Aktivitete te larmishme kulturore dhe sportive, 26 mars 2010
Sic ishte planifikuar, aktivitete kulturore dhe sportive, masive dhe interesante, u zhvilluan, ne kuadrin e zbatimit te projektit pilot qe FSASH e SPASH jane duke zbatura, te mbeshtetura nga sindikata holandeze, FNV Mondiaal, ne Shkollen e Levanit, ne Fier, ne daten 26 mars 2010.
Me shume se 110 nxenes, duke perfshire te gjthe ata qe jane perfshire ne projekt, moren pjese ne 9 aktivitete kuturore e sportive; si kenge e valle, recitime, piktura, lojra popullore, futboll, volejboll, ping pong etj.
Te gjithe mesuesit e shkolles moren pjese ne keto aktivitete, nderkohe qe 10 mesuesit e angazhuar ne projekt ishin organizatoret e drejtperdrejte te tyre, ku me aktivet ishin ata te muzikes e fizkultures, te mbeshtetur nga Drejtoresha e Shkolles.
Te dy drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, moren pjese dhe pershendeten nxenesit fitues dhe mesuesit organizatore, per punen e bere, ne kuadrin e organizimit te ketyre aktiviteteve.
Aktivitetet u organizuan ne formen e garave e ndeshjeve konkuruese midis klasave te ndryshme, nga te cilat u shpallen edhe skuadrat fituese dhe nxenesit me te dalluar. Ishte me te vertete impresionuese kur te gjithe pane nxenesit e rikthyer ne shkolle, qe te ishin shume aktive dhe rezultative ne shume prej aktiviteteve te zhvilluara.
Organizimi i ketyre aktiviteteve ishte marre shume seriozisht nga te gjithe mesuesit, por sidomos nga ata te angazhuar drejtperdrejte me organizimin e tyre; si Irena Jano, Bledar Borova, Valbona Rrushi, Arqile Bitri etj. Organizimi i ketyre aktiviteteve ishte nje shembull i mire edhe per administratat e shkollave te tjera te ketij rrethi e me gjere.
|