Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis sindikatave shqiptare Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi, mbi bazën e një Marrveshjeje të nënshkruara vite më parë, dhe pas organizimit të disa aktiviteteve të përbashketa dhe konsultimeve të vazhdueshme, një Marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi midis sindikatave shqiptare të arsimit, FSASH e SPASH, dhe sindikatës së arsimit të Kosovës, SBASHK, u nënëshkrua në Prishtinë, në datën 29 shkurt 2012.
Ne emër te sindikatave respektive, Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e tyre, Xhafer Dobrushi, Bajram Kruja dhe Ali Shabanaj, në prezencë edhe të Presidentit te sindikatës së arsimit të Holandës, Walter Drescher, Sekretares Ndërkombëtare të kësaj sindikate, Trudy Kerperien, dhe përfaqësuesit të Federatës Ndërkombëtare të Arsimit, EI, Nicolas Richards, të cilët ndodheshin në Prishtinë për një vizitë pranë sindikatës së Arsimit të Kosovës.
Gjatë qendrimit në Prishtinë, delegacionet e FSASH e SPASH zhvilluan bisedime me përfaqësuesit e sindikatës së arsimit të Holandës, AOb dhe të Federatës Ndërkombëtare të Arsimit, EI, duke u përqendruar tek forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, sidomos në drejtim te konsolidimit të strukturave sindikale në të gjitha nivelet, rritjes së ndikimit të sindikatave në procesin e reformave, zhvillimit progresiv të sistemit arsimor dhe mobilizimit të mësuesve për mbajtjen e nxënësve në shkollë dhe eliminimin e punës së fëmijëve.
Së bashku me përfaqësuesit e AOb dhe të EI, ata zhvilluan, gjithashtu, një Takim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Ramë Buja. Ne fillim të Takimit, kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, informoi bashkëbiseduesit mbi vizitën e këtyre delegacioneve në Kosvë, mbi zbatimin e Projektit për Qedrën Multietnike dhe mbi nënshkrimin e Marrëveshjes me sindikatat shqiptare të arsimit.
Ministri Buja informoi pjesëmarrësit mbi arritjet dhe sfidat me të cilat po përballet kjo Ministri dhe vlerësoi mbështetjen e EI dhe AOb, si edhe nënshkrimin e Marrveshjes me sindikatat shqiptare, si një kontribut i drejtpërdrejtë për zhvillimin e sistemit arsimor dhe proceseve demokratike në të dy vendet.
Presidenti i AOb, Walter Drescher, përfaqësuesi i i EI, Nicolas Richards, Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe Kryetari i SPASH, Bajram Kruja, falenderuan Ministrin për Takimin, vlerësuan punën e bërë nga SBASHK dhe shprehën gatishmërinë e subjekteve që përfaqësojnë për vazhdimin e angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin e sistemit arsimor ne Kosovë e Shqipëri dhe për mbrojten e interesave social ekonomike të mësuesve të të dy vendeve.
MARRËVSHJE - BASHKËPUNIMI Në Prishtinë, sot me datën 29 shkurt 2012, përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Arsimit e Shkencës, FSASH, Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, SPASH dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës, SBASHK, duke shprehur aspiratat e mësuesve dhe gjithë punonjësve të arsimit e sindikalistëve që ata përfaqësojnë, duke patur si objektiv kryesor zhvillimin cilësor bashkëkohor të arsimit shqiptar dhe fuqizimin e lëvizjes sindikale në funksion të këtij objektivi, si edhe për mbrojtjen efektive të kërkesave dhe interesave sociale ekonomike të sindikalistëve e punonjësve të arsimit, nënshkruajnë këtë Marrëveshje – Bashkëpunimi.
a. Në mënyrë të veçantë do të shkëmbehet informacion dhe përvojë për arritjet cilësore në procesin mësimor, në funksionimin e sindikatave dhe në organizimin e punës për minimizimin e braktisjes së shkollës dhe eliminimin të punës së fëmijëve, etj. b. Palët shprehin gatishmërinë për të mbështetur njëra-tjetrën në rastet e qëndrimeve që ato mbajnë ndaj punëdhënësit, manifestimeve apo grevave, mbrojtjen e të drejtave sindikale, përfshirë edhe mbështetjen e mësuesve e sindikalistëve në trevat shqiptare në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi.
PËR FSASH PËR SBASHK PËR SPASH K R Y E T A R I K R Y E T A R I K R Y E T A RI Xhafer Dobrushi Ali Shabanaj Bajram Kruja
|