Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Takime Pergatitore dhe aktivitete te tjera, organizuar ne shkollat “Ahmet Zogu” dhe “Halit Coka”, Bathore, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me Fondacionin e GEW, 2015-2016, per uljen e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve       

Viti i dyte i zbatimit te Projektit me Fondacionin e Sindikates se Arsimit te Gjermanise,GEW, “Femijeri e Denje, Arsimim ne vend te Punes se Femijeve”, filloi me organizimin e takimeve pergatitore dhe aktiviteteve te tjera ne dy shkollat e Bathores, “Ahmet Zogu” ne daten 15 tetor, dhe “Halit Coka”, ne daten 16 tetor 2015.

Ne keto takime moren pjese mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit,si edhe drejtoret e shkollave, Azem Kovaci e Mahmud Ajazi, Kryetari i SPASH, Nevrus kaptelli, Sekretari i Pergjithshem i FSASH-it, Stavri Liko, perfaqesues nga Zyra Arsimore e Kamzes, drejtuesit e seksioneve te FSASH e SPASH per zonen e Kamzes etj.

Keto Takime u paraprine nga mbledhjet paraprake qe u organizuan me drejtuesit e ketyre shkollave, me perfaqesuesit e sindikatave, me mesues e nxenes aktive ne zbatimin e ketij Proejkti, disa dite me perpara, me synimin per te marre te gjitha masat per zbatimin me sukese te Projektit dhe per organizimin e ketyre takimeve te para, sidomos ne lidhje me identifikimin e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, percaktimin e objektivave te Projektit, riorganizimin e Grupeve te Monitorimit per secilen nga shkollat etj.

Ishin pergatitur dhe iu shperndane te gjithe pjesemarresve ne keto takime, gjithashtu, letra te vecanta per cdo pjesemarres, anetare te ketyre Grupeve e Monitorimit, me udhezime praktike per punen konkrete me nxenesit, aktivitetet kryesore qe do te organizohen ne kete kuader, si edhe me porosi konkrete per nje bashkepunim sa me te gjere me te gjithe aktoret qe veprojne ne kete fushe ne zonen e Kamzes.

Mesuesve anetare te Grupeve te Monitorimit iu shperndane edhe pyetesoret me tregues te hollesishem per t’i plotesuar per secilin nga nxenesit qe ata kane ne kujdestari dhe me te cilet do te punojne ne kuadrin e ketij Projekti, me qellim qe t‘i njohim sa me mire rrethanat e secilit prej tyre dhe te ndertojne planet konkrete individuale te punes gjate kesaj periudhe.

Kryetari i SPASH-it, Z. Nevrus Kaptelli, hapi takimet ne te dy shkollat. Ai foli per pervojen e fituar gjate vitit te pare te zbatimit te Projektit me Fondacionin e GEW  ne secilen prej ketyre shkollave, mbi disa detyra per mesuesit, nxenesit dhe prinderit, anetare te Grupeve te Monitorimit, por edhe me gjere, per te gjithe mesuesit dhe nxenesit e ketyre shkollave, duke bashkepunuar ngushte me prinderit dhe me aktoret e tjere qe veprojne ne kete fushe ne zonen e Kamzes, si edhe per anagzhimin e metejshem te FSASH e SPASH ne nivel qendror e lokal per mobilizimin e mesuesve dhe per te mbeshtetur punen e tyre per te ulur braktisjen e shkolles, per te mbajtur nxenesit ne shkolle dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Ne vijim, Koordinatori i Projektit, Stavri Liko, beri prezantimin ne te dyja shkollat mbi zbatimin e Projektit gjate ketij viti shkollor, duke perfshire objektivat qe duhet te realizohen, aktivitetet qe do te organizohen, programin e punes, metodat e punes qe do te perdoren, duke dhene, gjithashtu, edhe informacione mbi angazhimin dhe kontributin e sindikates se arsimit te Gjermanise, GEW dhe Fondacionit te saj, per mbrojtjen e femijeve dhe per eliminimin e punes se femijeve, jo vetem ne vendin tone, por edhe ne disa vende te tjera.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Bukurosh Hoxha, shkolla “Ahmet Zogu” dhe Ilir Hoda, shkolla “Halit Coka” folen per problemet me te cilat ndeshen shkollat e tyre ne lidhje me braktisjen e shkolles dhe punen e femijeve, shkaqet e kesaj situate, duke u fokusuar sidomos tek kushtet e veshtira ekonomike te familjeve te tyre, mentaliteti patriarkal i disa prinderve, martesat e hereshme, sidomos te vajzave, dhe veshtiresit e komunitetit Rome, gjendjen aktuale ne shkollat respektive, masat qe jane marre dhe punen pergatitore qe eshte bere, duke perfshire riorganizimin e Grupeve te Monitorimit, percaktimin e objektivave per cdo grup dhe ne nivel shkolle, nevojen per nje angazhim konkret te mesuesve, nxenesve e prinderve, duke punuar me cdo nxenes, ne menyre individuale, per realizimin e ketyre objektivave, si edhe per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe do te dalin ne procesin ne zbatimit te ketij Projekti.

Te dy Drejtoret e shkollave, Azem Kovaci, shkolla “Ahmet Zogu” dhe Mahmud Ajazi, shkolla “Halit Coka”, folen mbi rendesine e zbatimit te ketij Projekti, si edhe per angazhimin e tyre dhe te administrates se shkollave perkatese per rritjen e ndjenjes se pergjegjesise dhe mobilizimin e mesuesve per realizimin e objektivave te ketij Projekti.

Pas diskutimeve, propozimeve dhe sugjerimeve edhe nga mesues, nxenes e prinder pjesemarres ne keto takime, u miratuan objektivat per cdo grup dhe per secilen nga shkollat:

Ne shkollen “Ahmet Zogu”, nga 17 nxenes qe kane braktisur shkollen, (11 prej te cileve jane vajza), shumica e te cileve punojne, objektivi eshte te terhiqen nga puna dhe te vijojne rregullisht shkollen, te pakten 12 prej tyre, nderkohe qe nga 53 nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen, qe mungojne me ore ne dite ose me dite ne jave, (12 prej te cileve jane vajza), objektivi eshte qe te integrohen plotesisht ne shkolle dhe te permiresojne rezultatet ne mesime te pakten 50 prej tyre.

Ne shkollen “Halit Coka”, nga 15 nxenes qe kane braktisur shkollen, (3 prej te cileve jane vajza), shumica e te cileve punojne, objektivi eshte te terhiqen nga puna dhe te vijojne rregullisht shkollen, te pakten 11 prej tyre, nderkohe qe nga 39 nxenes ne rrezik per ta braktisur shkollen, qe mungojne me ore ne dite ose me dite ne jave, (8 prej te cileve jane vajza), objektivi eshte qe te integrohen plotesisht ne shkolle dhe te permiresojne rezultatet ne mesime te pakten 35 prej tyre.

Metodat e punes dhe planet individuale, bazuar ne te dhenat qe do te grumbullohen nga plotesimi pyetesoreve, mbi bazen e te cilave do te organizohet edhe puna konkrete per secilin prej nxenesve, subjekt i zbatimit te ketij Projekti, ishin, gjithashtu, subjekt i rendesishem diskutimi ne keto takime.

Me anetaret e Kater Grupeve te Monitorimit, te perbere nga 3 mesues, 1 nxenes dhe 1 prind, qe u riorganizuan ne secilen per ketyre dy shkollave, per zbatimin e ketij Projekti, u bene edhe takimet e para.

Mesuesi Bukurosh Hoxha u riemrua pergjegjes per Grupet e Monitorimt ne shkollen, “Ahmet zogu”, ndersa mesuesi Ilir Hoda u emrua pergjegjes i Grupeve te Monitorimit ne shkollen “Halit Coka”.

Disa ndryshime u bene edhe ne perberjen e Grupeve te Monitorimit per zbatimin e Projekti te ketij viti shkollor ne te dyja shkollat, bazuar ne gjendjen e braktisjes se shkolles sipas klasave respektive.

Anetaret e Grupeve te Monitorimit, Arta Uta, Izet Nabolli, Dhurata Vathi, Valentina Zhivanaj, in shkollen “Ahmet Zogu” dhe Violeta Cerpja, Qefsere Grifi, Rabije Damzi, Kujtim Bukaqi, in shkollen “Halit Coka” folen mbi gjendjen aktuale ne secilin prej grupeve respektive, duke analizuar nje per nje nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe ata qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, per veshtiresite ekonomike dhe financiare te familjeve te tyre dhe sidomos per veshtiresite qe lidhen me mentalitetin patriarkal te disa prinderve, vecanerisht ne qendrimet ndaj vajzave te tyre qe kane braktisur shkollen,dhe per metodat e punes qe do te perdoren ne procesin e zbatimit te ketij Projekti per terheqjen e ketyre nxenesve nga puna dhe per rikthimin dhe integrimin e plote te tyre ne shkolle.

Subjekt i diskutimeve ne keto takime ishin edhe programi i punes, roli i vecante i anetareve te Grupeve te Monitorimit, dhe sidomos i mesuesve, per organizimin e punes konkrete individuale me cdo nxenes qe ka braktisur shkollen ose qe eshte ne rrezik per ta braktisur ate.

Ne keto Takime u be edhe ndarja e nxenesve, subjekt i punes se ketyre Grupeve.
Sipas kesaj ndarjeje, ne shkollen  “Ahmet Zogu”, cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen, si edhe per 14-15 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.


Ndersa ne shkollen  “Halit Coka”, cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 3-4 nxenes qe kane braktisur shkollen, si edhe per 9-10 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.

Ne te dyja shkollat jane pergatitur listat me emrat e anetarve te Grupeve te Monitorimit dhe me nxenesit qe ata kane ne kudestari te cilat do te jene si pike referimi gjate gjithe periudhes se zbatimit te Projektit.

U ra dakord, gjithashtu, qe ne deri ne takimet e ardheshme te Grupeve te Monitorimit, qe do te organizohen nga mesi i muajit nentor 2015, te plotesohen pyetesoret per secilin  nga nxenesit sipas ndarjes qe eshte bere, te hartohen planet individuale te nderhyrjes dhe te orgnaizohet, mbi kete baze, puna individuale me nxenesit per te patur sa me pare rezulatet e para ne terheqjen e nxenseve nga puna dhe rikthimin e tyre ne shkolle.

Canta dhe materiale te tjera shkollore iu dhane ne kete kuader 100 nxenesve nga te dyja shkollat

100 canta shkolle, te cilat kishin brenda tyre me shume se 14 artikuj shkollore secila,  ishin pergatitur dhe iu shperndane 50 nxeneseve nga secila prej ketyre shkollave, te perzgjedhur nga drejtorite e shkollave dhe drejtuesit e sindikatave, duke mbajtur parasysh kryesisht nxenesit qe jane subjekt i ketij Projekti, por edhe te tjere nxenes nga familje me ne nevoje.

Per kete qellim, ne te dyja shkollat, para fillimit te takimeve pergatitore, u organizuan, ceremoni te vecanta , ne prezence te gjithe pjesemarresve ne keto takime, ku drejtuesit e shkollave, Azem Kovaci e Mahmud Ajazi, si edhe Kryetari i SPASH, Nevrus Kaptelli, dhe Sekretari i Pergjithshem i FSASH, Stavri Liko, si dhe drejtuesit e FSASH e SPASH per zonen e Kamzes, Pranvera Janku dhe Ilir Bodini, iu dorezuan keto materiale 10 nxenesve te perzgjedhur nga secila shkolle.


Ceremoni te tilla u organizuan ne ditet ne vijim, ne secilen prej ketyre shkollave per dorezimin e mjeteve shkollore gjithe nxenesve te tjere te perzgjedhur.
 


Nxenesit qe moren keto mjete shkollore, si edhe pjesemarresit ne keto takime, drejtuesit e shkollave dhe perfaqesuesit e FSASH e SPASH, vleresuan shume kete mbeshtetje nga Fondacioni i GEW per mundesimin e ketij Projekti, si edhe per keto ndihma dhe shprehen angazhimin e tyre per te punuar me te gjitha forcat per realizimin e objektivave te percaktuara ne kete kuader, per mbajtjen e nxensve ne shkolle dhe per eliminimin e punes se femijeve.