Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Aktivitete ne kuadrin e zbatimit te Projektit me AOb
ne shkollat “Nuci Naci” dhe “Ismail Qemali” ne Korce

Takime me prinderit dhe me anetaret e Grupeve te Monitorimit u organizuan, ne daten 7 dhjetor 2013, ne shkollat “Nuci Naci” dhe “Ismail Qemali” ne Korce, ne kuadrin e Projektit qe FSASH dhe SPASH jane duke zbatuar me sindikaten e arsimit te Holandes, AOb.

Prinder te nxenesve qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, subjekt i punes qe eshte duke u bere ne keto shkolla ne kuadrin e ketij Projekti, perfshire edhe 14 prinder qe moren pako ushqimore, nepermjet donacionit e fituesit te Cmimit te AOb, Leon van Gelder, Zv/Drejtorit per sektorin e Arsimit ne OECD,  Andreas Schleicher, si edhe mesues, nxenes e prinder, vecanerisht nga ata qe jane anetare te Grupeve te Monitorimit ne te dy shkollat, moren pjese ne keto takime.

Kryetari i FSASH-it,  Xhafer Dobrushi, Shefi i Sektorit te Orgnaizimit prane SPASH-it, Nevrus Kaptelli dhe Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, moren pjese, gjithashtu, ne keto takime.

Informacionet dhe diskutimet mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe situaten aktuale, nxjerrja e konkluzioneve dhe percaktimi i drejtimeve kryesore te punes per te ardhmen, ishin disa nga momentet me te rendesishme te ketyre takimeve.

Ne shkollen “Nuci Naci” moren pjese 39 pjesemarres, perfshire prinder, mesues, nxenes etj. Drejtori i shkolles, Stavri Cano, Kryetari i Bordit te Shkolles, Fatos Xhangolli, dhe Kryetari i Shoqates se Romeve per Korcen, Arben Kosturi, moren pjese, gjithashtu, ne takimin e organizuar ne kete shkolle.

Drejtuesja e Grupeve te Monitorimit te shkolles, Sonela Mano, informoi per punen e bere dhe rezultatet e arritura gjate keture tre mujave te pare te zbatimit te ketij Projekti, duke u perqendruar sidomos tek roli i prinderve dhe puna e vecante me ta.


Ajo vuri ne dukje disa nga rezultatet e arritura gjate kesaj periudhe, si kthimi ne shkolle i 5 nxenesve nga 14 qe kishin e braktisur ate dhe nxjerrja nga rreziku i braktisjes i 22 nxenesve nga 65 qe ishin ne rrezik per ta braktisur shkollen.

Drejtori i shkolles, Stavri Cano, dhe mesueset Bukurije Hyska, Marjana Cifligu, Elsa Tona, Viktora Vllahu, qe perfaqesojne kater Grupet e Monitorimit te kesaj shkolle, folen per pervojen e punes dhe rezultatet e arritura ne secilin prej grupeve perkatese.

Prinderit Lola Shkembi, nena e tre femijeve qe ndjekin kete shkolle, Zoica Laloti, nena e nxenesit Samuel Laloti, Arife Mecani, gjyshja e nxenesit Xhulian Mecani, Elvira Dalipi, halla e nxeneses Kristina Dalipi, folen per gjendjen e veshtire ekonomike e financiare te familjeve te tyre dhe per perpjekjet qe ato jane duke bere per te rikthyer femijet ne shkolle, duke falenderuar edhe Drejtorine e shkolles, mesuesit, sindikaten Holandeze, AOb, dhe sindikatat shqiptare, FSASH e SPASH, qe jane duke i ndihmuar me tekste e mjete shkollore, veshje e pako ushqimore per te bere te mundur rikthimin dhe mbajtjen e femijeve ne shkolle.

Duke marre pjese ne kete takim, 7 prinder, te cilet moren pakot e para nga donacioni prej Cmimit te AOb, Leon van Gelder, falenderuan shume AOb dhe fituesin e ketij Cmim, Andreas Schleicher, per kete ndihme shume te vlefshme per familjet e tyre.

Nxenesja Elena Strati, perfaqesuese e Qeverise se Nxenesve, foli mbi bashkepunimin me mesuesit dhe prinderit,  duke mobilizuar edhe vete nxenesit, te cilet kane nje ndikim te madh tek bashkemoshataret e tyre per vazhdimin rregullisht te shkolles dhe arritjen e rezultateve te mira ne mesime.

Ne takimin e zhvilluar ne shkollen “Ismail Qemali” moren pjese 38 pjesemarres, prinder, mesues e nxenes.

Thomaq Ninka, drejtues i Grupeve te Monitorimit te shkolles, informoi mbi disa konkluzione te nxjerra nga pyetesoret e plotesuar per secilin prej nxenesve qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, ne lidhje me gjendjen e familjeve te tyre, nivelin arsimor te prinderve te tyre, shkaqet e braktisje se shkolles nga ana e tyre, etj.


Ne vijim, ai foli mbi punen e bere nga anetaret e Grupeve te Monitorimit, si edhe nga mesuesit e tjere te shkolles, duke u perqendruar me shume tek roli i prinderve dhe bashkepunimi i ndersjellte per te realizuar objektivat e caktuara ne kuadrin e ketij Projekti.

Ai evidentoi rezultatet e arritura ne nivel shkolle, si rikthimin ne shkolle te 4 nxenesve, nga 18 nxenes qe kane braktisur shkollen, si edhe daljen nga rreziku i braktisjes te 25 nxenesve nga 110 qe ishin ne rrezik per te braktisur shkollen, duke bere progres edhe ne pervetesimin e lendeve mesimore.

Mesuesit, Edlira Mitre, Altin Collaku, Irena Kocaqi, Ardiana Mecollari, folen mbi punen e bere ne Grupet e tyre respektive, duke permendur prinder te cilet kane reflektuar pozitivisht ndaj perpjekjeve te tyre, duke i rikthyer femijet ne shkolle, si edhe per problemet me te cilat ballafaqohen keto familje dhe prinderit e disa nxenesve, sidomos per shkak te gjendjes shume te veshtire financiare.

Prinderit Marsila Kostandini, nena e nxeneses Maradona Kostandini, Marjeta Kupe, nena e nxeneses Haxhire Kupe, Erika Zeqo, nena e nxenesit Leonard Zeqo, Eli Culi, nena e nxeneses Xhulia Culi, Bajame Mehmetali, nena e nxenesit Romeo Mehmetali,  te gjithe keta nxenes te rikthyer ne shkolle ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti, vleresuan shume punen e mesuesve e nxenesve te shkolles, si edhe ndihmen qe u eshte dhene atyre per libra e mjete shkollore, pako ushqimore etj, duke premtuar, ne te njejten kohe, se nuk do t’i largojne me femijet e tyre nga shkolla.

Drejtori i shkolles, Ylli Kreka, permendi disa raste konkrete kur mesuesit dhe prinderit kane punuar se bashku per te rikthyer te gjithe nxenesit ne shkolle dhe falenderoi AOb dhe sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH and SPASH, per kete mbeshtetje, duke premtuar se te gjithe mesuesit e shkolles,  “Ismail Qemali” do te vazhdojne te punojne shume me te gjithe nxenesit dhe prinderit e tyre, sidomos me ata qe kane me shume probleme dhe veshtiresi per vazhdimin rregullisht te shkolles, me synim rikthimin dhe mbajtjen e tyre ne shkolle.

Duke folur ne takimet e zhvilluara ne te dy shkollat, Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, vleresoi shume angazhimin e te gjithe pjesemarresve per uljen e braktisjes se shkolles dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe per punen qe ata kane bere dhe rezultatet qe kane arritur, duke e vene theksin sidomos tek roli i vecante i prinderve dhe puna e vazhduershme e mesuseve dhe vete nxenesve, ne shkolle e jashte saj, per arsimimin e te gjithe femijeve.

Nje moment i vecante emocional ne te dy takimet ishte shperndarja e pakove te ushqimit, per 14 familje te nxenesve qe kane braktisur shkollen, te cilat u bene te mundura nga donacioni i Cmimit te AOb, Leon van Gelder, prej fituesit te tij nga OECD, Andreas Schleicher.
Te gjithe pjesemarresit ne keto takime shprehen mirenjohjen per AOb per kete mbeshtetje ne punen e tyre per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

 

Takime me anetaret e Grupeve te Monitorimit ne te dyja shkollat

Takime te vecanta u organizuan, ne kete kuader, edhe me anetaret e Grupeve te Monitorimit ne te dyja shkollat, ku u diskutua ne menyre me konkrete mbi realizimin e objektivave te Projektit dhe masat pergatitore per organizimin e aktiviteteve te ardheshme, perfshire seminarin dyditor dhe aktivitetet kulturore, artistike e sportive, te planifikuara per t’u organizuar ne pranveren e vitit 2013.

Ne keto takime u perpunua edhe nje Formular mbi realizimin e objektivave te Projektit, per te cilin u ra dakord qe te plotesohet nga mesi i janarit 2013, te dhenat e te cilit do te perdoren per raportimin e realizimit te objektivave te Projektit per fazen e pare te zbatimit te tij.