HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KONTRATE KOLEKTIVE  PUNE ME BASHKITE

______2016 - 31 dhjetor 2019

 

BASHKIA_________________                           FSASH/SPASH

                                                        
                                                      
Sot me __________ 2016, ne Bashkine__________________, ne prani te paleve, nenshkruhet kjo Kontrate – Kolektive Pune  midis:
1. Bashkise ________________, perfaqesuar nga Kryetari/ja Z/Znj._____________________,ne vijim punedhenesi. nga njera ane, dhe :
2. Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, perfaqesuar me autorizim nga Z/Znj______________________, ne vijim punemarresi si dhe
3. Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise, SPASH, perfaqesuar me autorizim nga Z/Znj._____________________, ne vijim punemarresi, nga ana tjeter.


Te dy palet, mbas negocimeve te zhvilluara, mbeshtetur ne nenin 163 e ne vijim te Ligjit  7961, date 12. 07. 1995 “ Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, ne Ligjin nr. 69/2012, date    21. 06. 2012 “ Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe ne Kontraten Kolektive te Punes te nenshkruar midis Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe FSASH/SPASH, me 16 janar 2016, arriten ne marreveshje qe te hartojne tekstin perfundimtar te kesaj Kontrate Kolektive Pune, per personelin mesimor te arsimit publik parashkollor dhe punonjesit ndihmes te sistemit te arsimit parauniversitar.
Ne procesin e negocimit me punedhenesin, sindikatat nenshkruese provuan identitetin e tyre nepermjet autorizimeve si perfaqesuese ligjore te FSASH dhe SPASH, si dhe perfaqesueshmerine sipas kerkesave te nenit 2, pika 5 te Kontrates Kolektive te nivelit te pare, duke u rikonfirmuar nga pala punedhenese si partneret e vetem ne rolin e perfaqesuesve te mesueseve te arsimit parashkollor dhe punonjesve ndihmes te sistemit te arsimit parauniversitar per Rrethin ______________.
Teksti perfundimtar, i hartuar me pelqimin e te dy paleve, permban keto dispozita:
                                                                          

Neni 1
BAZA  LIGJORE


1.1 Kjo Kontrate Kolektive mbeshtetet ne Ligjin 7961, date 12. 07. 1995 “ Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, ne Ligjin nr. 69/2012 “ Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, si dhe ne Kontraten Kolektive te Punes te Nivelit te Pare te nenshkruar midis MAS dhe FSASH-SPASH, me 16 dhjetor 2015.
1.2 Palet nenshkruese te kesaj Kontrate bien dakord qe per standardet qe lidhen me ushtrimin e profesionit te mesuesise per mesueset e sistemit parashkollor, (edukatoret e kopshteve), te zbatohen dispozitat perkatese te Kontrates Kolektive te Punes te 16 dhjetorit 2016, nenshkruar midis MAS dhe FSASH/SPASH, ndersa per personelin ndihmes do te zbatohen dispozitat perkatese te Kodit te Punes.
                                                                         Neni 2
                                            FUSHA E ZBATIMIT DHE KOHEZGJATJA


2.1 Mbeshtetur ne nenin 2 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, te nenshkruar midis MAS dhe FSASH/SPASH, kjo Kontrate i shtrin efektet  mbi te gjithe personelin mesimor parashkollor dhe punonjesit ndihmes te sistemit te arsimit parauniversitar.
2.2 Kjo Kontrate i shtrine efektet ligjore nga data e nenshkrimit te saj deri me 31.12.2019.                    
                                                             Neni 3
                              MARDHENIET PUNEDHENES - PUNEMARRES


 Te dy palet  konfirmojne se:
3.1  Punedhenesi dhe punemarresi do te angazhohen ne nje proces dialogu social te vazhdueshem per reformimin dhe modernizimin e arsimit parashkollor ne harmoni me reformimin e gjithe sistemit arsimor parauniversitar, per te siguruar konsolidimin dhe bashkeveprimin e te gjithe niveleve, nga arsimi parashkollor, deri te arsimi i mesem i larte.
3.2  Punedhenesi, ne marredheniet ligjore dhe kontraktuale te punes, do te respektoje personalitetin e punemarresit dhe do te parandaloje çdo qendrim qe cenon interesat dhe dinjitetin e tij.
3.3  Punedhenesi dhe perfaqesuesit e tij nuk duhet te nderhyjne ne organizimin, funksionimin dhe   administrimin e sindikatave ne institucionet e arsimit parashkollor ( kopshtet) dhe ne sindikatat e sektoreve ndihmes, te  seciles sindikate nenshkruese te kesaj Kontrate dhe as te bejne diferencime midis tyre duke mbeshtetur nje sindikate ne dem te tjetres, ose duke nxitur krijimin e sindikatave te tjera. Rastet e konstatuara denohen sipas dispozitave te neneve 186 dhe 202, pika 1 e Kodit te Punes.
3.4  Punedhenesi dhe njesite vartese te tij, duhet te vene ne dijeni mesueset e arsimit parashkollor dhe punonjesit ndihmes te sistemit te arsimit, te cilet jane anetare te FSASH –SPASH, per cdo plotesim ose ndryshim qe i behet dosjes se tyre personale.
3.5 Ne rast ndryshimi te vendit te punes, pa kerkesen e punemarresit, te anetareve te sindikatave nenshkruese te kesaj Kontrate, zbatohen dispozitat e Nenit 5 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, nenshkruar midis MAS dhe FSASH/SPASH, duke perfshire edhe ndalimin e transferimit jashte njesise administrative
3.6  Bazuar ne nenin 54 te ligjit 69/20012 « Per sistemin arsimor parauniversitar… », i ndryshuar, Sindikatat do te jene pjesetare te grupeve te vleresimit dhe vendimarrjes per shperblimin e punemarresve qe mbrohen me kete kontrate.
 3.7 Me kerkesen me shkrim te pales punemarrese, punedhenesi dhe sektoret vartes te tij, i informojne sindikatat me te dhena zyrtare qe lidhen me mjetet ekonomike e financiare nga  buxheti i shtetit ose i Bashkise per arsimin parashkollor dhe punonjesit ndihmes te sistemit te arsimit.
3.8  Ne procesin e emrimit, levizjes dhe largimit nga puna te mesueseve te arsimit parashkollor, punedhenesi eshte i detyruar te zbatoje dispozitat e neneve 57-60 dhe 72 te ligjit nr. 69/2012, date 21. 06. 2012 « Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise », i ndryshuar, si dhe dispozitat e neneve 4 dhe 5 te Kontrates Kolektive te Punes, nenshkruar midis MAS dhe fsash per punonjesit ndihmes zbatohen dispozitat e neneve perkatese te Kodit te Punes.

Neni 4
RRITJA E CILESISE SE MESIMDHENIES, FORCIMI I RREGULLIT
DHE DISIPLINES NE PUNE
           
4.1   Ngritja e vazhdueshme e cilesise se mesimdhenies, forcimi i rregullit dhe disiplines ne pune, zbatimi me korrektesi nga mesueset dhe drejtueset e institucionit te arsimit parashkollor te normave etike, te akteve normative qe miraton dhe nxjerr Ministri i Arsimit dhe Sportit, organet perkatese te Bashkise si dhe Kontrata Kolektive e Punes e Nivelit te Pare, eshte objektiv, pergjegjesi dhe obligim i perbashket i paleve nenshkruese te kesaj Kontrate.
4.2 Mesueset dhe drejtueset e institucioneve arsimore parashkollore, si dhe personeli ndihmes i sistemit te arsimit, jane te detyruar te respektojne me perpikmeri kohen e punes dhe zhvillimin me cilesi, sipas programit, te oreve te mesimit. Cdo mungese ose moskorrektesi ndaj ketyre kerkesave, konsiderohet edhe si shkelje e dispozitave te kesaj Kontrate dhe i nenshtrohet masave disiplinore perkatese, sic percaktohet ne nenin 15 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare.
4.3 Te dy palet nxitin dhe mbeshtetin perpjekjet dhe marrjen e masave per rritjen e efektivitetit ne pune te cdo mesueseje dhe drejtueseje ne arsimin parashkollor.  Punonjesi qe mungon ne pune per arsye shendetsore eshte i detyruar  te njoftoje brenda dites me telefon per gjendjen e tij shendetsore dhe brenda 2-3 diteve te paraqese te punedhenesi raportin mjeksor perkates.

Neni 5
KUSHTET E PUNES, KOHA E PUNES DHE PUSHIMIT


Punedhensi dhe njesite e tij vartese, ne zbatim te dispozitave te Kodit te Punes per «  kushtet e punes te punonjesve », merr persiper vecanerisht :

    1. Te siguroje  kushte normale per zhvillimin e mesimit dhe kohen e qendrimit ne institucionin e arsimit parashkollor te femijeve, te garantoje ngrohjen, mirembajtjen dhe ruajtjen e institucionit te arsimit parashkollor, si dhe krijimin e mjediseve sa me bashkekohore per mesueset dhe femijet.
    2. Te siguroje, ne ambientet e institucionit, kushtet dhe mjetet e nevojshme higjieno sanitare dhe mjetet e ruajtjes nga zjarri.
    3. Te siguroje transport falas me kushte normale per mesueset dhe femijet qe e perfitojne kete te drejte, sipas vendimeve perkatese te Keshillit te Ministrave.
    4. Koha e punes per personelin mesimor eshte jo me shume se 30 ore ne jave, ndersa per personelin ndihmes 40 ore ne jave.
    1. Personeli mesimor i arsimit parashkollor perfiton leje te pagueshme____dite ne vit kalendarik.

      Ndersa punonjesit ndihmes perfitojne leje te pagueshme 4 jave kalendarike ne vit.

   

Neni 6

E DREJTA PER INFORMACION DHE BALLAFAQIM

6.1 Punedhenesi merr persiper te informoje organet drejtuese sindikale, per problemet qe kane te bejne me gjendjen social-ekonomike te punemarresve, me masat per zhvillimin e reformes, kushtet e punesimit, levizjet e personelit , buxhetin per arsimin etj, qe jane ne kompetence te tij dhe qe kryhen brenda kuadrit qe percakton Kontrata Kolektive e Nivelit te Pare.
6.2 Te drejten e kerkeses per ballafaqim e kane te dyja palet. Takimi duhet te organizohet brenda  5 diteve pas kerkeses me shkrim nga secila pale.
6.3 Palet marrin persiper qe te diskutojne mbi bazen e pergjegjesise, korrektesise dhe rregullimit ligjor, duke i dhene prioritet zgjidhjes se problemeve e shqetsimeve me dialog.

Neni 7

KUALIFIKIMI

7.1 Kualifikimi i vazhdueshem eshte detyre dhe e drejte e te gjithe mesueseve te arsimit parashkollor, gjate gjithe kohes se marredhenieve te punes.
7.2 Bazuar ne nenin 58 te Ligjit 69/2012, date 21. 06. 2012, punedhenesi, ne bashkeveprim me Ministrine e Arsimit dhe Sportit, merr persiper trajnimin  profesional te personelit te arsimit parashkollor, sipas nevojave te tyre, per jo me pak se tre dite ne vit.
7.3 Deshmite e kualifikimeve duhet te evidentohen ne dosjet personale dhe te jene tregues per vleresimet dhe emerimet e punemarresve.

 

Neni 8

LIRITE DHE TE DREJTAT SINDIKALE

8.1 Punedhenesi, ne zbatim te Nenit 181 te Kodit te Punes, si dhe nenit 13 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, garanton dhe respekton lirite dhe te drejtat sindikale ne pergjithesi dhe ne nivelin vendor vecanerisht :
8.2 Ne çdo institucion te arsimit parashkollor dhe ne cdo njesi te sektoreve ndihmes te arsimit sindikatat kane te drejte te organizohen, te bejne mbledhje dhe te zhvillojne aktivitete, pa cenuar kohen e punes dhe procesin mesimor.

    1. Per aktivitete qe organizojne sindikatat ne nivel qendror apo vendor, kryetari i seciles sindikate ne nivel institucioni parashkollor apo njesie ndihmese gezon 1 dite leje te pagueshme ne muaj, por jo me shume se 9 dite ne vit, per te marre pjese ne keto aktivitete.  Kerkesa i paraqitet  punedhenesit nga pala punemarrese nenshkruese e kesaj Kontrate te pakten 3 dite para aktivitetit.
    2. Ne bordin e institucionit arsimor parashkollor marrin pjese edhe kryetari ose kryetaret e sindikatave nenshkruese te kesaj Kontrate qe perfaqesojne me shume se 10 anetare.
    3. Per zhvillimin e aktiviteteve te sindikatave, punedhensi siguron ambiente pune. Salla e mbledhjeve per te dyja sindikatat do te jete ne ambjentet e institucionit arsimor ose te njesise se sektorit ndihmes.

8,6. Mbeshtetur ne Nenin 181, pika 7 e Kodit te Punes dhe nenin 13. 15 te Kontrates Kolektive te Nivelit te Pare, sektori ekonomik dhe i finances i punedhenesit zbret nga paga e cdo sindikalisti kuotizacionin sindikal ne shumen e percaktuar nga FSASH-SPASH. Ndalesa behet ne periudha te caktuara, sipas kerkeses se sindikatave qendrore dhe xhirohet ne llogarite e tyre.

Neni  9

DISPOZITA TE TJERA

9.1Çdo punemarres ka te drejte  te informohet per elementet e pages, si per ndalesat, ashtu edhe per shtesat.
9.2 Sindikalistet anetare te FSASH/SPASH, kur dalin ne pension, perfitojne nje shperblim te menjehershem nje deri ne dy paga mujore neto. Shperblimi jepet vetem me autorizim me shkrim te titullareve te sindikatave qendrore.

    1. Pala punedhenese merr persiper njohjen me kete Kontrate Kolektive te punonjesve te arsimit parashkollor dhe sektoreve ndihmes te arsimit ne territorin e saj.

  

NENI 10

ZGJODHJA E MOSMARRVESHJEVE

9.1 Palet bien dakord qe, kur Kontrata Kolektive nuk zbatohet ose shkelet nga njera pale, do te behen perpjekje te perbashketa qe mosmarrveshja te zgjidhet me mirekuptim. Nese kjo nuk arrihet, pala e demtuar i drejtohet Gjykates, duke kerkuar zbatimin e neneve 170 dhe 202 te Kodit te Punes.

NENI 11

DEPOZITIMI

Kjo Kontrate hartohet ne kater kopje te barazvlefshme, nga te cilat nje kopje ruhet ne arkivin e Bashkise, nga nje kopje per sindikatat qe nenshkruajne ne emer te punemarresit dhe nje kopje depozitohet ne Zyren e Punesimit te Rrethit.

 

PALET NENSHKRUESE

 

                Pala punedhenese:                                             Pala punemarrese:      
   Kryetari/ja i/e Bashkise_______________   Perfaqesuesi i FSASH      Perfaqesuesi i SPASH
    
      ______________________                     ________________  __________________