Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Donacioni i Cmimit te AOb, Leon van Gelder, per dy shkollat e Korces

Qe prej me shume se 10 vjetesh, dy sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, bashkepunojne ngushte me Sindikaten e Arsimit te Holandes, AOb, perfaqesues te se ciles kane qene disa here ne vendin tone, dhe kane mbeshtetur fuqimisht konsolidimin e sindikatave tona e sidomos angazhimin e tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne fund te shtatorit te vitit 2012, drejtuesit kryesore te FSASH dhe SPASH moren pjese ne Kongresin e Zakonshem Kombetar te kesaj sindikate, i cili zhvillohet nje here ne tre vjete.
Ceshtja e profesionalizmit te mesuesve ishte sivjet tema qendrore e Kongresit, ku u diskutuan gjeresisht probemet qe lidhen me kete teme, bazuar ne nje studim realizuar nga nje Agjensi e posacme qe merrej me kualifikimin dhe specializimin e mesuesve ne Holande.
Nje moment i rendesishme i Kongresit ishte dhenia e Cmimit Leon van Gelder.


Ky cmim i dedikohet njerit prej novatoreve me te medhenje te arsimit ne Holande, profesorit te Universitetit te Groningen-it, qyteti me i madh dhe me i rendesishem ne Holanden veriore, Leon van Gelder, i cili ka jetuar ne periudhen 1913 – 1981 dhe u be i famshem ne Holande me studimin mbi “Format e reja te arsimit”, i cili u be dokumenti kryesor mbi bazen e te cilit eshte zhvilluar shkolla holandeze.


Ne kujtim te ketij angazhimi, qe nga viti 1985, cdo tre vjete, ne Kongresin e AOb, jepet ky Cmim i rendesishem, per persona, grupe ose insitutcione, qe jane dalluar dhe kane nje kontribut te rendesishem ne fushen e reformave ne sistemin arsimor.
Sivjet, Juria, e perbere nga autoritete te shquara te fushes se arsimit dhe te shkences ne Holande, perzgjodhi fitues, Keshilltarin Special te Sekretarit te Pergjithshem te Organizates per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, Andreas Schleicher, i cili eshte edhe Zv/Drejtor per Arsimin prane kesaj Organizate.


Juria argumentoi se fituesi i ketij Cmimi, Andreas Schleicher, si specialist dhe ne poziten e njerit prej drejtuesve te OECD, ka nje kontribut te jashtezakonshem per zhvillimin e arsimit ne Holande, ne Europe, e me gjere, bazuar sidomos ne grumbullimin dhe analizen e te dhenave, si nje baze e sigurte per inovacionin ne fushen e arsimit.
Me percaktimin: “Mesimdhenia e mire eshte zemra e arsimit”, ai vlereson maksimalisht rolin e mesueit ne kete proces.
Befasuese ne kete Kongres dhe ne momentin e dhenies se ketij Cmimi, ishte fakti qe Presidenti i AOb, Walter Dresscher, beri te ditur se, duke vleresuar punen qe kane bere dhe jane duke vazhduar te bejne dy sindikatat tona te arsimit, ne shkalle vendi dhe, keto kohet e fundit, ne disa shkolla te qytetit te Korces, fituesi i cmimit Andreas Schleicher, ka vendosur qe kete Cmim, ta vere ne dispozicion te sindikatave shqiptare FSASH dhe SPASH, per te mbeshtetur punen qe ato jane duke bere ne dy shkollat e Korces, “Nuci Naci” dhe “Ismail Qemali”.


Vlera monetare e Cmimit ishte simbolike, 1 000 Euro, por per te gjithe ne eshte nje vleresim shume i madh i kesaj pune qe FSASH dhe SPASH jane duke bere jo vetem ne Korce, por edhe ne shume rrethe te tjera, si edhe nje inkurajim i madh nga ana e te gjithe pjesemarresve ne kete Kongres te rendesishem, ku merrnin pjese edhe perfaqesues nga shume organizata te tjera ne nivel europian.

Duke dashur ta bejme sa me efektive kete mbeshteteje, per realizimin e objektivave te Projektit tone, ne menduam qe ta veme shumen e Cmimit ne dispozicion te 14 familjeve te nxenesve qe kane braktisur shkollen, por qe permtojne qe do te rikthehen ne shkolle, duke u dhene atyre nga nje pako ushqimore me pese ushqimet baze per cdo muaj, gjate nje periudhe kohore prej per 5-6 muajore deri ne perfundim te ketij viti shkollor.
Kjo do te jete nje mbeshtetje e madhe edhe e punes qe FSASH e SPASH dhe kolektivat mesues-nxenes te ketyre dy shkollave, jane duke bere per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle.