Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Takime me prinderit ne shkollat
“Naum Veqilharxhi” dhe “Shkolla e Re” Korce, ne kuadrin e Projektit me AOb

Takime me prinderit e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, u zhvilluan me daten 18 dhjetor ne dy shkollat “Naum Veqilharxhi” dhe “Shkolla e Re” ne Korce, ne zbatim te Programit te Punes te Projektit qe FSASH dhe SPASH jane duke zbatuar ne keto shkolla me mbeshtetjen e Sindikates Holandeze te Arsimit, AOb.
Rreth  67 prinder, mesues e nxenes, anetare te Grupeve te Monitorimit, nga te dyja shkollat, si edhe drejtoret e shkollave, Romeo Rapo dhe Albert Damianeci, si edhe Kryetari i SPASH, Nevrus Kaptelli, dhe Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, moren pjese ne te dy takimet.


Drejtuesit e grupeve te Monitorimit te te dy shkollave, Mimoza Beqirllari dhe Xhemlin Koleci, mbajten raporte te hollesishme, duke u perqendruar tek puna e bere, e sidomos tek bashkepunimi me prinderit, duke nenvizuar rolin e rendesishem te tyre per rikthimin e femijeve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve. Ata permenden shembuj pozitive te prinderve qe, pas nje pune konkrete te mesusve e nxenesve, i kane kthyer femijet ne shkolle, por edhe problemet me te cilat po perballen me disa prinder qe akoma nuk po i kthejne femijet ne shkolle, duke u justifikuar me gjendjen e veshtire ekonomike e financiare te familjeve te tyre dhe nevojat qe ata kane per ndihmen edhe nga ana e femijeve.


Mesueset Eliberta Rrushi, Migena Thaka, Arta Meka and Esta Ballco, ne “Shkolla e Re” dhe mesueset Eleni Kocaqi, Luljeta Hoxhallari, Esmeralda Ryka dhe Eva Cenolli, ne shkollen “Naum Veqilharxhi”, folen per eksperiencat e tyre me prinderit e femijeve te grupeve respektive, per rezultatet e arritura dhe planet konkrete qe kane per te ardhmen.
Ato permenden edhe rezultatet e arritura deri tani ne kete proces: 2 nxenes te tjere ne shkollen “Shkolla e Re” dhe 4 nxenes te tjere ne shkollen “Naum Veqilharxhi” kane nderprere punen dhe jane ritkthyer ne shkolle, nderkohe qe 6 nxenes te tjere ne shkollen “Shkolla e Re” dhe 9 nxenes te tjere ne shkollen “Naum Veqilharxhi“ kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles dhe jane integruar teresisht ne shkolle.


Prinderit qe e moren fjalen ne te dy shkollat theksuan se veshtiresite ekonomike e financiare te familjeve te tyre i kane detyruar ata qe t’u drejtohen femijeve per te punuar, por nderkohe ata vleresuan shume punen e mesuesve dhe nxenesve bashkemoshatare te femijeve te tyre, duke bere te mundur rikthimin e tyre ne shkolle.


Ne shkollen “Shkolla e Re”, mamaja e nxenesve Orgito dhe Florence Ibrahimi, Brunilda Ibrahimi; mamaja e nxenesve Suela dhe Anduena Kosturi, Mirela Kosturi, babai i nxeneses Paula Merdiku, Olsi Merdiku; dhe mamaja e nxenesit Ronaldo Merdiku, Donika Merdiku; folen per veshtiresite ekonomike e financiare me te cilat perballen familjet e tyre, si shkaku kryesor qe femijet e tyre kane braktisur shkollen,
Por, ne te njejten kohe, ato premtuan se do t’i perballojne vete veshtiresite dhe do t’i sjellin femijet ne shkolle.
Prinderit e tjere qe e moren fjalen ne kete takim, gjithashtu, folen per veshtiresite ekonomike e financiare te familjeve te tyre, por shume shembuj te paraqitur nga mesues, nxenes e prinder te tjere u treguan atyre se te gjitha veshtiresite mund te kapercehen, po te vleresohet maksimalisht detyrimi per t’i cuar femijet ne shkolle.


Ne shkollen “Naum Veqilharxhi” mamaja e nxenesve Nikolin dhe Kristian Cardhaku, Shpresa Cardhaku;  babai i nxeneses Marinela Latka, Arben Latka; babai i nxeneses, Brunilda Hysen, Vaso Hysen; nena e nxeneses Ela Mustafa, Brajana Mustafa; mamaja e nxenesve Jani dhe Marie Rrushi, Vera Rrushi; folen mbi situaten e femijeve te tyre, vleresuan shume punen e mesuesve dhe nxenesve te kesaj shkolle dhe te klasave perkatese me femijet e tyre dhe premtuan se do t’i sjellin femijet ne shkolle.
Ato vleresuan, sidomos ndihmen me tekste dhe mjete shkollore, te cilat jane bere te mundura, sidomos me ndihmen e sindikates se Holandes, AOb dhe kerkuan te shikohet mundesia per ndonje ndihme financiare ose ndonje vend pune te pakten per njerin prej prinderve te ketyre femijeve.


Problem ishte se disa prinder te femijeve qe kane braktisur shkollen, nuk erdhen ne kete mbledhje, edhe pse ishin njoftuar dhe kishin premtuar se do te vinin te degjonin mesuesit dhe nxenesit bashkemoshatare te femijeve te tyre. Ne keto kushte, u diskutua dhe u miratua nje programm i vecante per te rioganizuar punen me grupe per t’i takuar keta prinder dhe per t’i binduar ata qe te sjellin femijet ne shkolle.
Duke folur ne emer te sindikatave te arsimit, FSASH dhe SPASH, z. Nevrus Kaptelli, vleresoi punen e bere nga Grupet e Monitorimit dhe nga te gjithe mesuesit dhe nxenesit e te dyja shkollave, si edhe rolin e prinderve qe i kane rikthyer femijet e tyre ne shkolle dhe kerkoi forcimin e bashkepunimit dhe pune individuale, ashtu sic u vendos ne keto takime, me prinderit e nxenesve qe akoma nuk jane rikthyer ne shkolle.


Ai vleresoi, gjithashtu, edhe sindkiaten e arsimit te Holandes, AOb, per mbeshtetjen e vazhdueshme te dy sindikatave tona te arsimit, ne punen e tyre per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve, duke vleresuar shume edhe kontributin per te pajisur me tekste e mjete shkollore te 80 nxenesve nga te dy shkollat, duke premtuar, ne te njejten kohe, se edhe SPASH e FSASH, do rrisin kontributin e tyre per te ndihmuar sa me shume nxenes ne kete drejtim.


Takime te vecanta u orgnaizuan me kete rast edhe me anetaret e Grupeve te Monitorimit ne te dyja shkollat, ku u diskutuan detyrat konkrete qe dalin nga keto takime dhe u nxoren disa konkluzione per permiresimin e metejshem te punes se tyre ne vijim, me synim organizimin me nivel te te gjitha aktiviteve te percaktuara per vitin 2015 dhe realizimin e te gjitha objektivave te percaktuara ne kuadrin e ketij Projekti.