Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

PROGRAM I SUKSESSHEM

ZBATUAR NE BASHKEPUNIM ME ILO-IPEC MBI PARANDALIMIN DHE ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE

 

Zbatimi i Programit mbi krijimin e nje Zone pa Pune Femijesh ne Bathore u ndoq me vemendje te vecante nga Kryesia e FSASH-it, ne bashkepunim me perfaqesuesit e kesaj sindikate ne Shkollen Bathore 1.

Me shume se 35 mesues, nxenes, drejtues lokale te sindikatesautoriteteve lokale, OJF-ve etj u mobilizuan per te evidentuar dhe monitoruar me shume se 100 nxenes qe kishin braktisur shkolle dhe kishin filluar punen ose ishin ne rrezik per te braktisur shkollen dhe per te filluar punen.

Rezultatet e arritura dhe mesimet e nxjerra nga zbatimi i ketij Programi do te perdoren si shembull per angazhimin e metejshem te FSASH-it ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve dhe sidomos per krijimin e zonave pa pune femijesh.

 

Krijimi i infrastruktures institucionale te programit

Nje Program Pune i hollesishem u pergatit nga FSASH, ne bashkepunim me grupin e Shkolles se Bathores dhe Drejtorin e shkolles, program i cili u miratua edhe nga zyra e ILO-IPEC ne Tirane.

Nje Memorandum Mirekuptimi u nenshkrua me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, per te mbeshtetur zyrtarisht zbatimin e Programit. Memorandume te tilla u neshkruan edhe me Drejtorine Arsimore Rajonale Tirane dhe Drejtorine e shkolles, per te siguruar mbeshtetjen zyrtare per zhvillimin e aktiviteteve te ketij programi, perfshire edhe ato te shkolles.

Mesuesit, nxenesit, prinderit, perfaqesuesit e drejtorise se shkolles, te angazhuar ne punen konkrete me nxenesit qe kishin braktisur shkollen ose me ata qe ishin ne rrezik per ta braktisur ate, jane takuar ne menyre te vazhdueshme per te diskutuar gjendjen, progresin e bere dhe detyrat ne vijim.

 

Seminar dy ditor mbi Sistemin e Monitorimit te Punes se Femijeve, Manualin mbi Arsimin Joformal dhe paketen SCREAM

Nje Seminar dy ditor mbi elementet e Sistemit te Monitorimit te Punes se Femijeve, Manualin mbi Arsimin Joformal dhe paketen SCREAM u zhvillua ne Bathore, ne bashkepunim me ILO-IPEC, ne datat 22 dhe 23 tetor 2010.

35 pjesemarres; mesues, nxenes, prinder, perfaqesues nga pushteti vendor dhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale, te perzgjedhur ne bashkepunim me Drejtorine e Shkolles dhe Drejtorine Arsimore Rajonale, moren pjese ne kete seminar dhe ishin shume aktive ne diskutimet e zhvilluara gjate dy diteve te zhvillimit te tij.

Dita e pare u fokusua tek trajnimi dhe shpjegimet teorike mbi:

  1. Standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar mbi parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, elementet e monitorimit te punes se femijeve, praktikat me te mira, mesimet e nxjerra ne punen per eliminmin e formave me te keqija te punes se femijeve etj.
  2. Paketa SCREAM, "Mbeshtetje e te Drejtave te Femijeve, nepermjet Arsimimit, Artit dhe Medias", si mundet qe mesuesit dhe drejtuesit e sindikatave te ngrene ndergjegjshmerine e nxenesve kunder formave me te keqija te punes se femijeve dhe si mund ta perdorin ata paketen SCREAM.
  3. Manuali mbi Arsimin Joformal, Metodat e mesimdhenies, duke patur ne qender nxenesin, stilet e te mesuarit, menyrat e mesimdhenies efektive etj.

Dita e dyte, u fokusua tek diskutimet konkrete mbi programin, punen e bere, problemet qe kane dale dhe detyrat per periudhen ne vijim.

Koordinatori i projektit, Stavri Liko, foli mbi konceptin per zonat pa pune femijesh, per rendesine e ketij programi, jo vetem per Bathoren, por edhe per tere zonen e Kamzes e me gjere, per Tiranen e ne shkalle vendi.

Drejtuesi i grupit te shkolles se Bathores, Derall Tota, beri nje prezantim te hollesishem mbi punen e bere, progresin e arritur, problemet me te cilat jane ndeshur mesuesit e nxenesit dhe per detyrat qe jane planifikuar te ndiqen ne vazhdim te angazhimit ne kuadrin e ketij programi.


Diskutime konkrete u bene mbi gjendjen e braktisjes se shkolles dhe progresin e bere ne secilin grup, si edhe mbi gjendjen ne lidhje me progresin e bere per nxenesit qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen.

Ne fund u miratua nje plan veprimi per periudhen ne vijim.

 

Kater Grupe monitorimi u ngriten dhe funksionuan ne kuadrin e Programit

Secili Grup perbehej nga 4 anetare, 2 mesues,1 prind dhe 1 nxenes. Çdo Grup mori persiper te rikthente ne shkolle 5-6 nxenes braktises dhe te integronte teresisht ne shkolle 18-20 nxenes qe, per shkaqe te ndryshme, ishin ne rrezik per te braktisur shkollen.
Pasi u identifikuan nxenesit, anetaret e grupeve pergatiten dosjet per seicilin nxenes afersisht me keto te dhena: 
Emri i nxenesit, kur e ka filluar shkollen, arsyet e braktisjes se shkolles, duke u fokusuar sidomos tek arsyet ekonomike, familjare, dmth qe vjen per shkak te pengeses nga prinderit ose arsye mentaliteti, sidomos per vajzat.

Seicili grup beri Planin e Punes individuale, duke e perqendruar vemendjen tek bashkepunimi me familjen, dhenien e ndihmes ekonomike familjeve te ketyre nxenesve .
Çdo grup, mbi bazen e te dhenave ne dosje, beri skemen permbledhese, e cila kishte te bente sidomos me: Nxenes qe kishin braktisur shkollen vite me pare dhe rruget per rikthimin e tyre ne shkolle, nxenes me tendence braktisjeje, qe largohen nga shkolla sidomos oret e fundit ose ne dite te veçanta, qe punojne per te ndihmuar familjet e tyre. Nxenes qe kane lene shkollen nga mentaliteti i prinderve, sidomos vajzat e klasave te 8-ta e te 9-ta. Nxenes me probleme ekonomike, nxenes me prinder te divorcuar, nxenes jetim dhe me probleme ekonomike, nxenes me probleme shendetsore etj.  


Tre takime pune u organizuan gjate periudhes se zbatimit te programit me anetaret e ketyre Grupeve te Minitorimit

Takimi pare u organizua ne daten 8 shtator 2010, ku muaren pjese mesues, nxenes, prinder, drejtues te shkolles, si edhe Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi.
Pas prezantimit te objektivave, aktiviteteve, programit te monitorimit, menyrave dhe metodave qe do te ndiqeshin gjate kesaj periudhe 3 mujore, u bene diskutime e sugjerime nga pjesemarresit, anetare te Grupeve.

Diskutime te gjera e bene ne takimin e dyte te grupeve te Monitorimit, zhvilluar ne Bathore ne daten 7 tetor 2010.

Anetaret e Grupeve kishin identifikuar, jo vetem nxenesit qe do te ishin objekt i kesaj pune, por ata kishin nxjerre te gjitha te dhenat per cdo nxenes, kishin takuar me prinderit e secilit prej tyre dhe e kishin te qarte vazhdimin e kesaj pune ne vijim. Ata raportuan per situaten dhe kembyen eksperiencen me njeri tjetrin, per veprimet efektive qe ishin perdorur dhe per menyren se si do te vazhdonte kjo pune ne te ardhmen.

Informacione te hollesishme per cdo nxenes, per progresin e bere, problemet qe dilnin dhe menyren se si mund te kaperceheshin ato, u diskutuan ne mbledhjen e fundit te Grupeve organizuar ne Bathore, ne daten 11 nentor 2010.

Ne kete Takim u zhvillua edhe nje diskutim konkret ne lidhje me aktivitetet qe ishin ne program per t'u zhvilluar ne vijim, ku kerkohej angazhimi i te gjithe anetareve te Grupeve.

 

Angazhim i vecante per te njohur nxenesit me tregun e punes, te drejtat e punetoreve dhe sigurine e shendetin ne pune.

30 nxenes te moshes 15-16 vjece ishin subjekt i disa aktiviteteve konkrete ne lidhje me keto aktivitete:
1. Nje vizite interesante u zhvillua me keta nxenes, ne daten 15 nentor, ne fabriken e prodhimit te veshjeve ne Bathore.

Pronarja e fabrikes, Selvie Oruçi, i informoi nxenesit mbi fuqine punetore, standardet e punes, te drejtat e punetoreve, masat e marra per mbrojtjen e shendetit dhe sigurine ne pune per te gjithe punetoret, duke i kushtuar kujdes te vecante trajnimeve profesionale dhe problemeve me te cilat perballen aktualisht punonjesit e kesaj fabrike. Ajo i keshilloi nxenesit qe te vazhdonin rregullisht shkollen dhe te mesonin gjithnje e me shume, sepse tregu aktual i punes kerkon fuqi punetore te kualifikuar dhe te afte te perballoje kerkesat e medha te kohes.

 

2. Nje seance e vecante mbi te drejtat e punetoreve, bazuar ne standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar, si edhe mbi mbrojtjen ne pune dhe sigurine e shendetin ne pune, u organizua, me pjesemarrjen e ketyre nxenesve ne Qendren Kombetare te Trajnimit Profesional ne Tirane.

Ne presence te Drejtorit te Qendres, z. Robert Jano, dy punonjeset e Qendres, Ermenita Shahu dhe Sofie Murati, i informuan nxenesit mbi veprimtarine e kesaj Qendre, funksionet e saj, kurset e shumta qe zhvillohen aty, mjetet qe perdoren etj.
Ne vijim, specialistja e Inspektoriatit Shteteror te Punes, Merita Gjashta, beri dy prezantime: Mbi Standardet Nderkombetare te Punes dhe te dretat e punetoreve dhe Mbi Shendetin dhe Sigurine ne Pune, duke i analizuar ato ne kontekstin e tregut te punes ne Shqiperi dhe realitetit e problemeve te sigurise e shendetit ne pune ne vendin tone.

Kryetari FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, foli mbi rolin e kontratave te punes dhe rendesine e sindikatave ne kete fushe, te cilat duhet t'i perdorin keto Kontrata si mjetein me te efkteshem te mbrojtjes se punetoree dhe permiresimin e vazhdueshem te mardhenieve te punes.

3. Nje vizite shume interesante u zhvillua ne vijim me pjesemarrjen e te gjithe nxenesve ne ambientet e Qendres, ku nxenesit u njohen me kurset e shumta qe organizohen ne kete Qender si ato te kompjuterave, gjuheve te huaja, rrobaqepesise, serviseve te makinave, hidraulikeve, etj, duke vizituar edhe laboratoret perkates, ku u njohen me mjetete e shumta didaktike qe perdoren nga ana e lektoreve dhe instruktoreve.

Nxenesve iu shperndane edhe botime te ndryshme informuese te botuara nga Qendra per te reklamuar kurset dhe aktivitetin e vete.

 

Aktivitete te shumta ekstrakurrikulare, artistike, kulturoe e sportive

100 nxenesit e perzgjedhur ne kuadrin e ketij programi moren pjese ne kurse specifike organizuar nga mesuesit 2 ore ne jave per nje muaj e gjysem, bazuar ne modulet e paketes SCREAM.
Seicili mesues pergatiti nje plan te veçante, duke ditur mangesite e nxenesve e sidomos ne lendet Matematike, gjuhe, biologji dhe ne lendet e edukimit figurativ, duke patur si synim qe te arriheshin te pakten standarde te nivelit minimal.
U dalluan veçenarisht mesuesit Vehbi Reçi, Ardiana Nikolli, Rabie Damzi, Bilbil Billa e Nexhmije Rama

 

Ne kete kuader u organizuan, gjithashtu, dy raunde aktivitetesh kulturore e sportive, me daten 18 tetor dhe me daten 12 nentor.
Te 100 nxenesit e perzgjedhur ne kuadrin e programit moren pjese ne aktivitete te shumta kuklturore, artistike, sportive etj. Interes te vecante pati per recitimet, kenget, vallet, pikturat, volejbollin etj.


Te gjithe mesuesit e shkolles moren pjese ne keto aktivitete ndersa mesuesit anetare te Grupeve te Monitorit dhe ata te specialiteteve te fizkultures dhe muzikes paten nje rol te vecante per organizimin e ketyre aktiviteteve.

Kryetari i FSASH-it, Xhafer dobrushi dhe Drejtori i shkolles, Fatmir Koloshi, gjithashtu i ndoqen me interesim keto aktivitete dhe pergezuan nxenesit per rezultatet e arritura.

 

 


Ishte vertete impresionuese te shikoje pjesemarrjen masive te nxenesve qe kishin braktisur shkollen ose ishin ne rrezik per ta braktisur ate te konkuronin dhe te dilnin fitues ne disa prej ketyre aktiviteteve.

Organizimi i ketyre aktiviteteve pati nje ndikim te drejperdrejte ne mbeshtetje te punes se mesuesve e nxenesve per kthimin ne shkolle te disave prej atyre qe e kishin braktisur ate dhe per integrimin ne shkolle te atyre qe ishin ne rrezik per ta braktisur ate, jo vetem ne shkollen e Bathores, por edhe ne zonen e Kamzes e me gjere.

Identifikimi, dokumentimi dhe propagandimi i praktikave me te mira

Tre praktika te mira u identifikuan, dokumentuan dhe po propagandohen ne kuadrin e ketij programi.

  1. Puna konkrete me nxenesit ne menyre individuale, bazuar ne te dhena te hollesishme dhe karakteristika te vecanta te secilit prej tyre

Kjo ishte edhe baza e arritjeve ne kete Program. Anetaret e Grupeve kishin identifikuar, jo vetem nxenesit qe do te ishin objekt i kesaj pune, por ata kishin nxjerre te gjitha te dhenat per cdo nxenes, kishin takuar me prinderit e secilit prej tyre dhe e kishin te qarte menyren e organizimit te punes per rikthimin ne shkolle ose nxerjen nga rreziku i braktisjes se shkolles te nxenesve qe monitoronin.

Ata punuan me nxenesit individualisht, organizuan vizita dhe bisedime me prinderit e secilit prej ketyre nxenesve dhe progresin e bere ia dedikojne kesaj pune konkrete individuale qe ata kane bere me vete nxenesit, por edhe me prinderit e tyre. Angazhimi i vete nxenesve shoke e shoqe te klases e shkolles pati, gjithashtu, nje ndikim te vecante.

 

  1. Bashkepunimi me efektivitet midis te gjithe aktoreve ne shkolle e jashte saj, si mesues e nxenes, prinder e perfaqesues te pushtetit vendor, drejtori shkolle dhe perfaqesues nga Drejtoria Arsimore Rajonale, Ministria e Punes dhe Qendra e trajnimit dhe kualifkimt profesional, media etj.

Te gjithe keta aktore punuan se bashku, koordinuan veprimet, duke marre secili pergjegjesite qe i takonin dhe duke e ndjekur problemin deri tek vete nxenesi. Te gjithe ata shkembyen informacione dhe u angazhuan ne menyre kolektive e individuale, duke bere kujdes qe edhe ta pergjithesonin shembullin e mire dhe menyrat e punes rezultative. Shume shembuj te rezultateve konkrete jane permendur ne takimet e Grupeve, ne seminare dhe ne workshopin perfundimtar ne lidhje me keto praktika.

 

  1. Njohja dhe pergjithesimi i pervojes pozitive te fituar ne zbatimin e nje projekti te ngjashem ne shkollen e Levanit ne rrethin e Fierit, ishte, gjithashtu, nje praktike e mire e evidentuar gjate zbatimit te ketij program

Metodologjia e zbatimit te ketij programi, e bazuar ne punen e Grupeve te Monitorimit, ne punen konkrete dhe individuale me nxenesit, duke perfshire vizitat ne familje, aktivitetet, punen e shokeve e shoqeve te klases etj, kishin dhene rezultate te dukeshme gjate zbatimit te projektit pilot ne Levan te Fierit, dhe te gjitha keto iu bene te njohura mesueve e nxenesve pjesemarres ne zbatimin e ketij programi, te cilet i ndoqen ato, natyrisht ne menyre krijuese, duke patur parasysh kushtet konkrete te zones, mentalitetin e nxenesve e te prinderve etj.

Nje projekt i ngjajshem eshte duke u zbatuar edhe ne dy shkolla te Korces, me mbeshtetjen e sindikates se arsimit te Holandes, AOb, ku kjo pervoje po zbatohet, gjithashtu, me sukses.

Workshop permbylles

Nje workshop i rendesishem u organizua ne Bathore, ne daten 19 nentor, ne mbyllje te ketij programi, ku moren pjese 39 mesues, nxenes, prinder, perfaqesues te administrates se shkolles, Drejtorise Arsimore Rajonale etj.

Ne raportin kryesor qe mbajti Drejtuesi i grupit te mesuesve e nxenesve te angazhuar ne zbatimin e programit ne Bathore, Derall Tota, u paraqiten konkluzionet kryesore nga Programi, rezultatet, mesimet e nxjerra, praktikat me te mira te evidentuara dhe rekomandimet per zbatimin e pervojes se fituar ne shkollat e tjera te zones e me gjere.


Drejtori i shkolles, Z. Fatmir Koloshi, foli mbi angazhimin e Drejtorise se Shkolles per te mbeshtetur mesuesit dhe nxenesit ne punen e tyre per realizimin e objektivave te programit.
Mesuesit Ardiana Nikolli, Nexhmije Rama, Bilbil Billa, Dilaver Lena, paraqiten punen e bere ne kuadrin e Grupeve te Monitorimit, si edhe rezultatet e arritura gjate kesaj kohe.

Nxenesit Jonela Mandri, Artemisa Taci, Sibe Cala etj, folen mbi rendesine e perfshirjes se tyre ne kete program, sidomos per rastet kur disa nxenes kishin braktisur shkollen ose mungonin ne shkolle pa ndonje shkak familiar.

Nga raporti dhe nga diskutimet u identifikua puna e mire e shume mesuesve te cilet paten edhe rezultatet me te mira ne realizimin e objektivave te programit, si Ardiana Nikolli, Vehbi Reçi, Rabie Damzi, Bilbil Billa, Dilaver Lena, Nexhmije Rama etj. Pa dyshim, eshte rezultat i punes se tyre ne bashkepunim te ngushte me nxenesit dhe aktoret e tjere fakti qe nxenes si Lulzim Rata, Xhujana Gjici, Vespina Pergjegji, Liridona Poleshi, Aurela Lata, Hidie Nexha e shume te tjere jane rikthyer ne shkolle ose jane integruar plotesisht ne mesim gjate kesaj periudhe te zbatimit te ketij programi.


Duke iu referuar objektivave te programit, ne workshop doli se:

Nga 25 nxenes qe kishin braktisur shkollen, 10 prej tyre u rikthyen dhe ndjekin rregullisht shkollen, 7 te tjere kane bere progres te dukshem dhe premtojne qe te rikthehen se shpejti, nderkohe qe puna vazhdon edhe me 8 te tjeret qe akoma nuk kane ndermarre ndonje veprim per t'u rikthyer ne shkolle.

Lidhur me 76 nxenesit qe ishin ne rrezik per te braktisur shkollen, 52 prej tyre jane integruar teresisht ne shkolle dhe tani konsiderohen jasht rrezikut per brakstisjen e shkolles, kane bere progres 11 te tjere dhe vazhdojne te bejne mungesa me ore ne dite ose me dite ne jave 13 te tjere. Nuk ka asnje dyshim se kjo pune do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

I pranishem ne workshop, Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, vleresoi punen e bere ne kuader te zbatimit te ketij programi dhe premtoi angazhimin e vazhdimesine e angazhimit te FSASH-it per te mbeshtetur mesuesit e Bathores, te Kamzes e me gjere, ne punen e tyre per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne emer te Kryesise se FSASH-it, ai shprehu mirenjohjen per ILO-IPEC dhe siguroi se rezultatet e arritura dhe mesimet e nxjerra nga ky program do te perdoren nga FSASH ne punen e panderprere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne vendin tone.