Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Takim i rendesishem me drejtues e perfaqesues te DAR e ZA te Qarkut te Vlores

Takimi me drejtues e perfaqesues te DAR e ZA dhe te seksioneve sindikale nga rrethet Vlore, Sarande e Delvine, organizuar ne Vlore, ne frymen e takimit qe u organizua pak kohe me pare ne Tirane me drejtues e perfaqesues te Ministrise se Arsimit e te Drejtorive Arsimore Rajonale dhe drejtues te seksioneve sindikale te FSASH e SPASH te qarqeve ne  shkalle vendi, shenon nje moment te rendesishem per kordinimin e veprimeve dhe bashkepunimin e seksioneve sindikale te ketyre rretheve me drejtorite arsimore perkatese, si edhe te keshillave sindikale me administratat e shkollave ne keto rrethe.
Kryetari i FSASH, zoti Xhafer Dobrushi, paraqiti, ne mer te te dy sindikatave, mendimet e propozimet ne lidhje me zgjerimin e partneritetit midis te dy institucioneve, DAR e ZA, te ketyre rretheve nga njera ane dhe seksioneve perkatese sindikale te arsimit, nga ana tjeter. Ai vleresoi permiresimin dhe institucionalizimin e ketyre mardhenieve nepermjet Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare e te dyte dhe vuri ne dukje perpjekjet qe po bejne te dyja sindikatat, jo vetem per mbrojtjen e interesave social - ekonomike te anetareve, por edhe per te kontribuar drejtperdrejt ne zhvillimin e reformes ne arsim, kualifikimin e mesuesve, angazhimin e sindikatave dhe te nje numri te konsiderueshem mesuesish per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne vijim ai e vuri theksin tek pergjegjesia dhe detyrimet e dyaneshme per institucionalizimin e ketyre mardhenieve, duke kerkuar jo vetem nga DAR e ZA, por edhe nga drejtuesit e seksioneve, qe te jene korrekte, aktive dhe konkrete ne mardheniet me drejtuesit e perfaqesuesit e DAR e ZA, gjithashtu, duke punuar, jo ne menyre individuale, por kolegjile, me perfshirjen edhe te perfaqesuesve te tjere te seksioneve perkatese.
Edhe Kryetari i SPASH-it, Z. Bajram Kruja, dhe perfaqesuesit e tjere te sindikatave te ketyre rretheve vleresuan angazhimin e Drejtorive Arsimore dhe administratave te shkollave per aktivitetet qe kane ndermarre sindikatat e arsimit, gje qe pritet te vije duke u zgjeruar e permiresuar edhe nepermjet Kodit te Etikes, qe eshte ne procesin perfundimtar te hartimit dhe miratimit.
Drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Vlore, Z. Petro Kutulla, dhe perfaqesuesit e tjere te ZA-ve Sarande e Delvine, Aleko Gjoni e Shuaip Mehmeti, vleresuan punen e sindikatave ne rrethet perkatese, por nderkohe kerkuan nje kordinim me te mire midis paleve, sidomos persa u perket problemeve qe lidhen me organizimin e aktiviteteve te perbashketa dhe rritjen e rolit e te pergjegjesise se drejtuesve te seksioneve sindikale ne rrethe dhe te drejtuesve sindikale ne shkolla, jo vetem per mbrojtjen social ekomomike te mesuesve, por edhe per problemet e cilesise se mesimdhenies, zbatimit te disiplines e te etikes ne shkolle etj.
Drejtuesit e seksioneve te FSASH e SPASH te rrethit te Vlores, Petref Celaj e Mynyr Murati, dhe perfaqesuesit e tjere te sindikatave kerkuan forcimin e metejshem te bashkepunimit midis te dy paleve, sidomos duke perdorur me mire mesuesit e trajnuar nga sindikatat, materialet qe ato kane botuar si edhe motivimin me te mire te mesuesve qe jane te angazhuar mbi kohen normale te punes dhe kane rezultate te mira ne punen  individuale me nxenesit qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, duke perdorur me mire dhe me me efikasitet edhe buxhetin e Fondit te Vecante.
Ata kerkuan qe Ministria e Arsimit te zgjidhe problemin e pageses qe bejne cdo vit mesuesit per viziten e detyruar mjekesore per Librezen Shendetesore, per shkak te profesionit, pagesen e deri dy pagave per mesuesit qe dalin ne pension, sipas Kontrates Kolektive te Punes, si edhe zgjidhjen korrekte te problemit te mesuesve qe jane me shkolle pedagogjike, ndaj te cileve ka patur edhe qendrime arbitrare etj.
Objekt i vecante diskutimi ishin ne Takim ceshtjet qe lidhen me zbatimin e detyrimeve ligjore qe kane Drejtorite dhe Zyrat Arsimore per kryerjen e veprimeve financiare, ne lidhje me zbritjen e kuotes se anetaresise se mesuesve anetare te FSASH e SPASH, nga liste pagesat e pagave. Drejtuesit e sindikatave sqaruan kuadrin ligjor te ketij veprimi financiar, bazuar ne Kodin e Punes dhe Kontraten Kolektive te Punes, ku perfshihen listat e rregullta te anetaresise te firmosura nga secili prej anetareve, ne te cilat theksohet se autorizohet mbajtja e kuotes se anetaresise, duke e zbritur ate nga borderoja perkatese.
Ne Takim u theksua domosdoshmeria e pergjegjesise se seciles prej paleve per zbatimin e detyrimeve qe kane ndaj njera-tjetres, jo vetem per kete ceshtje, por edhe per probleme te tjera qe lidhen me zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes, te nivelit te pare e te dyte, kryerjen e reformes dhe zhvillimin cilesor te sistemit arsimor ne vendin tone etj.
Diskutimet e te gjithe pjesemarresve ishin konstruktive dhe perfaqesuesit e seciles prej paleve moren pergjegjesite e veta per forcimin e metejshem te partneritet real midis tyre, ne funksion te mbrojtjes se interesave te mesuesve dhe zhvillimit cilesor te arsimit ne vendin tone.
Pjesemarresit ne takim u pajisen me materialet didaktike e materiale te tjera, te botuara nga FSASH e SPASH, perfshire edhe Modulet SCREAM, Manualin mbi Arsimin Jo-Formal, botimet e fundit te Revistes «Tribuna Sindikale » etj.

 

Seminar per eliminimin e punes se femijeve me perfaqesues te shkollave pilot ne rrethin e Tiranes.

Ne vijim te aktiviteteve ne kuadrin e zbatimit te Projektit me sindikatat holandeze, FNV/AOb, ne Kamze u organizua keto dite seminari per angazhimin e mesuesve dhe te sindikatave te arsimit per eliminimin e punes se femijeve, me pjesemarrjen e anteareve te grupeve te punes  qe veprojne ne shkalle zone dhe ne kater shkollat pilot, Kamez e re, Valias, Zallmner dhe Bulqesh.
Ne seminar moren pjese 32 pjesemarres, perfshire edhe drejtoret e ketyre shkollave, nxenes e mesues aktive ne punen per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, drejtuesit e seksioneve perkatese te FSASH/SPASH per rajonin e Tiranes, kretaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja etj.
Ne kete seminar u realizua nje gershetim efektiv i pjeses teorike mbi standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar per mbrojtjen e femijeve, paraqitur nga Zonja Shkelqesa Manaj, drejtuese e Njesise per Eliminimin e Punes se Femijeve qe vepron prane Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, me analizen e punes se bere dhe te detyrave qe dalin ne vijim per eliminimin e punes se femijeve.
Pjesa me rendesishme e seminarit ishte diskutimi konkret ne lidhje me punen e bere, situaten aktuale ne shkollat respektive, bazuar ne pyetesoret e plotesuar gjate vitit te kaluar, dhe drejtimet kryesore te punes ne vijim.
Ne fillim, Kryetari i FSASH-it, zoti Xhafer Dobrushi, foli mbi punen qe po bejne dy sindikatat tona te arsimit ne nivel kombetar dhe ne 6 rrethet e perzgjedhura per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe per eliminimin e punes se femijeve. Ai vleresoi punen e mbi 1 500 mesueseve te cilet jane te angazhuar drejtperdrejt ne aktivitetet dhe punen konkrete, duke kthyer ne shkolle ose nxjerre nga rreziku i braktisjes se shkolles me shume se2 400 nxenes, gje qe eshte nje shembull per te gjithe masen e gjere te mesuesve ne keto rrethe, por edhe ne shkalle vendi.
Duke folur ne emer te grupit te punes te shkolles se Valiasit, mesuesja Lindita Diko, vuri ne dukje se objekt i nje pune te vecante individuale te grupit te punes, mesuesve dhe administrates se shkolles jane mbi 51 nxenes, 36 prej te cileve vajza, qe kane braktisur shkollen dhe detyrohen te punojne, per shkak te situates se veshtire familjare ose per aresyye te tjera. Me tej, ajo u ndale tek format e punes qe jane perdorur per kthimin e nxenesve ne shkolle, duke permedur me theks te vecante perfshirjen e vete nxenesve ne grupet e punes dhe ne aktivitetet e tjera te organizuara, perfshire edhe takimet me prinderit e tyre.
Mesuesi i shkolles se Kamzes se Re, Mersin Terpo, theksoi se objekt i punes se anetareve te grupit, mesuesve dhe administrates se shkolles jane mbi 54 nxenes, 28 prej te cileve jane vajza, te cilet pothuaj se te gjithe punojne duke shitur ne rruge, ose ne pune te tjera perfshire edhe punet e veshtira e te rrezikeshme ne ndertim. Ai theksoi, gjithashtu, se ka edhe disa nxenes te tjere qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, per aresye se ata punojne para ose pas mesimit dhe ne shume raste detyrohen te mungojne ne mesim, gje qe eshte hapi i pare drejt braktisjes se shkolles. Puna e vecante me keta nxenes u theksua ne seminar eshe, gjithashtu, shume e rendesishme, sepse eshte nje mase e rendesishme parandaluese.
Duke folur per rolin e vecante te vete nxenesve ne punen per uljen e numrit te nxenesve qe braksisin shkollen, nxenesja Valbona Mujo foli per nje rast kur nje shok i klases braktisi shkollen per aresye ekonomike. Vajza tregoi se ne takimin me prinderit, ne fillim ata nuk treguan te verteten, duke nxjerre shkaqe te ndryshme, si “nuk e ka qeif shkollen”, “nuk  e perfillin shoket e klases” etj, por, mbas insistimit te bashkemoshatareve dhe mesuesit kujdestar, mamaja e djalit tregoi te verteten per gjendjen e familjes dhe aresyet ekonomike qe nuk e lejonin te dergonin djalin ne shkolle. E vetmja zgjidhje eshte grumbullimi i disa kontributeve per kete familje, gje qe nxenesit jane duke e bere, me qellim qe shoku i klases te kthehet ne shkolle.
Ne emer te grupit te punes dhe mesuesve te shkolles Bulqesh foli zoti Kujtim Daka, i cili theksoi se mesues e nxenes te kesaj shkolle jane duke punuar me rreth 56 nxenes, prej te cileve 34 vajza, te cilet kane braktisur shkollen. Ai permendi shkaqet kryesore te kesaj situate, duke vene ne plan te pare ato ekonomike, por duke mos perjashtuar edhe ato qe kane te bejne me mentalitetin, sidomos kur eshte rasti i vajzave te klasave te larta, ose pamundesia per te perballuar kerkesat e shkolles per unifomen, sic eshte rasti i nxenesit Ardian Hoxha, per te cilin shoket e klases, nepermjet kontributeve modeste, ndihmuan konkretisht, duke e larguar nga puna ne rruge dhe duke e kthyer ne shkolle. Rezultatet e kesaj pune jane te dukeshme dhe ato maten me numrin e nxenesve te kthyer ne shkolle, te cilet vetem gjate ketyre diteve te para te shkolles, jane kater te tille.
Drejtuesi i grupit te punes te shkolles Zallmner, mesuesi Ilir Taga, evidentoi situaten ne shkollen e vete dhe punen qe eshte bere e po behet per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen, duke theksuar se jane 38 te tille ne kete shkolle, prej te cileve 21 jane vajza. Ai theksoi se, krahas shkaqeve ekonomike, nuk mungojne edhe aresyet qe lidhen me mentalitetin e prinderve, me te cilet ne jemi duke punuar me forma nga me te ndryshmet, duke organizuar grupe me mesues e nxenes, e sidomos me nxenese vajza, te cila marrin persiper pergjegjesine perpara prinderve te ketyre vajzave per t’u kujdesur e shoqeruar ato gjate kohes qe jane ne shkolle.
Drejtuesit e shkollave vleresuan angazhimin e sindikatave ne punen per shmangien e largimeve nga shkolla dhe premtuan bashkepunim te drejtperdrejte, duke punar se bashku ne kete front te rendesishem te permiresimit te situates ne keto shkolla, duke u bere nje shembull i mire edhe per shkollat e tjera te zones e me gjere.
Me nderhyrjet dhe sqarimet e veta, drejtuesit kryesore te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, kontribuan drejtperdrejt ne rritjen e efektivitetit te ketij seminari dhe percaktimin e detyrave konkrete per te ardhmen.
Domosdoshmeria e perfshirjes se sa me shume mesuesve ne punen parandaluese, duke u marre konkretisht dhe ne menyre individuale me nxenesit ne rrezik per ta braktisur ate, ishte konkluzioni kryesor qe doli nga ky seminar.

 

Mbledhje me drejtuesit lokale te seksioneve ne proces  konsolidimi

 

Nje mbledhje e rendesishme u organizua, githashtu, me drejtuesit  lokale te seksioneve ne konsolidim e siper nga disa rrethe te vendit. Perfaqesues te SPASH e FSASH, pjesemarres ne kete mbledhje, informuan mbi situaten ne lidhje me krijimin dhe konsolidimin e strukturave, anetaresine me kuotizacion, dhe problemet me te cilat ata ndeshen ne mardheniet e punes.
Per rezultate te mira dhe ne keto drejtime folen sidomos drejtuesit e seksioneve te Bulqizes, Kurbinit, Pukes e Tropojes, nderkohe qe akoma vahdojme te kemi probleme ne Lushnje e Delvine per FSASH, Sarande e Has per SPASH.
Te pranishem ne kete mbledhje, kryetaret e FSASH, Xhafer Dobrushi dhe SPASH, Bajram Kruja, kerkuan me shume veprime konkrete, duke perfshire ne to gjithnje e me shume mesues anetare te te dy sindikatave, dhe insistuan ne riorganizimin e strukturave efektive te seksioneve perkatese ne rrethe.
Sipas detyrave te percaktuara ne kete mbledhje, kryesite qendrore te te dy sindikatave po organizojne punen ne disa rrethe, si Gramsh, Berat, etj, duke riorganizuar strukturat dhe duke ndihmuar seksionet per terheqjen e sa me shume mesuesve ne radhet e sindikatave.


Takime me anetaret e grupeve te punes ne rrethe e shkolla,

per eliminimin e punes se femijeve



Ulja e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe i drejtohen punes, tani qe viti i ri shkollor sapo ka filluar, ishte objekt i takimeve qe FSASH e SPASH kane organizuar keto dite ne rrethet Fier, Tirane (zona e Kamzes) dhe Durres.
Ne Fier e Tirane, keto takime u organizuan ne nje salla te perbashketa, duke u mbledhur e diskutuar se bashku te gjithe anetaret e grupeve, me synim qe te perfitohej nga pervoja e njeri-tjetrit dhe te nxirreshin disa konkluzione te perbashketa per punen ne te ardhmen. Ishte e rendesishme qe keto takime u organizuan menjehere sapo filloi viti i ri shkollor, gje qe ka ndikuar drejtperdrejt ne evidentimin e problemeve qe kane te bejne me rregjistrimin e te gjithe nxenesve ne shkolle, vijimin e rregullt dhe probleme te tjera qe lidhen me mbarevajtjen e ketij viti shkollor.
Diskutimet ishin vertete konkrete, duke folur secili per nxenes me emra e probleme konkrete, per punen e bere dhe ate qe pritet te behet ne ditet e javet ne vijim, per arritjet e pengesat, metodat e punes qe jane perdorur etj.
Perfaqesues te drejtorive arsimore dhe drejtues te shkollave qe moren pjese ne keto takime, vleresuan punen e sindikatave te arsimit dhe te mesuesve te angazhuar ne keto aktivitete, duke siguruar ne te njejten kohe edhe vazhdimin e angazhimit te drejtorive te shkollave, duke punuar ne nje front te perbashket per te bere permiresime te dukeshme ne kete drejtim.
Te dy kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, te cilet moren pjese aktive ne keto takime, u njohen me punen e bere, si edhe problemet me te cilat ndeshen mesuesit dhe drejtuesit e sindikatave, ne keto shkolla, per te cilat eshte informuar edhe Ministria e Arsimit dhe po kordinohet puna per zgjidhjen e tyre.