|
KONTRATE KOLEKTIVESot, më datën 4 Korrik 2006, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në prani të palëve, nënshkruhet kjo Kontratë Kolektive Pune midis: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuar nga Ministri z. Genc Pollo, nga njëra anë dhe: - Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë (FSASH), përfaqësuar nga Kryetari, z. Xhafer Dobrushi - Sindikatës së Pavarur të Arsimit te Shqipërisë (SPASH), përfaqësuar nga Kryetari z. Bajram Kruja, nga ana tjetër. Të dy palët, mbas negocimeve të zhvilluara, arritën në përfundimin që të përsëritin Kontratën e deritanishme Kolektive te Punës, duke i bërë asaj plotësimet dhe përmirësimet e nevojshme dhe duke e shtrirë periudhën e Kontratës së re nga data e nënshkrimit të saj deri më 31 Dhjetor 2009. Në procesin e negocimit me punëdhënësin, të dy sindikatat nënshkruese provuan edhe një here identitetin e tyre, përfshirë depozitimin e vendimeve në Gjykatën e Tiranës, që i njeh ato si persona juridike, statutet përkatëse, numrin e anëtarësisë me lista dhe me kuotizacion, si dhe Marrëveshjen që kanë të dy sindikatat për t’u paraqitur si palë e vetme përpara punëdhënësit për negocimin dhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive te Punës. Në bazë të këtyre dokumenteve, SPASH dhe FSASH rikonfirmohen nga punëdhënësi, si partnerët e vetëm në rolin e punëmarrësit për gjithë sistemin e të punësuarve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Te dy palët konfirmojnë se në përfundim të bisedimeve arritën të formulojnë dhe nënshkruajnë tekstin përfundimtar të Kontratës së re Kolektive të Punës, me përmbajtjen që vijon: Neni 1 Baza ligjore Kjo Kontratë Kolektive mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në nenet 50 dhe 51, në Konventat Ndërkombëtare të Punës, veçanërisht në Konventat nr. 87 dhe 98, në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, në nenet 159-188 dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës në tërësi dhe ato në fushën e arsimit në veçanti. Kjo Kontratë Kolektive Pune, mbështetet gjithashtu në dispozitat e Kontratës së mëparshme Kolektive të nënshkruar me 15 Maj 2002 dhe në bazë të nenit 114 te Kodit te Punës, ruan e mbron arritjet e saj të deritanishme në favor të punëmarrësve, veçanërisht në fushën e shpërblimeve, të kushteve të punës, lirive sindikale etj. Neni 2 Fusha e zbatimit të Kontratës 2.1. Kjo kontratë i shtrin efektet e saj mbi të gjithë personelin mësimor të sistemit parauniversitar, përfshin edukatoret e kopshteve, mësuesit e ciklit të ulët dhe të lartë të shkollës 9-vjeçare, mësuesit e shkollave të mesme të përgjithshme, profesionale e speciale. 2.2. Për arsimin parashkollor dhe parauniversitar, për punonjësit ndihmës që janë në vartësi te Drejtorive Arsimore Rajonale, kontratat kolektive te nivelit të dytë lidhen midis DAR dhe Seksioneve Sindikale të dy sindikatave nënshkruese të Kontratës Kolektive të nivelit të parë. 2.3. Dispozitat e Kontratës Kolektive të nivelit të parë janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha nivelet e tjera që legjitimohen për nënshkrimin e Kontratave Kolektive të nivelit te dytë, në kuptimin që këto subjekte nuk mund të përfshijnë në kontratë më pak të drejta për punëmarrësit se sa Kontrata Kolektive e nivelit të parë. 2.4. Palët nënshkruese në kontratat kolektive të nivelit të dytë, mbështetur në natyrën e kërkesave në nivel lokal, në veçoritë e kushteve të punës, mund të përfshijnë në kontratën kolektive të nivelit të dytë të drejta dhe përfitime në favor të punëmarrësve në një vëllim më të madh se ato të nivelit të parë, me kusht që këto të drejta dhe përfitime të mos bien në kundërshtim me dispozitat e shprehura në mënyrë ndaluese në legjislacionin e marrëdhënieve të punës ose dispozitat e Kontratës Kolektive të nivelit të parë. 2.5. Pala e sindikatës në momentin e lidhjes së kontratave të nivelit të dytë, duhet të paraqesë listën zyrtare të anëtarëve të sindikatës së saj. Neni 3 Kohëzgjatja e Kontratës Kjo Kontratë Kolektive do të zbatohet nga data e nënshkrimit të saj dhe deri më 31 Dhjetor 2009. Mbas këtij afati, mbështetur në nenin 173 pika 3 të Kodit të Punës, Kontrata Kolektive mund të zgjidhet me kërkesën e secilës palë, por me kusht që pala e interesuar të njoftojë tërheqjen 6 muaj më parë. Neni 4 P u n Ë s i m i 4.1. Të dy palët bien dakord që kur ndodhin mosmarrëveshje ose konflikte që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, përfshirë masat disiplinore, transferimet, largimet nga puna, shpërblimet, pagat, lejet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme etj, SPASH dhe FSASH marrin në mbrojtje, duke u ballafaquar vetë si institucione me punëdhënësin e çdo niveli, vetëm ata mësues apo punonjës që janë anëtarë të tyre. 4.2. Anëtarë të sindikatës konsiderohen vetëm ata mësues apo punonjës, që janë deklaruar me shkrim për anëtarësimin në njerën nga sindikatat nënshkruese të kësaj kontrate dhe që paguajnë rregullisht kuotizacionin sindikal, sipas mënyrës dhe masës që përcaktohen në Statutet e secilës sindikatë. 4.3. Kriteret për punësim që pranohen nga të dy palët nënshkruese me këtë Kontratë Kolektive, të cilat janë të mbështetura në dispozitat përkatëse të Kodit të Punës dhe në Konventat Ndërkombëtare të Punës, duhet të jenë të harmonizuara me Aktet Normative që miraton dhe nxjerr Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe nuk duhet të ketë mospajtim midis tyre. 4.4. Më kryesoret nga këto kritere janë: a. Punonjësit që do të punësohen në sistemin arsimor parauniversitar duhet të kenë mbushur moshën 18 vjeç. b. T’i përgjigjen nivelit arsimor për të gjitha ciklet, sipas kritereve që ka miratuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Aktet Normative dhe konkretisht: - Për arsimin parashkollor dhe për ciklin e ulët të shkollës 9-vjeçare, të paktën diplomën e shkollës së mesme pedagogjike, ose të një shkolle tjetër të profilizuar për mësuesit, siç janë shkollat e mesme të muzikës, artistike, të gjuhëve të huaja dhe fizkulturës. - Për ciklin e lartë të arsimit bazë, diplomë të shkollave të larta të mësuesisë 4 ose 3 vjeçare, si edhe diplomë të ish-Instituteve Pedagogjike dy vjeçare. - Për t’u punësuar si mësues i përhershëm në shkollën e mesme, i punësuari duhet të disponojë diplomën universitare të shkollës së lartë. - Personi që merret në punë për herë të parë pajiset nga punëdhënësi me Librezë Pune, e cila është unike për të gjithë të punësuarit, sipas modelit të përcaktuar nga organi kompetent. 4.5. Në vitin e parë të punësimit, që vjen menjëherë mbas mbarimit te shkollës, i punësuari në arsim në të gjitha nivelet, që nga kopshtet deri në shkollën e lartë punësohet me kontratë individuale me afat të caktuar, (neni 149 i Kodit të Punës). Ky afat në të gjitha rastet është njëvjeçar. Nëse me mbarimin e këtij afati nuk do të ekzistojnë kushte ligjore ose te parashikuara në këtë Kontrate Kolektive, që e bëjnë të pamundur vazhdi-min e marrëdhënieve të punës dhe kur punëmarrësi u është përgjigjur me korrektesë detyrimeve që përmban për të kontrata individuale, atëherë i punësuari fiton të drejtën e punësimit me kontratë pune pa afat të caktuar. 4.6. Gjatë periudhës njëvjeçare te punës, mësuesit, edukatoret ose mësim-dhënësit e tjerë gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë edhe kolegët e tyre të punësuar në mënyrë definitive. 4.7. Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën e punës pa shkaqe të arsyeshme. Shkaqe të paarsyeshme konsiderohen ato që përmban neni 146, pika 1, shkronjat a, b, c ,d, dhe e, i Kodit të Punës. 4.8. Zgjidhja e marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Në këtë rast punëdhënësi detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim punëmarrësit deri në një vit pagë dhe, me kërkesën e Sindikatave Qendrore nënshkruese të kësaj Kontrate ose me vendim gjykate të formës së prerë, ta rikthejë punëmarrësin në punën e mëparshme. (Neni 146, pika 3 e KP). 4.9. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, siç është reforma në arsim, pakësimi i numrit të nxënësve, etj., punë-dhënësi është i detyruar të zbatojë ndaj punëmarrësit këto afate njoftimi: - Një muaj për të punësuarit që kanë një vit pune. - Dy muaj për të punësuarit që kanë dy deri në pesë vjet pune - Tre muaj, për të punësuarit që kanë me shume se 5 vjet pune. 4.11. Zgjidhja e menjëhershme e marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi ose punëmarrësi bëhet duke respektuar dispozitat e neneve 153 deri 156 të KP. Punonjësit jo mësimorë, përfshire të punësuarit në administrate, në konvik-te, pastrueset, rojet etj., kur merren në punë për here të parë i nënshtrohen periudhës 3 mujore të provës, sipas nenit 142 të Kodit të Punës. Kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësojnë punonjësit jo mësimorë në arsimin parauniversitar në periudhën e provës, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, në konsultim me sindikatat nënshkruese të Kontratës Kolektive të Punës. 4.12. Punonjësit që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 4.4, 4.5 dhe 4.7 të kësaj Kontrate Kolektive, mund të punësohen në arsim si përjashtim dhe vetëm në mënyre të përkohshme. 4.13. Kur për një vend pune konkurrojnë dy ose më shumë kandidatura, punëdhënësi, drejtori i DAR ose drejtori i ZA, krijon një komision të posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatave, i cili bën përzgjedhjen mbi bazën e këtyre kritereve: - Nivelin arsimor, notën mesatare, vjetërsinë në punë në arsim, duke preferuar ata mësues që kanë punuar për një periudhë më të gjatë se 3 vjet larg vendbanimit ose në zona të vështira. - Kurset e kualifikimit dhe specializimet e njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përfshirë titujt shkencorë ose pedagogjikë që ka mbrojtur dhe fituar kandidati që konkurron. 4.14. Kushtet e punësimit të personelit në institucionet e arsimit special dhe të institucioneve të tjera botuese ose të shërbimit do të trajtohen me kontrata të nivelit të dytë. 4.15. Në vendet që krijohen të lira për punësim, përveç kritereve të përcaktuara në nenin 4.13, kanë përparësi edhe mësuesit e cilësuar “invalidë pune” me vendim të komisionit përkatës. Neni 5 Ndryshimi i vendit te PUNËS 5.1. Sindikatat mbështetin kërkesat e anëtareve të tyre të punësuar në arsim për ndryshimin e vendit të punës. Sindikatat, së bashku me kërkesën e të punësuarit, i paraqitin punëdhënësit përkatës edhe mendimin e tyre me shkrim dhe të argumentuar, jo më vonë se data 15 maj të çdo viti. 5.2. Miratimin ose mosmiratimin e kërkesës së punëmarrësit për ndryshimin e vendit të punës, punëdhënësi është i detyruar t’ia njoftojë me shkrim punëmarrësit 30 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke parashtruar edhe argumentet përkatëse. 5.3. Ndryshimet e vendit të punës të bëra për shkaqe objektive me iniciativën e punëdhënësit, bëhen vetëm për raste te veçanta dhe për nevoja madhore në arsim. Si rregull, punëmarrësit i ndryshohet vendi i punës vetëm para fillimit të vitit mësimor dhe duhet t’u përmbahet këtyre kritereve: - Kualifikimit, - Vjetërsisë në punë, - Rezultateve në punë, - Nivelit arsimor, - Gjendjes shëndetësore, në kuptimin që lëvizja në punë nuk duhet të ndikojë në keqësimin e shëndetit të punëmarrësit. - Kushteve ekonomike dhe të jetesës, në kuptimin që lëvizja në punë nuk duhet të sjellë për punëmarrësin uljen ose përkeqësimin e këtyre kushteve. - Disiplinës në punë dhe zbatimit të ligjit. - Për gratë me fëmijë nën moshën tre vjeç, lëvizja në punë nuk bëhet kur rruga vajtje-ardhje zgjat më shumë se 30 minuta në këmbë, me përjashtim të rasteve kur transferimi bëhet me kërkesën e punëmarrësit ose është në favor të tij. 5.4. Ne çdo rast ndryshimi i vendit të punës bëhet vetëm brenda njësisë administrative në juridiksion të Zyrës Arsimore dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale. 5.5. Urdhri për ndryshimin e vendit te punës duhet t’i jepet punëmarrësit me shkrim dhe i motivuar, 30 ditë para ekzekutimit të parashikuar. 5.6. Punëdhënësi është i detyruar të ruajë vendin e punës: - për gratë shtatzana ose me leje për mirërritjen e fëmijëve, - për punonjësit që nuk gëzojnë shëndet të plotë dhe që këtë e provojnë me raport mjekësor, për aq kohë sa zgjat paaftësia e përkohshme. Këtë të drejtë e përfitojnë edhe punëmarrësit që marrin leje për kujdes familjar, me ose pa të drejtë rroge sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 5.7. Me kërkesën e sindikatave nënshkruese, punëdhënësi është i detyruar t’i verë në dijeni ato për motivet e transferimit, për pasojat juridike, ekonomike dhe sociale që vijnë në këtë rast. Kur ka kundërshtime nga sindikata ose i interesuari, brenda 30 ditëve nga marrja e këtij njoftimi, palët duhet të bëjnë konsultime dhe të gjejnë zgjidhjet ligjore, në të kundërt secila palë rezervon të drejtën t’i drejtohet Zyrës së Pajtimit, në rast të kundërt i drejtohen Gjykatës, vendimet e të cilës janë të detyrueshme për palët. 5.8. Punëdhënësi mund t’i ndryshojë vendin e punës punëmarrësit gjatë procesit mësimor vetëm në raste përjashtimore: - Kur kemi të bëjmë me thyerje të rënda të disiplinës në punë, me shkelje të ligjit ose të kontratës kolektive. - Për nevoja madhore në arsim. Në këto raste duhet të merret medoemos pëlqimi i FSASH ose SPASH, kur objekt i lëvizjes në punë janë anëtarët e tyre dhe lëvizja nuk mund të zgjatë më shumë se 1 vit. - Kur nuk plotësohet norma e ngarkesës mësimore për punëmarrësin. Neni 6 Koha e PUNËS 6.1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me sindikatat nënshkruese të kësaj Kontrate, brenda vitit 2007 të studiojë ngarkesën mësimore të mësuesve të arsimit parauniversitar, duke përfshirë në elementin “ngarkesë” edhe komponentë të tjerë, të cilët mësuesi i përballon aktualisht, por që nuk i njihen në ngarkesë. 6.2. Kohëzgjatja e punës javore është 5 ditë në javë, nga e hëna deri të premten. 6.3. Ngarkesa aktuale mësimore javore për punonjësit mësimorë (edukato-rët) në arsimin parashkollor është 30-36 orë në javë. 6.4. Ngarkesa mësimore javore për punonjësit në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm të jetë konform Udhëzimeve të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Mësuesit të ciklit të ulët dhe mësuesit që ka klasë në kujdestari, i barasvlerësohet kjo punë me një orë suplementare. 6.5. Ngarkesa mësimore e punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar do të jetë në përputhje me udhëzimin përkatës te Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. 6.6. Ngarkesa aktuale mësimore e mësuesve të cilësuar “invalidë pune” do të jetë në përputhje me Vendimin e KMCAP. 6.7. Mësimdhënësit gëzojnë të drejtën për punë suplementare të pagueshme deri në 30% të ngarkesës mësimore. 6.8. Mësuesit e cilësuar “invalidë pune” nuk mund të ngarkohen mbi normë. 6.9. Në rastet kur nuk plotësohet norma mësimore pagesa të bëhet konform udhëzimeve për ngarkesën mësimore. 6.10. Orët shtesë mbi normë për veprimtaritë mësimore-edukative në ditët e pushimit javor për realizimin e programit ose të aktiviteteve zyrtare që bëjnë DAR dhe ZA, do të paguhen sipas neneve 91, pika 3 e KP. 6.11. Mësuesi është i detyruar të paraqitet në shkollë 20 minuta para fillimit të mësimit të tij. Mbas kryerjes së orëve ditore të mësimit, nëse nuk ka angazhime të tjera që lidhen me detyrën e tij si mësues dhe detyrat që i ngarkohen nga drejtoria e shkollës, ai mund të largohet nga shkolla. 6.12. Në raste të veçanta, me miratimin e Drejtorisë Arsimore, mund të angazhohen edhe mësues që janë në pritmëri për t’u emëruar ose mësues pensionistë, deri në 10 orë mësimi në javë, plus orët e provimeve sipas akteve nënligjore. 6.13. Koha e punës për të punësuarit e tjerë të përcaktuar në Nenin 2 të kësaj Kontrate rregullohet me VKM. 6.14. Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohet të marrë masat e nevoj-shme për normalizimin e numrit të nxënësve në klasë, në ato zona ku ky fenomen është problem. 6.15. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të marrë masat e nevojshme për studimin e numrit të nxënësve për klasë, në sistemin arsimor parauniversi-tar, me synimin që të arrijë gradualishr në 32 nxënës për klasë. Neni 7 Koha e pushimit 7.1. Edukatoret e arsimit parashkollor gëzojnë të drejtën e lejes vjetore të pagueshme prej 32 ditë pune në vit pa ndërprerje.
Neni 8 8.1. Mbështetur në Strategjinë e Arsimit parauniversitar dhe në Programin e Qeverise, që e konsideron arsimin si sektor parësor, të dy palët bien dakord që të ndërtojnë e zbatojnë një sistem pagash dhe shpërblimesh që mundëson një vlerësim më të mirë të figurës dhe punës së mësuesit e pedagogut dhe një motivim më të madh të tij, në bazë të angazhimit në procesin e reformimit e modernizimit të arsimit dhe të cilësisë së punës që kryen.
8.12. Sindikatat, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, marrin përsipër të negociojnë me Këshillin e Ministrave, për masën e shpërblimit, nga fondi i veçantë , të punonjësve mësimorë të sistemit të arsimit parauniversitar, në raste evenimentesh, fatkeqësish, martesa, vdekje në familje etj.
Neni 9
Neni 10 10.1 Të dy sindikatat e arsimit, FSASH E SPASH, angazhohen që me mundësitë e tyre dhe me mbështetje të tjera, sidomos nga Federata Ndërkombëtare e Arsimit, EI, nga sindikatat homologe, etj, të bëjnë një punë të veçantë për uljen e numrit të fëmijëve që braktisin shkollën dhe eleminimin e punës së fëmijëve.
Neni 11 11.1. Shteti subvencionon shpenzimet për transportin e mësuesve dhe nxënësve të arsimit të detyruar që punojnë e mësojnë larg vendbanimit të tyre dhe që kthehen brenda ditës në vendbanim sipas vendimeve përkatëse.
Neni 12 12.1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr përsipër që DAR dhe ZA të paraqiten si palë e përbashkët me Seksionet Sindikale në rrethe përpara komunave, bashkive, këshillave të qarqeve dhe prefektëve, për :
Neni 13 13.1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tërheq vazhdimisht mendimin e sindikatave nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive në procesin e hartimit të Akteve ligjore e nënligjore që lidhen me reformën në arsim, me marrëdhëniet e punës, pagat, shpërblimet, kushtet e punës, etj.
Neni 14 14.1 Te dy palët bien dakord që të intensifikojnë punën e nisur për përfundimin brenda vitit të një drafti për Statusin e Mësuesit. Neni 15 15.1. Për rastet kur ka shkelje, keqinterpretim apo keqzbatime të një ose disa neneve të kësaj Kontrate, pala e interesuar do të ndjekë procedurën e mëposhtme për zgjidhjen e tyre: Neni 1 Detyrimet dhe sanksionet 16.1. Palët kontraktuese janë të detyruara të përmbushin dhe respektojnë detyrimet që lindin nga Kontrata, duke respektuar kërkesat dhe duke zbatuar zgjidhjet qe përmbajnë nenet 169 deri 172 të Kodit të Punës. 16.2. Në rast të thyerjes së disiplinës në punë, dëmtimit të rëndë ose të përsëritur të pasurisë së institucionit, punëmarrësve u jepen këto masa disiplinore: a. Këshillim, b. Vërejtje, c. Vërejtje me paralajmërim, d. Zbritje ne detyrë deri në 6 muaj, e. Dëmshpërblim i dëmit, ne masën që vendos Gjykata, dhe f. Largim nga puna 16.3. Në rast të thyerjes së rëndë të etikës në punë dhe të sjelljeve ekstre-miste të padenja, nga ana e punëmarrësit mund të bëhet zgjidhja e menjëhershme e kontratës individuale të punës, bazuar në Nenin 153 të Kodit të Punës.
Neni 17 E drejta e aksionit sindikal dhe e GREVËS 17.1. Për arritjen e qëllimeve të tyre që janë mbrojtja e interesave dhe kërkesave sociale ekonomike të anëtareve që përfaqësojnë, në mbrojtje të zhvillimit të reformës dhe modernizimit të arsimit, të rritjes së cilësisë së procesit mësimor, sindikatat nënshkruese të Kontratës Kolektive, si partnere të ligjshme të punëdhënësit, MASH dhe Qeverise, do të përdorin në radhë të parë negocimin dhe dialogun social, do të bëjnë argumentimin social e ligjor të kërkesave të tyre. 17.2. Por, nëse rrugët dhe mjetet sindikale që përshkruhen në piken 1 të këtij neni nuk do te japin rezultat, në kuptimin që nuk do të çojnë në zgjidhjen e kërkesave të parashtruara, në bazë të nenit 50, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë, që garanton të drejtën e grevës dhe në bazë neneve 197, 197/1, 197/2, 197/3, 197/4, 197/8, 197/9 dhe 197/10, të Kodit të Punës, të dy Sindikatat Qendrore nënshkruese të Kontratës Kolektive kanë të drejtë të përshkallëzojnë lëvizjen sindikale me anë të protestave, manifestimeve deri te greva e pjesshme ose e përgjithshme.
Neni 18 Të ndryshme 18.1. Palët mund t’i bëjnë plotësime dhe ndryshime kësaj Kontrate gjatë periudhës që ajo është në fuqi, në përputhje me ndryshimet që mund të ndodhin në legjislacion ose ndryshime të tjera, me pëlqimin e të dy palëve. Ndryshimet apo plotësimet do të bëhen vetëm me shkrim. 18.2. Palët mund të zgjidhin Kontratën në çdo kohë për shkaqe të arsyeshme të parashikuara në ligj. Për këtë është i nevojshëm njoftimi paraprak, me shkrim, zyrtarisht 3 muaj përpara. Po kështu, palët mund të vendosin zgjatjen e afatit të kësaj Kontrate tej asaj që është parashikuar në Nenin 3, por zgjatja duhet bërë me shkrim. 18.3. Dispozitat e kësaj Kontrate Kolektive janë të detyrueshme për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit e nivelit të dytë, përfshirë Drejtoritë Arsimore e drejtoritë e shkollave, Prefekturat, Këshillat e Qarqeve, Bashkitë dhe Komunat si dhe Seksionet Sindikale të FSASH e SPASH. 18.4. Kontratat Kolektive të nivelit të dytë konsiderohen anekse të kësaj Kontrate dhe përfshijnë problematikën specifike vendore.
Kontrata Kolektive e Punës, hartohet në katër kopje të barazvlefshme, nga të cilat një depozitohet në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, një në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe nga një në secilën sindikatë nënshkruese.
|