Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

2013 - VITI I KONGRESIT TE 5-te TE FSASH
Nga mbledhja e Keshillit Drejtues te FSASH

Me 21 dhjetor 2012, Keshilli Drejtues i FSASH, zhvilloi mbledhjen e tij te fundit per kete vit. Keshilli, duke mbajtur parasysh zhvillimet qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne levizjen sindikale ne vend, orvatjet spekullative dhe mashtruese te disa te vetquajturish  sindikaliste, apo persona te tjere anonime, te cilet  nuk punojne ne sistemin e arsimit dhe nuk kane asnje lidhje apo marredhenie institucionale me kete sistem, nisur nga nevoja per ta forcuar dhe konsoliduar me tej levizjen sindikale ne kuader te FSASH dhe per te mbrojtur interesat e kesaj levizjeje, vendosi ta shpalle vitin 2013, vit te veprimtarive masive, te analizave te thella sindikale, llogaridhenese, zgjedhore ne te gjithe strukturat e FSASH, vit te rritjes se metejshme te forces realizuese sindikale ne arsim, duke i kurorezuar keto veprimtari me Kongresin e 5-te te FSASH.


Ne fjalen hyrese, Kryetari i FSASH Z. Xhafer Dobrushi, vuri theksin ne angazhimet e te gjithe strukturave sindikale te Federates gjate vitit 2012, per forcimin organizativ te keshillave dhe seksioneve sindikale, rritjen e anetaresise me kuotizacion, organizimin e veprimtarive kulturore dhe shlodhese, trajnimin sindikal, angazhimin ne punen per minimizimin e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe perballjen me sfidat e vazhdueshme te dialogut social.
Kjo mbledhje e Keshillit Drejtues, theksoi Z. Dobrushi, nuk ka per objekt analizen teresore te veprimtarise se vitit 2012, por synon qe, nepermjet diskutimeve dhe terheqjes se vemendjes ne disa arritje dhe probleme thelbesore, te pergatise analizen e plote dhe programin per vitin 2013, qe do te diskutohet e miratohet ne mbledhjen e ardhshme.


Nga fjala hyrese e Kryetarit te FSASH dhe diskutimet e shumta te anetareve te Keshillit, u evidentuan arritjet ne funksionimin e strukturave te bazes. Keshtu, me rendesi te vecante u konsiderua ristrukturimi i keshillave dhe seksioneve sindikale ne rrethe te rendesishme si Korca, Lushnja, Tirana Qark, Librazhdi dhe Peqini. Por sfida me e madhe e vitit ka qene angazhimi i FSASH ne diskutimin e draft-ligjit “ Per sistemin Arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”. Ne te gjitha etapat dhe nivelet e diskutimit me MASH, Qeverine dhe Komisionet Parlamentare, lidershipi i FSASH shtroi opsione dhe kerkesa te bazuara dhe argumentuara, qe jo vetem permiresuan cilesine e vete Ligjit, por edhe garantuan nje mbrojtje sociale teper jetike per sindikalistet dhe gjithe masen e mesuesve te sistemit parauniversitar.       


Ne fund, Keshilli Drejtues i FSASH, njezeri, miratoi Vendimin qe vijon:

V  E  N  D  I  M 
 I KESHILLIT DREJTUES TE FEDERATES
SE SINDIKATAVE TE  ARSIMIT DHE SHKENCES

Keshilli Drejtues i FSASH, ne mbledhjen e tij te dates 21dhjetor 2012, duke mbajtur parasysh zhvillimet qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne levizjen sindikale ne vend, nisur nga nevoja per te marre vendime te rendesishme per konsolidimin dhe mbrojtjen e interesave te FSASH ne kushtet e reja te krijuara, bazuar ne nenet 6/12 dhe 7/11 te Statutit te FSASH,
V  E  N  D  O  S  I

  1. Te shpalle thirrjen e Kongresit te 5-te te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, para afatit, i cili do te zhvillohet gjate vitit 2013, ne dy sesione.
  2. Sesioni i pare i Kongresit te 5-te te FSASH te mblidhet dhe t’i zhvilloje punimet ne Tirane, diten e shtune, date 23 mars 2013, ora 10.00.
  3. Sesioni i dyte te zhvillohet brenda dyjavorit te pare te muajit nentor 2013. Data konkrete e Sesionit te dyte te vendoset nga Keshilli Drejtues i FSASH, jo me vone se 3 muaj para mbajtjes se tij. 
  4. Tema kryesore e te dy Sesioneve te Kongresit te jete “Konsolidimi i strukturave te FSASH dhe angazhimi i metejshem  per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe mbrojtjen sociale te tyre”. 
  5. Norma e perfaqesimit per ne Kongres te jete 1 delegat per 50 anetare qe kane paguar kuotizacionin e anetaresise mbi bazen e mesatares 4 vjecare.
  6. Delegatet per Kongresin e 5-te te FSASH zgjidhen nga seksionet sindikale, jo me vone se 20 dite nga mbajtja e Sesionit te pare te Kongresit, bazuar ne numrin e caktuar nga Keshilli Drejtues i Federates.
  7. Analiza e veprimtarise sindikale dhe zgjedhjet e organeve drejtuese ne nivel shkolle, rrethi dhe fakulteti, mbi bazen e orientimeve te Sesionit te pare te Kongresit, te zhvillohen gjate muajve maj-qershor dhe shtator-tetor 2013.
  8. Keshilli Drejtues i FSASH, brenda dates 10 mars 2013, te miratoje rendin e dites dhe materialet per Sesionin e pare te Kongresit.
         
    Tirane, me 21 dhjetor 2012                              Keshilli Drejtues i FSASH