Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Takime Pergatitore dhe aktivitete te tjera organizuar ne shkollat “Naum Veqilharxhi” dhe  “Shkolla e Re” Korce, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me AOb Holande, per uljen e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve

Ne vijim te bashkepunimit afatgjate me sindikaten e arsimit te Holandes, AOb, dhe pas punes 4 vjecare ne shkollat”Asdreni”, “Naim Frasheri”, “Ismail Qemali” dhe “Nuci Naci”,  ne qytetin e Korces, dy sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, organizuan keto dite aktivitetet e para te vitit te dyte te zbatimit te ketij Projekti ne dy shkollat e tjera, “Naum Veqilharxhi” dhe  “Shkolla e Re”.

Ne Takimet Pergatitore qe u zhvilluan ne te dyja keto shkolla moren pjese mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, si edhe drejtoret e shkollave, Romeo Rrapo e Xhemlin Koleci, Kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli, perfaqesues nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe nga Shoqata e Romeve ne Korce, drejtuesit e seksioneve te FSASH e SPASH per rrethin e Korces etj.

 

Organizimi i ketyre aktiviteteve u parapri nga pergatitje te vecanta qe u bene, perfshire identifikimin e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, riorganizimi i Grupeve te Monitorimit te perbere nga mesues, nxenes e prinder, percaktimi i objektivave qe do te realizohen ne kuadrin e Projektit, ndarja e nxenesve qe do te jene subjekt i ketij Projekti sipas grupeve perkatese, etj.Letra te vecanta me udhezime praktike per punen konkrete qe do te behet me nxenesit, me aktivitete kryesore qe do te organizohen ne kete kuader, si edhe me porosi te vecanta per nje bashkepunim sa me te gjere me te gjithe aktoret qe veprojne ne kete fushe ne Korce, ishin pergatitur nga drejtuesit e Projektit dhe iu shperndane te gjithe pjesemarresve ne keto takime.

Pyetesore me tregues te hollesishem ishin pergatitur dhe iu shperndane mesuesve, anetare te Grupeve te Monitorimit, per t’i plotesuar per secilin nga nxenesit qe ata kane ne kujdestari dhe me te cilet do te punojne ne kuadrin e ketij Projekti, me qellim qe t‘i njohim sa me mire rrethanat e secilit prej nxenesve dhe te ndertojne plane konkrete individuale pune per secilin prej tyre.

Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, hapi takimet ne te dy shkollat dhe foli mbi vlerat dhe arritjet e projekteve te meparshme te zbatuar ne keto 6 shkolla ne qytetin e Korces, me mbeshtetjen e sindikates se arsimit te Holandes, AOb, si edhe mbi nevojen per angazhimin e metejshem te FSASH dhe SPASH dhe organizatave te tyre ne nivel lokal e ne shkolla per te mobilizuar mesuesit dhe per te mbeshtetur aktivitetin e tyre per te ulur braktisjen e shkolles, per te mbajtur nxenesit ne shkolle dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Koordinatori i Projektit, Stavri Liko, beri prezantimin ne te dyja shkollat mbi zbatimin e Projektit gjate ketij viti shkollor, objektivat qe duhet te realizohen, aktivitetet qe do te organizohen, programin e punes, metodat e punes qe do te perdoren, duke dhene, gjithashtu, edhe informacione mbi anagzhimin dhe kontributin e sindikates se arsimit te Holandes, AOb, per eliminimin e punes se femijeve, jo vetem ne vendin tone, por edhe ne disa vende te tjera. Ai foli, gjithashtu, edhe per kontributin e drejtperdrejt te AOb per pergatitjen e Rezolutes mbi Veprimet e Pershpejtuara Kunder Punes se Femijeve dhe miratimin e saj nga Kongresi i 7te i Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, mbajtur ne korrik te ketij viti ne Ottawa te Kanadase.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Mimoza Beqirllari, “Shkolla e Re” dhe Enkelejda Cenolli, shkolla “Naum Veqilharxhi”, folen per gjendjen aktuale ne shkollat respektive, masat qe jane marre dhe punen pergatitore qe eshte bere, duke perfshire riorganizimin e Grupeve te Monitorimit, percaktimin e objektivave per cdo grup dhe ne nivel shkolle, nevojen per nje angazhim konkret te mesuesve, nxenesve e prinderve, duke punuar konkretisht me cdo nxenes, ne menyre individuale, per realizimin e ketyre objektivave, si edhe per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe do te dalin ne procesin ne zbatimit te ketij Projekti.

Drejtoret e shkollave, Romeo Rrapo, “Shkolla e Re”, dhe Xhemlin Koleci, shkolla “Naum Veqilharxhi”, folen mbi angazhimin e tyre dhe te administrates se shkollave perkatese per rritjen e ndjenjes se pergjegjesise dhe mobilizimin e mesuesve per realizimin e objektivave te ketij Projekti.

Pas diskutimeve, propozimeve dhe sugjerimeve edhe nga mesues, nxenes e prinder pjesemarres ne keto takime, u miratuan objektivat per cdo grup dhe per secilen nga shkollat:

Ne  “Shkolla e Re”,  nga 12 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica e te cileve punojne, objektivi eshte te terhiqen nga puna dhe te vijojne rregullisht shkollen, te pakten 8 prej tyre, nderkohe qe nga 43 nxenes ne rrezik per ta braktisur shkollen, qe mungojne me ore ne dite ose me dite ne jave, objektivi eshte qe te integrohen plotesisht ne shkolle dhe te permiresojne rezultatet ne mesime te pakten 40 prej tyre.

Ne shkollen “Naum Veqilharxhi”, nga 13 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica e te cileve punojne, objektivi eshte te terhiqen nga puna dhe te vijojne rregullisht shkollen, te pakten 9 prej tyre, nderkohe qe nga 38 nxenes ne rrezik per ta braktisur shkollen, qe mungojne me ore ne dite ose me dite ne jave, objektivi eshte qe te integrohen plotesisht ne shkolle dhe te permiresojne rezultatet ne mesime te pakten 34 prej tyre.

Ne keto takime u diskutua gjeresisht edhe per metodat e punes, planet individuale, bazuar ne te dhenat qe do te grumbullohen nga plotesimi pyetesoreve, mbi bazen e te cilave do te organizohet edhe puna konkrete per secilin prej nxenesve, subjekt i zbatimit te ketij Projekti.

Kater Grupe Monitorimi te perbere nga 3 mesues, 1 nxenes dhe 1 prind u riorganizuan ne secilen per ketyre dy shkollave, per zbatimin e ketij Projekti.
Mesuesja Mimoza Beqirllari u riemrua pergjegjese per Grupet e Monitorimt ne shkollen, “Shkolla e Re”, ndersa mesuesja Enkelejda Cenolli u emrua pergjegjese e grupeve te Monitorimit ne shkollen “Naum Veqilharxhi”.

Ne takimin e pare qe u organizua me anetaret e Grupeve te Monitorimit per te dyja shkollat, ne kuadrin e ketyre aktiviteteve, anetaret e Grupeve te Monitorimit, Olsa Rehova, Anila Shehu, Elvira Rushi, Eljoza Spaholli, ne “Shkolla e Re” , dhe Esmeralda Ryka, Eva Cenolli, Eleni Kocaqi, Eda Dulo, ne shkollen “Naum Veqilharxhi”, folen mbi gjendjen aktuale ne secilin prej grupeve respektive, duke analizuar nje per nje nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe ata qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, per veshtiresite ekonomike dhe financiare te familjeve te tyre dhe per metodat e punes qe do te perdoren ne procesin e zbatimit te ketij Projekti per rikthimin dhe integrimin e plote te tyre ne shkolle.

Programi i punes, roli i vecante i anetareve te Grupeve te Monitorimit dhe sidomos i mesuesve per organizimin e punes konkrete individuale me cdo nxenes, ishin, gjithashtu, subjekt i diskutimeve ne keto takime.

Ne baze te ndarjes qe eshte bere, ne “Shkolla e Re”, cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 3-4 nxenes qe kane braktisur shkollen, si edhe per 10-12 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur ate. Ndersa ne shkollen  “Naum Veqilharxhi”, cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 2-3 nxenes qe kane braktisur shkollen, si edhe per 10-11 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.

Ishte shume e rendesishme qe disa anetare te ketyre Grupeve te Monitorimit, qe ne kete takim te pare raportuan qe puna e tyre ka filluar tashme dhe disa rezultate kane filluar te duken me nxenes te vecante qe kane bere progres te dukshem ne vijimin e tyre ne shkolle.

Canta dhe materiale te tjera shkollore iu dhane, ne kete kuader, 80 nxenesve nga te dyja shkollat

Secila nga cantat kishte ne perberje te saj 14 artikuj shkollor, nga me te domosdoshmit per 40 nxenesit nga secila prek ketyre dy shkollave qe i moren ato.

Ceremoni te vecanta u organizuan ne secilen prej shkollave, perpara fillimit te takimeve pergatitore. Ne prezence te te gjithe pjesemarresve ne keto takime, drejtuesit e shkollave, Romeo Rrapo e Xhemlin Koleci, si edhe dy drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli, dhe drejtuesit e FSASH e SPASH per rrethin e Korces, iu dorezuan cantat me mjete shkollore 10 nxenesve te perzgjedhur nga secila shkolle. Ceremoni te njejta u organizuan ne secilen prej ketyre shkollave per dorezimin e mjeteve shkollore nxenesve te tjere qe ishin perzgjedhur nga Grupet e Monitorimit, ne bashkepunim me Drejtorite e shkollave, duke u dhene prioritet nxenesve nga familjet me ne nevoje.


 
Nxenesit qe moren keto mjete shkollore, si edhe pjesemarresit ne keto takime dhe drejtuesit e shkollave vleresuan shume kete mbeshtetje nga AOb per mundesimin e ketij Projekti, si edhe per keto ndihma dhe shprehen angazhimin e tyre per te punuar me te gjitha forcat per realizimin e objektivave te percaktuara ne kete kuader.

Ne emer te kryesive te FSASH e SPASH, drejtuesit e tyre, Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli, shprehen mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te AOb per dy sindikatat tona dhe siguruan qe qe te dyja keto sindikata do te vazhdojne te punojne me perkushtim per te realizuar objektivat e ketij Projekti dhe per te parandaluar dhe eliminiuar punen e femijeve ne vendin tone.