TAKSA E SHESHTË TË MOS PREKË PAGAT E MËSUESVE Diskutimi për taksën e sheshtë, që Qeveria ka parashikuar të zbatojë nga 1 korriku 2007, ka përfshirë edhe masën e mësuesve dhe sindikatat e arsimit si përfaqesuese të interesave të tyre. Po c’perfaqëson taksa e sheshtë dhe c’pasoja sjell ajo në pagën e mësuesve? Sipas variantit që ka përgatitur Ministria e Financave dhe që tashmë është shpallur edhe si objektivi i Qeverisë, paga e cdo punonjësi, përfshirë sektorët jobuxhetorë dhe buxhetorë, pra edhe punonjësit e arsimit parauniversitar , duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të tatohet me 10 përqind. Kjo masë tatimi mbi pagat e ulta dhe relativisht te ulta, sic është sektori i arsimit parauniversitar, cënon në mënyrë shumë të ndjeshme pagën neto që marrin sot mësuesit. Për ta bërë më të qartë, po krahasojmë tatimin që paguan sot një mësues, mbi bazën e kuadrit ligjor ekzistues, me tatimin që ai do të paguaj pas 1 korrikut, kur do të zbatohet taksa e sheshtë prej 10 përqind. Bazë për krahasim janë marrë paga më e ulët, paga mesatare dhe paga më e lartë bruto që marrin sot mësuesit e këtij sistemi: Paga më e ulët bruto në arsimin parauniversitar për mësuesin fillestar në shkollën 9 vjecare është 25.160 lek. Duke zbatuar tarifat që janë sot në fuqi, sipas të cilave pagat deri 14.000 leke tatohen 1 përqind, dmth 140 leke dhe difrenca nga 14 000 deri në 25160 = 11.160 me 5 përqind, që është baraz me 558 leke, msuesi që përfshihet në këtë grup paguan 698 leke. Mbas 1 korrikut, mësuesit me pagën më të ulët do të paguajnë 2 516 leke ose 1.818 leke më shumë se sa tatimi mbi pagën që paguan sot. Zbatimi i kësaj mase tatimore ul pagën neto të mësuesve me paga më të ulta në masën 8.4 përqind. Paga mesatare në arsimin 9 vjecar dhe të mesëm sot është 30.171 leke. Mësuesit që përfshihen sot në këtë kategori paguajnë një tatim mbi pagën në masën 950 leke, ndërsa pas 1 korrikut do të paguajnë 3.017 leke ose 2.067 leke më shumë se sa tatohen sot. Së fundi, mësuesit me pagë bruto maksimale që sot është 35.185 leke me legjislacionin në fuqi paguajnë një tatim prej 1.204 leke, ndërsa mbas 1 korrikut do të paguajë si tatim mbi pagen 3.518 leke ose 2.314 leke më shumë, në krahasim me tatimin që paguajnë sot. Kjo masë e rritur e tatimit mbi pagë, ul pagën neto të mësuesve me pagë mesatare dhe maksimale rreth 7.6 përqind. Në këto kushte, sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave që aplikimi i taksës së sheshtë prej 10 përqind mbi pagën të mos prek nivelin e sotëm të pagës neto që merr cdo mësues. Negocimet kanë filluar, si me Ministrinë e Arsimit edhe me Ministrinë e Financave. FSASH dhe SPASH janë në pritje të përfundimit të studimit që po bëhet për këtë cështje, duke qenë të vendosura që të mbrojnë pagën që marrin mësuesit sot dhe duke këmbëngulur që cdo rritje e masës së tatimit mbi pagën bruto të kompensohet me shtimin përkatës të pagës neto. |
DEKLARATE PER SHTYPIN Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, organizojne kete Konference shtypi per te bere publik qendrimin e tyre mbi aplikimin e takses se sheshte ne sektorin e arsimit dhe pasojat e kesaj takse mbi pagen e mesuesve te sistemit parauniversitar. |