Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 


Sindikatat e arsimit dhe shoqata të tjera ne Shqipëri së bashku në aktivitetet e GAW

Aktivitetet e GAW në Shqipëri këtë vit u organizuan më mirë dhe më masivisht krahasuar me të shkuarën.
Si në vitet e kaluara, FSASH and SPASH ishin pjesë e rëndësishme e Koalicionit Shqiptar për Punën e Fëmijëve në Shqipëri, duke organizuar këto aktivitete të përbëra nga më shumë se 16 organizata dhe institucione, duke përfshirë Qendrën Për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe institucione në Shqipëri, duke përfshirë UNICEF, Save the Children Albania, IRCCRA, Fshati i Fëmijëve SOS, Ëorld Vision Albania, MEDPAK, Albanian Children's Alliance, Children Today, Vatra, Kisha Ortodokse shqiptare, Aleanca e Gjinive etj.
Disa nga aktivitete më të rëndësishme të organizuara në kuadër të Koalicionit ishin:

1. Materiale të prodhuara dhe të shpërndara

Midis gjithë aktiviteteve të tjera të GAW në Shqipëri, ishte publikimi dhe shpërndarja e Posterit Lokal (i bazuar në Posterin Global) në 1 000 kopje, të përdorura si mjet mbrojtje gjatë javës së fushatës. Të dy sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH gjithashtu organizuan shpërndarjen e Posterave Lokalë dhe ngjitësave të dërguar nga EI, veçanërisht në aktivitete e organizuara në nivel qendror dhe në shumicën e shkollave që ishin më aktive në këto aktivitete, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Librazhd, Shkodër etj. Një artikull i gjerë u publikua në revistën “Tribuna Sindikale”, ndërkohë që gazeta të tjera shkruan për aktivitetin e organizuar në këtë kuadër.
Një letër dhe një kopje e posterit ju dërgua me postë nga CRCA-së, në emër të Koalicionit, 140 parlamentarëve shqiptarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në shkollë dhe të kontribuojnë për një edukim më të mirë të fëmijëve.



 
2. Një ndeshje futbolli ndërmjet fëmijëve dhe parlamentarëve, si një mundësi për ta për të treguar mbështetjen e tyre për fushatën, u organizua në 23 prill 2008 në Tiranë, e pati shumë publicitet, gjithashtu për shkak të fjalimeve të parlamentarëve që morrën pjesë në ndeshjen e futbollit, në lidhje me arsimimin, problemet e hasura dhe rolin e Parlamentit Shqiptar dhe Qeverisë.

3. Një mbledhje kombëtare mbi cilësinë e arsimimit për fëmijë u organizua në 23 prill nga dy sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, me pjesëmarrjen e mësuesve, përfaqësuesve të sindikatave, fëmijëve, prindërve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Drejtoritë Arsimore nga rajonet kryesore të Shqipërisë.
Më shumë se 60 lider lokal të sindikatës, nxënës dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe drejtoritë arsimore të rajoneve kryesore të Shqipërisë, si dhe nga disa shkolla të Tiranës u mblodhën në Ministrinë e Arsimit me rastin e aktiviteteve të GAË.
Zëvendës Ministri i Arsimit, Zoti Halit Shamata, përshëndeti përfaqësuesit dhe sindikatat për iniciativën dhe foli për angazhimin e të gjitha strukturave të Ministrisë dhe drejtorive arsimore lokale për të realizuar qëllimet e EFA-s në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin e FSASH dhe SPASH, veçanërisht në parandalimin e braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve dhe eliminimin e punës së fëmijëve në Shqipëri, dhe foli mbi strategjinë e Ministrisë dhe institucioneve të tjerë arsimor për të realizuar arsimim për të gjithë dhe arsimim cilësor në Shqipëri.
Në emër të të dyja sindikatave të arsimit, kryetari i FSASH, Zoti Xhafer Dobrushi, foli mbi angazhimin e sindikatave, në lidhje me arsimimin për të gjithë dhe eliminimin e punës së fëmijëve, duke përmendur edhe disa nga aktivitetet e organizuara në kuadër të implementimit të projekteve dhe GAW në Shqipëri dhe vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë dhe drejtoritë arsimore, që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në rezultatet e arritura gjatë këtyre viteve të fundit në Shqipëri.
Shumë gazetarë të kanaleve televizivë ndoqën dhe raportuan ngjarjen në emisione të ndryshme gjatë të gjithë ditës.

 

4. Fushata botërore për “Leksionin më të gjatë të botës”, u mbajt në një numër të konsiderueshëm shkollash në Shqipëri në 23 prill në orën 9.00. Pas shumë propogande nga të gjithë anëtarët e Koalicionit dhe angazhimit të Ministrisë së Arsimit, që qarkulloi një memo te të gjitha drejtoritë arsimore në nivel lokal, llogaritet që rreth 11 000 – 12 000 (sipas shifrave aktuale që kemi mbledhur) mësues, nxënës, prindër dhe persona që ishin të angazhuar me fushatë morrën pjesë në Fushatën Botërore për “Leksionin më të gjatë të botës”, duke qenë të fokusuar në sigurimin e një arsimimi cilësor për të gjithë. Parlamentarë dhe përfaqësues nga Ministria dhe drejtoritë arsimore u kthyen në shkollë ku iu dha mësim nga nxënësit, edhe duke iu përgjigjur pyetjeve për angazhimin e tyre për të siguruar që të gjithë të kenë arsimim cilësor.


5. Një konferencë për shtyp me prezantues të njohur televiziv, veçanërisht nga televizioni kryesor kombëtar , TVSH, u mbajt në 24 prill 2008 nën temën “Politikanët në shkollë – është koha për të mësuar”.
Rreth 15 kanale televizive dhe gazetarë nga gazetat kryesore të Shqipërisë morrën pjesë dhe transmetuan lajmin rreth kësaj ngjarje.
Presidenti i Qendrës për Të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, Zoti Altin Hazizaj, lexoi njoftimin për shtyp në emër të Koalicionit Shqiptar dhe bëri shpiegimet e nevojshme në lidhje me pyetjet e gazetarëve.
Spiker të njohur të Televizioneve Publike Shqiptare bënë deklaratat e tyre për nevojën e arsimit cilësor publik për të gjithë fëmijët si përgjegjësi e qeverisë dhe institucioneve të tjera arsimore.
Një dosje e veçantë me njoftimin për shtyp, si dhe postera dhe publikime të tjera nga të gjithë partnerët e Koalicionit, iu vu në dispozicion secilit prej përfaqësuesve të mediave në konferencën për shtyp.


6. Një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë mbi arsimimin dhe luftën kundër punës së fëmijëve në Shqipëri u organizua në 25 dhe 26 prill nga FSASH dhe SPASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Arsimit.
Më shumë se 50 përfaqësues nga të dy qendrat e sindikatave shqiptare, KSSH dhe BSPSH, ku FSASH dhe SPASH janë anëtare, si dhe nga Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit u mblodhën në Tirana International Hotel në Tiranë, në një Tryezë të Rrumbullakët të veçantë për të diskutuar si të punojmë së bashku për t’i mbajtur fëmijët larg punës dhe për të arritur eliminimin e punës së fëmijëve.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Zoti Xhafer Dobrushi, foli në emër të të dy sindikatave të arsimit për angazhimin e tyre në parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve duke kërkuar edhe për të përfshirë degë të tjera të sindikatave, organizatat e punëdhënësve, organet shtetërore, veçanërisht ato që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe aktorë të tjerë në këtë angazhim.
Ministri i Punës, Zoti Kosta Barka dhe Ministri i Arsimit, Zoti Genc Pollo, morrën pjesë në aktivitet dhe folën për angazhimin e ministrive respektive në mbajtjen e fëmijëve në shkollë dhe në eliminimin e punës së fëmijëve.
Një Marrëveshje e Përbashkët u përpunua, diskutua dhe aprovua në këtë Tryezë të përbashkët me pjesëmarrjen e 12 sindikalistëve, 3 punonjësve të organizatave si dhe Inspektoriatet Shtetërore të Punës, drejtoritë e punës dhe drejtoritë e shërbimeve sociale në Ministrinë e Punës.
Më shumë se 12 përfaqësues kanalesh televizive ndoqën aktivitetin dhe transmetuan lajmin për këtë aktivitet dhe angazhime të tjera të sindikatave të arsimit të Shqipërisë në aktivitetet e GAW