Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES E NIVELIT TE DYTE, 2016-2017

 

SEKSIONI SINDIKAL I FSASH     SEKSIONI SINDIKAL I SPASH      DREJTORIA/ZYRA ARSIMORE                      
Rrethi___________________    Rrethi____________________   Rrethi_________   _______

Sot me ________ 2016, ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyren Arsimore___________, ne prani te paleve, nenshkruhet kjo Kontrate – Kolektive Pune ne nivelin e dyte, midis:
1. Drejtorise Arsimore Rajonale / ose Zyres Arsimore___________ perfaqesuar nga Drejtor z/znj._________________, nga njera ane, dhe :
2. Seksionit Sindikal te FSASH ,__________perfaqesuar nga Kryetari/ja, z./znj.________________
3. Seksionit Sindikal te SPASH ___________, perfaqesuar nga Kryetari/ja z.znj.________________ nga ana tjeter.

Te dy palet, mbas negocimeve te zhvilluara mbeshtetur dhe ne zbatim te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare, date 16 dhjetor 2015, nenshkruar midis Ministres se Arsimit dhe Sportit,  dhe Federates se Sindikatave te Arsimit e Shkences dhe Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise, arriten ne marreveshje qe te hartojne tekstin perfundimtar te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te dyte, duke konsideruar te mireqena dhe te zbatueshme te gjitha dispozitat e kontrates kolektive te nivelit te pare si dhe duke mbajtur parasysh e perfshire ne kontraten e ketij niveli vecorite e kompetencave, problematikes dhe marredhenieve punedhenes- punemarres ne nivelin vendor, ne sistemin e arsimit parauniversitar.
Ne procesin e negocimit me punedhenesin sindikatat nenshkruese provuan identitetin e tyre nepermjet autorizimeve si perfaqesuese ligjore te FSASH dhe SPASH, si dhe perfaqesueshmerine sipas kerkesave te nenit 2, pika 5 te Kontrates Kolektive te nivelit te pare, duke u rikonfirmuar nga pala punedhenese si partneret e vetem ne rolin e perfaqesuesve te mesuesve te ketij sistemi, per Rrethin __________.
Teksti perfundimtar i hartuar me pelqimin e te dy paleve, permban keto dispozita:
                                                                         

 Neni 1
BAZA  LIGJORE


Kjo kontrate mbeshtetet ne Ligjin 7961 date 12.7.1995 “ Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, ne Ligjin nr. 69/2012 “ Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise” si dhe ne Kontraten Kolektive te Punes te Nivelit te Pare te nenshkruar midis MAS dhe FSASH-SPASH  me 16 dhjetor 2015.
Palet nenshkruese te kesaj Kontrate jane te detyruara te zbatojne  kontratat e te dy niveleve.

Neni 2
FUSHA E ZBATIMIT DHE KOHEZGJATJA

Mbeshtetur ne nenin 2 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, kjo kontrate i shtrin efektet mbi te gjithe personelin mesimor parauniversitar, perfshire mesuesit e arsimit fillor, mesuesit e arsimit te mesem te ulet dhe te arsimit te mesem te larte.
Bazuar ne nenin 3 te Kontrates Kolektive  te Nivelit te Pare, palet bien dakord qe kohezgjatja e kesaj Kontrate te jete deri me 31 maj 2017.


Neni 3
MARDHENIET ME DREJTORINE/ ZYREN ARSIMORE  DHE PERFAQESUESIT E SAJ


3.1  Te dy palet  konfirmojne se:
a)  Punedhenesi dhe punemarresi ne nivel institucioni ose njesie arsimore do te angazhohen ne nje proces dialogu social te vazhdueshem per reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor, me synim arritjen e objektivite per arsim cilesor publik.
b) Punedhenesi ne raportet ligjore dhe kontraktuale te punes do te respektoje personalitetin e punemarresit dhe do te parandaloje çdo qendrim qe cenon interesat dhe dinjitetin e tij.
c)  Drejtoria /Zyra Arsimore dhe perfaqesuesit e saj ne nivel shkolle nuk duhet te nderhyjne ne organizimin, funksionimin dhe administrimin e sindikatave ne shkolla, ne Seksionet Sindikale te  seciles sindikate nenshkruese te kesaj Kontrate dhe as te bejne diferencime midis tyre duke mbeshtetur nje sindikate ne dem te tjetres. Rastet e konstatuara denohen sipas dispozitave te neneve 186 dhe 202, pika 1 e Kodit te Punes.
d)  Punedhenesi ne nivel institucioni dhe njesie arsimore, duhet te veje ne dijeni mesuesit anetare te FSASH –SPASH, per cdo plotesim ose ndryshim qe i behet dosjes se tij personale.
e)  Ne rast ndryshimi te vendit te punes, pa kerkesen e punemarresit, te anetareve te sindikatave nenshkruerse te kesaj Kontrate, zbatohen dispozitat e Nenit 5 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, duke perfshire edhe ndalimin e transferimit jashte njesise administrative.
f)  Bazuar ne nenin 54 te ligjit 69/2012 « Per sistemin arsimor parauniversitar… », i ndryshuar, Sindikatat do te  jene pjesetare te grupeve te vleresimit dhe vendimarrjes per shperblimin e mesuesve me performancen me te mire ne nivel institucioni ose njesie arsimore.
 g)  Me kerkesen e sindikatave nenshkruese te kesaj Kontrate, punedhenesi ne nivelin vendor, ne nivel institucioni arsimor apo njesie arsimore, u jep atyre te dhena zyrtare qe lidhen me mjetet ekonomike e financiare qe shteti ose ata vete kane caktuar per arsimin ne teritorin perkates, perfshire edhe menyren e perdorimit te tyre.
h. Njesia arsimore vendore garanton zbatimin e pike 5 h te kreut 5 te udhezimit te MAS Nr. 38, dt 6.10. 2015, « Per procedurat e levizjes paralele, emerimet dhe largimet nga puna te mesuesit ne institucionet publike te sistemit arsimor parauniversitar”.
3.2 – Per rritjen e cilesise se mesimdhenies, forcimin e rregullit dhe te disiplines ne institucionin arsimor.
a)   Ngritja e vazhdueshme e cilesise se mesimdhenies, forcimi i rregullit dhe disiplines ne pune, zbatimi me korrektesi nga mesuesit dhe drejtuesit e shkollave i normave etike, i Akteve Normative qe miraton dhe nxjerr Ministri i Arsimit dhe Sportit  dhe Kontrata Kolektive e Punes e nivelit te pare, eshte objektiv, pergjegjesi dhe obligim i perbashket i punedhenesit dhe punemarresit ne nivel institucioni apo njesie arsimore.
b) Mesuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore jane te detyruar te respektojne me perpikemeri kohen e punes ne shkolle dhe zhvillimin me cilesi, sipas programit, te oreve te mesimit. Cdo mungese ose moskorrektesi ndaj ketyre kerkesave konsiderohet si shkelje e dispozitave te kesaj kontrate.
c) Te dy palet mbeshtetin marrjen e masave per rritjen e efektivitetit te cdo mesuesi dhe drejtuesi shkolle ne pune. Ne menyre te vecante, do te mbahen nen kontroll dhe do te ndeshkohen abuzimet qe verehen me raportet mjeksore. Punonjesi qe mungon ne mesim per arsye shendetsore eshte i detyruar te njoftoje brenda dites me telefon per gjendjen e tij shendetsore dhe brenda 2-3 diteve te paraqese ne drejtorine e shkolles raportin mjekesor perkates.

Neni 4
KUSHTET E PUNES


Punedhensi ne nivelin e institucionit dhe njesise arsimore, ne zbatim te Nenit 7 te Kontrates Kolektive te nivelit te pare merr persiper vecanerisht :

    1. Te punoje me organet dhe administraten e pushtetit vendor per sigurimin e kushteve normale per zhvillimin e mesimit, veçanerisht per ngrohjen, mirembajtjen dhe ruajtjen e shkollave, per krijimin e  mjediseve sa me bashkekohore per nxenesit dhe mesuesit.
    2. Te siguroje, ne ambientet e institucionit, kushtet dhe mjetet e nevojshme higjieno sanitare per mesuesit dhe nxenesit.
    3. Te siguroje transport falas, me kushte normale per mesuesit dhe nxenesit qe e perfitojne kete te drejte, sipas vendimeve perkatese.
    4. Te siguroje kushte normale pune per mesuesit edhe jashte klases per punet suplementare me nxenesit dhe kualifikimin profesional.

Neni 5

E DREJTA PER INFORMACION DHE BALLAFAQIM

5.1 Punedhenesi ne nivel institucioni ose njesie arsimore, merr persiper te informoje organet drejtuese sindikale,per problemet qe kane te bejne me gjendjen social-ekonomike te punemarresve, jene: -zhvillimi i reformes,kushtet e punesimit, levizjet e personelit  ,buxheti per arsimin etj.,qe jane ne kopetence te tyre  dhe qe kryhen brenda kuadrit  qe percakton Kontrata Kolektive e Nivelit te Pare.
5.2 Te drejten e kerkeses per ballafaqim e kane te dyja palet. Takimi duhet te organizohet Brenda  5 diteve pas kerkeses me shkrim nga secila pale.
5.3 Palet marrin persiper qe te diskutojne mbi bazen e pergjegjesise ,korrektesise dhe rregullimit ligjor,duke i dhene prioritet zgjidhjes se problemeve e shqetsimeve me dialog.

Neni 6
KUALIFIKIMI

    1. Kualifikimi i vazhdueshem eshte detyre dhe e drejte e te gjithe mesuesve gjate gjithe kohes se marredhenieve te punes.
    2. Bazuar ne nenin 58 te Ligjit 69/2012, Punedhenesi i njesise dhe institucionit arsimor merr persiper trajnimin profesional te mesuesve sipas nevojave te tyre, per jo me pak se tre dite ne vit.
    3. Sic percaktohet edhe ne ligjin 69/2012, pergjegjesine per programimin dhe zbatimin me kerkesa cilesore te kualifikimit te vazhdueshem te mesuesve e ka punedhenesi ne nivel institucioni dhe njesie arsimore. Sindikatat, ne marreveshje dhe rakordim me punedhenesin, organizojne kualifikime tematike afatshkurtera, si rregull me mesues sindikaliste, sidomos ne fushen e marredhenieve te punes, per eliminimin e punes se femijeve, kuptimin dhe zbatimin e reformes ne arsim, etj.
    4. Mesuesit gezojne te drejten e kualifikimeve nga  fondacionet e huaja dhe shqiptare ne marreveshje me punedhenesin. Deshmite ne kete rast leshohen nga organi qe realizon  kualifikimin.
    5. Deshmite e kualifikimeve duhet te evidentohen ne dosjet personale dhe te jene tregues per vleresimet dhe emerimet e punemarresve.

Neni 7
LIRITE DHE TE DREJTAT SINDIKALE

    1. Punedhenesi, ne zbatim te Nenit 13 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare garanton dhe respekton lirite dhe te drejtat sindikale ne pergjithesi dhe ne nivelin vendor vecanerisht :
    2. Ne çdo shkolle sindikatat kane te drejte te organizohen, te bejne mbledhje dhe te zhvillojne aktivitete, pa cenuar procesin mesimor.
    3. Kryetareve te keshillave sindikale ne shkolla, qe perfaqesojne me shume se 15 anetare nuk u caktohet klase ne kujdestari.
    4. Per aktivitete qe organizojne sindikatat ne nivel qendror apo vendor, kryetari i seciles sindikate ne nivel shkolle gezon 1 dite leje te pagueshme ne muaj, por jo me shume se 9 dite ne vit. Per te marre pjese ne keto aktivitete, kerkesa i paraqitet DAR ose ZA nga seksionet sindikale perkatese te pakten 3 dite para aktivitetit.
    5. Mbeshtetur ne Kodin e Punes dhe ne Kontraten Kolektive te Nivelit te Pare dhe ne kete Kontrate, aplikohen bisedime konstruktive ne baze shkolle deri ne nivel rrethi, per probleme te ndryshme qe kane te bejne me anen sociale dhe ekonomike te punemarresve, deri ne pershkallezimin e levizjes sindikaliste, sipas legjislacionit ne fuqi.
    6. Ne bordin e shkolles te marre pjese edhe kryetari ose kryetaret e sindikatave nenshkruese te kesaj Kontrate qe perfaqesojne me shume se 10 anetare.
    7. Per zhvillimin e aktiviteteve te sindikatave, punedhensi siguron ambiente pune. Salla e mbledhjeve per te dyja sindikatat do te jete ne ambjentet e shkolles dhe salla e

mbledhjeve te njesise arsimore perdoret edhe per aktivitete te sindikatave, pas  njoftimit dhe   miratimit te titullarit.

    1. Për të garantuar të zgjedhurit në vendet drejtuese sindikale në kryerjen e detyrës së tyre, përfshirë kryetarin, nën/kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Sindikal të rrethit, si dhe kryetarët e këshillave sindikale në shkolla, punëdhënësit i ndalohet t’i largojë ata nga puna, ose t’u ndryshojë vendin e punës, pa marrë më parë pëlqimin me shkrim të Kryesisë së SPASH e FSASH, përveç rasteve kur vërehen shkelje të ligjit ose të Kontratës Kolektive te Punës.
    2. Mbeshtetur ne Nenin 13.15 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, njesia arsimore vendore nepermjet deges se saj ekonomike, zbret nga paga e cdo sindikalisti kuotizacionin sindikal ne shumen e percaktuar nga FSASH-SPASH. Ndalesa behet ne periudha te caktuara, sipas kerkeses se sindikatave qendrore dhe xhirohet ne llogarite e tyre.

Neni  8
DISPOZITA TE TJERA

    1. Çdo punemarres ka te drejte  te informohet per elementet e pages, si per ndalesat, ashtu edhe per shtesat.
    2. Shperblimi deri ne dy paga mujore per mesuesit qe dalin ne pension, sipas nenit  10.10 te Kontrates  Kolektive te Nivelit te Pare, te jepet vetem pas vertetimit me shkrim te njeres prej sindikatave nenshkruese ku eshte i anetaresuar mesuesi qe del ne pension.
    3. Mbeshtetur ne Nenin 12, pika 4 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, njesia arsimore, me propozim te Kryesive te te dy sindikatave, FSASH-SPASH, me rastin e 7 marsit, 5 Tetorit ose perfundimit te vitit mesimor, shperblen mesuesit qe jane te angazhuar drejtperdrejt dhe kane rezultate te mateshme per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
    4. Pala punedhenese merr persiper njohjen me kete Kontrate Kolektive te te gjitha drejtorive te shkollave, ndersa sindikatat marrin persiper te informojne dhe njohin me dispozitat e Kontrates anetaret e tyre dhe mundesisht te gjithe mesuesit.  

NENI 9
ZGJODHJA E MOSMARRVESHJEVE


9.1 Palet bein dakord qe, kur Kontrata Kolektive nuk zbatohet ose shkelet nga njera pale, do te behen perpjekje te perbashketa qe mosmarrveshja te zgjidhet me mirekuptim. Nese kjo nuk arrihet, pala e demtuar i drejtohet Gjykates, duke kerkuar zbatimin e neneve 170 dhe 202 te Kodit te Punes.

NENI 10
DEPOZITIMI

Kjo kontrate hartohet ne kater kopje te barazvlefshme, nga te cilat nje kopje depozitohet ne Zyren e Punesimit te Rrethit, nje kopje ruhet ne njesine arsimore dhe nga nje kopje ne secilin seksion sindikal nenshkrues.

PALET NENSHKRUESE

 

PER SEKSIONIN SINDIKAL FSASH PER SEKSIONIN SINDIKAL TE  SPASH      PER DAR/ZA TE                                                                              ______________

        K  R  Y  E  T  A  R  I                         K  R  Y  E  T  A  R  I                  D  R  E  J  T  O  R  I

_____________________                     ____________________           ____________________