Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Tryeze e rrumbullakte mbi pjesemarrjen e grave mesuese ne sindikate


Tryeza e Rrumbullakte mbi pjesemarrjen e grave mesuese ne sindikate, organizuar ne Tirane ne datat 28 dhe 29 mars ishte faza permbyllese e anketimit te organizuar nga dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me FNV/AOb, me synim per te njohur me mire gjendjen, per te bere nje analize te situates dhe per te percaktuar disa detyra te tjera konkrete ne procesin e realizmit te objektivave te caktuara ne kete drejtim.
Anketimi u realizua ne 65 shkolla 9 vjecare e te mesme nga 9 rrethe, duke synuar qe te perqendroheshim ne rrethe te medha e me peshe ne levizjen tone sindikale, si Tirana Qytet e Tirana Rreth, Durresi, Elbasani, Vlora, Fieri, Shkodra, Korca etj. Per kete qellim u organizuan 13 grupe, dhe u mobilizuan 65 drejtuese dhe aktiviste te te dyja sindikatave, te cilat gjate nje periudhe kohe prej me shume se dy muajesh kontaktuan, intervistuan, por edhe punuan per sqarime e angazhime te tjera me shume se 650 gra mesuese, anetare ose jo te ketyre sindikatave.
I tere ky angazhim dhe keto aktivitete u paraprine nga nje pune e gjithaneshme parapergatitore. U bene konsulta me dy kryesite dhe komitetet e grave ne nivel qendror, mbi bazen e konkluzioneve te te cilave u hartua pyetesori i anketimit, u bene trainime te drejtueseve te 13 grupeve, u be perzgjedhja dhe sqarimi i 65 anketueseve dhe nga ana e organeve drejtuese te dy sindikatave ne qender e ne rrethe, u ndoq nga afer e tere puna konkrete e tyre ne kontaktet me masen e grave ne keto shkolla.

Ne prezence te grave drejtuese lokale te ketyre rretheve, drejtueseve te 13 grupeve te punes, si edhe te drejtueseve te komiteteve te grave te disa rretheve te tjera, ne Tyeze u bene te ditura konkluzionet qe dalin nga Anketimi, te cilat ishin rezultat i nje pune te madhe perpunuese te bere nga grupi i punes ne nivel qendror, me pjesemarrjen e drejtueseve Fatbardha Keço, Bukuroshe Shabani, Lumturi Mataj, Albania Pepo, te cilat punuan me perkushtim, jo vetem gjate anketimit, por edhe gjate periudhes se perpunimit te te dhenave qe rezultuan nga anketimi.

Kater ishin ceshtjet me te rendesishme qe u trajtuan ne keto Konkluzione:

  1. Pozita e grave ne sindikata dhe ne organet drejtuese te tyre dhe roli i komiteteve te grave dhe vete sindikatave per te permiresuar gjendjen aktuale,
  2. Mendimet e grave mesuese dhe atyre drejtuese lokale ne lidhje me ceshtjet qe kane te bejne me mardheniet e punes te grave mesuese,
  3. Mendimet e grave mesuese dhe atyre drejtuese lokale ne lidhje me problemet sociale dhe ato te organizimit te kohes se lira nga ana e sindikatave,
  4. Çfare presin grate mesuese nga sindikatat dhe komitetet e grave dhe disa vleresime per anketimin dhe perdorimin e konkluzioneve ne punen e tyre ne te ardhmen.

Pjesemarrja aktive e ekspertes se AOb mbi problemet e rolit te sindikatave per punen me grate mesuese, Zonjes Claire Oostvriesland, pati nje ndikim te drejtperdrejte per nje pune efektive gjate dy diteve te Tryezes, duke perdorur gjeresisht metoden e punes ne grupe, duke diskutuar ne lidhje me konkluzionet per secilen prej ketyre problemeve dhe duke percaktuar prioritetet, duke patur parasysh edhe pervojen e AOb.

Te dy kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja, moren pjese ne pjesen me te madhe te seancave, duke dhene nje kontribut te drejtperdrejte ne konkretizimin e problemeve qe kane dale nga konkluzionet e anketimit.
Angazhimi aktiv i shumices se grave pjesemarrese ne punen ne grupe dhe ne raportime, si Rajmonda Leka, Mirela Karriqi, Luiza Gjoka, Adelina Shperdheja, Besije Mehmetaj, Elsa Peco, Flora Çarcani, etj, e beri shume efektive kete Tryeze, gje qe premton per permiresime te ndjeshme ne punen me grate ne seksionet respektive te ketyre rretheve.

Programi i punes i diskutuar ne Tryeze, do te perpunohet me tej nga grupi i punes ne nivel qendror dhe do te ndiqet per zbatim nga Kryesite dhe komitetet e grave te te dy sindikatave, duke perfshire, gjithashtu, edhe seksionet e rretheve te tjera, perfaqesuest e te cilave nuk paten mundesi te merrnin pjese ne kete Tryeze.

Anketimi u konsiderua si nje eksperience e re per grate mesuese, por ne te njejten kohe, ai krijoi edhe nje opinion te mire tek te gjithe mesueset ne shkolle, duke treguar qartazi se sindikatat, jo vetem po mbrojne interesat social ekonomike te anetareve te tyre punonjes te ketij sektori te rendesishem, por ne te njejten kohe, ato, ne bashkepunim edhe me instancat e tjera te arsimit, po luajne nje rol te rendesishem ne reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor ne vendin tone.

DISA KONKLUZIONE NGA ANKETIMI MBI PUNEN E FSASH E SPASH
ME GRATE MESUESE NE SINDIKATE

Puna me grate mesuese, rritja e pjesemarrjes se tyre ne sindikate, permiresimi i pozites se tyre ne arsim dhe trajtimi e zgjidhja e problemeve specifike qe ato kane ne mardheniet e punes, ne jeten shoqerore dhe ne kohen e lire, eshte nje nga drejtimet e rendesishme te veprimtarise se FSASH e SPASH, sidomos ne kuadrin e Projektit qe ato jane duke zbatuar me mbeshtetjen e sindikatave holandeze, FNV dhe AOb.

Kjo percaktohet edhe nga fakti qe:
1. Grate zene nje vend te rendesishem ne sistemin arsimor, ne nivel kombetar ne vendin tone:
- Ne arsimin parashkollor, 96 perqind e punonjeseve jane gra,
- Ne arsimin parauniversitar grate zene rreth 67 perqind te numrit te punonjesve, (nga 37 340  mesues ne kete nivel, 25 340 jane gra),
- Ne arsimin e mesem, grate perbejne 57 perqind te mesuesve,
- Ne zonat urbane grate zene 71 perqind te mesuesve, ndersa ne zonat rurale ato zene 59 perqind te mesuesve,
2. Grate perbejne nje force te rendesishme edhe per jeten dhe veprimtarine e sindikatave te arsimit:
- Rreth 48 perqind e anetareve te te dy sindikatave tona jane gra, prej te cilave rreth 40 perqind paguajne kuoten e anetaresise,
Por kjo perfaqesueshmeri ne anetaresi nuk i pergjigjet perfaqsueshmerise ne organet drejtuese:
- Ne nivel qendror grate perbejne vetem rreth 18 perqind te anetareve te ketyre organeve,
- Ne nivel seksioni ne rrethe ato perbejne 23 perqind te anetareve,
- Ndersa ne organet drejtuese ne nivel sindikate ne shkolla grate perbejne rreth 32 perqind te anetareve.
Te dyja sindikatat jane duke punuar me objektiva te qarta per:
- Konsolidimin e strukturave te grave, (Komiteteve te Grave) ne rrethet ekzistuese dhe ngritjen e ketyre strukturave edhe ne rrethet e tjera deri ne fund te Projektit,
- Rritjen e perqindjes se grave ne sindikate, te pakten deri ne 52 perqind,
- Rritjen e perqindjes se grave ne organet drejtuese te sindikatave ne jo me pak se 30 perqind,
- Rritjen e rolit te grave mesuese ne mardheniet me nxenesit me probleme qe rrezikojne te braktisin shkollen, te fillojne pune ose te trafikohen, me qellim qe te realizohen objektivat e caktuara per eliminimin e punes se femijeve.

Per te njohur me mire gjendjen, per te bere nje analize te situates dhe per te percaktuar disa detyra te tjera konkrete ne procesin e realizmit te ketyre objektivave, te dyja sindikatat e arsimit ndermoren Anketimin mbi konkluzionet e te cilit do te diskutohet edhe ne kete Tryeze.

 

  1. DISA TE DHENA E KONKLUZIONE MBI POZITEN E GRAVE

NE SINDIKATA E NE ORGANET DREJTUESE TE TYRE SI DHE ADMINISTRATEN E SHKOLLAVE

Po t’u referohemi tabelave perkatese ne lidhje me kete ceshtje, dalin keto te dhena e konkluzione:

- Ne keto 65 shkolla, ku eshte kryer Anketimi, punojne 2 463 mesues, prej te cileve 1965 jane gra. Pra grate perbejne rreth 80 perqind te numrit te pergjithshem te mesuesve ne keto shkolla, gje qe flet qartazi per rendesine e madhe qe ka angazhimi i te dyja sindikatave per t’u marre me problemet specifike qe ato kane ne shkolle e jasht saj.
- Rreth 35 perqind e ketyre grave mesuese ose 688 prej tyre, jane te moshave te reja, deri ne 34-35 vjec, gje qe krijon premisa per nje rinovim te metejshem edhe te punes e veprimtarise sindikale ne keto shkolla.
-  Edhe persa i perket anetarsimit ne sindikate treguesit jane domethenes. Nga 1965 mesuese te punesuara ne keto shkolla, 1373, ose rreth 70 perqind e tyre, jane anetare te njeres nga sindikatat tona te arsimit, gje qe tregon se eshte bere nje pune e mire nga ana e tyre per te shtuar numrin e grave sindikaliste. Por nje angazhim me i mire i yni per te trajtuar probleme te ndryshme dhe duke shtruar alternativa per zgjidhje, me siguri qe do te ndikonte qe te terhiqnim edhe me shume gra mesuese ne sindikate.

Per rezervat e medha qe kemi ne kete drejtim flasin edhe ndryshimet e medha qe kemi nga nje shkolle ne tjetren dhe nga nje rreth ne tjetrin. Shembulli me i mire ndermjet rretheve dhe shkollave te anketuara eshte Kucova, ku te gjitha grate mesuese te shkollave ku eshte bere anketimi, 91 gra, jane anetare te njeres nga sindikatat tona. Tregues te kenaqshem rezulton te kene edhe Korca ku 145 nga 153 gra mesuese,ose 95 perqind e tyre jane te anetaresuara ne sindikate, Tirana Qytet, ku 435 nga 598 gra mesuese ose 73 perqind e tyre jane anetare te  anetaresuar ne sindikate, Elbasani, qe ka po te njejtin nivel, ku 195 nga 267 gra mesuese jane anetare te njeres nga sindikatat tona.
Me shume pritet nga komitet e grave dhe seksionet sindikale te rretheve Tirana Rreth, Durresi, Fieri etj, ku ky tregues varion nga 45 deri ne 55 perqind.

Mjaft pozitiv eshte fakti qe eshte shtuar numri i anetareve nga radhet grave te reja, por duhet punuar akoma me shume, duke filluar qe nga  deget e mesuesise ne universitete, ku mund te perdoren forma te ndryshme kontakti dhe angazhimi, sidomos per ceshtje qe lidhen me tregun e punes dhe procedurat e punesimit, per te cilat jane shume te interesuar studentet, te cilet jane anetaret tane te ardhshem.

- Probleme dalin nga analiza e treguesve qe kane te bejne me perfaqesimin e grave ne organet drejtuese te sindikatave. Nga rreth 455 anetare te keshillave sindikale te shkollave ku eshte bere Anketimi, vetem 158, ose rreth 34 perqind, rezulton te jene gra, nderkohe qe ne anetaresi grate zene me shume se 48 perqind te numrit te pergjithshem. Akoma me i ulet eshte ky perfaqesim ne seksionet sindikale te rretheve, ku figurojne te jene vetem 15 gra.

- Megjithe potencialin e madh intelektual dhe angazhimin e perkushtimin qe kane, grate zene akoma nje perqindje te ulet edhe ne organet drejtuese te administratave te shkollave, sidomos ne postet titullare, ku del qe ne keto 65 shkolla te jene vetem 22 drejtoresha dhe 56
Zv/drejtoresha, nga te pakten 130 qe mund te jete numri i pergjithshem  ne keto poste.

Per te permiresuar gjendjen ne keto drejtime sindikatave u dalin detyra te rendesishme, sidomos per te permiresuar kuadrin ligjor per shanse te barabarta ne sektorin e arsimit, por ne te njejten kohe edhe vete grate mesuese mund e duhet te angazhohen e insistojne me shume per te permiresuar poziten e tyre ne organet drejtuese te sindikatave, por edhe ne administratat e shkollave e me gjere ne jeten shoqerore.

Qofte edhe me nje analize jo shume te thelluar te ketyre treguesve, dalin qarte disa nga drejtimet kryesore ku duhet te perqendrohet vemendja jone ne lidhje me kete ceshtje ne te ardhmen:
- Te perpunohen strategji me te mira per te permiresuar imazhin e sindikatave te arsimit dhe per te shtuar numrin e anetareve te tyre nga radhet e grave,
- Te behen sa me shume aktivitete sensibilizuese per perfitimet dhe sherbimet qe ofron anetaresia ne sindikata, me qellim qe te gjitha grate te anetaresohen ne to,
- Te hartohen plane konkrete nga drejtueset e keshillave sindikale dhe komiteteve te grave, per t’iu pergjigjur kerkesave dhe intersave te grave,
- Te sigurohet mbeshtetje sa me e gjere brenda dhe jashte kolektivave te shkollave, nepermjet formave te larmishme dhe terheqese per grate mesuese.

 

II. DISA TE DHENA E KONKLUZIONE MBI MENDIMET E GRAVE
DREJTUESE SINDIKALE DHE GRAVE MESUESE NE LIDHJE ME PROBLEMET QE KANE TE BEJNE ME MARDHENIET E PUNES DHE QENDRIMIN E KOMITETEVE TE GRAVE DHE SINDIKATAVE NDAJ TYRE

 

Mardheniet e punes, jane elementi me i rendesishem ne jeten dhe veprimtarine e grave mesuese ne veprimtarine e tyre jetesore. Ato lidhen, jo vetem me jeten personale e familjare, por edhe me zhvillimin e sistemit to arsimor dhe te ardhmen e vendit.
Eshte per kete aresye qe keto mardhenie kane zene pothuajse vendin kryesor edhe ne Anketimin per te cilin ne do te diskutojme ne kete Tryeze.

Per kete ceshtje eshte synuar qe te merren vecas opinionet e grave drejtuese lokale dhe grave mesuese, anetare ose jo te sindikatave.
119 gra drejtuese sindikaliste dhe 440 gra mesuese, anetare ose jo te sindikatave te anketuara kane raportuar se ne sindikatat perkatese jane ngritur probleme te mardhenieve te punes nga ana e grave mesuese.
Kater jane grupet e problemeve qe jane ngritur ne lidhje me kete ceshtje:
1- Permiresimi i kushteve te punes, perfshire gjendjen e klasave dhe bazes materiale ne kabinetet e shkollave, sigurimin e ngrohjes per periudhen e dimrit, permiresimin e masave per transportin e mesuesve e te nxenesve, krijimin e ambienteve te posacme per grate mesuese, sjelljen ne normalitet te numrit te nxenesve ne klasa, qe vazhdon te jete shume i larte, rishikimin e normes mesimore, e cila konsiderohet e larte, ceshtje keto qe jane ngritur nga shumica e grave te anketuara, sidomos ne shkollat e Tiranes, Durresit, Korces, Elbasanit,
2- Problemet e rritjes se pagave dhe motivimi me i mire i mesuesve per punen qe bejne, vleresimi me i mire i performances se cdo mesuesi, te cilat, gjithashtu, jane ngritur nga shume gra mesuese, sidomos ne shkollat e rretheve Tirane, Shkoder, Kucove,
3- Sigurimi per vendin e punes dhe shmangia e largimeve nga puna ose transferimeve per aresye politike ose aresye te tjera qe nuk lidhen me kritere ligjore ose profesionale, ceshtje keto te ngritura sidomos ne disa shkolla te anketuara ne rrethin e Fierit,
4- Ulja e  moshes se daljes ne pension per mesuesit, e cila konsiderohet e larte dhe thuajse e pamundur per t’u perballuar, sipas kerkesave te larta dhe nevojave ne rritje per arsim cilesor per te gjithe, ngritur nga shumica e shkollave te anketuara.

Eshte e rendesishme te analizohet se cili eshte mendimi i grave te anketuara ne lidhje me reagimin e sindikatave ndaj ketyre problemeve qe jane ngritur.
Vetem ne 47 raste kane reaguar sindikatat nga 119 te tilla qe jane ngritur nga ana e grave drejtuese, nderkohe qe sindikatat kane reaguar ne 200 raste nga 439 raste qe jane ngritur probleme te tilla nga ana e grave mesuese, kryesisht anetare ne sindikate.
Pra eshte e qarte nga te gjithe se ne kete drejtim duhet te punohet me mire nga te gjitha organet drejtuese te sindikatave, si edhe nga ana e komiteteve te grave per t’iu referuar me drejtperdrejte problemeve te mardhenieve te punes. Duhet te kemi parasysh gjithashtu, se ne i jemi referuar vetem reagimit, nderkohe qe treguesi me i drejtperdrejte eshte ndikimi per zgjidhjen e ketyre problemeve, gje qe per te cilen mund te flasim e te thellohemi me tej ne diskutime gjate zhvillmit te punimeve te kesaj Tryeze.
Duke u mbeshtetur ne pergjigjet e anketimit vihet re se ne rrethet Tirane, Fier e Shkoder sindikata ka reaguar me mire per zgjidhjen e problemeve qe kane hasur grate mesuese, nderkohe qe me shume kerkohet te behet ne shkollat e rretheve te tjera.

 

III/ DISA TE DHENA E KONKLUZIONE MBI MENDIMET E GRAVE DREJTUESE
SINDIKALE DHE GRAVE MESUESE NE LIDHJE ME PROBLEMET SOCIALE E TE KOHES SE LIRE TE GRAVE MESUESE DHE PUNEN E QENDRIMIN E KOMITETEVE TE GRAVE E SINDIKATAVE NDAJ TYRE

 

Problemet sociale dhe ato te kohes se lire zene nje vend te rendesishem ne jeten dhe veprimtarine e perditeshme te grave ne shkolle e jashte saj, prandaj ato kane terhequr nje vemendje te vecante ne Anketim.
Disa nga problemet sociale me te rendesishme qe jane ngritur nga grate pjesemarrese ne anketim, ne lidhje me kete ceshtje jane:

  1. Niveli i pakenaqshem i jeteses, per shkak te te ardhurave te pamjaftueshme, rritjes se cmimeve e inflacionit dhe shtrenjtimit te kostos se jeteses,
  2. Problemet dhe veshtiresite qe krijohen per shkak te mungeses se energjise elektrike dhe ujit, gje qe e ngarkon se tepermi jeten familjare dhe shoqerore te grave,
  3. Puna e femijeve, ne disa raste edhe ngujimi i tyre per shkak te gjakmarrjes, sidomos ne zonen veriore dhe mundesite e kufizuara per nje arsimim cilesor per te gjithe,
  4. Cmimet e larta te librave artistike dhe mundesite e kufizuara per te pasur nje minimum te domosdoshem te tyre ne bibliotekat familjare,
  5. Problemet qe dalin ne lidhje me mardheniet shoqerore ne shkolle, mardheniet ne familje, perdorimi i dhunes ne disa raste, keqtrajtimi i femijeve etj.

Te dhenat tregojne se grate mesuese kane shume probleme sociale dhe i kane ngritur ato me shqetesim, por reagimi i sindikatave nuk ka qene ne nivelin e duhur. Per kete, shume mesuese gra pergjigjen ne pyetesor se kerkojne qe keshillat sindikale e komitetet e grave te mireorganizohen dhe te kene qellime te qarta ne misionin e vet, te kene objektiva konkrete dhe te organizojne pune efektive, ne menyre qe te zgjidhin probleme ne kohe dhe te krijojne mundesi edhe per te shtuar me tej anetaresine me gra sindikaliste.

Ne shume prej pergjigjeve te anketimit vihet ne dukje se ne lidhje me problemet e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve sindikatat kane bere nje pune shume te mire, duke arritur rezultate konkrete, sidomos ne kthimin e shume femijeve ne shkolle dhe duke shenuar permiresime te dukshme ne rezultatet ne mesime. Ishin grate mesuese ato qe moren ne kujdestari e punuan me keta nxenes duke bere nje pune konkrete bazuar tek vecorite e sejcilit prej tyre. Po keshtu, shume mesuese gra kane dhene nje ndihmese shume te madhe per perparimin ne mesime te femijeve te ngujuar, duke zhvilluar ore mesimore individuale ne ambientet e tyre shtepiake.

Eshte e rendesishme qe nga 332 gra qe kane ngritur probleme shoqerore, 260 prej tyre kane pohuar se kane besim qe sindikatat mund te zgjidhin shume nga keto probleme, por ajo qe kerkohet eshte nje angazhim me i madh, konkret e rezultativ per keto probleme, duke i konsideruar ato si ceshtje te rendesishme sindikale, gje kjo qe ka te beje edhe me terheqjen e grave ne sindikate.

Vend te rendesishem kane zene ne Anketim problemet e organizimit te kohes se lire nga ana e  grave mesuese. Kjo eshte nje ceshtje shume e ndjeshme edhe per faktin se grate, krahas problemeve te punes, kane edhe detyrime te shumta familjare, te cilat sidomos ne kontekstin shqiptar, ne jo pak raste krijojne edhe probleme ne mardheniet familjare.

Pyetjes ne Ankete se “A diskutohet ne sindikate per kohen e lire te grave?” nga 119 drejtuese sindikale te intervistuara, i jane pergjigjur pozitivisht 57 prej tyre dhe nga keto, vetem 39  pohojne reagimin e sindikatave.

Ndersa lidhur me organizimin e aktiviteteve ne kohen e lire nga ana e sindikatave, nga 119 drejtuese sindikale te intervistuara, i jane pergjigjur pozitivisht 95 prej tyre, duke permendur sidomos festat e ndryshme si 7-8 Marsi, daljet ne pension te kolegeve te tyre mesues, festat e fundvitit, per 5 tetorin, diten boterore te mesuesit, ngjarje te shenuara si ditelindje etj.
Nga Anketimi del se per aktivitete te shumta dallohen seksionet dhe komitetet e grave ne rrethet Tirane, Fier, Vlore, Korce, Durres etj.

Ne lidhje me raportin midis aktiviteteve qe lidhen me aftesimin profesional dhe argetimin gjate kohes se lire, pergjigjet e pyetjeve tregojne se rreth 20 perqind e zene aktivitetet qe lidhen me kualifikimin profesional dhe rreth 15 perqind ato te argetimit. Qe ketej del se per te dyja llojet e aktiviteteve grate mesuese duhet te gjejne forma me terheqese dhe komitetet e grave duhet te ndjekin konkrteisht punen per zgjerimin e games se ketyre aktiviteteve.

Nga anketimet del se organizimin e kohes se lire grate mesuese e shohin ne menyra te ndryshme ne shkolla dhe rrethe te ndyshme. Ne Tirane, Korce, Shkoder e Vlore mesueset gra gjejne mundesite per me shume lidhje e komunikim me komitetin e grave. Ndersa ne rrethet e vogla e ne zonat rurale mundesia eshte e paket. Ketu duhet te ndalim vemendjen e te bejme dicka ne menyre qe edhe keto gra mesuese te shijojne kohen e lire.

Nga Anketimi del se duhet ende shume pune qe Keshillat Sindikale ne bashkepunim me Komitetet e Grave ne rrethe te bejne plane aktivitetesh ku te parashikojne, vec te tjerave, edhe takime, biseda me psikologe, mjeke specialiste, etj, per te cilat grate shfaqin gjithmone interes te vecante.

IV. DISA KONKLUZIONE NE LIDHJE ME MENDIMIN
E GRAVE DREJTUESE SINDIKALE DHE GRAVE MESUESE
PER KOMITETIN E GRAVE DHE SINDIKATAT

Per ndjekjen e problemeve qe lidhen me punen me grate, krahas seksioneve sindikale, FSASH dhe SPASH, duke punuar edhe ne kuadrin e Projektit me AOb/FNV, kane ngritur edhe struktura te posacme, sic jane komisionet apo komitetet e grave.
Statutet e sindikatave kane nene te vecanta ku parashikohet ngritja dhe funksionimi i ketyre strukturave, ne perberje te seksioneve sindikale. Ato kane te drejta statutore te bejne propozime zyrtare dhe te ndikojne ne marrjen e vendimeve ne seksione dhe ne organet drejtuese te seciles prej sindikatave.

Edhe nga Anketimi del se ne te nente rrethet e anketuara jane ngritur e funksionojne keto komitete dhe shume gra mesuese jane aktive ne veprimtarine e tyre.
Por nga anketimi del, gjithashtu, se keto komitete nuk njihen sa duhet nga grate sindikaliste. Rreth 485 gra, nga 650 te intervistuara, jane shprehur se kane dijeni per ekzistencen, funksionimin dhe rolin e ketyre strukturave, nderkohe qe rreth 405 prej grave qe kane dijeni per to, pohojne qe te kene mendim pozitiv per punen, veprimtarine dhe rolin e ketyre komiteteve.
Pak a shume ne keto nivele eshte edhe mendimi i drejtueseve sindikaliste te anketuara.
Nga 105 prej atyre qe jane shprehur per kete problem, 22 i kane vleresuar shume mire, 46 i kane vleresuar mire dhe 37 jane shprehur se ato nuk funksionojne sic duhet.
Nga te dhenat e mesiperme nxjerrim konkluzionin se komitetet e grave akoma nuk po e luajne rolin e tyre si udheheqese e drejtuese te grave mesuese. Rrjedhimisht, del si detyre e rendesishme permiresimi i metejshem i punes per fuqizimin e ketyre organeve, per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve qe dalin nga mesueset sindikaliste.
Nje pjese e madhe e grave te intervistuara kane vleresuar punen e vecante qe kane bere sindikatat tona me grate mesuese, sidomos per trainimin dhe kualifikimin e nje pjese te mire te tyre, duke organizuar disa seminare ne rang kombetar, tematika specifike e te cilave ka qene puna me grate mesuese, si edhe ngritja dhe fuqizimi i komitetit te grave, gje qe ka ndikuar pozitivisht ne konsolidimin e ketyre komiteteve ne disa rrethe, si Tirana, Vlora, Kucova, Elbasani, etj. Ne Anketim vleresohet ndihmesa e vecante qe kane dhene ne kete drejtim edhe specialistet holandeze Claire Oostvriesland dhe Truy Kerperien, sidomos me keshillat e tyre shume praktike per domosdoshmerine e angazhimit te vete grave ne komitete per realizmin e synimeve te tyre me kembengulje.

 

V. ÇFARE PRESIN GRATE MESUESE
NGA SINDIKATAT DHE KOMITETET E GRAVE

Duke iu pergjigjur pyetjes se cfare presin nga komitetet e grave dhe sindikatat, grate mesuese te anketuara kane shprehur mendime konkrete dhe interesante,disa prej te cilave jane:

  1. Te kete plane konkrete per veprimtarite e komiteteve te grave dhe te seksioneve sindikale me grate mesuese. Per hartimin e kalendarit vjetor te ketyre aktiviteteve, te merren mendime nga grate mesuese te keshillave sindikale. Keshtu zeri i grave do jete me i fuqishem.
  2. Te afishohen dhe te behen te njohura objektivat qe synohen te arrihen dhe te ndiqet ne proces puna per realizimin e tyre, sidomos nga komitetet e grave,
  3. Te vazhdojne te behen me shume trajnime, jo vetem me trajnueset, por edhe me drejtueset ne nivel qarku e rrethi, me qellim qe te rritet numri i grave te afta per te perballuar detyrat e sindikatave,
  4. Te behen takime dhe aktivitete te tjera, me pjesemarrjen e anetareve  te komiteteve te grave te rretheve qe jane prane njeri-tjetrit,
  5. Te behen me shume trainime per ngritjen profesionale per t’iu pergjigjur kerkesave dhe stadit aktual te zhvillimit te arsimit dhe te punohet per rritjen e rolit te grave sindikaliste ne menaxhimin dhe drejtimin e arsimit,
  6. Te insistojme per miratimin e Statusit te Mesuesit, ku nje vend te vecante te zene problemet specifike te grave mesuese,
  7. Te japim me shume mendime dhe te bejme propozime konkrete per permiresimin e legjislacionit ne lidhje me statusin e grave ne pergjithesi dhe te grave mesuese ne vecanti,
  8. Te shperndahet sa me shume Revista “Tribuna Sindikale” neper shkolla, sepse ka materiale me vlere edhe per punen me grate mesuese,
  9. Te pergatiten e shperndahen materiale propaganduese, fletepalosje, postera ku te behen te ditura aktivitetet e organizuara nga komitetet e grave ne rrethe.

VI. DISA VLERESIME PER ANKETIMIN DHE PERDORIMIN E KONKLUZIONEVE PER PUNEN E KOMITETEVE
TE GRAVE DHE SINDIKATAVE NE TE ARDHMEN

Ky anketim shenoi nje hap te rendesishem perpara ne punen e dy sindikatave tona te arsimit. Ne kemi tani nje tablo reale te gjendjes per keto rrethe, por ne mund te nxjerrim konkluzione edhe per rrethet e tjera.
Duke marre takime e duke bere konsulta me nje numer kaq te madh grash, drejtuese te sindikatave tona ne shkolla e seksione, si edhe me shume gra mesuese, anetare ose jo te sindikatave, ne jo vetem njohem gjendjen dhe terhoqem mendime per punen e komiteteve dhe te sindkatave me grate mesuese, por, ne te njejten kohe, ne beme nje propagande te madhe tek anetaret e sindikates dhe me gjere tek grate mesuese per angazhimin e sindikatave per trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve te grave mesuese.

Konkluzionet dhe mesimet qe dalin nga ky Anketim jane te shumta e te larmishme. Ne kete Tryeze ne menduam te ndaleshim vetem ne disa prej tyre, por te dhenat qe kane dale, propozimet dhe sugjerimet qe jane bere,  konkluzionet qe do te nxjerrim edhe nga kjo Tryeze do te jene, pa dyshim, objekt i nje pune ne vazhdimesi nga ana e te dyja sindikatave tona ne te ardhmen, duke u perqendruar ne kohen e duhur ne ceshtje te vecanta, sipas objektivave qe kemi dhe kerkesave qe do te vazhdojne te na shtrohen edhe ne te ardhmen.