HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

MIRESEVINI NE FAQEN ZYRTARE TE FSASH E SPASH NE INTERNET

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, jane dy sindikatat me te rendesishme, jo vetem ne sektorin e arsimit, por edhe ne levizjen sindikale ne Shqiperi, ne perberje te dy qendrave me te rendesishme sindikale shqiptare, Konfederata e Sindikatave te shqiperise, KSSH dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, BSPSH.

Ato organizojne rreth 35 500 anetare, ose rreth 80 perqind te punonjesve te arsimit e shkences dhe perfshijne te gjithe sektoret e kesaj fushe, duke filluar qe nga edukatoret e kopshteve e deri tek pedagoget e universiteteve.

Baza e anetaresise se tyre jane mesuesit e shkollave 9 – vjecare e te mesme, qe perbejne mbi 90 perqind te numrit te pergjithshem te anetaresise, nderkohe qe stafet akademike te universiteteve dhe punonjesit e institucioneve shkencore po shtojne gjithnje e me teper radhet e tyre me anetare efektive.

SPASH dhe FSASH jane anetare te Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, dhe te Struktures Paneuropiane te Sindikatave te Arsimit, ku luajne nje rol aktiv, jo vetem ne nivel rajonal, por edhe me gjere.

Ato kane nje bashkepunim institucional me njera tjetren dhe jane, ne kete drejtim, nje shembull, jo vetem per levizjen sindikale shqiptare, por edhe me gjere, per gjithe shoqerine shqiptare.

Ato kane Marrveshje bashkepunimi reciprok dhe negocojne e nenshkruajne Kontraten e perbashket Kolektive te Punes me Ministrine e Arsimit dhe Shkences qe nga viti  qe nga viti 1998. Kontrata aktuale, ne fuqi deri ne dhjetor 2009, mbron ne menyre ligjore anetaret dhe te gjithe mesuesit shqiptare te sistemit parauniversitar dhe perben nje baze te rendesishme ligjore per te realizuar sherbime te tjera ne favor te mesuesve shqiptare.

Te dyja sindikatat punojne se bashku qe prej 7-8 vjetesh, edhe duke zbatuar projekte e programe te perbashketa, te mbeshtetura nga sindikata simotra e vecanerisht Sindikata e Pergjithshme e Personelit Arsimor te Holandes, AOb dhe Konfederata e Sindikatave te Holandes, FNV, me synim fuqizimin e gjithanshem te tyre dhe parandalimin e eliminimin e punes se femijeve.
Mbeshtetes te drejtperdrejte te angazhimeve te FSASH e SPASH, sidomos ne drejtim te parandalimit dhe eliminimit te punes se femijeve, jane edhe Federata Nderkombetare e  Arsimit, EI, dhe ILO-IPEC.

Me mbeshtetjen e FNV, ato botojne edhe nje Reviste te perbashket, “Tribuna Sindikale”, dhe jane te vendosura ta thellojne bashkepunimin edhe me aktivitete e struktura te perbashketa.

FSASH e SPASH jane partnere te rendesishme te Ministrise se Arsimit e Shkences dhe te Qeverise shqiptare. Drejtuesit kryesore te tyre jane anetare te bordeve konsultuese ne Ministri dhe te Keshillit Kombetar te Punes, duke dhene kontributin e tyre te drejtperdrejte per zhvillimin e reformes dhe modernizimin e arsimit dhe per mbrojten social ekonomike, jo vetem te punonjesve te arsimit e shkences, por edhe te te gjithe punonjesve shqiptare.