Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

MBESHTETJE E PLOTE PER KERKESAT  E SINDIKATAVE TE ARSIMIT
Nga mbledhja e Keshillit Kombetar te Punes

Ne ditet e para te muajit qershor Keshilli Kombetar i Punes diskutoi mbi zhvillimin e partneritetit social ne sektorin e arsimit ne te gjitha nivelet. Eshte hera e pare qe  Keshilli, si organi me i larte i partneritetit social ne vend, perfshine ne axhenden e vet nje diskutim te posacem per nje sindikate dege ose profesioni. Kjo nuk ishte e rastit. Sindikatat e Arsimit, FSASH dhe SPASH, gjate nje periudhe pothuaj dhjetevjecare kane krijuar dhe konsoliduar nje pervoje pozitive ne zhvillimin e partneritetit social, sidomos ne nivelin e pare.
Ne mbledhje, mbi bazen e materialit te paraqitur nga te dy sindikatat e arsimit dhe ne emer te tyre, z. Xhafer Dobrushi nenvizoi aspektet me te rendesishme te veprimtarise se sindikatave per zhvillimin e partneritetit social ne sektorin e arsimit dhe parashtroi disa probleme e kerkesa qe ndikojne ne forcimin dhe konsolidimin e metejshem te marredhenieve punemarres- punedhenes.
Nder te tjera ai theksoi se:
 Prej me shume se dhjete vjetesh Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, kane zhvilluar dhe vazhdojne te zhvillojne me punedhenesin e tyre – Ministrine e Arsimit dhe Shkences, MASH, ne disa raste edhe me Qeverine, nje dialog dhe partneritet social konkret dhe efektiv, qe vjen gjithnje duke u konsoliduar.
Deri ne vitin 2000 sindikatat e arsimit ishin perqendruar kryesisht ne kerkesa ekonomike e sociale, qe lidheshin me rritjen e pagave, me permiresimin e kushteve te punes dhe punesimit dhe garantimin e lirive e te drejtave sindikale. Kjo bente qe levizja sindikale ne arsim te zhvillohej kryesisht ne nje drejtim, ne menyre te njeanshme, vetem ne fushen e mbrojtjes se kerkesave dhe interesave sociale ekonomike te anetareve dhe gjithe punonjesve te arsimit. Kjo per ate kohe ishte e kuptueshme, jo vetem per faktin se funksioni kryesor i nje sindikate eshte ai social, por edhe sepse, pa nje konsolidim dhe zgjidhje ligjore te kerkesave me natyre ekonomike e sociale, duke krijuar tradite mepermjet 2-3 kontratave kolektive nje ose dy vjecare, nuk mundesohej zgjerimi i vizionit te FSASH e SPASH per domosdoshmerine e angazhimit dhe te marrjes se pergjegjesive konkrete nga ana e tyre ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit. Pikerisht ne kete etape te dyte, qe perkon me vitet 2001-2008, Sindikatat e Arsimit angazhohen aktivisht, me mundesite dhe potencialet e tyre, qofshin ato edhe modeste ne disa raste, ne zgjidhjen e problemeve qe qendrojne sot para shkolles, para gjithe sistemit te arsimit ne vendin tone. Kete angazhim dhe pjesemarrje te sindikatave e gjejme ne diskutimin e te gjitha fazave te Strategjise se Arsimit Parauniversitar, ne hartimin dhe miratimin e kurrikulave, ne hartimin e kerkesave dhe standardeve te reja per kualifikimin profesional te mesuesve, ne kryerjen nga ana e sindikatave te kualifikimit te rreth 150 mesuesve per zhvillimin e oreve ekstrakurrikulare, ne pergatitjen e draftit per Kodin e Etikes dhe sidomos ne kualifikimin dhe mobilizimin e qindra mesuesve per t’u marre konkretisht me nxenesit qe braktisin shkollen ose me ata qe jane ne rrezik per ta braktisur ate. Ne saj te kesaj pune sistematike disa vjecare, me lektore te kualifikuar qe kane sot te dy sindikatat dhe me ndihmen e Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, EI, ( ku SPASH e FSASH jane anetare), me ndihmen e Sindikates Holandeze te Arsimit, AOb, dhe te disa sindikatave te tjera europiane, eshte mundesuar ngritja e strukturave dhe kapaciteteve per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, per parandalimin dhe eliminimin e punes se tyre, duke bashkepunuar ngushte me DAR/ZA, drejtorite e shkollave, pushtetin vendor, organet e rendit, shoqatat e prinderve dhe te femijeve, organizatat jo qeveritare, kryesisht ne rrethet qe jane me problematike si Tirana (zona e Kamzes), Fieri, Elbasani, Shkodra, Korca, Durresi, Vlora, etj. Duke angazhuar mesues sindikaliste, te cilet punojne me nxenes konkrete ne menyre individuale, vetem ne keto dy vitet e fundit jane kthyer ne shkolle rreth 550 nxenes, djem dhe vajza, qe e kishin braktisur ate dhe kane dale nga rreziku i braktisjes me shume se 1 900 te tjere.
Zgjerimi i objektit te veprimtarise se sindikatave, angazhimi i tyre edhe ne problematiken e gjere te detyrave per nje zhvillim cilesor te te gjithe procesit te arsimimit, duke nxitur per t’u perfshire me gjallerisht ne kete proces mijera mesues  dhe drejtues sindikaliste, e ka bere me te dukeshme nevojen e bashkepunimit dhe partneritetit midis Sindikatave dhe MASH.
Tashme ne tryezat ku zhvillohet dialogu, qofshin keto ne nivele specialistesh apo drejtuesish, nuk flitet me ne pergjithesi, nuk negocohet per kerkesa te vogla apo ceshtje te rendomta. Ajo cka e ben interesant dialogun dhe te pergjegjshem partneritetin nga secila pale eshte shtrimi dhe zgjidhja e kerkesave apo objektivave qe jane perfshire ne Kontraten Kolektive te Punes, ne plotesimet e permiresimet qe mund dhe duhet t’i behen asaj, per ceshtjet me thelbesore sociale ekonomike dhe te modernizimit te sistemit te arsimit.
Angazhimi yne dhe i punedhenesit ne procesin e partneritetit social nuk eshte nje deshire subjektive, e rastit, as e drejtuesve te sindikatave dhe as e titullareve te MASH. Marredheniet tona dypaleshe jane ndertuar mbi konceptet e partneritetit social ne nje shoqeri demokratike dhe mbi bazen e kuadrit ligjor perkates te shtetit tone. Midis ketyre koncepteve apo standardeve europiane e legjislacionit shqiptar ka nje lidhje te ngushte. Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise (miratuar me Ligjin nr. 7961 date 12.7.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8085 date 13.3.1996 dhe me Ligjin nr. 9125 date 29.7.2003) eshte mbeshtetur dhe pasqyron, ne pergjithesi mire,  standardet bashkekohore te marredhenieve te punes e per rrjedhim edhe te partneritetit social, standarde qe jane perfshire ne Konventat themelore te Organizates Nderkombetare te Punes, ILO, te cilat jane ratifikuar nga vendi yne. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Konventat Nderkombetare te cfardo natyre qofshin, pra edhe ato te punes, te ratifikuara nga shteti yne, kane fuqine e ligjit, pra jane te detyrueshme per zbatim. Ne Nenin 122, Pika 1 te Kushtetutes thuhet shprehimisht: “ Cdo marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise”. Eshte kjo arsyeja qe legjislacioni yne,  kur klasifikon perparesine e normave te se drejtes ne fushen e marredhenieve te punes, Konventat nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise i rendit menjehere mbas Kushtetutes, (Neni 11 i Kodit te Punes).
Ne kete renditje te normave te se drejtes dhe perparesise se tyre, gjithenje sipas nenit 11 te Kodit te Punes, Kontrata Kolektive e Punes, vjen menjehere mbas Kodit te Punes dhe akteve te tij nenligjore. Pra eshte nje nga burimet e se drejtes. Eshte e vertete se ligji, lidhur me hierarkine e normave te se drejtes, disponon se “ Cdo dispozite qe shkel nje dispozite te nje shkalle me te larte, eshte e pavlefshme. Por ligji disponon gjithashtu se… “ jane te vlefshme, vetem ato dispozita qe permiresojne poziten e punemarresit”, (pika 3 e nenit 11 te KP). Kjo do te thote se arritjet qe sindikatat kane siguruar me Kontrate Kolektive ne favor te sindikalisteve dhe punemarresve qe ato perfaqesojne nuk mund te anullohen me asnje ligj apo akt nenligjor.
Baza e dialogut dhe partneritetit social ne sektorin e arsimit kane qene dhe jane Kontratat Kolektive te Punes, te cilat, nga njera tek tjetra kane ardhur duke u permiresuar. Ne dispozitat e ketyre kontratave kane gjetur dhe gjejne  shprehje me konkrete dhe me te sakte nga ana ligjore kerkesat e sindikalisteve dhe punemarresve dhe angazhimi i partnereve per nje arsim cilesor dhe shanse te barabarta per te gjithe.
Ne Kontraten Kolektive te Punes te dates 4 korrik 2006, qe i shtrine efektet e saj deri me 31 dhjetor 2009,  kane gjetur zgjidhje te drejte problemet me kryesore qe lidhen me punesimin, levizjet ne pune dhe kushtet e punes, kohen e punes dhe te pushimit, rritjen e pagave dhe persosjen e sistemit te shperblimeve, kualifikimin e mesuesve, lirite dhe te drejtat sindikale, etj., kuptohet ne raport me zhvillimin e reformes dhe zbatimin e Strategjise se Arsimit parauniversitar deri ne kohen kur u negocuan keto kerkesa dhe u nenshkrua kontrata.
Negocimi dhe nenshkrimi i KK te Punes, si shprehje konkrete e partneritetit social, perben nje etape te caktuar, shume te rendesishme, por jo te vetme te ketij partneriteti. Po kaq e rendesishme eshte periudha qe fillon me nenshkrimin e Kontrates e deri ne mbarim te saj dhe qe ka te beje me zbtimin me korrektesi nga secila pale te dispozitave dhe detyrimeve qe kane marre persiper. Tani qe kemi pothuaj 2 vjet pervoje ne kete proces zbatimi, mund te nxjerrim disa konkluzione per angazhimin e partnereve per konsolidimin dhe rritjen e efektivitetit te partneritetit social.
Se pari, disa kerkesa, sic jane vjetersia ne pune e mesuesve dhe motivimi me i mire i tyre, mosha e daljes ne pension te parakohshem etj., akoma nuk jane negocuar, ndersa ka disa dispozita te KK te nivelit te pare qe lidhen kryesisht me marredheniet e punes qe nuk po gjejne zbatim ne nivele te dyta. Per kete eshte e nevojshme qe grupet negocuese te sindikatave dhe punedhenesit ne nivel specialistesh dhe pastaj ne nivele vendimarrese te institucionalizojne nje tryeze dy ose tremujore, ku te analizohen moszbatimet, shqetsimet, problemet dhe shkeljet qe jane evidentuar ne procesin e zbatimit te KK te Punes te nivelit te pare, dispozitat qe nuk kane gjetur zbatim dhe te korrigjohen shtremberimet dhe veprimet qe vijne ne kundershtim me kete kontrate nga DAR/ZA. Ne periudhen per te cilen po flasim me shqetsuese jane:

  1. Veprimet e disa DAR/ZA  ne kundershtim te hapur me KK te Punes te nivelit te pare dhe me legjislacionin e punes lidhur me largimin masiv nga puna te mesuesve me shkolle te mesme pedagogjike, ose shkolla te tjera te mesme profesionale te profilit te mesuesise, duke mos zbatuar drejt as Udhezimin nr. 19 date 30.09.2006 te Ministrit te Arsimit dhe Shkences.
  2. Emrimet ne pune te mesuesve te rinj pa zbatuar kriteret qe permban KK e Punes, perfshire metoden e konkursit, etj.
  3. Levizjet pa kriter te mesuesve e te drejtuesve te shkollave nga nje shkolle ne tjetren, nga qyteti ne fshat dhe anasjelltas, jo vetem ne fillim, por edhe ne mes te vitit, duke demtuar procesin mesimor, duke ngjallur frike e pasiguri tek masa e mesuesve; ne nje kohe qe ne Konventa, ne legjislacionin tone dhe ne Kontraten Kolektive thuhet qarte se ndryshimi i vendit te punes behet kryesisht me kerkesen e punemarresit per t’i permiresuar atij kushtet e punes e te jeteses dhe vetem ne fillim te vitit mesimor.
  4. Nxjerrja ne pension te mesuesve te ciklit te ulet dhe te larte te shkolles 9 vjecare dhe mesuesve ne shkollat e mesme nje muaj ose edhe nje jave para se te mbaroje viti shkollor me pretekstin se ne kete date kane mbushur moshen per pension, duke demtuar rende mesimdhenien, duke shqetsuar nxenesit, sidomos ne rastin e nxjerrjes se rezultateve vjetore dhe duke  sjelle edhe nje dem buxhetit te shtetit. Kuptohet se ne keto veprime qe behen me nxitim dhe ne shkelje te rregullave te punesimit jane ne shumicen e rasteve korruptive. 

Se dyti, eshte e nevojshme qe partneret ne nivel qendror te punojne me efektivisht dhe ne vijueshmeri per rritjen e kapaciteteve negocuese dhe zbatuese ne nivel te dyte nga ana e DAR/ZA dhe Seksioneve Sindikale ne rrethe, per te menjanuar dhe eliminuar diferencat e ndjeshme qe ekzitojne midis nivelit te pare, (atij qendror), dhe nivelit te dyte. Disa hapa jane marre. Ketij qellimi i sherbeu Tryeza njeditore qe u organizua nga FSASH e SPASH me mbeshtetjen e MASH dhe MPCSSHB, ku moren pjese zv/ministrat perkates, drejtoret e DAR dhe drejtuesit e Seksioneve Sindikale ne Qarqe. Tryeza diskutoi dhe percaktoi objektiva per zbatimin e legjislacionit te punes, perfshire Kontraten Kolektive dhe forcimin e institucionalizimin e partneritetit social ne nivelin e dyte.
Se treti ,  zhvillimet e reja ne arsim, sidomos ato qe lidhen me kualifikimin e mesuesve, me angazhimin e tyre cilesor me talentet e reja, me nxenesit me probleme sociale, me ata qe braktisin shkollen ose perbejne rrezik per braktisje, etj., kane shtruar nevojen qe Kontrates Kolektive ekzistuese t’i behen plotesimet dhe permiresimet e nevojshme.
Sindikatat e Arsimit kane partner social kryesor Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Por, per natyren qe ka arsimi, kryesisht si sektor publik, per peshen qe ai ze ne buxhetin e shtetit, per rolin qe ai luan ne progresin dhe te ardhmen e shoqerise, ne momente te caktuara e te rendesishme partneri yne eshte edhe Qeveria ose segmente te saj, sic jane Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministria e Financave, etj.
Verejtje konkrete sindikatat kane per Ministrine e Financave, e cila nxjerr udhezime  per ceshtje te rendesishme, sic eshte rasti i Fondit te Vecante, qe ne sektorin e arsimit eshte  afro 1 miliarde leke, pa u konsultuar me partneret sociale, me sindikatat, pa perfilluar dispozitat e KK te Punes ne arsim qe nga viti 2001, dispozitat e te cilave perfshire motivimin e mesuesve te dalluar, shperblimin e mesuesve qe dalin ne pension, etj.,nuk mund te cveresohen me asnje akt nenligjor as akt administrativ sic eshte ne rastin konkret Udhezimi i Ministrit te Financave, qe ne vend te deri 2 pagave mujore shperblim qe sindikatat kane garantuar per anetaret e tyre kur dalin ne pension, Udhezimi, pa perfillur Kontraten Kolektive, thote se punedhenesi ne kete rast jep vetem nje page.  Te dy keto akte qe permendem, ashtu sic jane formuluar, shmangin transparencen, menjanojne sindikatat ne procesin e shperndarjes se ketyre te ardhurave dhe nxitin shperdorimin dhe korrupsionin ne administrimin e ketyre fondeve, u mohojne sindikatave te arsimit arritjet qe i kane siguruar me lufte sindikale dhe qe nuk lejojne t’u cenohen.
FSASH dhe SPASH, i perfundoi komentet e tij z. Xhafer Dobrushi, i kerkojne Keshillit Kombetar te Punes qe te ndermjetesoje per zgjidhjen me dialog, mbi bazen e Kontrates Kolektive, te shqetsimeve qe ka krijuar Vendimi i Qeverise dhe Udhezimi i Ministrit te Financave per Fondin e Vecante.                                                                      
Keshilli Kombetar i Punes vleresoi lart vizionin e sotem te sindikatave te arsimit qe shprehet ne angazhimin e tyre me objektivitet jo vetem per mbrojtjen e interesave dhe zgjidhjen e kerkesave te anetareve qe perfaqesojne, por edhe ne marrjen e pergjegjesive per reformimin dhe modernizimin e arsimit. Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, z. Koco Barka, i cili kryen funksionin e Kryetarit te KK te Punes, Ministri Drejtesise Elton Alibeaj, Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkences Halit Shamata, Zv/ Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Stavri Ristani, etj., qe diskutuan ne mbledhje, folen per aspekte konkrete te veprimtarise se sindikatave te arsimit ne mardheniet me Qeverine, Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, mardhenie qe mund dhe duhet te merren si shembull nga punedhenesit dhe punemarresit ne deget dhe profesionet e tjera per zhvillimin korrekt, real dhe frytdhenes te partneritetit social, per marrjen e pergjegjesive nga secila pale ne dialog dhe njekohesisht per nje angazhim te perbashket ne arritjen e objektivave te zhvillimit e progresit te shoqerise dhe vendit tone.
Keshilli Kombetar i Punes vendosi njezeri qe te mbeshtese kerkesat qe parashtruan ne mbledhje Sindikatat e Arsimit dhe u angazhua qe, se bashku me sindikatat, te ndermarre hapat e nevojshem institucionale per plotesimin e ketyre kerkesave.