Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Takime me prinderit ne shkollat “Ahmet Zogu” dhe “Halit Cota”, Bathore,
ne kuadrin e Projektit me GEW


Ne vijim te zbatimit te Projektit qe dy sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, me Fondacionin e Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Bukur, Arsimim ne Vend te Punes se Femijeve”, me datat 19 dhe 20 nentor 2014, u organizuan takimet me prinderit e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate ne dy shkollat “Ahmet Zogu” dhe “Halit Cota” ne Bathore.


Rreth 70 prinder, si edhe mesues e nxenes, sidomos nga radhet e atyre qe jane te angazhuar ne Grupet e Monitorimit, moren pjese ne te dy takimet.
Drejtoret e te dy shkollave, Azem Kovaci e Mahmut Ajazi, si edhe Kryetaret e FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe SPASH, Nevrus Kaptelli, moren pjese, gjithashtu, ne te dy takimet.
Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Bukurosh Hoxha dhe Hysen Koldashi, informuan per punen e bere ne zbatim te ketij Projekti, duke permendur edhe rezultatet dhe detyrat qe duhet te ndiqen ne vazhdimesi per realizimin e objektivave te Projektit.


Ata u perqendruan sidmos tek bashkepunimi me prinderit dhe roli i tyre per rikthimin e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve. Ata permenden shembuj pozitive te disa prinderve qe, pas nje pune konkrete te mesusve e nxenesve me ta, i kane kthyer femijet ne shkolle, si edhe disa prinder qe akoma i angazhojne femijet e tyre me pune dhe behen pengese per ardhjen e tyre ne shkolle.


Ata permenden edhe rezultatet e arritura deri ne kete periudhe: 2 nxenes te tjere ne shkollen “Ahmet Zogu” dhe 1 nxenes tjeter ne shkollen “Halit Cota” kane nderprere punen dhe jane rikthyer ne shkolle, nderkohe qe 4 nxenes te tjere ne shkollen “Ahmet Zogu” dhe 3 nxenes tjeter ne shkollen “Halit Cota” jane jasht rrezikut per braktisjen e shkolles dhe jane integruar teresisht ne shkolle.


Ata permenden edhe veshtiresite e shumta me te cilat ndeshen mesuesit, nxenesit dhe te gjithe aktoret e tjere qe jane duke u marre me rikthimin e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve, duke shpjeguar se jo vetem mesuesit dhe nxenesit e angazhuar ne Grupet e Monitorimit, por edhe te gjithe mesuesit e tjere te ketyre shkollave jane te angazhuar konkretisht ne pune individuale me nxenesit objekt i ketij Projekti ne pune shtese dhe aktivitete te shumta per te permiresuar situaten, duke vleresuar shume edhe ndihmen e Fondacionit te sindikates Gjermane te arsimit, GEW per mbeshtetjen e sindikatave tona te arsimit, FSASH dhe SPASH ne kete angazhim.


Kryetari i Keshillit te Prinderve ne shkollen “Ahmet Zogu”, Kujtim Hysneli, dhe perfaqesuesi i Keshillit te Prinderve ne shkollen“Halit Cota”, Perparim Murati, permenden se veshtiresite ekonomike e financiare te disa familjeve i detyrojne disa prinder qe t’u drejtohen femijeve te tyre qe t’i ndihmojne, per te sigururar te ardhurat e nevojeshme per mbijetesen e familjeve te tyre, qofte edhe duke nderprere shkollen.


Ata folen, gjithashtu, per rolin shume pozitive te prinderve qe jane anetare te Grupeve te Monitorimit dhe perpjekjet qe ata jane duke bere, ne bashkepunim me mesuesit dhe nxenesit, per t’i bindur keta prinder qe t’i dergpojne femijet e tyre ne shkolle, pavaresisht nga veshtiresite me te cilat jane duke u ndeshur.
Drektori i shkolles “Ahmet Zogu”, Azem  Kovaci, dhe mesuesit Drita Cerpja, Agim Lilollari, Gazmend Halili, Izet Nabolli, si edhe Drejtori i shkolles “Halit Cota” , Mahmut Ajazi dhe mesuesit Dila Vuksaj, Fabjona Gjuta, Marie Frroku, Bukurie Ajazi, perfaqesues te Grupeve te Monitorimit nga te dyja shkollat, folen mbi eksperiencat e tyre ne punen me prinderit e nxenesve qe kane braktisur shkollen, rezultatet qe kane arritur dhe problemet me te cilat ata jane ballafaquar, sidomos ne lidhje me disa nxenes qe kane patur me shume probleme familjare.


Ne shkollen “Ahmet Zogu” , prindi Rustem Nezha, premtoi se, jo vetem do te sjelle ne shkolle dy femijet e tij, por edhe te jape kontributin e tij, se bashku me mesuesit dhe nxenesit, per te ndikuar qe edhe prinderit e tjere t’i sjellin femijet e tyre ne shkolle.
Flutura Demacaj, mamaja e nxenesit Kletis Demacaj, i falenderoi mesuesit dhe nxenesit qe kane punuar me djalin e saj dhe e kthyen ate ne shkolle, duke premtuar qe edhe ajo do te mundohet te jap shembullin e saj edhe tek prinder te tjere te ketyre femijeve qe kane braktisur shkollen.
Po keshtu edhe prinderit Florian Kola, Ferit Sufa etj, kane dhene shembullin e vete duke i sjelle femijet e tyre ne shkolle, duke theksuar se, jo vetem kushtet ekonomike e financiare por edhe mentaliteti i disa prinderve, sidomos ndaj vajzave ne klasat e teta e te nenta, i pengon ato qe te vazhdojne shkollen rregullisht, gje qe duhet te terheq me shume vemendjene edhe te mesusve e nxenesve te angazhuar ne kete projekt.


Ne shkollen “Halit Cota”, prinderit Nazmie Peposhi, mamaja e nxenesit  Xhemis Peposhi, dhe Kujtime Fatmiri, mamaja e nxeneses Blerta Fatmiri, vleresuan shume punen e mesuesve dhe nxenesve qe kane punuar me femijet e tyre dhe premtuan se do t’i sjellin rregullisht femijet e tyre ne shkolle.
Prindi Perparim Murati shpjegoi pervojen e tij me dy femijet, Bruklin dhe Elidion Mjurati, te cilet, pasi e kishin braktisur shkollen dhe ishin te angazhuar ne pune, tanime vazhdojne shkollen rregullisht, duke patur edhe rezultate te mira ne mesime.


Po, keshtu prinderit, Nexhmije Caka, Violeta Gjoku, Hyret Xhediku etj, vleresuan shume ndihmen qe u eshte dhene femijeve te tyre edhe me libra e mjete te tjera mesimore, me kontributin e ketij projekti, duke premtuar se do t’i sjellin rregullisht femijet e tyre ne shkolle, duke kerkuar nderkohe qe te shikohet mundesia edhe per ndonje ndihme financiare, per shkak te kushteve te veshtira qe kane per sigurimin e te ardhurave per mbajtjen e familjeve te tyre.
Kryetaret e FSASH dhe SPASH, Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli, vleresuan punen e bere dhe rezultatet e arritura dhe shrehen mendimet e tyre ne lidhje me rolin e rendesishem te prinderve per dergimin e femijeve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve, duke theksuar nevojen per nje bashkepunim me te mire me prinderit ne te ardhmen.


Te gjithe pjesemarresit vleresuan shume mbeshtetjen e Fondacionit te Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Bukur, Arsimim ne Vend te Punes se Femijeve”, dhe premtuan qe FSASH dhe SPASH, do te vazhdojne te mbeshtesin nxenesit e ketyre shkollave edhe me kontribute modeste te vetat, sidomos per nxenesit dhe familjet me ne nevoje te kesaj zone.