Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

S  T  A  T  U  T  I

I
FEDERATES SE SINDIKATAVE
TE ARSIMIT DHE SHKENCES TE SHQIPERISE

 

Neni 1

Emri i organizates

    • .Emri i Organizates sindikale eshte: Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH

 

    • .FSASH eshte krijuar me 26 prill 1991, si bashkim vullnetar i mesuesve, pedagogeve, shkencetareve dhe punonjesve te tjere qe jane te punesuar ne sistemin e arsimit publik dhe privat, qe nga arsimi parashkollor e deri tek arsimi i larte, si edhe ne institucionet shkencore te Republikes se Shqiperise, pa dallim te perkatesive politike e partiake, te bindjeve ideologjike dhe besimeve fetare.

 

Neni 2

Qellimi i Organizates

Qellimet dhe objektivat e Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te    
Shqiperise jane:

    • Te perfaqesoje e mbroje interesat ekonomike e shoqerore te punonjesve te arsimit dhe te shkences ne pergjithesi dhe te atyre qe jane te anetaresuar ne FSASH posacerisht, duke perfshire:

a )  Mbrojtjen e se drejtes per pune te anetareve te FSASH dhe sigurimin e
      pages e te shperblimeve te tjera, me synim permiresimin dhe rritjen e    
      vazhdueshme te tyre.

  • Vendosjen e normave bashkekohore te ngarkeses mesimore dhe te punes

    kerkimore shkencore.

  • Sigurimin dhe permiresimin e vazhdueshem te kushteve te punes, te jeteses e te shendetit te anetareve, perfshire edhe sigurimin ne pune.
  • Krijimin e kushteve per pushim dhe shlodhje te kulturuar per anetaret duke shfrytezuar mundesite qe ka Federata dhe punedhenesi.
  • Krijimin e nje sistemi bashkekohor per formimin profesional e sindikal  dhe perfitimin e anetareve te FSASH nga ky sistem.
  • Permiresimin e vazhdueshem te sistemit te sigurimeve shoqerore, ngritjen e pensioneve dhe te shperblimeve te tjera  per t’u garantuar anetareve, ne perputhje me stadet e zhvillimit te vendit e te shoqerise, nje jete te qete e dinjitoze pas pune.
  • Mbrojtjen e anetareve nga  shkeljet e te drejtave themelore te tyre, te garantuara me Kushtetute dhe me Karten Sociale Europiane. Mbrojtjen nga çdo veprim i paligjshem ne fushen e marredhenieve te punes, nga veprimet burokratike dhe arbitrare, nga transferimet dhe largimet e padrejta nga puna, nga cenimet ne page ose shperblime te tjera, mbrojtje e cila do te bazohet ne normat ligjore dhe ne kontraten kolektive te punes.
    • Te punoje per permiresimin e legjislacionit, vecanerisht atij qe lidhet me  

           marredheniet e punes, me qellim qe t’u krijohet hapesire levizjes dhe
           veprimtarive te pavarura sindikale ne sektorin e arsimit e te shkences, qe te 
krijohen kushte ligjore dhe mundesi praktike reale per te mbrojtur e zhvilluar paqen, demokracine, barazine dhe drejtesine sociale, qe te respektohen, mbrohen e garantohen lirite dhe te drejtat themelore te njeriut.
2.3.    Te organizoje e drejtoje perfshirjen aktive te mesuesve, pedagogeve e
shkencetareve ne formulimin dhe zbatimin e politikes arsimore te vendit, duke synuar krijimin dhe konsolidimin e sistemeve arsimore te hapura, te kontrolluara e te financuara nga shteti; krijimin e nje shkolle qe te edukoje brezin e ri me idealet e lirise dhe demokracise. Ta pajise ate me kulture te gjere e dije te thella shkencore, qe te ndihmoje shoqerine ne rrugen e zhvillimit  demokratik te saj, ne rrugen e  progresit social e kulturor te panderprere. Te mundesoje formimin e brezave me ndjenjen e atdhedashurise e te pergjegjesise per vendin dhe kombin.

    • Te punoje per ngritjen e rolit dhe te pergjegjesise se grave ne shoqeri  ne profesionin e mesuesit si dhe ne organizatat e arsimtareve e shkencetareve.
    • Te vendose e te zhvilloje marredhenie barazie e solidariteti me organizatat

sindikale brenda dhe jashte vendit.

Neni 3
Parime te pergjithshme

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences e zhvillon gjithe veprimtarine e  
saj ne baze te ketij Statuti, ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se
Shqiperise dhe ligjet e tjera te shtetit shqiptar, duke zbatuar keto parime te
pergjithshme:

    • FSASH gjithe jeten dhe veprimtarine e saj e zhvillon ne menyre te pavarur nga Shteti, administrata shtetrore, nga partite politike si dhe nga çdo grupim tjeter ideologjik apo fetar.
    • FSASH zbaton normat e demokracise se brendshme per zgjedhjen e organeve dhe drejtuesve te saj, per percaktimin e politikes sindikale, te qellimeve dhe objektivave, per funksionimin, drejtimin dhe administrimin e saj.
    • FSASH nuk dikton ne veprimtarine e brendshme sindikale te seksioneve, keshillave apo organizatave sindikale. Ajo respekton pavaresine dhe vullnetin e tyre, pluralizmin e mendimeve e te alternativave dhe pranon e mbeshtet vendimet e cdo strukture sindikale ne perberje te saj, me kusht qe ato te jene ne perputhje me parimet dhe normat e ketij Statuti.
    • Organet drejtuese qe nga keshilli sindikal dhe deri ne Federate zgjidhen nga poshte lart, si rregull, me kandidatura alternative dhe me votim te fshehte. Cdo i zgjedhur jep llogari ne menyre periodike para atyre qe e kane votuar dhe eshte i revokueshem ne cdo kohe prej tyre.
    • Drejtuesit e Federates dhe ata te seksioneve sindikale nuk mund te jene

njekohesisht edhe drejtues te partive politike ne qender ose ne rrethe.

    • Organet e zgjedhura te Federates, Keshilli Drejtues, Kryesia dhe Kryetari jane persona juridike dhe vepropjne me kete cilesi ne baze te kompetencave qe u jep ky Statut ose ne menyre te shprehur posaçerisht nga Kongresi i  FSASH.
    • Me vendim dhe autorizim me shkrim te Kryesise se FSASH, edhe seksionet sindikale mund te marrin statusin e personit juridik.
    • Drejtuesit sindikaliste, perfshire anetaret e Keshillit Drejtues te FSASH, kryetaret, nenkryetaret dhe sekretaret e seksioneve sindikale ne rrethe ose institucione nuk mund te levizen, te transferohen ose te largohen nga puna prej punedhenesit, pa marre me pare pelqimin me shkrim te organit sindikalist qe i ka zgjedhur ose te Kryesise se FSASH.
    • FSASH eshte anetare e Internacionales se Edukimit, EI dhe e struktures se saj europiane, ETUCE.
    • FSASH ka qene anetare themeluese e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, KSSH, dhe ka luajtur rol paresor ne demokratizimin dhe konsolidimin e kesaj bashkesie sindikale konfederative per 22 vjet me radhe. Por, per shkak te shkeljeve te renda statutore te lidershipit te KSSH ne marredheniet me federatat, Sesioni i pare i Kongresit te 5-te te FSASH, me 23.03.2013, vendosi shkeputjen e FSASH nga KSSH.

Neni 4
Anetaresimi

    • Ne FSASH mund te antaresohet cdo shtetas shqiptar me banim ne Republiken e Shqiperise,  qe eshte i punesuar ne profesionin e mesuesit ne arsimin parashkollor dhe parauniversitar, ne profesionin e pedagogut dhe punonjesit shkencor ne institucionet e arsimit te larte dhe ato shkencore, personeli plotesues administrativ dhe ndihmes ne te gjitha nivelet e ketyre institucioneve, perfshire ato publike dhe private, si dhe pensionistet qe kane punuar ne keta sektore, pavaresisht nga bindjet e tyre politike, perkatesia partiake, fetare, gjinore, etnike apo racore, si dhe cdo dallim tjeter qe te mos jete ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe normat e ketij Statuti”.
    • Ne FSASH mund te anetaresohen edhe shtetas joshqiptar me banim te perhershem apo te perkoheshem ne Republiken e Shqiperise, me kusht qe te jene te punesuar ne arsimin publik ose privat per nje periudhe jo me pak se nje vit.
    • Me miratimin e Keshillit Drejtues, ne FSASH mund te anetaresohen edhe punonjes te tjere te fushave te peraferta me profesionin e mesimdhenesit apo punonjesit shkencor, sic jane punonjesit e kultures, medias se shkruar dhe elektronike, avokatet, etj, me kusht qe numri i tyre te mos jete me i madh se ¼ e anetareve te nga fusha e arsimit dhe shkences.
    • Antaresimi ne FSASH behet me deklarim personal duke nenshkruar individualisht ne Regjistrin e Antaresise ose me nje deklarate te posacme, sipas formatit te miratuar nga Keshilli Drejtues i FSASH.

I antaresuari ne FSASH paiset me librezen e anetaresise.

    • Antaresimi ne FSASH nderpritet:
  • Me kerkese me shkrim te te antaresuarit, te cilen ja paraqet keshillit sindikal te organizates ku ben pjese. Ne kete rast detyrimet e anetarsimit nderpriten mbas 6 muajve, duke filluar nga data e kerkeses per heqjen dore nga anetarsimi.

-    Kur nuk paguan pa arsye kuotizacionin e anetarsise per 6 muaj rresht.
-    Kur ndaj anetarit merret masa e perjashtimit per shkelje te renda ligjore,
apo nenligjore, te Kodit te etikes, kontrates kolektive apo normave te ketij statuti.

  •    Pranimi dhe largimi nga FSASH ne menyre kolektive eshte i papranueshem.

Anetari i perjashtuar ka te drejten e ankimimitderi ne organet me te larta drejtuese te FSASH.

    • I antaresuari ne FSASH ka keto te drejta:
  • Te mbrohet nga FSASH per garantimin e te drejtes per pune, per ruajtjen e

Vendit te punes, per rritjen e shkalles se kualifikimit dhe aftesive profesionale, per perfitimin e  shperblimeve, lejes se pagueshme dhe permiresimin e kushteve te punes, sipas dispozitave te Kontrates Kolektive te nivelit te pare.

  • Te shfrytezoje te gjithe te drejtat dhe lirite sindikale qe i sigurohen me

Kontrate Kolektive.

  • Te siguroje falas ndihme dhe mbrojtje juridike.
  • Teperfitoje falas botimet e FSASH, Statutin dhe Kontraten Kolektive.
  • Te perfitoje ndihme ne rast nevoje nga mjetet financiare te FSASH.
  • Te zgjedhe dhe te zgjidhet ne organet drejtuese te Federates.
  • Te perfitoje falas trajnimet sindikale.
    • I antaresuari ne FSASH ka keto detyra:
  • Te zbatoje detyrimet qe rrjedhin nga statuti i FSASH.
  • Te zbatoje vendimet e Kongresit dhe te organeve drejtuese te FSASH.
  • Te punoje per konsolidimin e FSASH, te jete aktiv ne sindikaten ku militon dhe

ne levizjen sindikale ne arsim, ne mbrojtjen e autoritetit dhe personalitetit te   FSASH.

  • Te paguaj rregullisht kuotizacioninsi ndikal.

 

Neni 5

ORGANET DREJTUESE TE FEDERATES
 KONGRESI I FEDERATES

Organi me i larte i Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te
Shqiperise eshte KONGRESI I FSASH.

Kongresi:

    • Mblidhet nje here ne pese vjete.
    • Shqyrton veprimtarine e Federates dhe te organeve te saj per periudhen pese vjeçare dhe miraton programin dhe objektivat e politikes sindikale ne fushen e arsimit dhe te shkences per periudhen e ardhshme.
    • Miraton Statutin e FSASH ose plotesimet, ndryshimet dhe permiresimet qe i behen atij. Statuti i miratuar ne Kongresin e pare te FSASH nenshkruhet nga jo me pak se 20 anetare themelues sipas ligjit. Permiresimet, plotesimet dhe ndryshimet qe i behen atij nga Kongreset dhe Konferencat pasardhese

behen pjese e Statutit te ri, i cili nenshkruhet nga Kryetari i FSASH, mbeshtetur ne proces-verbalin e Komisionit te Votimit te Kongresit ose Konferences.

    • Miraton Keshillin Drejtues te FSASH, i cili perbehet nga Kryetari, Sekretari i Pergjithshem, zevendeskryetaret, perfaqesues te zgjedhur ne funksionin e kryetarit te seksionit sindikal te qarkut, te rrethit, te shkolles se larte ose te instituteve shkencore. Ne seksionet qe perfaqesojne me shume se 500 anetare zgjidhen edhe nje ose me shume anetare te tjere te KD, gjithnje ne perputhje me numrin e anetareve qe bejne pjese ne seksion.  
    • Vendos per anetaresimin e FSASH ne bashkesi sindikale konfederative brenda vendit, ne organizma sindikale boterore, europiane ose rajonale, si edhe per daljen prej tyre, sipas parimeve dhe kritereve te percaktuara ne kete Statut.
    • Midis dy Kongreseve, vendos, me 3/5 e votave te te gjithe anetareve te KD, per perfshirjen e FSASH-it ne aleanca sindikale me sindikata homologe te sektorit te arsimit dhe percakton regullat dhe strukturen e funksionimit te ketyre aleancave.
    • Zgjedh, si rregull, me votim te fshehte, me nje ose me shume kandidatura, Kryetarin e FSASH-it 
    • Zgjedh Komisionin e Garancive Statutore, te perbere nga 3 anetare.
    • Delegatet e Kongresit zgjidhen ne konferencat e seksioneve sindikale ne rrethe, ne shkollat e larta dhe ne institucionet shkencore, sipas normave qe cakton Keshilli Drejtues  i FSASH, duke mbajtur parasysh numrin e anetareve.
    • Data dhe vendi i mbledhjes se Kongresit si dhe rendi i dites miratohen nga KD i FSASH dhe shpallen jo me vone se tre muaj para mbajtjes se tij.
    • Ne periudhen midis dy kongreseve te zakoneshme, kur del e nevojshme, me kerkesen e Keshillit Drejtues ose 1/3 te seksioneve sindikale, mblidhet Kongresi i Jashtezakonshem, (jasht radhe), ose Konferenca Kombetare e FSASH, te cilat i zhvillojne punimet mbi bazen e normave te ketij Statuti dhe kane vleren e Kongresit ose Konferences se zakonshme, per ceshtjet qe ato shqyrtojne. 
Neni 6

Keshilli Drejtues i FSASH

Keshilli Drejtues i FSASH eshte organi me i larte i Federates qe drejton gjithe veprimtarine e saj midis dy kongreseve ose konferencave kombetare.
Keshilli Drejtues i FSASH ka keto te drejta dhe detyra:

    • Perfaqeson Federaten ne te gjithe veprimtarine per mbrojtjen e interesave dhe plotesimin e kerkesave ekonomike e sociale te anetareve, te seksioneve dhe keshillave sindikale si ne marredheniet me punedhenesin, perfshire edhe Qeverine, ashtu edhe ne marredheniet me organizatat sindikale brenda e jashte vendit.
    • Gezon cilesine e personit juridik dhe eshte pronar i pasurise se luajtshme e te paluajtshme dhe mjeteve monetare qe disponon FSASH.
    • Ben analiza dhe merr vendime per mbarevajtjen e veprimtarise sindikale lidhur me zbatimin e vendimeve te Kongresit, Konferences Kombetare ose te vete Keshillit Drejtues.
    • Percakton drejtimet dhe çeshtjet kryesore qe do te bisedohen me punedhenesin per lidhjen e kontrates kolektive te punes ne nivelin e pare, perfshire edhe negocimet qe behen per çeshtje te rendesise se veçante me partner punedhenesin e drejtperdrejte, apo, kur eshte rasti, edhe me Qeverine ose dikastere te tjera.
    • Organizon, zhvillon dhe drejton greva te pjeseshme ose te pergjithshme per mbrojtjen e kerkesave dhe interesave te anetareve per arritjen e qellimeve te percaktuara ne kete Statut. Vendimi per greven e pergjithshme, ose te pjeseshme miratohet me 2/3 e votave te anetareve te Keshillit Drejtues te pranishem ne mbledhje.
    • Mbeshtet veprimtarite e organizatave anetare, te keshillave e seksioneve sindikale, organizon ne perkrahje te tyre mitingje e manifestime, perdor mjetet e informacionit masiv per publikimin e tyre, etj.
    • Miraton buxhetin vjetor te Federates duke percaktuar burimet e te ardhurave dhe zerat e shpenzimeve, si dhe analizon dhe miraton raportet qe paraqet Financieri i Federates.
    • Vendos per  strukturen, per numrin e punonjesve te aparatit te Federates dhe per pagen e kryetarit.
    • Ne konsultim me seksionet sindikale, vendos per punonjesit funksionare te tyre dhe per menyren e perballimit te pages per ta.
    • Vendos per botimin e organeve ditore apo periodike te FSASH
    • Vendos dhe shpall thirrjen e Kongresit apo te Konferences kombetare te FSASH te zakonshme apo te jashtezakonshme, percakton normat e perfaqesimit dhe menyren e zgjedhjes se delegateve.
    • Ne periudhen midis dy Kongreseve ose Konferencave, KD shprehet per votebesimin e kryetarit te Federates, kur e kerkon ky i fundit, ose me kerkesen me shkrim te 1/3 te anetareve te KD te autorizuar nga seksionet qe ata perfaqesojne.
    • Nese gjate votimit te fshehte, 2/3 e anetareve te Keshillit Drejtues te pranishem ne mbledhje, nuk i japin votebesimin kryetarit te FSASH, ai eshte i detyruar te therrase Kongresin e Jashtezakonshem, i cili duhet te mblidhet dhe te marre vendimin perkates brenda 3 muajve.
    • Ne rastet kur Kryetari largohet ne nje detyre tjeter qe nuk pajtohet me funksionin e tij ne sindikate, kur jep doreheqjen ose humb aftesite shendetesore, ne periudhen midis dy kongreseve te zakonshme,  funksionet e tij per nje periudhe tre mujore, deri ne mbledhjen e Kongresit te Jashtezakonshem, (jasht radhe), i kryen Zv/Kryetari i Pare, ose, ne mungese te tij, Sekretari i Pergjithshem.
    • Keshilli Drejtues i FSASH-it midis dy kongreseve ose konferencave mund te kooptoje anetare te rinj ne radhet e tij, duke iu referuar nenit 5/4 te ketij Statuti, ose ne rastet kur vendi i anetarit te KD mbetet vakant.
    • KD mund te perjashtoje nga radhet e veta anetare te tij, kur provohet se ata kane shkelur normat e Statutit, kontraten kolektive te punes ose ligjet e shtetit. Kjo mase eshte e vlefshme edhe per ata anetare te KD qe jane ne funksionin e kryetarit te seksionit.
    • KD i FSASH mblidhet jo me pak se 2 here ne vit. Mbledhjet jane te vlefshme kur ne to marrin pjese shumica e anetareve, ndersa per nenpikat 4,7,11,12,13 dhe 15 te nenit 6, mbledhjet jane te vlefshme kur ne to marrin pjese jo me pak se  ¾ e anetareve te Keshillit Drejtues te FSASH.
    • Per pikat 3, 6 dhe 10 te nenit 6 funksionet e KD te Federates, me te drejte vendimarrese, i kryen edhe mbledhja e Kryesise se Federates, me pjesemarrjen e Kryetareve te seksioneve sindikale te qarqeve.
    • Keshilli Drejtues i FSASH thirret ne mbledhje te zakonshme nga Kryesia e FSASH. Ne mbledhje te jashtezakonshme ai thirret nga kryetari i Federates kur e kerkojne me shkrim 1/3 e anetareve te KD. Ne çdo rast kryesia e FSASH ka pergjegjesi kolegjiale per pergatitjen dhe zhvillimin e mbledhjeve te KD.
    • Mbledhjet e Keshillit Drejtues drejtohen nga Kryetari, Zevendes/Kryetari i Pare dhe Sekretari i Pergjithshem i Federates.

 

Neni 7
Komisioni i Gruas dhe Rinise

    • Prane FSASH krijohen komisioni i Gruas dhe Rinise. Berthama e secilit komision perbehet nga anetaret e KD te FSASH.
    • Komisionet zgjedhin pergjegjesit e tyre.
    • Keshilli Drejtues i FSASH, me rregullore te vecante, cakton fushen e veprimit dhe detyrat e secilit Komision.

Neni 8

Kryesia e Federates

Kryesia e Federates eshte organ qe udheheq dhe organizon punen per
drejtimin e perditshem te Federates. Kryesia perbehet nga Kryetari, Zevendes Kryetari i Pare, 2 zevendes kryetaret e tjere, Sekretari i Pergjithshem dhe 4 anetare. Ne mbledhjet e Kryesise marrin pjese, si te ftuar, Kryetarja e Komisionit te Gruas dhe Kryetari/ja i/e Komisionit te Rinise, si edhe sekretare te tjere te Federates qe mund te zgjedh Keshilli Drejtues.
Ajo ka kompetence dhe pergjigjet per:

    • Kryesia e FSASH eshte organ qe udheheq dhe organizon veprimtarine e perditshme te Federates. Kryesia perbehet nga Kryetari, 3 Zv/kryetare dhe Sekretari i Pergjithshem. Zevendes Kryetaret dhe Sekretari i Pergjithshem zgjidhen nga Keshilli Drejtues i FSASH, si rregull, me votim te fshehte, me nje ose me shume kandidatura. Ne mbledhjet e Kryesise marrin pjese pa te drejte vote Kryetarja e Komisionit te Gruas dhe Kryetari/ja i/e Komisionit te Rinise, si dhe sekretare te tjere qe mund te zgjedhe Keshilli Drejtues.
    • Zbatimin e buxhetit te Federates, duke bere nje analize te hollesishme dhe periodike, si per te ardhurat, ashtu edhe per shpenzimet.
    • Kualifikimin sindikalist te drejtuesve te sindikates ne te gjitha nivelet, brenda dhe jashte vendit.
    • Dhenien e ndihmes se nevojshme keshillave dhe seksioneve sindikale per çeshtje metodike, organizative, juridike, etj.
    • Analizen e materialeve qe i paraqiten nga Financieri i Federates dhe Komisioni i Garancive Statutore i FSASH. Ne kete rast, Kryesia merr vendimet perkatese ose i kalon çeshtjet ne KD apo ne organet e drejtesise, sipas shkalles se pergjegjesise ose fajit te personave te caktuar.
    • Miratimin e perberjes se delegacioneve qe do te perfaqesojne FSASH ne veprimtarite kombetare e nderkombetare dhe shqyrton e miraton ftesat per delegacionet e huaja sindikale qe do te vizitojne FSASH-ne
    • Kryesia e FSASH therret per konsultim kryetaret e seksioneve dhe keshillave sindikale dhe u kerkon llogari per zbatimin e detyrave te Kongresit, Konferences Kombetare ose Keshillit Drejtues te FSASH.
    • Kryesia mblidhet, si rregull, njehere ne 2 muaj. Mbledhjet  jane te vlefshme kur ne to marrin pjese te pakten shumica e thjeshte e anetareve.
    • Mbledhjet e Kryesise thirren nga kryetari i FSASH, ose me kerkese te ½ se anetareve. Mbledhjet drejtohen nga Kryetari i FSASH-it.

Neni 9
Kryetari i Federates

Kryetari i Federates mban pergjegjesine kryesore per funksionimin e
Federates ne shkalle kombetare.

    • Kryetari perfaqeson Federaten ne veprimtarite me organet shtetrore, me

organizatat sindikale brenda e jashte vendit, me shoqatat, me partite politike  
dhe shtypin.

    • Nenshkruan ne emer te Federates si person juridik dhe e perfaqeson ate ne te gjitha marredheniet ekonomike, financiare, bankare dhe pasurore.
    • Nenshkruan me punedhenesin kontraten kolektive te punes te nivelit te pare dhe marreveshjet e akt-marreveshjet me Qeverine apo institucione te tjera.
    • Ben ndarjen e detyrave midis Zevendeskryetarve dhe ndjek zbatimin e tyre.
    • Komunikon me Sekretarin e Pergjithshem, i cili drejton aparatin dhe punet e perditeshme te Federates.
    • Mban qendrim dhe merr vendime per çeshtje qe nuk presin, duke u konsultuar me Zv/Kryetarin e Pare dhe Sekretarin e Pergjithshem. Per vendimet qe merr, ve ne dijeni, ne mbledhjen me te afert, Keshillin Drejtues ose Kryesine, sipas kompetences.
    • Se bashku me zv/kryetaret dhe Sekretarin e Pergjithshem, pergatit dhe drejton mbledhjet e Keshillit Drejtues te FSASH.
    • Ne mungese te Kryetarit, keto funksione i kryen njeri nga Zevendeskryetaret e autorizuar prej tij ose Sekretari i Pergjithshem.
    • Nenshkruan ne emer te Federates si person juridik dhe e perfaqeson ate ne te gjitha marredheniet ekonomike, financiare, bankare dhe pasurore.

 

Neni 10
Kryetari i nderit  dhe Libri i Nderit i FSASH

    • Kongresi i FSASH, me vendim te vecante, i akordon titullin e larte “Kryetar Nderi i FSASH” personit qe ka luajtur nje rol percaktues ne themelimin, organimin, konsolidimin dhe drejtimin e Federates per nje periudhe te gjate kohe, qe ka merita te vecanta ne levizjen sindikale ne arsim si dhe ne gjithe levizjen sindikale kombetare.
    • Kryetari i Nderit eshte anetar i perjetshem me te drejte vote i te gjithe organeve drejtuese te FSASH.
    • Menyra e trajtimit te Kryetarit te Nderit rregullohet me vendim te vecante te Keshillit Drejtues te FSASH. Trajtimi financiar do te behet ne formen e nje pensioni suplementar ne raport me aktivizimin dhe kontributin e tij  ne organet drejtuese. Masa e ketij pensioni nuk mund te jete me e ulet se dy pensione maksimale, duke perfshire edhe pensionin e pleqerise.
    • Ne FSASH krijohet Libri i Nderit i FSASH. Ne Librin e Nderit te FSASH regjistrohen personat qe i jane perkushtuar levizjes sindikale ne arsim ne Shqiperi dhe qe kane luajtur rol te rendesishem ne organizimin, konsolidimin dhe drejtimin e FSASH. Perfshirja ne Librin e Nderit dhe trajtimi perkates behet me vendim te vecante te Keshillit Drejtues te FSASH.

Neni 11
Seksionet sindikale

    • Seksionet sindikale, ne vartesi te ndarjes administrative shteterore, mund te krijohen e funksionojne ne shkalle qarku, rrethi ose ndarje te tjera administrative.
    • Keshilli Drejtues i Federates shqyrton e miraton kushtet dhe kohen e krijimit te ketyre seksioneve ose pushimin e veprimtarise se tyre.

Neni 12
Seksioni Sindikal i njesise vendore

    • Ne çdo njesi vendore, ne shkollat e larta dhe ne institucionet shkencore   krijohet seksioni sindikal. Seksioni krijohet kur ekzitojne te pakten 3 keshilla sindikale te se njejtes dege ose profesioni.
    • Seksioni sindikal perbehet nga kryetaret e keshillave sindikale te nje njesie vendore,  te nje ose disa shkollave te larta dhe institucioneve shkencore.
    • Seksioni sindikal zgjedh nga gjiri i tij, si rregull me votim te fshehte,

            kryetarin, nje ose dy zevendeskryetare, si dhe nje kryesi me 5-9 anetare.
12.4    Seksionet sindikale pergjigjen para keshillave sindikale te territorit te tyre      
           dhe para organeve drejtuese te Federates per gjithe veprimtarine sindikale 
           ne njesine vendore ose institucionin perkates.
12.5    Seksionet sindikale koordinojne dhe drejtojne veprimtarine e keshillave   
           sindikale dhe konkretisht:

  • Sigurojne lidhjen e keshillave sindikale me Federaten, duke transmetuar problemet, shqetsimet dhe kerkesat e tyre, ose te anetareve te veçante
  • Perfaqesojne keshillat sindikale ne bisedimet me punedhenesin per dialogimin dhe nenshkrimin e kontrates kolektive te nivelit te dyte.
  • Ndjekin plotesimin e detyrave qe kane keshillat sindikale ndaj Federates.
  • Organizojne dhe drejtojne mitingje, manifestime dhe greva ne mbeshtetje te kerkesave te keshillave sindikale ne perberje te tyre ose ne shkalle federate.

12.6. Per te mbrojtur ne menyre me efektive dhe profesionale sindikalistet dhe    
           per te rritur pavaresine dhe aftesine vetvepruese, brenda Federates    
           funksionon edhe bashkesia e seksioneve sindikale sipas profesionit
12.7. Grupimet ose bashkesite e seksioneve sindikale sipas afersise se profesionit,    
         brenda FSASH jane:

  • grupimi i seksioneve sindikale te arsimit parauniversitar,
  • grupimi i seksioneve sindikale te arsimit te larte, dhe institucioneve shkencore
  • Grupimi i seksioneve sindikale te profesioneve te peraferta,
  • Grupimi i seksioneve sindikale te punonjesve te sektoreve ndihmes,
  • Grupimi i seksioneve sindikale te pensionisteve.

12.8. Keshilli Drejtues i FSASH dhe Kryesia, ne baze te interesave sindikale ne    
         fushen e arsimit dhe shkences dhe ne konsultim me grupimet sindikale te    
         nje profesioni, percaktojne momentet kur keto grupime veprojne me vete   
         dhe kur ato veprojne ne kuadrin e gjithe Federates.
12.9. Detyre kryesore e grupimeve sindikale te nje profesioni eshte perpunimi i
         kerkesave, dialogimi dhe pergatitja per nenshkrim e kontrates kolektive te
         punes, sidomos ne nivelin e dyte, zhvillimi i levizjes sindikale, etj.
12.10. Keshilli Drejtues i FSASH, me rregullore te vecante, percakton    
         marredheniet,detyrat dhe te drejtat e grupimeve sindikale, qe brenda  
         FSASH formojne nje grupim profesioni.
12.11.Seksioni sindikal mblidhet te pakten nje here ne dy muaj. Mbledhjet jane te   
         vlefshme kur ne to marrin pjese shumica e anetareve te seksionit.Vendimet
         qe merren fiksohen ne proces-verbalin e mbledhjes dhe nenshkruhen nga  
         kryetari i seksionit.

Neni 13
Financieri i Federates

    •   Keshilli Drejtues i FSASH, zgjedh, si rregull me votim te fshehte, me nje ose    me shume kandidatura, Financierin e Federates.
    • Financieri i Federates kontrollon zbatimin e buxhetit, perdorimin e mjeteve financiare dhe mireadministrimin e pasurise se Federates, si dhe zbatimin e normave financiare te percaktuara ne kete Statut.
    • Ushtron kontroll e ndihme ne seksionet e keshillat sindikale per probleme financiare, per kuotizacionet etj.
    • Informon Kryesine dhe raporton para Keshillit Drejtues dhe Kongresit te Federates per veprimtarine e tij dhe, kur eshte e nevojshme, ben propozimet perkatese per permiresimin e gjendjes.

 

Neni 14
Keshillat dhe organizatat sindikale

Ne shkolla, kopshte, fakultete, publike ose private, ne ndermarrje te sistemit te arsimit dhe ne institucione shkencore, krijohen organizata dhe keshilla sindikale.

    • Organizata sindikale krijohet kur ne te anetaresohen me shume se 15 anetare. Per raste te vecanta, me propozim te seksionit sindikal te rrethit dhe me miratim te Kryesise se FSASH-it, mund te krijohen organizata sindikale edhe me me pak se 15 anetare.

14.2.  Organi me i larte i organizates sindikale eshte Mbledhja e Pergjitheshme e
Anetareve, ne te cilen diskutohen te gjitha problemet dhe kerkesat qe kane anetaret, analizohet veprimtaria e keshillit sindikal dhe merren vendimet perkatese. 
14.3.   Organi drejtues i organizates sindikale eshte keshilli sindikal. Keshilli
Zgjidhet, si rregull, nje here ne dy vjet dhe perbehet nga kryetari, zevendes kryetari  dhe nje numer i caktuar anetaresh ne vartesi me madhesine e organizates. Ne organizatat sindikale me nje numer te madh anetaresh, mund te zgjidhet edhe nje nenkryetar tjeter.
14.4.   Kryetari, nenkryetari dhe anetaret e keshillit sindikal zgjidhen ne
Mbledhjen e Pergjitheshme te organizates sindikale, me votim te hapur ose
te fshehte, si te vendose vete organizata.
14.5.   Organizata sindikale ne mbledhjen e saj te pergjithshme mund te shkarkoje
nga detyra kryetarin, nenkryetarin, ose çdo anetar te keshillit sindikal, kur e vlereson se ata nuk kryejne detyren, shkelin Statutin, ose perpiqen te vene veprimtarine sindikale nen ndikimin shteteror ose partiak.           
14.6. Ato komuna qe kane me shume se 100 anetare me kuote, kane te drejte te
zgjedhin edhe nje anetare tjeter per ne seksionin sindikal te rrethit.
14.7. Keshilli i organizates sindikale ka keto te drejta dhe detyra:
14.8. Perfaqeson dhe mbron te drejtat, kerkesat dhe interesat e anetareve te
organizates qe e ka zgjedhur para punedhenesit, organeve shtetore ose atyre te drejtesise, mbeshtetur ne Kushtetuten e Republikes, Kodin e Punes, Ligjet e tjera te shtetit dhe Kontraten Kolektive te Punes.

    • Diskuton dhe jep pelqimin per nenshkrimin e kontrates kolektive te punes te   nivelit te pare dhe te dyte.
    • Ndjek dhe kerkon zbatimin ne kohe te detyrimeve qe ka punedhenesi ndaj sindikates sipas kontrates kolektive te punes dhe informon e jep llogari para anetareve ne Mbledhjen e Pergjitheshme te organizates.
    • Zhvillon bisedime te drejtperdrejta me punedhenesin per probleme qe shqetsojne anetaret e sindikates dhe qe lidhen me kerkesat dhe interesat social-ekonomike te tyre ose me funksionimin e rregullt ligjor te shkolles apo institucionit.
    • Kur keto probleme e kerkesa nuk gjejne zgjidhje, me ndermjetesimin e Federates, Keshilli Sindikal mund te zhvilloje bisedime me nivele me te larta te punedhenesit, perfshire edhe titullarin e dikasterit. Kur punedhenesi refuzon apo zvarrit kerkesat e sindikates, keshilli sindikal perdor, si mjet te fundit, greven ne shkalle institucioni ose shkolle dhe, me mbeshtetjen e seksionit sindikal ose edhe te Federates, mund ta shtrije levizjen sindikale edhe me gjere.
    • Mban lidhje te drejtperdrejta me seksionin sindikal dhe Federaten, informon, ngre probleme dhe kerkon ndihme per zgjidhjen  e tyre.
    • Ndjek zbatimin e vendimeve te forumeve te Federates, KD apo Kryesise, i raporton atyre per efektivin e sindikates dhe ndryshimet qe peson anetaresia, ploteson librin e anetaresise ne nje fletore te posaçme, ku mban edhe proces-verbalet e mbledhjeve dhe vendimet qe merren.
    • Organizon punen per pagimin e kuotizacionit te anetaresise sipas Statutit te Federates ose vendimeve te Keshillit Drejtues.
    • Vendimi i Keshillit Sindikal eshte i vlefshem kur per te votojne shumica e anetareve.
    • Organizata sindikale mblidhet sipas problemeve qe ka per te shqyrtuar e zgjidhur, por jo me pak se 4 here ne vit. Ndersa keshilli sindikal duhet te mblidhet si rregull njehere ne dy muaj.

Neni 15
     Komisioni i Garancive Statutore

    •   Prane FSASH-se krijohet dhe funksionon Komisioni i Garancive Statutore, i perbere prej 3 anetaresh.
    • Komisioni, mbas miratimit nga Kongresi, mblidhet dhe zgjedh Kryetarin dhe Zv/Kryetarin e tij.
    • Komisioni i Garancive Statutore ka keto te drejta dhe detyra:

- Kontrollon zbatimin e normave te percaktuara ne kete Statut.
- Ushtron kontroll e ndihme ne seksionet e keshillat sindikale per funksionimin e tyre dhe zgjidhjen e kerkesave te sindikalisteve, mbi baza statutore.
- Shqyrton kerkesat dhe ankesat e sindikalisteve ose organeve drejtuese ne nivel vendor e qendror, qe kane te bejne me shkelje te Satutit dhe ben interpretimin perkates, te cilin ia paraqet Keshillit Drejtues ose Kongresit, sipas rastit.

    • Komisioni vepron me inisiativen e tij, si dhe me rekomandimin e Keshillit Drejtues, te Kryesise dhe Kryetarit te FSASH-se, per çeshtje te veçanta, te cilat eshte i detyruar t’i perfundoje, si rregull, brenda nje muaji.
    • Komisioni mblidhet, si rregull, jo me pak se 3 here ne vit.
Neni 16

Burimet financiare te Federates

16. 1. Te ardhurat financiare te FSASH sigurohen nga kuotat e anetaresise si
dhe nga venia ne shfrytezim e objekteve ekonomike qe FSASH, si anetare themeluese e KSSH, perfiton ligjerisht, mbas shkeputjes nga KSSH, nga pasuria qe Konfederata  ka fituar ne baze te ligjit 8340/1 date 06.05.1998 “Per Pasurine e Sindikatave”.
16. 2. Kuota e anetaresise eshte 0,5 perqind e pages mujore te çdo anetari.
Keshilli Drejtues i FSASH, per periudha te perkoheshme, mund te      caktoje dhe aplikoje nje kuote mujore me te ulet.
16. 3.  Te ardhurat nga kuotizacioni shperndahen:

  • 30 deri 40 perqind seksioni sindikal.
  • 60 deri 70 perqind Federata.

16. 4. Administrimi konkret i fondeve, krijimi i fondit rezerve dhe kriteret e
perdorimit te tij, miratohen nga Keshilli Drejtues i FSASH, si rregull, kur miratohet buxheti vjetor.

Neni 17

Pushimi i aktivitetit te FSASH

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences pushon se ekzistuari kur:

17.1. Zvoglohet numri i anetareve nen minimumin qe parashikon ligja per njohjen
         e nje sindikate ose Federate.
17.2. Kur ka kryer misionin per te cilin eshte krijuar.
17.3. Kur, me vendim te Kongresit dhe sipas normave te ketij Statuti, behen
         riorganizime, si bashkim, thithje, etj.
17.4. Ne te gjitha keto raste zbatohen dispozitat e nenit perkates te  Kodit Civil te
         Republikes se Shqiperise.

Neni 18

             Flamuri, Emblema dhe Vula

18.1. Federata ka Flamurin, Emblemen dhe Vulen e saj. Flamuri eshte me fushe te
         kuqe dhe ne mes eshte vendosur nje liber i hapur me fushe te bardhe dhe   
         kornize blu, mbi faqet e te cilit jane shkronjat “FSASH”. Kjo perben edhe  
         Emblemen e Federates.
18.2.Vula e FSASH eshte e rrumbullakte. Brenda saj ne forme rrethi eshte 
shkruar Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, ndersa ne qender te rrethit jane inicialet “FSASH”, 1991. Vula ne forme trekendeshi kenddrejte, ka te shkruar vetem inicialet “FSASH”.

Neni 19

     Selia e Federates

19.1. Selia e Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences ndodhet ne Tirane.
19.2. Brenda qytetit te Tiranes vendndodhja e selise, ndryshimi i saj, zgjerimi ose
         zvoglimi i ambjenteve, jane kompetence e Kryesise se FSASH.

Miratuar ne Konferencen e Pare Kombetare te FSASH, me 26 prill 1991, me ndryshimet, plotesimet dhe permiresimet qe i jane bere ne Konferencen e Dyte Kombetare, me 23 tetor 1993, ne Konferencen e Trete Kombetare, me 26 prill 1998, ne Kongresin e Pare te FSASH, me 3-4 maj 2000, ne Kongresin e Trete te FSASH, me 5-6 nentor 2004, ne Kongresin e 4te te FSASH, me 6 nentor 2009, ne Sesionin e Pare te Kongresit te 5te te FSASH, me 23 mars 2013, ne Sesionin e Dyte te Kongresit te 5te te FSASH-it, me 7 nentor 2013 dhe ne Kongresin e 6 te te FSASH-it, me 18 dhjetor 2015.
                                                                                          
KRYETARI I FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES

                                         Xhafer  DOBRUSHI

Tirane, me 18 dhjetor 2015