HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KONFERENCE PER SHTYP
E sindikatave te arsimit, FSASH/SPASH

Ne vijim te aktiviteteve per te kundershtuar qendrimin e Ministrise se Arsimit dhe Sportit ne lidhje me fillimin e bisedimeve dhe nenshkrimin e Kontrates Kolektive te Punes, dy drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli, ne daten 7 prill 2015, dhane nje Konference per shtyp, ne nje nga sallat e Hotel Tirana International.

Deklaraten perpara gazetareve, ne emer te FSASH dhe SPASH, e lexoi Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi. Me pas, drejtuesit e te dy sindikatave iu pergjigjen pyetjeve te shumta te gazetareve.

Ne vijim eshte Deklrata per shtyp e FSASH dhe SPASH:

 

RRETH 38 000 MESUES DHE PUNONJES TE TJERE TE ARSIMIT PREJ 3
MUAJSH PA KONTRATE KOLEKTIVE

Me 3 dhe 4 prill 2015 u zhvilluan mbledhjet e Keshillave Kombetare te ALEANCES SINDIKALE FSASH/SPASH, ku u analizua situata e rende per shkak te bllokimit te njeanshem te dialogut me FSASH/SPASH nga Ministria e Arsimit dhe Sportit per negocimin dhe nenshkrimin e Kontrates se re Kolektive te Punes. Per rrjedhoje, rreth 40.000 mesues dhe punonjes te tjere te sistemit te arsimit, prej 3 muajsh , qe nga 1 janari 2015, jane te pambrojtur me Kontrate Kolektive.
Theksojme se prej 20 vjetesh, qe nga viti 1995 kur eshte miratuar Ligji per Kodin e ri te Punes ne sistemin pluralist, punonjesit e arsimit nuk kane mbetur kurre, asnje nje muaj apo jave, te pambrojtur me Kontrate Kolektive. Qe nga ajo kohe, FSASH/SPASH, ne vijimesi, kane nenshkruar se bashku 6 Kontrata Kolektive.

Me mbarimin e afatit te Kontrates  Kolektive te 25 majit 2010, e cila i shtrinte efektet deri me 31 dhjetor 2014, FSASH/SPASH kane filluar kontaktet me struktutat perkatese ne MAS qe me 21 nentor 2014 lidhur me detyrimet dhe bashkepunimin dypalesh per negocimin dhe nenshkrimin e Kontrates se re. Ne vijim, me 30 dhjetor 2014, Alenca Sindikale FSASH/SPASH, ka dorezuar ne protokollin e MAS gjithe dokumentacionin zyrtar qe kerkon neni 163 i Ligjit nr. 7961 date 12.7.1995 “ Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise” (i ndryshuar), perfshire: njohjet juridike dhe statutet e te dy sindikatave si dhe treguesin e perfaqesueshmerise, te perbere nga 34 vertetime zyrtare te nenshkruar nga drejtoret e DAR/ZA-ve, te cilet ligjerisht administrojne ne institucionet e tyre listat origjinale te anetaresise sindikale per shkollat e juridiksionit te tyre ne kuader te Aleances Sindikale FSASH/SPASH dhe, mbi bazen e tyre, bejne edhe ndalesen e kuotizacionit sindikal. Ne baze te ketyre vertetimeve, rezulton se antaresia sindikale ne FSASH/SPASH per vitet 2013 dhe 2014, e vertetuar edhe me pagesen e kuotizacionit eshte 26 260 anetare, ose rreth 80 perqind e numrit te pergjithshem te mesuesve, nderkohe qe, ne baze te ligjit i duhen vetem 50 perqind plus nje sindikaliste.
Pervec ketij dokumentacioni, ne kemi depozituar ne MAS edhe kopjen e VKM nr. 1060 date 14.12.2013 te nenshkruar nga Kryeministri z. Edi Rama dhe te kunderfirmosur nga Ministri i MMS &R, z. Veliaj, vendim qe njeh shprehimisht FSASH dhe SPASH si sindikatat me perfaqesuese ne sektorin e arsimit, perfaqesuesit e te cilave jane edhe anetare te Keshillit Kombetar te Punes, si organi me i larte i partneritetit social. My vendim, ne baze te pikes 5, te nenit 200 te Kodit te Punes, i shtrine efektet deri me 14.12.2016.

Mbi bazen e ketij dokumentacioni, MAS ka shpallur me 14.01.2015 ne te gjithe DAR/ZA-te, kerkesen per fillimin e procedurave per negocimin dhe nenshkrimin e Kontrates Kolektive. Sipas ligjit, titullari i MAS, me mbarimin e afatit 15 ditor te shpalljes se kerkeses, eshte i detyruar te shpalle njohjen e sindikates ose sindikatave me perfaqesuese, qe legjitimohen per nenshkrimin e Kontrates Kolektive.
Ndersa ne prisnim nga dita ne dite hapjen e procesit te negocimeve, pa pritur, na u kerkua qe treguesit e perfaqesueshmerise te vertetoheshin edhe nga noteri. Pavaresisht se kjo kerkese shtese nuk ishte e nevojshme, ne e plotesuam edhe ate,  duke vertetuar me akt notarial, mbi bazen e listave origjinale dhe vertetimeve te DAR/ZA-ve treguesit qe cituam me siper.

Shtojme se per kete gjendje anormale kemi vene ne dijeni Kryeministrin, i cili, me shkresen Nr. 1701/3, date 10. 03. 2015, ka urdheruar MAS dhe MMSR qe te shqyrtojne problemin dhe te njoftojne per zgjidhjen FSASH/SPASH, brenda afateve ligjore.

Megjithate edhe mbas ketyre zhvillimeve dhe mbas kerkesave kembengulese te FSASH/SPASH per te kontaktuar me stafin drejtues te Ministrise dhe me Ministren, deri me 2 prill ka vazhduar heshtja, duke e mbajtur procesin te bllokuar. Me ne fund, pergjigja e titullares ka qene se ajo ka krijuar nje grup pune qe para dy muajsh dhe grupi po punon cdo dite gjoja per te saktesuar perfaqesueshmerine, pra per te vertetuar nje gje qe nuk ka nevoje per vertetim, mbas dokumentacionit te plote qe FSASH/SPASH kane depozituar prej 3 muajsh ne MAS dhe per verifikimin e te cilit nuk duhen me shume se nje apo dy dite.

Ne keto kushte, Keshillat Kombetare te Aleances Sindikale FSASH/SPASH dhe Asambleja e tyre e perbashket, arriten ne perfundimin se MAS ka braktisur ne menyre te njkeaneshme dhe te qellimshme, dialogun me sindikatat dhe segmente te caktuara te ketij institucioni po abuzojne me durimin e FSASH/SPASH. Qellimi i ketij qendrimi eshte i qarte: te behen perpjekje per te ta zvarritur procesin, per ti lene mesuesit pa mbrojtje ligjore, me qellim qe te kene dore te lire per cdo lloj testimi, apo veprime te tjera perfshire emrimet, levizjet dhe largimin nga puna te mesuesve, teb cilet i mbrojne  sindikatat nepermjet kontrates kolektive.
Ne kete proces, po behen orvatje, sidomos nga disa drejtore shkollash te paafte, te emeruar jashte cdo kriteri, te cilet duke shkelur rende Kodin e Punes, mbeshtesin “krijimin” e nje sindikate fantazme, qe eshte shprehur publikisht ne mbeshtetje te MAS per testimin e mesuesve.

Te ndodhur para kesaj situate te rende dhe te paprecendente deri me sot,  Keshillat Kombetare te FSASH/SPASH, te perfshire ne Aleancen Sindikale, vendosen:

  1. T’i kerkojne Ministres se Arsimit dhe Sportit fillimin e menjehershem te negocimeve dhe te nenshkruhet Kontrata Kolektive midis MAS dhe FSASH/SPASH, brenda dates 30 prill 2015.
  2. T’i bejne edhe nje here te qarte MAS se FSASH/SPASH, ne emer te te gjithe mesuesve, kundershtojne cdo lloj testimi qe vjen ndesh me ligjin dhe qe rezulton i paefekthem per zhvillimin e vazhdueshem profesional te stafit mesimor.
  3. Te kundershtojne ndryshimin e nenit 60, pika 1 te ligjit 69/2012 per pranimin dhe largimin nga puna te mesuesit, qe synon menjanimin e komisionit per gjykimin dhe vleresimin e kandidaturave, duke ia lene kete kompetence vetem drejtorit te shkolles.

Ne mbrojtje te ketyre 3 kerkesave, FSASH/SPASH do te ndermarrin keto veprime sindikale:

  1. Me daten 10 prill, perfaqesues te Keshillave Kombetare nga seksionet sindikale te FSASH/SPASH nga te gjithe rrethet e vendit do te vijne ne MAS per t’i kerkuar Ministres plotesimin e kerkesave te mesiperme.
  2. Ne mbeshtetje te kerkesave te mesiperme, me daten 20 prill, diten e hene, ne te gjithe sistemin parauniversitar te arsimit, perjashtuar edukatoret e arsimit parashkollor, mesuesit e ciklin te ulet - klasa 1-5 dhe shkollat e arsimit te mesem professional, do te zhvillohet nje greve nje orshe, ne oren e pare te mesimit.
  3. Ne vijim, me daten 27 prill, nese nuk do te kene perfunduar bisedimet dhe nuk do te jete caktuar data per nenshkrimin e Kontrates Kolektive, do te kalohet ne zhvillimin e greves pa afat.

Tirane, 7 prill 2015

PER FSASH                                                     PER SPASH

 Xhafer  DOBRUSHI                                           Nevrus KAPTELLI

Kryetar                                                           President