HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Sindikata e Pavarur 
e Arsimit Shqiptar

1991

 

Gjatë muajve Janar dhe Shkurt të vitit 1991

në të gjithë vendin së bashku me diktaturën

dhe levat e saj, Bashkimet Profesionale,  po i linin vendin sindikatave të reja

të profesioneve të ndryshme.

Një ndër të parat ishte SPASH-i

 Të gjitha së bashku me 13 Mars vendosën të

 themelojnë  B S P SH-n

         Bashkimin e Sindikatave të Pavarura

     

                Me 28 Mars të vitit 1991  me pjesëmarrjen e

                përfaqësuesve nga 16 rrethe zhvillohet

                tubimi i parë i cili quan te krijuar

                Sindikatën e Pavarur të Arsimit kryetar i së

                cilës u zgjodh zoti Imir Kambo.

                 

                   Kongresi i Parë: zhvilloi punimet nga data

                 12 deri në 14 Mars 1994. Morën pjesë

                 delegatë nga 24 rrethe që përfaqësonin   

                 32 000  mësues anëtarë të  SPASH-it.

                           

                             Kongresi vendosi që:

  1. Ta konsiderojë SPASH-in si Partner social të Qeverisë.

  2. Të realizoje Kontratat Kolektive.

  3. Të forcojë lidhjet me sindikatat simotra në botë.

                 Kryetar u zgjodh zoti Bajram Kruja.

 

                    Kongresi i dytë: zhvilloi punimet në datën 15

                Janar të viti 1998. Morën pjesë 112 delegatë

               që përfaqësonin 31476 anëtarë.

                         

                          Kongresi vendosi që:

a.       Të punojë për përmirësimin e gjendjes

                                     ekonomike të mësuesve e cila, si

                                     pasojë e ndryshimeve politike po

        kalonte një krizë të rëndë.

b.       Riorganizimi i të gjitha strukturave të  dëmtuara si pasojë e shndërrimeve politike në vend .

c.        Solidaritet dhe ndihmë konkrete për vëllezërit kosovarë.

 

.                  Kongresi i Tretë: zhvilloi punimet në datën 15                6 Dhjetor 2001. Morën pjesë 97 delegatë

                    nga 27 rrethe të vendit.

                              

                        Kongresi vendosi:

a.      Kërkesa të vazhdueshme për partneritet real dhe konstruktiv në të gjitha fushat.

b.      SPASH kërkoi të jetë pjesë e reformave të ndryshme në të gjithë sistemin arsimor në vendin tonë.

c.       Rritja e nivelit ekonomik të mësuesve dhe përmirësimi i kushteve të punës.  

 

                          

 

                    Kongresi i Katërt: zhvilloi punimet në datën 15 - 26.11.2005. Morën pjesë 97 delegatë

                    nga 27 rrethe të vendit.

                                

                                Kongresi vendosi:

a.      Të kërkojë  plotësimin e premtimit të qeverisë për dyfishimin e pagës deri në fund të mandatit duke e planifikuar rritjen për çdo vit.

b.      Forcimin e punës për riorganizimin sindikalist. 

c.       Partneritet real në të gjitha nivelet.

    Kryetar u rizgjodh zoti Bajram Kruja.

     Marrëveshje dhe 
  Kontrata Kolektive

 

  • Marrëveshja e parë: u realizua me 22 Shtator të vitit 1991 me ministrin e asaj kohe zotin Maqo Lakrori.

 U desh të kalonin dy vjet për t`u realizuar marrëveshja tjetër

  • Marrëveshja e dytë: u realizua me 17 Shtator të vitit 1993.

  • Kontrata e parë: u nënshkrua me 8 Shtator 1994. Për herë të parë mësuesit shqiptarë kishin një kontratë

  • Kontrata e dytë: u nënshkrua me 25  Mars 1996. Me këtë kontratë u arrit indeksimi i inflacionit çdo gjashtë muaj.

 

 

·        Kontrata e tretë: u nënshkrua me 28  Mars 1998.U arrit të institucionalizohet bashkëveprimi sindikalist SPASH-FSASH.

·        Kontrata e katërt: u nënshkrua me 1  Shkurt 2000. Kjo kontratë u nënshkrua edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal.

·        Kontrata e pestë: u nënshkrua me  15  Maj 2002. Nënshkrimi i kësaj kontrate u realizua me shumë veshtirësi.

·        Kontrata e  gjashtë: u nënshkrua me 4 Korrik 2006 e vlersuar cilesisht.

                  

 

lëvizjet sindikaliste

--Greva e parë e mësuesve shqiptarë u zhvillua me 16 Maj të viti 1991 dhe zgjati një orë.

--Greva tre ditore u zhvillua në Prill të vitit 1995. Megjithëse greva u shpall nga BSPSH-ja ajo u realizua  vetëm nga SPASH-i. Nëpërmjet kësaj greve u arrit       që pagat të rriten me 25% dhe indeksimi i  inflacionit çdo gjashtë muaj mbështetur në shportën e ushqimeve të percaktuar në bashkëpunim me qeverinë.

---Nga 14 dhjetori i viti 1998 e deri me 30 janar të vitit 1999 u zhvillua greva e nisur nga SPASH të cilën e çoi deri në fund  Sindikata e degës Shkodër. Kjo lëvizje sindikaliste kërkonte :

a. Partneritet real. b. Indeksim të inflacionit. c. Heqjen e taksës së solidaritetit. d. Respekt për profesionin e mësuesit.

--- Me 13 dhe 17 Dhjetor të vitit 2004 u zhvillua greva e përbashkët 1-orëshe dhe ditore e SPASH-it dhe FSASH-it. Pas kësaj   SPASH e vazhdoi e vetme atë edhe në datat 17,18 dhe 19 Janar 2005. Greva u shoqërua me dhunë nga të gjitha institucionet qeveritare.

Një fëmijë i arsimuar keq,
është një fëmijë i humbur.

 

                

 

Sindikata e Pavarur e Arsimit

Shqiptar është një nga aktorët

e  rëndësishëm për

edukimin  dhe formimin e

brezit të ri.

           Për këtë:

         1. Ajo mbështet, merr pjesë dhe përkrah të

          gjitha reformat që kanë të bëjnë me

          zhvillimin e arsimit. Mbështet

         decentralizimin e arsimit.

          2. SPASH-i është anëtar i EI ( Edukimit

          Internacional ) me të drejta të plota.

           3. Ka marrëdhënie  shumë të mira me

       SBASHK ( Sindikata e mësuesve Kosovar )

           4. Ka marrëdhënie shumë të mira me të

          gjitha sindikatat anëtare të EI .

                         5. SPASH ka marrëveshje bashkëpunimi

                          me FSASH.

                          6. Ka zhvilluar seminare kombëtare dhe

                              ndërkombëtare, takime dhe tryeza

                   të rrumbullakëta për formimin

                              sindikalist dhe profesional.