Workshop mbi angazhimin e sindikatave Ne vijim te aktiviteteve ne kuadrin e Projektit me sindikaten holandeze FNV, per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, organizuan ne daten 5 tetor, nje workshop me pjesemarrjen e drejtuesve te disa sindikatave te degeve te tjera ne perberje te KSSH dhe BSPSH. Drejtuesit kryesore te sindikatave te tekstilit, veshjeve dhe prodhimit te kepuceve; te industrise se lehte; bujqesise; tregtise; shendetesise, si edhe perfaqesues te keshillave sindikale te KSSH e BSPSH nga rrethet Tirane, Fier, Elbasan moren pjese aktive ne workshop. Megjithese te ftuar ne kohe, asnjeri nga te dy presidentet e KSSH e BSPASH nuk iu pergjigj kesaj ftese dhe, ndersa KSSH dergoi nje perfaqesues te vetin, punonjesin e sektorit te organizimit, askush nuk e perfaqesoi BSPSH, si strukture konfederative. Ne prezence te te dy drejtuesve te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, si edhe te disa drejtuesve te tjere lokale te ketyre sindikatave, diskutimet ne kete workshop u bene mbi bazen e nje dokumentacioni te pasur, perfshire materiale qe kishin te benin me sqarimet pse puna e femijeve eshte nje ceshtje sindikale, cilat jane fusht ku mund te nderhyjne sindikatat per eliminimin e saj, konkluzionet e Konferences Kombetare te zhvilluar per kete ceshtje ne tetor 2004, sugjerimet e Konferences Rajonale, te zhvilluar ne tetor 2006, si edhe Rezoluten e Kongresit te Trete te KSSH mbi angazhimin e sindikatave per eliminimin e punes se femijeve. Pas nje prezantimi te shkurter mbi situaten aktuale ne lidhje me punen e femijeve ne Shqiperi dhe nevojen per nje angazhim te te gjitha sindikatave per shmangien e ketij fenomeni, paraqitur nga Zj. Shkelqesa Manaj, drejtuese e Njesise per Eliminimin e Punes se Femijeve qe vepron ne kuadrin e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, zoti Xhafer Dobrushi prezantoi situaten dhe permiresimet e nevojshme ne lidhje me kordinimin e punes midis sindikatave te arsimit dhe atyre te degeve te tjera, per nje veprimtari te suksesshme per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve. Duke marre pjese aktive ne diskutime, drejtuesit e sindikatave, si Minella Mano, Hajdar Kanani, Petrit Dajko, Alfred Xhomo, Tafil Gjolena, Luan Zonja etj, informuan per punen e bere dhe problemet qe dalin, duke bere edhe propozime konkrete per nje program veprimi per te ardhmen. Dy drejtuesit e sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja, bene konkluzionet e seminarit dhe parashtruan disa nga drejtimet kryesore te punes se ketyre sindikatave ne kuadrin e zbatimit te keij Projekti.
Disa nga konkluzionet kryesore qe dolen nga ky workshop jane:
Te gjitha keto propozime e sugjerime do te perpunohen ne bashkepunim me drejtuesit e sindikateve te tjera dhe do te pergatitet nje draft programi veprimi, i cili do t’u paraqitet te gjitha sindikatave per te synuar angazhimin e sa me shume prej tyre ne kete ceshtje shume te rendesishme qe ka te beje me te ardhmen e femijeve tane, por edhe te vete vendit tone, duke synuar, gjithashtu, disa rezulatte konkrete deri nga marsi i vitit te arshem, kur do te mblidhet perseri nje Tryeze e Rrumbullakte, me pjesemarrjen e dhe te disa aktoreve te tjere te angazhuar ne kete ceshtje, per te diskutuar ne lidhje me ecurine e kesaj pune dhe detyrat per me tej. |