![]() |
![]() |
Mbeshtetje efektive nga FNV dhe AOb Ne vijim te zbatimit rezultativ te Projekteve te Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, me dy sindikatat shqiptare te arsimit, Federaten e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH, dhe Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqiptar, SPASH, mbeshtetur financiarisht, ne fillim nga organizata holandeze NOVIB, dhe me pas nga Konfederata e Sindikatave te Holandes, FNV, se bashku me AOb, nje Projekt i ri ndihme dhe mbeshtetjeje per fuqizimin e FSASH dhe SPASH fillon te zbatohet nga keto dy sindikata, nepermjet mbeshtetjes financiare te Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, ne dy vitet ne vazhdim, 2007 – 2008. Epiqendra e ketij Projekti eshte zgjerimi i angazhimit te FSASH e SPASH dhe te nje numri gjithnje e me te madh mesuesish, anetare te ketyre sindikatave, ne aktivitetet konkrete per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e konsideruar arritjen e sukseseve ne kete fushe te lidhur ngushte, si deri me tani, me fuqizimin organizativ dhe rritjen e efektivitetit te veprimtarise se ketyre sindikatave. Mbeshtetur ne arritjet e deritanishme, i konsideruar si nje faze e dyte e projektit te meparshem, Projekti aktual vazhdon te mbeshtese rinovimin dhe zhvillimet demokratike te FSASH e SPASH, duke u perqendruar sidomos ne konsolidimin e strukturave drejtuese te tyre, sidomos ne nivel lokal, forcimin e bashkepunimit midis tyre, rritjen e numrit te anetareve, vecanerisht nga grate mesuese dhe mesuesit e rinj, permiresimin e gjendjes financiare, nepermjet shtimit te numrit te anetareve qe paguajne kuotizacionin e anetaresise dhe rritjes progresive te mases se pageses sipas statuteve perkatese, si edhe rritjen e rolit dhe te ndikimit te sindikatave ne reformimin dhe modernizimin e procesit mesimor dhe zhvillimet ekonomiko – shoqerore ne vendin tone. Kater jane shtyllat kryesore te ketij Projekti: - Fuqizimi i FSASH dhe SPASH nepermjet rritjes se numrit te anetareve, shtimit te te ardhurave nga kuotizacioni, konsolidimit te strukturave lokale, rritjes se kapaciteteve dhe informimit te anetareve, - Angazhim i vecante per problemet e grave mesuese, permiresimin e pozites se tyre ne arsim dhe rritjen e pjesemarrjes ne sindikate, - Angazhimi i sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, - Zgjerimi i komunikimit dhe ndergjegjsimi i mesuesve anetare te FSASH e SPASH. Per secilen prej ketyre fushave jane parashikuar objektiva dhe tregues konkrete, aktivitete te perbashketa ne nivel qendror e lokal, si edhe angazhim i drejtuesve te sindikatave ne rrethe e shkolla dhe pjesemarrje masive e mesuesve, anetare te ketyre sindikatave, ne keto aktivitete. Fuqizimi i sindikatave dhe realizimi i objektivave te caktuara per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, ne kuadrin e ketij Projekti, jane te lidhura drejtperdrejt me zgjerimin e komunikimit me anetaret dhe me opinionin publik ne pergjithesi, per ndergjegjsimin e tyre dhe zgjerimin e angazhimit ne veprime konkrete. Me shume se 650 mesues e specialiste, anetare te FSASH e SPASH, dhe 5 300 nxenes, qe do te perfshihen drejtperdrejt ne aktivitetet e shumta qe jane parashikuar te organizohen ne kuadrin e ketij Projekti, do te jene ne komunikim te vazhdueshem, jo vetem me mesues e perfaqesues te organizmave te tjera ne shkolle e ne komunitet, por edhe me strukturat qendrore e lokale te te dy sindikatave. Nje rol te rendesishem do te luaj ne kete drejtim botimi rregullisht, tashme nje here ne dy muaj e me shpesh, i Revistes “Tribuna Sindikale”, e cila do te kete nje ndikim te drejtperdrejte per perhapjen e informacionit ne lidhje me aktivitetet e zhvilluara ne kuadrin e Projektit e me gjere, per modernizimin dhe demokratizimin e sistemit arsimor, per perpunimin e opinionit te mesuesve e specialisteve, ne lidhje me ceshtjet e reformes arsimore, si edhe per mbrojtjen social ekonomike te anetareve te dy sindikatave. Krahas kesaj, me mbeshtetjen e ketij Projekti, me kontributin e dy sindikatave tona te arsimit dhe ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit e Shkences dhe Drejtorite Arsimore, do te behet e mundur qe ne 8 qarqe te vihen ne dispozion te seksioneve sindikale zyra te perbashketa, te cilat do te pajisen me mjete komunikimi, perfshire kompjuter, linje telefonike, e-mail dhe internet. Hap i rendesishem perpara per dy sindikata shqiptare te arsimit, FSASH/SPASH eshte hapja e kesaj faqeje interneti ku anetaret e tyre, si edhe mesuesit shqiptare ne teresi do te gjejne informacion te bollshem mbi punen qe bejne dhe dhe aktivitetet qe ato organizojne per mbrojtjen e interesave te tyre. Organet drejtuese te dy sindikatave tona te arsimit, u jane shume mirenjohese Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, dhe Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, per mbeshtetjen financiare dhe ndihmen teknike qe po u japin FSASH e SPASH per realizimin e ketyre aktiviteteve, per fuqizimin e gjithanshem te tyre dhe per angazhimin e nje numri gjithnje e me te madh mesuesish per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
|