Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Nga aktivitetet ne zbatim te Projektit me FNV/AOb

Seminar mbi bashkepunimin e mesuesve me nxenesit dhe prinderit
per eliminimin e punes se femijeve

Nje seminar i rendesishem u organizua ne Durres, me pjesemarrjen e 30 mesuesve, nxenesve e prinderve, kryesisht nga shkollat pilot te rretheve Durres e Fier, ne vijim te aktiviteteve per zbatimin e Projektit me sindikatat holandeze FNV/AOb. Perfaqesues nga drejtorite arsimore te ketyre rretheve dhe nga drejtorite e shkollave pilot, si edhe kryetaret e dy sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, moren pjese, gjithashtu, ne seminar.
Tre ishin prezantimet kryesore gjate ketij seminari:
- Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, beri nje prezantim konkret mbi bashkepunimin midis mesuesve, nxenesve e prinderve, si nje parakusht per rezultate konkrete ne punen e perbashket, me synim uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
- Kryetari i Konfederates se Prinderve te Shqiperise, Z. Zenel Sina, beri nje prezantim interesant mbi rolin e prinderve dhe bashkepunimin e tyre me mesuesit e nxenesit dhe organet e tyre respektive ne shkolla.
- Perfaqesuesi i Drejtorise Arsimore Rajonale te Fierit, Z. Mihal Krimce, foli mbi rolin e vecante te administratave te shkollave dhe drejtorive arsimore ne kete sistem bashkepunimi.
Situata aktuale ne shkollat perkatese te dy retheve, por edhe me gjere, roli i sindikatave, mesuesve, nxenesve e prinderve ne keto shkolla e rrethe ne lidhje me shmangien e braktisjes se shkolles, ishin ceshtjet kryesore qe u bene objekt dikutimi ne kete seminar.
Diskutimet u bazuan tek rezultatet konkrete e reale qe dolen nga pyetesoret e plotesuar kohe me pare nga mesuesit pjesemarres ne seminar, te cilet nderkohe kane bere nje pune individuale me nxenesit e identifikuar. Mesuesit, nxenesit dhe prinderit folen per punen e vete e te kolegeve te tyre ne teresi, por ne te njejten kohe, ata sollen raste konkrete qe kane rezultuar me kthimin e nxenesve ne shkolle, ose daljen e tyre nga rreziku i braktisjes se shkolles.
Keshtu,  Ariana Plaku nga shkolla e Roskovecit, solli ne seminar pervojen e mesuesve te kesaj shkolle per kthimin ne shkolle te 5 nxenesve qe e kishin braktisur ate, nderkohe qe puna eshte duke vazhduar edhe me 5 nxenes te tjere, kryesisht nga klasat e nenta, te cilet e konsiderojne veten te rritur tashme dhe rrezikojne ta braktisin shkollen.
Po keshtu mesuesi Festim Meta, nga shkolla e Zhupanit, informoi me hollesi mbi punen qe kane bere mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle, ne bashkepunim me prinderit, duke u perqendruar sidomos tek ata nxenes qe nuk ishin rregjistruar per kete vit shkollor, si edhe ata qe ishin rregjistruar formalisht, por nuk vinin ne shkolle, duke i kthyer  ata ne shkolle.
Pothuajse te njejtat metoda te punes konkrete me nexenes te vecante raportuan edhe mesuesit Arqile Bitri nga shkolla e Levanit, mesuesja Marjeta Tafa nga shkolla Mbrostar Ura, mesuesja Majlinda Spahiu nga shkolla "Qemal Mici" ne Durres, mesuesi Fuat Zerdelia nga shkolla "Demokracia", mesuesi Nevruz Cismja nga shkolla "Bajram Curri 2", ku me shume se 30 mesues te ketyre shkollave jane duke punuar individualisht me me shume se 65 nxenes, duke bere te mundur kthimin ne shkolle te me shume se 32 prej tyre.
Ishte nje pervoje shume e mire organizimi i ketij seminari me pjesemarrjen e perbashket te perfaqesuesve te shkollave te Fierit, ku tashme ekziston nje pervoje shume e mire qe prej me shume se 4-5 vjetesh ne punen individuale me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, si dhe te atyre te 5 shkollave te rrethit te Durresit, ku ka kohe tashme qe ka filluar nje pune e mire dhe e organizuar ne kete drejtim. Njohja e pervojes se deritanishme dhe shkembimi i mendimeve per pasurimin e metejshme te saj, ishte nje vlere shume e rendesishme  e ketij seminari, gje qe do te kete nje ndikim te drejtperdrejte ne punen e te gjithe pjesemarresve gjate ketij viti shkollor e ne vazhdim.
Pjesemarrja ne seminar e drejtuesve te shkollave dhe perfaqesuesve te drejtorive arsimore ishte, gjithashtu, me shume vlera per te siguruar nje bashkepunim efektiv ne organizimin e kesaj pune ne te ardhmen. Duke folur ne seminar drejtuesit e te dy sindikatave, FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, e vune theksin, jo vetem te puna e mesuesve, por sidomos tek aktivizimi me i mire i vete nxenesve dhe perfshirja e sa me shume prinderve dhe perfaqesuesve te tjere te komunitetit, si parakusht shume i rendesishem per te patur rezultate konkrete ne kete pune.
Si rrjedhoje, pas diskutimeve konstruktive ne kete seminar disa nga konkluzionet kryesore ishin:
-           Riorganizimi i grupeve te nxenesve e prinderve dhe organeve te tyre perfaqesuese ne shkolle, si Qeveria e Nxenesve dhe Komiteti i Prinderve, vecanerisht ne shkollat pilot te ketyre rretheve, por edhe me gjere, me synim rritjen e numrit te mesueve e nxenesve te angazhuar ne kete pune,
-           Forcimi i bashkepunimit me drejtuesit dhe administratat e shkollave, sidomos ne drejtim te rritjes se rolit te mesuesve kujdestare dhe angazhimit te sa me shume mesuesve ne punen konkrete monitoruese me nxenssit e klasave ku japin mesim e me gjere,
-           Zgjerimi i kontakteve te mesuesve me prinderit dhe forcimi i bashkepunimit me perfaqesuesit e pushtetit vendor, me qellim identifikimin e problemeve sociale ekonomike dhe marrjen e mesave te mundeshme per t'i ndihmuar ata qe te gjithe t'i dergojne femijet ne shkolle.
Pjesemarresit ne seminar nga te dy rrethet e konsideruan seminarin shume te vlefshem per punen e tyre dhe vleresuan menyren e organizimit te tij, me pjesemmarjen e shume aktoreve nga dy rrethe te ndryshme, duke premtuar se do te shumefishojne perpjekjet per te realizuar objektivat e percaktuara per kete vit shkollor e ne vijim.