Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Eliminimi i punes se femijeve kerkon angazhimin e sindikatave
dhe aktoreve te tjere qe kane lidhje me problemin

Tryeze e organizuar nga FSASH e SPASH mbi eliminimin e punes se femijeve

Sipas programit, ne zbatim te projektit me FNV/AOb, dy sindikatat tona te arsimit, FSASH e SPASH, organizuan ne Tirane, Tryezen e Rrumbullakte, mbi angazhimin e sindikatave dhe te aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Mbi 45 perfaqesues te sindikatave te arsimit, sindikatave te degeve te tjera ne perberje te KSSH e BSPSH, ILO-IPEC, Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Njesise per Eliminimin e Punes se Femijeve qe vepron prane Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, moren pjese gjate dy diteve te Tryezes, ku u be bilanci i punes se deritanishme dhe u diskutuan probleme te rendesishme qe lidhen me angazhimin e secilit prej ketyre subjekteve ne luften kunder punes se femijeve.
NeTryeze moren pjese, gjithashtu, Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, Zv/Kryetari i SPASH-it, Defrim Spahiu, Drejtori i Mardhenieve te Punes prane Ministrise se Punes, Bujar Cani dhe perfaqesuesi i sindikates holandeze te arsimit, Marten Kircz.
Ne Fjalen Hyrese te Tryezes, zoti Xhafer Dobrushi theksoi:
Prej me shume se 6-7 vjetesh, parandalimi dhe eliminimi i punes se femijeve perben nje nga drejtimet kryesore te punes se FSASH e SPASH. Sidomos ne kuadrin e zbatimit te projektit te fundit dyvjecar me FNV/AOb, prioriteti i veprimtarise se sindikatave tona te arsimit ne drejtim te parandalimit dhe eleminimit te punes se femijeve eshte bere me i theksuar dhe me rezultativ.
Gjate kesaj periudhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, FSASH e SPASH u perqendruam ne pese rrethe:Tirane, Fier, Korce, Durres dhe Elbasan.
Ne keto rrethe jane te punesuar rreth 10 000 mesues ose rreth 33 perqind e mesuesve te arsimit parauniversitar ne shkalle vendi, dhe mesojne mbi 120 000 nxenes te arsimit te detyruar. Nga keta nxenes braktisin cdo vit shkollen rreth 1800 prej tyre, ose rreth 40 perqind e numrit te nxenesve braktises ne shkalle vendi. Afer kesaj perqindjeje eshte edhe numri i nxenesve qe frekuentojne me nderprerje, qe punojne ne rruge dhe perbejne rrezik per braktisje.
Synimi kryesor ka qene dhe mbetet anagzhimi i sa me shume mesuesve, nxenesve e prinderve qe merren me kete ceshtje, sidomos nepermjet aktivizimit te grupeve te punes ne rreth 20 shkolla pilot, nderkohe qe sindikatat kane organizuar aktivitete te shumta per kualifikimin e antereve te grupeve te punes, te drejtuesve lokale, si edhe te vete nxenesve e prinderve, sidomos ne rrethet Tirane, Fier, Durres dhe Korce.


Nder aktivitetet kryesore qe jane organizuar ne kete kuader mund te permendim:
Takime te herepashereshme te grupeve te punes ne shkalle rrethi dhe ne shkollat pilot, duke perdorur forma te ndryshme, si takime vecas ne shkolla, duke perfshire edhe drejtuesit e shkollave dhe mesues te tjere, si edhe takime te perbashketa ne nivel rrethi me pjesemarrjen e anetareve te grupeve ne shkalle rrethi dhe atyre te shkollave, per te njohur arritjet dhe pervojen e njeritjetrit, ku kane marre pjese me shume se 120 mesues nga 21 shkollat pilot.
Kater seminare te organizuar me anetaret e grupeve te punes ne shkalle rrethi e shkolle, ne secilin prej te kater rretheve, ku kane marre pjese mbi 95 drejtues lokale, anetare te grupeve te punes, mesues e sindikaliste.
Dy seminare edhe me pjesemarrjen e perfaqesuesve te nxenesve e te prinderve, ne Tirane, me pjesemarrjen  edhe te Korces dhe ne Durres, me pjesemarrjen edhe te Fierit, ku kane marre pjese mbi  20 mesues sindikaliste, mbi 20 perfaqesues te nxenesve dhe mbi 15 perfaqesues te prinderve.
Rreth 1 600 mesues ne shkalle vendi, prej te cileve vetem ne shkollat pilot jane 570 mesues, jane te angazhuar ne punen per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe per terheqjen e tyre ne shkolle, kryesisht ne shkollat pilot.
Rreth 120 mesues jane te aktivizuar ne grupet e punes dhe me shume se 350 te tjere jane te angazhuar ne keto shkolla, ne mbeshtetje te tyre, sidomos ne punen individuale dhe ne aktivitetet qe jane organizuar ne keto shkolla.
Me shume se 2 400 nexenes, prej te cileve rreth 1 255 vetem ne shkollat pilot, jane subjekt i punes individuale te ketyre mesuesve per mbajtjen e tyre ne shkolle ose kthimin e asaj pjese qe e kane braktisur tashme shkollen.
E gjithe kjo pune eshte shoqeruar me disa rezultate te rendesishme, ne nivel kombetar, nder te cilat mund te permendim:
Me shume se 462 nxenes, vetem nga shkollat pilot, jane kthyer ne shkolle, prej te cileve me shume jane nga shkollat e Durresit, Tiranes, Fierit,  Korces dhe Elbasanit.
Mbi 1 800 nxenes, prej te cileve 568 ne shkollat pilot, llogariten te jene tani jasht rrezikut te braktisjes se shkolles, si rezultat i kesaj pune te vecante te bere nga keta mesues.
Rreth 17 perqind eshte ulur numri i nxenesve qe braktisinin shkollen ose ishin ne rrezik per ta braktisur ate, qe llogaritet te jene rreth 6 400 nxenes ne nivel kombetar.
Sidomos mesuesit e shkollave “Naim Frasheri” e “Asdreni” ne Korce, Levan e Roskovec ne Fier, Bathore e Kamez ne Tirane, Ptoleme Xhuvani e De Rada ne Elbasan, 14 Nentori, “Qemal Mici” e “Demokracia” ne Durres, kane bere nje pune konkrete rezultative, duke kthyer ne shkolle nje numer te konsiderueshem nxenesish qe kishin braktisur shkollen dhe duke mbajtur ne shkolle disa nxenes te tjere qe kishin prirje per ta braktisur ate per shkak te rezultateve te ulta ne mesime dhe veshtiresive ekonomike te familjeve te tyre.
Drejtuesit e seksioneve e te grupeve te punes, te cilet moren pjese gjallerisht edhe ne diskutime gjate kesaj Tryeze: Bukuroshe Shabani, Derall Tota, Albina Pepo, Hektor Fejzulla, Lavdosh Llanaj, Shpetim Sino, Bashkim Shyle, Fredi Doraci,
Dilaver Lena, Marie Frroku, Bjeshke Alia ne Bathore, Mersin Terpo, Tafil Ibro, Arqile Bitri, Martha Xharo, Zhaneta Papa, Arjana Plaku, Festim Meta, Maliq Shehaj etj, sollen pervojen e punes se vete, ngriten probleme per nje pune me rezultative ne te ardhmen dhe bene thirrje per nje bashkepunim me te mire edhe me aktore te tjere brenda dhe jashte shkolles.
Perfaqesuesi i sindikates e arsimit te Holandes, Marten Kircz, vleresoi punen  e bere nga dy sindikatat tona te arsimit, nga mesuesit ne shkolla dhe drejtuersit sindikaliste ne rrethe, nderkohe qe kerkoi nje angazhim te metejshem, me synimin qe problemi i eliminimit te punes se femijeve dhe mbajtjes se nxenesve ne shkolle te behet ceshtje te gjithe mesuesve, nxenesve, prinderve dhe komunitetit, mbasi vetem keshtu rezultatet e projektit do te jene te qendrueshme dhe do te vijne duke u thelluar e zgjeruar me tej.
Ne Tryeze u theksuan edhe disa veshtiresi qe hasen gjate punes per realizimin e objektivave te caktuara ne kete drejtim, midis te cilave dhe bashkeveprimi me punedhenesin ne nivel shkolle, DAR/ZA dhe ne nivel Ministrie, i cili nuk eshte i vazhdueshem dhe nuk ka vleresimin qe meriton, bashkepunimi i pamjaftueshem me organet e pushtetit vendor. Po keshtu, shkollat ne pergjithesi, por edhe ato pilot ne vecanti, nuk kane arritur akoma te vleresojne sakte ndikimin e cilesise se sherbimeve qe ofron shkolla, cilesine e punes se cdo mesuesi, ne shkaqet qe ndikojne ne braktisje. Ne mjafte shkolla vazhdon te mungoje baza materiale per disa lende si muzika, fiskultura, artet, qe ndikojne fuqishem ne edukimin qytetar ne pergjithesi dhe ne terheqjen ne shkolle te kategorise se nxenesve braktises vecanrisht. Ne shkolle ka akoma pak veprimtari kulturore, edukative, sportive me nxenesit, gje qe tregon nivelin e ulet te zhvillimit dhe mungesen e efektivitetit te oreve ekstra kurrikulare.
Dita e dyte e Tryezes filloi me nje prezantim te Kordinatores Kombetare te Zyres se ILO-IPEC ne Tirane, Zj. Etleva Vertopi, e cila u ndale gjeresisht tek standardet nderkombetare te punes se femijeve dhe nenvizoi domosdoshmerine e bashkepunimit me sindikatat dhe aktoret e tjere te perfshire ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne vendin tone. Ne vijim, perfaqesuesja e Inspektoriatit Shteteror te Punes, Zj.Evis Qaja, foli ne emer te ketij institucioni, ne lidhje me disa konkluzione qe kane te bejne me angazhimet per kontrollin e sektorit informal dhe bashkerendimin e forcave per te mos lejuar punesimin e te miturve nga punedhenes te pandergjegjshem, qe shkelin ligjet dhe shfrytezojne femijet.
Perfaqesuesja e Njesise se Eliminimit te Punes se Femijeve qe vepron ne kuadrin e Ministrise se Punes, Zj. Shkelqesa Manaj, foli mbi rolin e kesaj Njesie dhe nevojen e kordinimit te veprimeve me aktoret e tjere e sidomos me sindikatat, per monitorimin e punes se femijeve dhe eliminimin progresiv te saj. Po keshtu, drejtuesit e sindikatave te ndertimit, Sherif Bulku e Riza Bengasi, te Shendetesise, Minella Mano, te Bujqesise, Nebi Sulejmani e Liri Shehu, te Tekstil-Artizanatit, Hajdar Kanani etj, folen per angazhimin e sindikatave perkatese dhe kerkuan me shume nga institucionet e tjera pjesemarrese, sidomos nga Inspektoriat Shteteror i Punes per kontrollin e sektorit informal dhe marrjen e masave shtrenguese per mospunesimin e femijeve, duke kerkuar penalizimin e atyre punedhenesve qe veprojne ne kundesrshtim me legjislacionin ne fuqi.
Duke e marre fjalen ne kete seance, perfaqesuesi i sindikates holandeze te arsimit, Aob, Marten Kircz, vleresoi angazhimin e sindikatave te degeve te tjera dhe aktoreve te tjere per eliminimin e punes se femijeve, solli pervojen holandeze ne kordinimin e veprimeve midis aktoreve te ndryshem ne kete fushe dhe kerkoi aktivizimin me te mire te medias ne problemet qe lidhen me eliminimin e punes se femijeve.
Nje konkluzion i rendesishem qe doli nga punimet e dites e dyte te Tryezes ishte domosdoshmeria e bashkeveprimit e bashkepunimit me punedhenesit dhe me aktoret e tjere, per ta bere efektiv frontin kunder punes se femijeve, perfshire sindikatat e profesioneve te tjera, komunitetin e prinderve e nxenesve, punedhenesit, organet shteterore ato te pushtetit vendor etj.
Ne Tryeze u paraqit edhe nje draft propozimi per vazhdimin e kesaj pune ne vijim, per nje periudhe 2-3 vjecare, gje qe do te diskutohet ne strukturat e te dyja sindikatave ne qender e ne rrethe dhe do te behet objekt diskutimi edhe ne Konferencen qe pritet te organizohet ne muajin maj te ketij viti.

.......