Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Seminar treditor per punen me grate mesuese ne sindikate

Sic ishte planifikuar, Seminari me grate drejtuese lokale u organizua ne Tirane, ne datat 25, 26 dhe 27 tetor 2007.
25 pjesemarrese, nga te dyja sindikatat, FSASH dhe SPASH, pothuajse te gjitha drejtuerse lokale te komiteteve te grave te sapo krijuara,moren pjese ne kete seminar dhe punuan se bashku per tre dite me radhe, duke u perqendruar tek tema si te organizojme me mire grate mesuse ne sindikate.
Trajnueset tona, Ftabardha Keço, Elsa Peço dhe Lumturi Mataj punuan gjate dites se pare, ndersa trajnuesja holandeze Claire Oostvriesland u bashkua me to dhe drejtoi seminarin ne dy ditet ne vijim.
Te dy kryetaret e sindikatave tona, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja, moren pjese ne seminar dhe dhane kontributin  tyre, vecanerisht gjate diskutimeve mbi problemet sipas tematikave, si edhe gjate perpunimit te programit te punes per te ardhmen.
Ishet e rendesishme qe seminari u organizua pas nje pune shume serioze dhe konkrete ne seksionet respektive per organizimin e komiteteve te grave dhe per permiresimin e situates ne lidhje me terheqjen e sa me shume grave mesuese ne sindikate.
Gjate tre diteve te seminarit ra ne sy aktivizimi i shumices prej pjesemarresve, ku mund te permenden sidomos: Mirela Karriqi, (Librazhd); Klodiana Qama, (Skrapar); Marsela Gurma, (Sarande); Nazmie Berisha dhe Feride Katana, (Tropoje); Mirela Shameti dhe Ortenca Mehmeti, (Delvine); Vasilika Bega, (Lushnje); Liri Pistja, (Kurbin); Stela Bazi, (Kavaje), Hyre Rexha, (Tirana rreth) etj.
Seminari ishte shume i rendesishem per te gjitha pjesemarreset. U trajtuan ceshtje te rendesishme teorike qe kishin te benin me rolin e grave mesuese ne sindikate, poziten e tyre ligjore dhe statutore, por, ne te njejten kohe, u diskutua edhe situata aktuale, puna qe eshte bere deri tani,problemet me te cilat ndeshen grate mesuese, synimet aftashkurtera dhe ato me afat me te gjate, si te organizohen me mire strukturat,si et perfitohet nga pervoja holandeze etj.
Ekspertja holandeze Claire Oostvriesland ishte shume aktive gjate seancave plenare,por edhe gjate punes ne grupe ku u bene shume diskutime konkrete, si edhe gjate planifikimit te veprimeve konkrete, duke nxjerre edhe disa konkluzione ne lidhje me punen sindikale me grate mesuese.
Disa nga pikat kryesore te ketij plani ishin:

  1. Organizimi i seminareve te ngjajshme dhe aktiviteteve te tjera trajnuese me garte mesuese ne rrethet perkatese,nga ana e pjesemarreseve ne seminar,
  2. Organizimi i nje pune me konkrete per te rritur ne menyre te ndjeshme numrin e grave mesuese ne sindikate,
  3. Insistimi per permiresimin e legjislacionit dhe zbatimin e kontrates kolektive,ne lidhje me statusin e grave mesuese,
  4. Perpunimi i nje tematike konkrete ne lidhje me ceshtjet qe do te jene subjekt i seminareve te niveleve me te larta qe jane planifikuar te zhvillohen ne vijim me grate qe kane marre tashme trajnimin baze ne seminaret e zhvilluara gjate fazes se pare te projektit.

Duke qene prezente ne seminar, drejtueset e komiteteve te grave te FSASH e SPASH ne nivel qendror, paten kontakte te drejtperdrejta me grate drejtuese lokale dhe rane dakord per aktivitetet dhe vep[rimet konkrete qe do te ndremerren ne te ardhmen, sipas planit te veprimeve qe u miratua ne seminar.