Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

SPASH FESTON  20-VJETORIN E KRIJIMIT TE SAJ

 

 

Me 11 mars 2011, ne ambientet e Qendres Kulturore te Ushtrise, Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperise,SPASH, festoi 20-Vjetorin e krijimit te saj. Ne kete ceremoni te bukur festive moren pjese ish sindikaliste themelues e drejtues te  SPASH ne vite, sindikaliste e drejtues te sotem te SPASH, Zevendes Ministri  i Arsimit dhe Shkences Z.Halit Shamata, Presidenti i BSPSH Z.Gezim Kalaja, Presidenti i SBASHK  Kosove, Z.Ali Shabani, Kryetari i FSASH Z.Xhafer Dobrushi, drejtore te drejtorive te MASH dhe MPÇSSHB, drejtore te DAR dhe ZA te Rretheve, drejtues te Shkolles Austriake Shkoder, si dhe drejtues te sindikatave te disa profesioneve e te aparatit te BSPSH.


Zj.Bukuroshe Shabani, Zv.Presidente e SPASH, pershendeti te pranishmit dhe u uroi atyre mireseardhjen ne kete feste te 20-Vjetorit te SPASH.
Ne materialin e mbajtur ne emer te kryesise se SPASH nga Z. Nevrus Kaptelli theksohej:
Plot 20 vjet me pare, me 11 mars 1991,  Ministri i Drejtesise i asaj Kohe, Z.Dashamir Kore, firmosi  krijimin e Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, te pares sindikate te vertete dhe demokratike ne Shqiperi. Brenda grupimit  nismetar te BSPSH, krahas minatoreve, kishte edhe mesues perfaqesues te arsimit. Me 28 mars u mblodh aktivi i pare i sindikates se arsimit, me pjesemarrjen e perfaqesuesve nismetare  nga 16 rrethe te vendit: Nga Tirana,  Imir Kambo, Bujar Cani, Agim Lame, Fitor Muça, Hysen Daja etj; nga Shkodra, Besnik Bekteshi, Qazim Lika e Xhelal Fejza; nga Durresi, Vasillaq Goga, Lluka Prifti e Bahri Dollaku; nga Elbasani, Ingrid Zaimi e Ismail Jolldashi; nga Berati, Sali Dardha; nga Kavaja, Bashkim Deliallisi; nga Peshkopia,  Taxhedin Shehu; nga Fieri, Llazar Lengu dhe Enver Skendaj; nga Gjirokastra, Ermir Asllani; nga Korça, Vladimir Bardhoshi; nga Peqini, Ali Kurti; nga Vlora, Ymer Yzeiri; nga Saranda, Apostol Nika; nga Pogradeci, Sami Radiçi; nga Tropoja, Halil Gjongecaj; nga Lushnja, Alfred Dhamo dhe nga Gramshi, Eqerem Dyrmyshi; te cilet krijuan Sindikaten e Pavarur te Arsimit te Shqiperise, (SPASH),kryetar i se ciles u zgjodh Z.Imir Kambo dhe nenkryetare Qazim Lika nga Shkodra dhe Vasillaq Goga nga Durresi.


Keta sindikaliste te perkushtuar e shume te tjere, qe punuan ne ato fillime te veshtira per ngritjen, organizimin dhe funksionimin e SPASH -it ne te gjithe Shqiperine, me ndihmen e pakursyer edhe te sindikatave te Arsimit te Amerikes, AFT, bene te mundur qe me
12-14 mars 1994, SPASH-i te zhvillonte Kongresin e Pare me delegate nga 24 rrethe te vendit qe perfaqesonin 32 mije mesues anetare te SPASH. Kongresi zgjodhi Kryetar Z.Bajram Kruja dhe sekretar Z.Ismail Jolldashi nga Elbasani.
Pas Kongresit te dyte, SPASH vendosi te jete pjese e reformave te ndryshme ne te gjithe sistemin arsimor te vendit dhe te shtonte sherbimet ndaj anetaresise.
Nje kontribut te çmuar ne kete drejtim dha projekti i perbashket i AOb, (Sindikata e Arsimit e Holandes), i cili u realizua  ne  bashkepunim me FSASH.
SPASH ka maredhenie shume te mira bashkepunimi me SBASHK, (Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkences e Kosoves).
Gjithashtu ne vleresojme bashkepunumin dhe ndihmen e pakursyer qe kane dhene ne funksionimin dhe konsolidimin e SPASH, BSPSH-ja dhe veçanerisht Presidenti i saj Z.Gezim Kalaja, e konkretizuar kjo edhe me nenshkrimin e Paktit te Mirekuptimit Social  me Keshillin e Ministrave, me date 15 shkurt 2011.
Nuk mund te leme pa permendur kontributin e veçante qe dhane ne vitet e mepasme, ne periudha te ndryshme, drejtuesit sindikaliste Enver Ballhysa e  Reihan Shkreta  ne Tirane, Agim Çarçani ne Durres, Pashko Sheldia, Loro Mandi, Nirvana Leka e Rajmonda Leka ne Shkoder, Mehmet Dervishalia ne Vlore, Kastriot Kodheli e Ndue Gaspri ne Lezhe, Qazime Dardha ne Kuçove, Bejdo Çela ne Sarande, Fuat Omeri ne Delvine, Nush Smakaj ne Malesi te Madhe etj.
Me pas pershendeten te ftuarit pjesemarres ne kete feste.


Ne emer te Ministrit te Arsimit dhe te Shkences, pershendeti Zv.Ministri, Z.Halit Shamata, i cili vleresoi kontributin e dhene nga SPASH ne gjithe procesin e zhvillimeve demokratike ne Shqiperi, ne reformat ne arsim gjate ketyre 20 viteve. Ai vleresoi veçanerisht rolin dhe kontributin e SPASH ne mbrojtjen e interesave te te gjithe te punesuareve ne arsim, si edhe kontributin e SPASH e te Presidentit te saj, Z.Bajram Kruja, per forcimin e mardhenieve te bashkepunimit e pertneritetit midis MASH e SPASH, e konkretizuar kjo me nenshkrimin e marreveshjeve dhe Kontratave Kolektive te njepasnjeshme qe nga viti 1994.


Ne fjalen e tij pershendetese, Presidenti i BSPSH, Z.Gëzim Kalaja, vleresoi punen dhe arritjet e SPASH ne keto 20 vjete, duke u bere nje nga  federatat kryesore te BSPSH, jo vetem persa i perkete  anetaresise, por edhe per cilesine e sherbimeve ndaj anetareve.
Ish presidenti i pare i SPASH, Z.Imir Kambo, solli ne kujtesen e pjesemaresve ditet e para te formimit te kesaj sindikate, rolin dhe aktivitetin e nismetareve dhe faktorizimin e kesaj organizate te rendesishme ne jeten politike e sociale te vendit, ne fillimet e demokracice ne Shqiperi.


Presidenti i SBASHK Kosoves, Z. Ali Shabani, veç dhurates simbolike, nje harte e Kosoves, punuar me gure te tokes se saj, qe i dhuroi Presidentit te SPASH, Z.Bajram Kruja, u ndal ne bashkepunimin e ndersjellte midis dy sindikatave dhe vleresoi ndihmen e dhene nga SPASH ne njohjen e SBASHK nga organizmat sindikale nderkombetare.
Kryetari i FSASH, Z.Xhafer Dobrushi, ne fjalen e tij pershendetese theksoi se  baza e  rritjes se forces mbrojtese te sindikates se arsimit, padyshim, qe ka qene bashkepunimi i sinqerte  prej disa vitesh i te dyja sindikatave te Arsimit SPASH dhe FSASH, e konkretizuar kjo me veprimtari te ndryshme, aksione sindikaliste te perbashketa dhe botimin e Revistes se perbashket ”Tribuna Sindikale”.


Gjate ceremonise, Presidenti i SPASH-it, Z.Bajram Kruja, per kontributin e dhene ne levizjen sindikaliste ne arsim, iu dha  nismetareve e drejtuesve te sindikates ne qender e ne rrethe Certifikata Mirenjohje.

 

MBLIDHET  KOMITETI  EKZEKUTIV DHE KESHILLI KOMBETAR I SPASH

Keto dite u mblodh Komiteti Ekzekutiv dhe Keshilli Kombetar i SPASH.
Ne fjalen e tij Presidenti i SPASH, Z. Bajram Kruja, kerkoi  nga Keshilli Kombetar qe e gjithe puna dhe veprimtaria e seksioneve sindikale ne rrethe per 6-mujorin e dyte te vitit 2011 e ne vazhdim te organizohet e orientohet duke u bazuar ne PAKTIN E MIREKUPTIMIT SOCIAL, TE NENSHKRUAR ne daten 15 shkurt 2011, MIDIS KESHILLIT TE MINISTRAVE, ORGANIZATAVE TE PUNEMARRESVE DHE ORGANIZATAVE TE  PUNEDHENESVE, ANETARE TE KESHILLIT KOMBETAR TE PUNES, me synim rritjen e partneritetit me strukturat drejtuese vendore e lokale deri ne nivel  shkolle.
Gjithashtu , me qellim shtrirjen deri ne nivel shkolle te te gjithe aktivitetit dhe veprimtarise se strukturave drejtuese te SPASH per mbrojtjen e anetaresise nepermjet Kontrates Kolektive dhe takimeve te zhvilluara me strukturat shteterore, veprimtarine e perbashket me BSPSH,si dhe  per te bere me te kontrollueshme  veprimtarine  mujore te  keshillave sindikale te retheve, u vendos qe  te premten e pare pas mbledhjes se Keshillit Kombetar te SPASH te organizohen mbledhjet e Keshillave Sindikale te SPA te rretheve  dhe nje jave me pas ato  te sindikatave ne shkolla.
Ne mbledhje u trajtuan  çeshtjet e meposhtme:

1. Z. Defrim Spahiu, Zv.President i SPASH, u ndal ne zbatimin e kontratave kolektive te nivelit te dyte, te mbeshtetura nga kontrata e nivelit te pare.

2. Roli i gruas dhe i te rinjve ne arsim dhe sindikate, ishte tema qe trajtoi Zv.Presidentja e SPASH, Zj.Bukuroshe Shabani.

3.Drejtori i Departamentit te Finances, Z. Selahedin Llukaçej, mbajti materialin e Llogarive financiare te vitit 2010, mbeshtetur ne bilancin e perfunduar nga Eksperti Kontabel i miratuar. Rreth kesaj çeshtje  u diskutua nga anetaret e Keshillit Kombetar dhe ne fund u miratua bilanci financiar i vitit 2010. Lidhur me kete çeshtje Presidenti i SPASH, Z. Bajram Kruja, theksoi se me gjendjen e mire financiare te krijuar gjate vitit 2010, per vitin e ardhshem do te shohim mundesine e hartimit te nje projekt-buxheti  me zera te detajuar qe ne fillim te vitit.
Gjithashtu presidenti i SPASH theksoi se gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2011 puna e Kryesise dhe e Keshillit Kombetar do te perqendrohet ne drejtimet qe vijojne:
Ligji per Arsimin Parauniversitar, rritja e pagave, kurrikula e mesuesve te edukimit fizik, si edhe kerkesa drejtuar Sigurimeve Shoqerore per rishikimin e moshes se pensionit.
Lidhur me nenshkrimin e kontratave kolektive te nivelit te dyte, u konstatua se deri tani kane lidhur kontratat  kolektive me DAR e ZA 33 rrethe dhe jane ne process 3 rrethet e fundit.
Ne fund te pranishmit uruan Presidentin, Z.Bajram Kruja, me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikes me medaljen “PISHTAR I DEMOKRACISE”
           
NEVRUS KAPTELLI
Drejtor i Departamentit te Mardhenieve me Publikun ne SPASH.