Ne bashkepunim me sindikatat e arsimit, do te ndikojne per te mundesuar perfshirjen ne oret ekstrakurrikulare te disa temave te vecanta, qe perbejne standarde, mbi rregullat dhe sigurimin ne pune.
  

  1. Drejtoria e Politikave te Punesimit prane MPCSSHB:

merr persiper qe:
- Zyrat e punesimit te ndjekin me pergjegjesi regjistrimin e gjithe kerkesave per punesim dhe, ne bashkepunim me ISHP, te kontrollojne procedurat e punesimit sipas kerkesave dhe standardeve te percaktuara.
- Nepermjet Qendrave te Formimit Profesional, te organizojne trajnime me te rinj e te reja per t’i njohur ata me kerkesat e tregut te punes dhe per t’i orientuar drejt profesioneve me te kerkuara.
5.   ILO- IPEC:
Do te mbeshtese angazhimin e sindikatave dhe partnereve te tjere nepermjet:

  1. Ofrimit te informacionit te nevojshem mbi fenomenin e punes se femijeve.  
  2. Ofrimit te informacionit mbi praktikat me te mira te bashkepunimit me Sindikatat per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
  3. Asistences dhe kontributit per krijimin e kapaciteteve te sindikatave per t’iu pergjigjur me mire nevojes per te parandluar dhe eliminuar punen e femijve.
  4. Perfshirjes se sindikatave ne aktivetet e IPEC ne Tirane e ne menyre te vecante ne fushata sensibilizuese per eliminimin e punes se femijeve.

Tirane, me 25 prill 2008

 

Thirrje nga Sindikatat Shqiptare
drejtuar Levizjes Sindikale Nderkombetare

Duke marre ne konsiderate qe puna e femijeve vazhdon te jete nje problem serioz ne Shqiperi, duke perfshire kompanite qe eksportojne prodhimet e tyre kudo ne bote, si ato te prodhimit te kepuceve e veshjeve, te cilat punojne me kompani te huaja, si edhe sektorin e tregtise, bujqesise, ndertimit etj,

Duke marre ne konsiderate konkluzionet e Konferences mbi Punen e Femijeve qe eshte organizuar, ne bashkepunim me Konfederaten Nderkombetare te Sindikatave, (ITUC),ne tetor 2004 (te cilat jane bashkengjitur), si edhe Marrveshjen midis sindikatave, organizatave te punedhenesve, institucioneve respektive qeveritare dhe aktoreve te tjere,
te nenshkruar ne perfundim te Tryezes se orgnaizuar ne Tirane ne datat 25 dhe 26 prill 2008,

Duke marre ne konsiderate mesimet e nxjerra nga Projektet kunder punes se femijeve te zbatuara nga dy sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH dhe SPASH, qe nga viti 2001 (me mbeshtetjen e ILO-IPEC dhe ITUC) dhe nga viti 2004 e ne vijim (me mbeshtetjen e FNV dhe sindikates holandeze te mesuesve, Aob), 

Te mbledhur soit ne Tirane ne nje Tryeze me synim per et perfshire sa me shume sindikata te degeve te tjera ne luften kunder punes se femijeve:

  1. Ne neneshkruesit e kesaj Thirrjeje, drejtues te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, Sindikates ee Pavarur e Arsimit Shqiptar, Federates Sindikale e Tekstil- Artizanatit, Sindikata e Pavarur e Industrise se Lehte, Sindikata e Pavarur e Ndertimit dhe Sherbimeve Publike, Federata e Sindikatave te Ndertim- Drurit dhe Sherbimeve Publike, Federata e Sindikatave te Shendetsise, Sindikata e Pavarur e Bujqesise, Sindikata e Pavarur e Kimi-Metalurgjise dhe Federata e Sindikale e Punonjesve Civil te Mbrojtjes; si dhe

Sindikata e Pavarur e Tekstil-Konfeksioneve e Lekures dhe Federata Sindikale e Tregtise Bankave dhe Sherbimeve,
Ju drejtohemi levizja sindikale nderkombetare me kerkesen per te ndihmuar ne veprimet tona kunder shfrytezimit te femijeve, sidomos ne kompanite e industrise eksportuese.
Ne kerkojme ndihme sidomos nga sindikatat e vendeve kryesore qe blejne prodhimet e realizuara ne vendin tone, per te na mbeshtetur ne veprimet tona per eliminimin e punes se femijeve dhe mbajtjen e nxenesve ne shkolle.
Cfardo lloj mbeshtetjeje nga sindikatat nderkombetare os eato te vendeve qe blejne artikujt e prodhuar ne Shqiperi do te ishte nje inkurajim i madh per sindikatat shqiptare ne luften e tyre kunder punes se femijeve.

Tirane, me 26 prill 2008