Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

foto

KONFERENCE TREPALESHE MBI ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT TE PUNES NE SEKTORIN E ARSIMIT        

Konferenca Trepaleshe me pjesemarrjen e perfaqesuesve te Drejtorive Arsimore dhe atyre te sindikatave te arsimit, FSASH dhe SPASH, u organizua ne Tirane, ne daten 27 mars 2008, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta dhe Ministrine e Arsimit dhe Shkences.

Pervec perfaqesuesve nga Qarku i Tiranes, moren pjese drejtoret e Drejtorive Arsimore Rajonale nga te 12 qarqet, 24 drejtuesit e seksioneve sindikale te FSASH e SPASH nga keto Qarqe, si edhe Zv/Ministri Punes, Z. Kastriot Robo, Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata dhe dy kryetaret e FSASH e SPASH, Z Xhafer Dobrushi e
Z. Bajram Kruja.

Ky ishte nje Takim shume i rendesishem, jo vetem ne lidhje me zbatimin e legjislacionit te punes dhe fuqizimin e metejshem te te dy sindikatave te arsimit, perfshire edhe permiresimin e gjendjes ekonomike e financiare te tyre, nepermjet grumbullimit te kuotave te anetaresise, por edhe per problemet e tjera shume te rendesishme te forcimit te dialogut real social dhe partneritetit efektiv ndermjet ketyre tre institucioneve; sindikatave te arsimit, Ministrise se Punes dhe Ministrise se Arsimit.

Ne emer te dy sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, Kryetari i FSASH, zoti Xhafer Dobrushi, mbajti prezantimin kryesor, ku beri nje analize reale te situates, arritjeve dhe problemeve ne lidhje me bashkepunimin ne nivel qendror e lokal, nderkohe qe nderhyrje te vecanta beri edhe kryetari i SPASH, Z. Bajram Kruja, sidomos ne lidhje me nevojen per nje konsultim te vazhdueshem ndermjet partnereve e vecanerisht, kur eshte fjala per miratimin e ligjeve e vendimeve te rendesishme qe kane te bejne me mardheniet e punes dhe sistemin arsimor ne pergjithesi ne vendin tone.

Perfaqesuesja e Departamentit Ekonomik ne Ministrine eArsimit dhe Shkences, Eleni Çoka dhe perfaqesuesi i Drejtorise se Mardhenieve te Punes ne Ministrine e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Gramoz Xhangolli, mbajten prezantimet ne emer te ministrive perkatese.

Drejtuesit e seksioneve sindikale dhe perfaqesuesit e partnereve te tjere diskutuan ne menyre konstruktive, duke u perqendruar sidomos tek zbatimi i Kontrates Kolektive ne fuqi deri ne dhjetor te vitit 2009, vecanerisht per ceshtjet qe kane te bejne me ruajtjen e vendit te punes, duke shmangur transferimet dhe levizjet e padrejta, largimet nga puna, ne kundershtim me kriteret profesionale, respektimine te drejtave sindikale, perfshire edhe grumbullimin e kuotave nepemjet borderose, si edhe ne lidhje me angazhimin e perbashket per reformimin dhe modernizimin e arsimit dhe eliminimin e punes se femijeve ne vendin tone.

Te dy zevendes ministrat, pjesemarres ne Konference, shprehen angazhimet e ministrive perkatese per nje bashkepunim dhe partneritet me te mire ne te ardhmen dhe per bashkrendimin e forcave, me synim permiresimin e metejshem te sistemit arsimor ne vendin tone.

foto2

KERKESAT DHE PERGJEGJESITE E SINDIKATAVE TE ARSIMIT NE PROCESIN E PARTNERITETIT SOCIAL, ARRITJE DHE PROBLEME


Nga Fjala Hyrese ne emer te FSASH e SPASH, pergatitur nga z. Xhafer Dobrushi dhe z. Bajram Kruja
Kryesite e te dy Sindikatave te Arsimit, FSASH dhe SPASH, nenshkruese te Kontrates Kolektive te nivelit te pare me Ministrin e Arsimit dhe Shkences, pershendesin mbajtjen e kesaj Konference trepaleshe mbi “ Zbatimin e legjislacionit te punes ne sektorin e arsimit.
Gjykuar nga subjektet pjesemarrese, nga shkalla e gjere dhe e larte e perfaqesimit te te tre paleve dhe mbi te gjitha nga qellimi qe ne bashkerisht synojme te arrijme dhe qe eshte ngritja ne nje nivel te ri me te larte, me cilesor e me te efektshem te dialogut e partneritetit social, si tipar thelbesor i shoqerive dhe sistemeve qeverisese demokrative, e ben kete Konference aktivitetin e pare te ketij lloji dhe te ketyre permasave ne vendin tone.
Partneriteti social si tipar dhe tregues i nje demokracie funksionale, i nje shoqerie demokratike, rregullohet me ligj. Ligjet e shtetit tone, kryesisht Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise ( miratuar me Ligjin nr. 7961 date 12.7.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8085 date 13.3.1996 dhe me Ligjin nr. 9125 date 29.7.2003) eshte mbeshtetur dhe pasqyron, ne pergjithesi mire,  standardet bashkekohore te marredhenieve te punes e per rrjedhim edhe te partneritetit social, standarde qe jane perfshire ne Konventat themelore te Organizates Nderkombetare te Punes, ILO, qe jane ratifikuar nga vendi yne dhe qe sipas Kushtetutes kane fuqine e ligjit, pra jane te detyrueshme per zbatim.
Nje vend te rendesishem ne mardheniet e punes edhe ne sektorin e arsimit, ze Kontrata kolektive e Punes, e cila sipas nenit 11 te Kodit te Punes, vjen menjehere mbas Kodit te Punes dhe akteve te tij nenligjore.

Qofte edhe nga nje veshtrim i shkurter i historise se negocimit dhe nenshkrimit te marreveshjeve apo kontratave kolektive nga ana e sindikatave te arsimit del se ne keto dhjete vjetet e fundit marredheniet kontraktuale dhe dialogu e partneriteti social qe qendrojne ne themel te tyre, kane ardhur duke u institucionalizuar e permiresuar nga viti ne vit, kane ecur pothuaj paralelisht me objektivat madhore qe jane shtruar e shtrohen per reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor, cka do te thote, se sidomos ne nivelin e pare, ato mbeshtetin dhe inkurajojne nje dialogim per nje game te gjere problemesh e kerkesash ekonomike, sociale dhe te permbajtjes, te cilesise se sherbimeve qe ofron shkolla, te implimentimit te koncepteve e praktikave te reja ne arsim, te marra keto si nje teresi te lidhura e te ndervarura nga njera tjera. Ndoshta nuk na perket neve ta themi, por eshte nje realitet, qe ne vendin tone, dialogu e partneriteti social, cilesia e kontratave kolektive dhe deri diku procesi i zbatimit te tyre, bashkeveprimi dhe oponenca midis MASH dhe Sindikatave te arsimit, nenshkruese te KK eshte nje shembull qe duhet pershendetur. Ne si sindikata, kemi perzgjedhur e parashtruar ne menyre objektive dhe te argumentuar, te bazuar nga ana ligjore, kerkesat me jetike ekonomike e sociale te sindikalisteve qe perfaqesojme e ne pergjithesi te mesuesve, mendojme se kemi fituar pervoje dhe kemi ditur te kombinojme mire levizjen sindikale dhe dialogun ne tavoline. Por, prej disa vitesh ne nuk mjaftohemi me kete. Kemi dale nga kjo njeanshmeri e etapave te para, kur vizioni i sindikatave te arsimit ishte fokusuar vetem ne kerkesa ekonomike e sociale. Tani kerkesat dhe angazhimet tona jane zgjeruar, jane shtrire ne marrjen e pergjegjesive per ngritjen e cilesise se mesimdhenies, per kualifikimin e mesuesve, per motivimin me te mire te atyre qe qendrojne ne pararoje te zbatimit te kerkesave te reja qe qendrojne para shkolles, per parandalimin dhe eliminimin e largimit te nxenesve nga shkolla, per kthimin ne shkolle te nxenesve qe e kane braktisur ose jane kandidate per ta braktisur ate dhe per eliminimin e punes se femijeve
Nga punedhenesi, nga MASH ne nivelin teknik e vendimmarres dhe, kur ka qene rasti, edhe nga Qeveria, pavaresisht nga kundershtime apo mospajtime te vecanta, ne pergjithesi kemi gjetur mirekuptim dhe predispozicionin per plotesimin e kerkesave tona dhe per bashkepunim per arritjen e qellimeve te perbashketa.
Le te kthehemi tani te problemet, shqetsimet dhe kerkesat e sotme, duke u perqendruar ne permbajtjen e KK te Punes qe eshte nenshkruar me 4 korrik 2006 dhe qe do te jete ne fuqi deri me 31 dhjetor 2009.

Disa nga dispozitat e kesaj Kontrate per te cilat ne mendojme te diskutojme jane:
Se pari, dispozitat qe lidhen me punesimin, ndryshimin e vendit te punes dhe largimet nga puna.
Mbrojtja e marredhenieve te punes eshte funksioni kryesor i cdo sindikate.
Ne nenin 4, pika 3 te KK te Punes ne fuqi thuhet: “Kriteret per punesim qe pranohen nga te dy palet nenshkruese me kete Kontrate Kolektive, te cilat jane te mbeshtetura ne dispozitat perkatese te Kodit te Punes dhe ne Konventat Nderkombetare te Punes, duhet te jene te harmonizuara me Aktet Normative qe miraton dhe nxjerr Ministri i Arsimit dhe Shkences dhe nuk duhet te kete mospajtim midis tyre”. Nisur nga ky parim, ne kete nen jane specifikuar mosha per punesim, shkalla e arsimimit dhe kualifikimit si kusht per t’u punesuar ne cdo cikel dhe nivel te arsimit parauniversitar, rastet e zgjidhjes se marredhenieve te punes me ose pa aresye, etj. Vend te vecante zene ne Kontrate perparesite e kandidateve qe kerkojne te punesohen ne arsim. Keshtu ne nenin 4, pika 13 thuhet: “ Kur per nje vend pune kon kurojne 2 ose me shume kandidatura, punedhenesi, drejtori i DAR ose drejtori i ZA, krijojne nje komision te posacem me pjesemarrjen e perfaqesuesve te sindikatave, i cili ben perzgjedhjen” mbeshtetur ne nivelin arsimor, kryerjen e studimeve diten apo me korrespondence, noten mesatare, shkallen e kualifikimit dhe specializimet e njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, titujt dhe gradat shkencore, kohen e punes ne arsim larg vendbanimit, etj.
Permbajtja e kesaj dispozite te KK te Punes perben nje arritje te rendesishme, de jure eshte shfaqje konkrete e vullnetit dhe vendosmerise se partnereve, Ministrise Arsimit e Shkences dhe Sindikatave, per te siguruar cilesine e kontigjenteve qe vijne ne arsim, per te shmangur subjektivizmin dhe njeaneshmerine, per t’i mbyll shtigjet punesimit ne arsim te te paafteve, militanteve te cdo force politike qe eshte ne qeverisje dhe per te shmangur korrupsionin, qe vazhdon te jete shume i perfolur.
Po cfar problemesh dhe shqetsimesh kemi sot ne kete fushe? Po ndalemi ne dy prej tyre qe jane me te mprehta.

foto3

  1. Mesuesit me shkolle te mesme pedagogjike dhe shkolla te tjera profesionale te profilit te mesuesise.

Kjo kategori mesuesish perben akoma nje mase te ndjeshme ne arsim. Aktualisht numri i tyre eshte rreth 4.500 vete, nga rreth 36.000 mesues dhe edukatore kopshti ne gjithe arsimin parauniversitar.
Sipas KK te Punes, kjo kategori mesuesish ploteson kushtet per t’u punesuar ne arsimin parashkollor dhe ne ciklin e ulet te arsimit 9 vjecar. Ne nenin 4, pika 4, shkronja “b” te KK thuhet: “Mesuesit qe jane punesuar ose do te punesohen ne arsim, sipas kritereve qe ka miratuar Ministri i Arsimit dhe Shkences ne Aktet Normative, …”, per arsimin parashkollor dhe per ciklin e ulet te shkolles 9 vjecare, te pakten diplomen e shkolles se mesme pedagogjike, ose te nje shkolle tjeter te profilizuar per mesuesi, sic jane shkollat e mesme te muzikes, artistike, te gjuheve te huaja dhe te fizkultures”.
Mirepo, sic dihet nga te gjithe ne, Ministri i Arsimit dhe Shkences, me synimin per te permiresuar cilesine ne arsimin parauniversitar, per te hapur rrugen per prurje te reja ne arsim miratoi Udhezimin nr. 29 date 18.09.2006 per emrimet dhe levizjet e personelit mesimor dhe drejtues ne arsimin parauniversitar”. Ne piken 7 te ketij Udhezimi, per kete kategori mesuesish, theksohet se ata qe jane te punesuar ne zonat rurale ruajne vendin e tyre te punes, ndersa kjo kategori mesuesish me emrim definitiv ne qytetet qender qarku dhe rrethi mund te shikohet mundesia e zevendesimit gradual te tyre duke mbajtur parasysh rrethanat konkrete, vjetersine ne pune, kohen e daljes ne pension, etj.
Kjo pike e Udhezimit u keqinterpretua dhe u perdor sidomos nga disa ZA per te ndermarre nje fushate kunder ketyre mesuesve, duke shkelur ne menyre flagrante dhe te ashper dispozitat e KK te Punes. Tipik eshte rasti i ZA Pogradec, e cila palajmeroi dhe faktikisht pushoi nga puna 180 mesues, ose me shume se 23 perqind te te gjithe mesuesve te rrethit, perfshire edhe ata mesues me shkolle te mesme ne zonat rurale. Ky veprim krijoi nje shqetsim te jashtezakonshem ne masen e sindikalisteve dhe vuri ne levizje sindikatat. Veprime te kesaj natyre, por ne permasa me te vogla, u ndermoren nga ZA Devoll, DAR Shkoder, DAR Elbasan e ndonje tjeter.
Me ZA Pogradec ne u angazhuan ne negocime te drejtperdrejta. Mbas shpjegimeve qe beme dhe argumentave qe sollem, u tha se kjo do te korrigjohej, por ne te vertete ne fund te gushtit 2007 largimi i mesuesve te paraljmeruar u be fakt. Vetem nderhyrja energjike e sindikatave prane Ministrit te Arsimit dhe Shkences, beri qe Ministria te nderhyje per te sqaruar piken 7 te Udhezimit nr. 29 date 18.09.2006. Ne kete Leter sqaruese, nder te tjera thuhet: “ …ne kuptimin e ketij Udhezimi mesuesit e CU dhe edukatoret me diplome perkatese ne qytetet qender qarku e rrethi (sepse per zonat rurale Udhezimi eshte i qarte dhe i prere) nuk do te largohen nga detyra, ndersa mesuesit e CU dhe edukatoret qe rezulojne me deftese pjekurie te shkolles pedagogjike do te konsiderohen pa arsim perkates dhe, meqenese nuk plotesojne kushtet per nivelin arsimor sipas ciklit, do te largohen ne menyre graduale, duke mbajtur parasysh ne cdo rast arritjet ne pune, menyren e arsimimit, (diten apo me korespondence), moshen e daljes ne pension, kerkesat per punesim,” etj. Natyrisht qe, mbas ketij sqarimi, ZA Pogradec e uli numrin e mesuesve te pushuar, por prap se prap 27 prej tyre u pushuan duke shkelur kriteret qe cituam me siper. Seksioni yne sindikal ne Pogradec e coi ceshtjen ne Gjykate. Gjykata e Shkalles se Pare ne Pogradec ka marre vendim ne favor te 27 mesuesve duke i kthyer ne pune. Po kete qendrim po mban edhe Gjykata e Apelit ne Korce, e cila, sipas informacioneve qe kemi, te gjitha rastet qe ka shqyrtuar ka lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare.
Nuk do ta parashtronim me kaq hollesi kete shkelje, nese nuk do te kishim shqetsime te kesaj natyre edhe ne fillimet e ketij viti. Prandaj, propozimi i sindikatave eshte qe te dy palet, ne nivelin e pare, ta shqyrtojne perseri kete ceshtje me qellim qe t’u pritet rruga qendrimeve dhe praktikave antiligjore, por edhe te garantohet punesimi ne arsim vetem per ata qe e meritojne, qe ecin me ritmin e kohes, qe perqafojne dhe zbatojne kerkesat per nje arsim publik cilesor e te modernizuar. 
       Pothuaj gjate gjithe kohes qe kjo Kontrate po zbatohet nuk kemi raste qe kandidatet qe konkurojne per punesim t’i nenshtrohen konkurimit dhe perzgjedhjes, sic kerkon neni 4, pika 13 e KK te Punes.  

  1. Dispozitat qe kane te bejne me ndryshimin e vendit te punes.

Ne kete pike, Kontrata Kolektive e Punes eshte teper e qarte. Duke iu referuar standardeve bashkekohore qe permbajne Konventat Nderkombetare te Punes, ne Kontrate theksohet se ndryshimi i vendit te punes behet si rregull me kerkesen e punemarresit, me mbeshtetjen e sindikates ku ai ben pjese dhe vetem me kusht qe te punesuarit t’i permiresohen kushtet e punes, te pages dhe te jeteses.
Tjeter kusht eshte se kerkesa per ndryshimin e vendit te punes i paraqitet punedhenesit jo me vone se data 15 maj te cdo viti, ndersa punedhenesi eshte i detyruar t’i njoftoje pergjigjen 30 dite para fillimit te vitit shkollor.
Ndryshimi i vendit te punes me inisiativen e punedhenesit behet vetem si perjashtim, per raste te vecanta dhe per nevoja madhore ne arsim.
Punedhenesi nuk mund t’u ndryshoje vendin e punes te zgjedhurve ne krye te sindikates ne shkolle ose ne rang seksioni. Nuk behet fjale qe ndryshimi i vendit te punes te behet gjate vitit mesimor. Nese ka raste te tilla perjashtimore, per cdo anetar te njeres sindikate apo tjetres, punedhenesi para se te beje transferimin duhet te marre me pare mendimin e sindikates qendrore ku eshte i anetaresuar mesuesi.  (Shih nenin 5, pika 8 te KK te Punes).
Ne te vertete, jo vetem keto 3 vitet e fundit, por edhe me pare, me gjithe presionin e ushtruar nga sindikatat, nga punedhenesi ne nivelin e dyte, pothuaj asnje nga keto kerkesa ligjore nuk zbatohet. Eshte bere nje praktike shqetsuese, qe sapo largohet nje titullar ne DAR apo ZA dhe vjen nje tjeter, kemi pothuaj ne cdo rreth nje furtune levizjesh ne radhet e mesuesve dhe te drejtuesve te shkollave. Ndoshta kjo ndodh si shenje e ushtrimit dhe vendosjes se autoritetit, por nuk llogariten pasojat. Nuk do te kishte kuptim dhe mendojme se nuk do te arrijme te gjejme zgjidhje vetem duke theksuar se keto qendrime e veprime jane antiligjore. Problemi duhet pare me thelle. Nje veprim i tille ve ne pasiguri mesuesit dhe drejtuesit, u ngjall atyre ndjenjen e frikes, te te qenit te perkoheshem, mbyt inisiativen, vetveprimin dhe shpirtin krijues, pra, mbi te gjitha, demton procesin mesimor dhe cilesine e punes ne shkolle, shkon ne kahje te kundert me qellimet dhe objektivat e Strategjise dhe reformimit e modernizimit te arsimit.
Le te diskutojme sot te gjithe bashke per minimizimin dhe eliminimin e ketij fenomeni.

Se dyti, sistemi i pagave dhe i shperblimeve.
Karakteristike pozitive e Kontrates Kolektive te Punes qe po analizojme eshte angazhimi i te dy partnereve, i MASH dhe sindikatave,  per te ndertuar dhe garantuar nje sistem pagash dhe shperblimesh qe vlereson me mire dhe me realisht figuren dhe punen e mesuesit. Kjo u be e mundur nga programi i Qeverise qe doli nga zgjedhjet e vitit 2005, e cila premtoi dhe po e mban premtimin per dyfishimin e pagave te punonjesve te arsimit brenda mandatit 4 vjecar, gje qe koincidon me kohezgjatjen e kesaj kontrate kolektive.
Sindikatat e Arsimit, si FSASH ashtu edhe SPASH, kane qene dhe jane te palekundura ne vleresimin shume pozitiv te rritjes se pagave te mesuesve ne keto permasa dhe jane te angazhuara me shume pergjegjesi qe pagat e rritura dhe sistemi i shperblimeve te shkojne ne funksion te qellimit per te cilin Qeveria i ka akorduar. KK e Punes, ne dispozitat perkatese synon qe sistemi i shperblimeve qe mundesohet nga Fondi i Vecante, te luaj nje rol te vertete motivues per ata punonjes te arsimit qe bejne pune me cilesore, qe konsumojne kohe dhe mjete per te rritur shkallen e kualifikimit te tyre, qe edukojne edhe me figuren e tyre, qe sakrifikojne per t’i ndihmuar femijet rome, ata me probleme ekonomike e sociale dhe deri tek femijet e ngujuar qe te mos shkeputen nga shkolla, qe te mos mbeten analfabete, t’u njohe dhe shperbleje meritat atij brezi qe ia kushtoi jeten arsimimit te brezave te rinj, qe perdorimi i ketyre fondeve te jete transparent. Per kete arsye, ne Kontrate parashikohet qe ne cdo fund viti mesimor DAR dhe ZA, ne bashkepunim me seksionet sindikale perkatese, te shpallim mesuesit me te dalluar per cdo shkolle dhe ne shkalle rrethi, te cilet duhet te motivohen nga Fondi Vecante. Nuk i sherben aspak qellimit per te cilin eshte dhene ky fond praktika qe u perdor ne fund te vitit te kaluar, ku pervec 10.000 lekeshit qe i jepet cdo mesuesi me vendim qeverie, si cdo punonjesi, u nda ne pjese te barabarta per cdo mesues edhe pjesa e mbetur e FV. Kjo praktike duhet te nderpritet.
Po keshtu, SPASH dhe FSASH jane kunder Udhezimit te Ministrit te Financave per kriteret e perdorimit te FV ne ate pjese ku thuhet se punedhenesi shperblen deri ne nje page mujore mesuesit qe dalin ne pension. Ne Kontraten Kolektive qe eshte sot ne fuqi, por edhe ne 2 KK te mepareshme, sindikatat kane garantuar per mesuesit anetare te tyre qe dalin ne pension nje shperblim qe jepet vetem me autorizimin e Sindikatave Qendrore, natyrisht ne konsultim me seksionet sindikale dhe punedhenesin ne nivelin e dyte, deri ne 2 paga mujore. Ky shperblim ka me shume se 6 vjet qe funksionon, eshte ne favor te punonjesve dhe, si i tille, ne kuptimin e pikes 3 te nenit 11 te Kodit te Punes, ai nuk mund te shfuqizohet nga asnje akt ligjor apo nenligjor, jo me nga nje udhezim ministri.
 Se treti, ne kete Kontrate Kolektive Sindikatat jane angazhuar dhe kane marre pergjegjesite qe u takojne ne procesin e zbatimit te Strategjise se Arsimit parauniversitar, per reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor dhe rritjen cilesore te tij.
 Tashme eshte e njohur se qe prej disa vitesh, Sindikatat e Arsimit, nuk perballen me vetem me kerkesa te natyres ekonomike e sociale te anetareve qe perfaqaqesojne dhe te te gjithe mesuesve. Pas institucionalizimit te ketyre marredhenieve me kontrata kolektive te njepasnjeshme dhe zgjidhjen ose venien ne rrugen e zgjidhjes te kerkesave sociale ekonomike, atyre iu mundesua qe te dalin ne rolin e tyre me te plote, te kene nje vizion me te gjere e me largpames, t’i harmonizojne e bashkerendojne kerkesat sociale ekonomike me angazhimin per forcimin dhe rritjen cilesore te sistemit arsimor, te reformimit dhe modernizimit te tij.
Eshte kjo aresyeja qe prej me shume se 6 vjetesh FSASH dhe SPASH bejne nje pune sistematike, te programuar, duke vene ne levizje potencialin e madh te anetareve te tyre ne nje problem jetik per shoqerine dhe te ardhmen e saj, sic eshte parandalimi dhe eliminimi i punes se femijeve. Ky fenomen eshte i lidhur ngushte me braktisjen e shkolles, me punen e femijeve ne rruge. Me mbeshtetjen e EI, me ndihmen e pakursyer te Sindikates Holandeze te Arsimit dhe te Konfederates ku ajo ben pjese, me bashkepunimin produktiv me Programin Nderkombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, IPEC, sindikatat tona kane trajnuar qindra mesues, kane krijuar kapacitetet e nevojshme dhe pervojen qe ka bere te mundur, jo vetem sensibilizimin e mases se mesuesve, nxenesve e prinderve, por edhe ka mundesuar kthimin ne shkolle te dhjetra e dhjetra nxenesve qe e kishin braktisur ate dhe ka nxjerre nga rreziku i braktisjes qindra te tjere. Nuk u ben nder vetem sindikatave fakti qe puna dhe pervoja e FSASH dhe SPASH per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve sot eshte nga  nga me te vleresuarat ne Europe dhe pike referimi per sindikatat e vendeve fqinje te Ballkanit e me gjere.
Ne KK te Punes ne, se bashku me MASH, kemi marre zotim te perbashket dhe detyrime reciproke ndaj njeri-tjetrit per ta mbeshtur e fuqizuar kete veprimtari. Shembujt e bashkepunimit qe kemi vendosur me DAR te Tiranes, Fierit, Korces, Shkodres, Elbasanit, etj. jane nje garanci e mire per suksesin e ketij aksioni. 
Me rendesi te vecante eshte puna qe bejne sindikatat qendrore per rritjen e aftesive profesionale te mesuesve. Ne kete funksion jane bere disa botime cilesore. Midis tyre eshte Manuali  “ Mesimdhenia dhe te nxenit ne edukimin joformal”, qe perben nje ndihme te kualifikuar per rritjen e efektivitetit edukativ te oreve exstra kurrikulare. Per zoterimin dhe perdorimin e ketij Manuali ne kemi trajnuar deri tani rreth 140 mesues ne qarqet Fier- Vlore, Korce, Elbasan, Sarande e Tirane ne seminare 3 ditore me specialiste te ILO-IPEC dhe Institutit te K e T dhe me mjetet financiare te perballuara nga sandikatat. Ky kontigjent mesuesish te trajnuar i eshte bere i njohur Ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe lista e tyre do te vihet ne dispozicionin tuaj per ta perdorur sipas nevojave qe keni.
Duhet theksuar se edhe ne seminaret, tryezat, anketat dhe intervistat qe kane organizuar sindikatat per rritjen e kapaciteteve te tyre drejtuese dhe funksionale, per gjallerimin e veprimtarise se grave dhe te mesuesve te rinj ne sindikate, krahas formimit sindikal, vend kryesor kane zene edhe temat profesionale per aftesimin e mesuesve me kerkesat qe shtron Strategjia e Arsimit parauniversitar dhe me pervojen e vendeve te Europes Perendimore si Holanda, Italia, Franca, Gjermania, Austria, etj. 
Se katerti, dhe se fundi, ne Kontraten Kolektive jane garantuar te drejtat dhe lirite sindikale sipas standardeve bashkekohore.
Mbeshtetur edhe ne nenin 181 te Kodit te Punes, ne nenin 13 te KK punedhenesi ka garantuar kohen e nevojshme per t’u marre me veprimtari sindikale per drejtuesit sindikaliste ne rang seksioni sindikal, u eshte ndaluar punedhenesve ne nivel te dyte qe te transferojne ose largojne nga puna drejtuesit sindikal pa miratimin e sindikates ku ata jane zgjedhur, perballohen shpenzimet e kryetareve te seksioneve per pjesemarrjen ne 4 mbledhje ne vit te Keshillave Drejtuese te Sindikatave Qendrore. Po keshtu, drejtuesve sindikal ne shkalle rrethi dhe shkolle u garantohet leje e pagueshme per te marre pjese ne veprimtarite sindikale lokale, kombetare e nderkombetare aq kohe sa zgjat aktiviteti, me kusht qe kerkesa t’i paraqitet DAR ose ZA 5 dite para aktivitetit.
Ne Kontrate eshte parashikuar qe ne baze te listave te rregullta te anetaresise se seciles sindikate, ku mesuesit deklarojne vullnetin e tyre per t’u anetgaresuar ne njeren sindikate ose ne tjetren dhe autorizojne ne menyre te shprehur qe kuotizacioni i anetaresise t’u zbritet nga paga, sic parfashikohet edhe ne nenin 117, pika 2 e Kodit te Punes, Qendrat Ekonomike te DAR ose ZA, me kerkesen e Sindikatave Qendrore, duhet te bejne ndalesen dhe xhirimin ne llogarite e sindikateve, si rregull, nje here ne 6 muaj.

FSASH dhe SPASH do te rritim kerkesat ndaj vetvetes ne te gjitha nivelet per te qene partnere serioze, reale dhe te pergjegjshme, per te bere qe te funksionojne ne menyre periodike 2-3 mujore tryezat e dialogut midis nesh ne te dy nivelet, ne menyre qe te gjejne zgjidhje problemet dhe kerkesat e seciles pale ne funksion te qellimit tone te perbashket, reformimit e modernizimit te sistemit te arsimit ne vendin tone.