Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Angazhim i perbashket per te zhvilluar sistemin arsimor dhe mbrojtur interesat socio-ekonomik te mesuesve

Takim i kryetareve te sindikatave te arsimit me Ministrin e Arsimit dhe Shkences

 

Me 17 shtator u zhvillua takimi midis Ministrit te ri te Arsimit dhe Shkences z. Fatos Beja dhe Kryetarit te FSASH z. Xhafer Dobrushi e Kryetarit te SPASH, z. Bajram Kruja. Ne takim ishte i pranishem edhe Zv/ Ministri i Arsimit e Shkences z. Halit Shamata.
Perfaqesuesit e Sindikatave uruan Ministrin per detyren e re dhe shprehen gatishmerine per te vazhduar, si deri me sot, partneritetin social me Ministrine e Arsimit dhe Shkences per mbrojtjen e kerkesave dhe interesave sociale ekonomike te mesuesve sindikaliste, nga njera ane, dhe per angazhimin e plote per reformimin dhe modernizimin e sistemit te arsimit parauniversitar, nga ana tjeter.
Ne takim te dy palet diskutuan per zhvillimin e metejshem te partneritetit social  jo vetem ne nivel qendror, por vecanerisht ne nivel te dyte dhe evidentuan shqetesimet dhe problemet qe ekzitojne sot midis disa drejtorive e zyrave arsimore dhe seksioneve sindikale te te dy sindikatave ne qarqe e rrethe. Ministri  mirekuptoi shqetesimet qe ngriten perfaqesuesit e sindikatave per disa shkelje konkrete dhe te renda te Kodit te Punes dhe Kontrates Kolektive nga ZA te Pogradecit, Devollit, Tepelenes, Pukes, etj, per levizjen nga vendet e punes te te zgjedhurve sindikale dhe dha porosi qe ato te analizohen e korrigjohen, ne pershtatje me zgjidhjet qe jep ligja dhe KK e Punes.
Vend  i  vecante iu kushtua vazhdimit te dialogut midis dy partnereve ne nivel qendror per te perfunduar harmonizimin e nenit 4, pika 4 te Kontrates Kolektive te Punes me udhezimin nr. 19 date 30.09.2006 per punesimin dhe largimin nga puna te mesuesve me shkolle te mesme pedagogjike ose shkolla te tjera te mesme te profilizuara per mesuesi, me qellim qe te shmangen keqinterpretimet dhe abuzimet qe jane verejtur ne praktike nga DAR dhe ZA.
Perfundimi i draftit te Kodit te Etikes se Mesuesit dhe hartimi i normave ligjore qe mundesojne ngritjen e strukturave qe ngarkohen per zbatimin e tij, si dhe hartimi e miratimi i standardeve per emrimin dhe largimin nga puna te drejtoreve te shkollave dhe te mesuesve ishte nje angazhim i te dy partnereve, si kusht per te mundesuar zbatimin e nje aspekti te rendesishem te reformes ne arsimin parauniversitar.