Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KONGRESI I 5-te I SBASHK-ut TE REPUBLIKES SE KOSOVES

Me 4 prill 2009, ne Prishtine, zhvilloi punimet Kongresi i 5-te i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkences dhe Kultures se Republikes se Kosoves. Ky ishte Kongresi i pare i kesaj sindikate ne Kosoven e pavarur.
Ne punimet e Kongresit moren pjese edhe Ministri i Arsimit, Shkences dhe Teknologjise se Kosoves, z. Enver Hoxhaj, zv/Ministri i kesaj ministrie dhe ish kryetar themelues i SBASHK-ut, z. Agim Hyseni, kryetaret e te dy Sindikatave te Arsimit te Shqiperise
Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja, delegacioni i Sindikates Hollandeze te Arsimit, AOB, i perbere nga Kryetari Z. Walter Drescher dhe sekretarja nderkombetare znj Trudy Kerperien si dhe delegacione te sindikatave te arsimit nga Sllovenia dhe Maqedonia.
Ne fjalen hyrese ne Kongres, Kryetari i SBASHK-ut z. Ali Shabani, theksoi se “ eshte kënaqësi të jemi sot së bashku në Kongresin e V të SBASHK-ut, në Kongresin që i zhvillon punimet në shtetin e pavarur të Kosovës, një ëndërr dhe një dëshirë  e realizuar, një përjetim krejt ndryshe, një realitet që e njohu dhe po e njeh e tërë bota, një perspektivë e të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, një vend i paqes dhe prosperitetit, një vend ku frymojnë dhe zhvillohen lirshëm kultura dhe arsimi si elemente të shenjta dhe dalluese të çdo komuniteti, në këtë takim të radhës ku të gjithë ndihen të lirë, reflektojnë lirshëm për problemet që na preokupojnë por dhe do të marrim vendime për të mirën e mësimdhënësve, nxënësve dhe studentëve. Historia len gjurmët e saj të mira dhe problemore. Kosova është e mbarsur me të tilla gjurmë, por e vendosur të ecë përpara në rrugën e civilizimit…”.
Mbasi analizoi veshtiresite dhe ballafaqimet e sindikates me punedhenesin qe nga viti 2004 e ketej, ku SBASHK-u jo vetem ka rezistuar por ne shume aksione edhe ka fituar, z. Ali Shabani vleresoi marredheniet e mira dhe partneritetin real me Qeverine Thaci dhe Ministrin Hoxhaj, sidomos ne miratimin e nje sistemi te ri te pagave qe ka realizuar fazen e pare te licensimit sipas pergatitjes profesionale dhe pervojes se punes, pergatitjet per fazen e dyte te licensimit, ndertimin e sistemit te ri te trajnimit te mesimdhenesve, permiresimin e kushteve te punes dhe zgjerimin e vellimit te lirive sindikale, etj. Ai theksoi gjithashtu se MASHT dhe Qeveria përfundimisht e kanë kuptuar se dialogu social është komponent kyç i ndërtimit të proceseve demokratike. Rezultat i ketij partneriteti eshte pergatitja e Kontrates se re Kolektive te Punes teksti i se ciles ka kaluar per diskutim publik dhe se shpejti do t’i dorëzohet MASHT-it.  Pas negocimit mendojmë që të dy palët ta firmosin Kontraten për t’i dhënë rrugë bashkëpunimit gjithnje më  të mirë të një partneriteti të dëshmuar deri tani.
Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar i drejtuan Kongresit te 5-te te SBASHK-ut nje pershendetje te perbashket, ne te cilen shprehej me ngrohtesi e realizem vleresimi i larte per rrugen historike qe ka kaluar Sindikata e Arsimit te Kosoves per mbrojtjen dhe zhvillimin e arsimit e te kultures kombetare, ne gjithe proceset demokratike dhe ne luften per liri e pavaresi. Ne pershendetje shprehej besimi se te tre sindikatat shqiptare do t’i ruajne dhe forcojne me tej marredheniet dhe bashkepunimin midis tyre ne funksion te ndertimit e konsolidimit te nje sindikalizmi bashkekohor ne kuadrin e Konfederates Sindikale Boterore dhe Europiane te Arsimit, anetare te te cilave jane te tri sindikatat shqiptare.
Kongresin e pershendeti edhe Ministri i Arsimit, Shkences dhe Teknologjise se Kosoves, z. Enver Hoxhaj. Ai parashtroi vecanrisht vizionin e Qeverise Thaci per zhvillimin e arsimit ne Kosoven e pavarur dhe garantoi se ne arritjen e ketyre objektivave Ministria qe ai drejton do te punoje ne partneritet te vazhdueshem me SBASHK-un.