Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Aktivitete kulturore-artistike e sportive dhe Seminar trajnues

organizuar ne Korce ne kuadrin e zbatimit te Projektit me Aob

 

Ne zbatim te Projektit qe FSASH e SPASH jane duke zbatuar ne dy shkollat e Korces, “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”, ne datat 27 dhe 28 prill 2012, u organizuan nje Seminar trajnues dyditor dhe shume aktivitete masive kulturore-artistike dhe sportive.

Ne Seminarin dyditor moren pjese 47 pjesemarres; mesues, nxenes, prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, dhe te tjere qe jane me aktive ne angazhimin per uljen e braktisjes se shkolles dhe parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe drejtues lokale e perfaqesues te sindikatave te arsimit nga shkollat “Naum Veqilharxhi”, “Nuçi Naçi” dhe “Shkolla e Re”.

Me shume se 90 nxenes nga te dyja shkollat moren pjese ne aktivitetet kukturore-artistike e sportive dhe pothuajse te gjithe mesuesit dhe nxenesit e ketyre shkollave i ndoqen me interes keto aktivitete.

Aktivitetet u ndoqen me interes edhe nga te dy kryetaret e FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe SPASH, Bajram Kruja, si edhe Drejtoret e te dy shkollave “Asdreni”, Ylli Kreka, dhe “Naim Frasheri”, Sotiraq Bica.

Nje dosje e pasur me materiale u vu ne dispozicion te te gjithe pjesemarresve ne Seminar, perfshire Programin e Seminarit, botimin e fundit te Revistes “Tribuna Sindikale”, Broshuren “Eliminimi i Punes se Femijeve, nje Ceshtje e Rendesishme Sindikale", botuar ne kuadrin e ketij Projekti ne janar te ketij viti, Broshuren me Kontraten Kolektive ne fuqi, si edhe botime te tjera te FSASH/SPASH ne kuadrin e programeve per parandalimin e eliminimin e punes se femijeve, si Modulet SCREAM, Manuali “Mbi Arsimin Joformal” etj.

Seminari u organizua ne kater seanca te ndryshme.

Gjate Seances se pare, Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, u perqendrua ne trajnimin dhe shpjegimet teorike mbi:
Standardet Nderkombetare dhe Legjislacion Kombetar per mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e eliminimin e punes se femijeve, elementet e sistemit te monitorimit te punes se femijeve, praktikat e mira, mesimet e nxjerra gjate ketyre viteve te fundit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Korce dhe ne nivel kombetar.

Diskutimet e pjesemarresve vijuan keto shpjegime, duke bere edhe propozime konkrete per permiresimin e legjislacionit shqiptar e sidomos per zbatimin e legjislacionit ekzistues.

Gjate seances se Dyte, ish menaxherja Kombetare e Zyres se ILO-IPEC ne Tirane, tashme te mbyllur nga ana e ILO, Etleva Vertopi, beri prezantimet mbi:

  1. Paketen SCREAM, "Mbeshtetje e te Drejtave te Femijeve, nepermjet Arsimimit, Artit dhe Medias", si mundet qe mesuesit dhe drejtuesit e sindikatave te ngrene ndergjegjshmerine e nxenesve kunder formave me te keqija te punes se femijeve dhe si mund ta perdorin ata paketen SCREAM.
  2. Manualin mbi Arsimin Joformal, Metodat e mesimdhenies, duke patur ne qender nxenesin, stilet e te mesuarit, menyrat e mesimdhenies efektive etj.

 

Shpjegimet, sidomos per Modulet e Paketes SCREAM, u shoqeruan me ushtrime praktike perr module te vecanta, me pjesemarrjen interaktive te mesuesve e nxenesve te pranishem ne Seminar.

Gjate seances se Trete, Kordinatori i zbatimit te Projektit, Stavri Liko, beri nje prezantim te hollesishem te botimit "Eliminimi i Punes se Femijeve, nje Ceshtje e Rendesishme Sindikale", duke u perqendruar sidomos ne Udhezimet praktike mbi angazhimin e sindikatave, mesuevse dhe aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Diskutimet gjate kesaj seance ishin shume konkrete, te bazuara ne pervojen reale qe ata kane perfituar ne procesin e zbatimit te ketij Projekti.

Gjate Seances se Katert, pjesemarresit ne seminar u perqendruan ne analizen e gjendjes konkrete per realizimin e objektivave te Projektit, punen e bere, metodat e perdorura, konkluzionet qe dalin, deyrat per te ardhmen etj.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Martha Xharo, (“Asdreni”) dhe Mailinda Tona, (“Naim Frasheri”), mbajten raporte te hollesishme mbi punen e bere, problemet me te cilat perballen, progresin e bere dhe detyrat ne vijim per realizimin e objektivave te Projektit.

Mesuesit Majlinda Anxhara, Donika Nakollovski, Juliana Dhimitri, Alma Shyle nga shkolla “Asdreni” dhe Alma Mançolli, Andrea Tollkuçi, Diana Myrtollari, Florie Senia, nga shkolla “Naim Frasheri”, folen ne emer te Grupeve perkatese te Monitorimit, duke analizuar nje per nje cdo nxenes subjekt i ketij Projekti, duke permendur ne menyre individuale nxenesit e rikthyer ne shkolle, ata qe kane dale tashme nga rreziku i braktisjes dhe ata qe vazhdojne te punojne, duke percaktuar edhe drejtimet kryesore te punes per t'i rikthyer ata ne shkolle.

Drejtoret e te dyja shkollave, Ylli Kreka, shkolla ”Asdreni” dhe Sotiraq Bica, shkolla “Naim Frasheri”, vleresuan mbeshtetjen nga ana e AOb, si edhe angazhimin e mesuesve, nxenesve e prinderve, duke evidentuar permiresimet e bera dhe rezultatet e arritura ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti.

Ne vijim jane disa nga rezultatet e arritura ne secilen prej ketyre shkollave:

Ne shkollen “Asdreni":

Nga 20 nxenes qe kishin braktisur shkollen, jane kthyer ne shkolle 9 nxenes, kane bere progres 2 te tjere dhe vazhdon puna me 9 nxenesit e tjere qe mbeten problem per kete shkolle per vitin shkollor ne vazhdim.

Progres i dukshem eshte bere ne lidhje me nxenesit ne rrezik braktisje te shkolles. Nga 62 qe ishin te tille ne fillim te vitit shkollor, ne Seminar u raportua qe aktualisht kane dale nga ky rrezik 45 prej tyre, duke vijuar rregullisht ne shkolle dhe duke patur edhe permiresime ne pervetesimin e lendeve mesimore.

Ne shkollen “Naim Frasheri”:

Nga 45 nxenes qe kishin braktisur shkollen, jane kthyer ne shkolle 13 nxenes, kane bere progres 3 te tjere, nderkohe qe vazhdon puna me 29 nxenesit e tjere qe mbeten problem per kete shkolle per vitin shkollor ne vazhdim.

Progres i dukshem eshte bere ne lidhje me nxenesit ne rrezik braktisje te shkolles. Nga 124 qe ishin te tille ne fillim te vitit shkollor, ne Seminar u raportua qe aktualisht kane dale nga ky rrezik 63 prej tyre, duke vijuar rregullisht ne shkolle dhe duke patur edhe permiresime ne pervetesimin e lendeve mesimore.

Nje Plan Veprimi per periudhen ne vijim u diskutua dhe u miratua gjate kesaj seance, duke parashikuar elemente te hollesishme te punes konkrete individuale efektive me secilin prej nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, subjekt i zbatimit te ketij Projekti, duke synuar rikthimin dhe integrimin e tyre ne shkolle, sa me shpejt qe te jete e mundur.

Aktivitete te shumta kulturore-artistike dhe sportive u zhvilluan gjate ketyre dy diteve, me pjesemarrjen e me shume se 90 nxenesve nga ata qe jane rikthyer ne shkolle ose qe jane integruar, duke dale nga rreziku i braktisjes, si edhe te tjere nxenes nga te dy shkollat, te cilet jane dalluar ne aktivitete te kesaj natyre.

Te gjithe mesuesit e angazhuar ne zbatimin e Projektit dhe shume te tjere, vecanerisht ata te edukimit fizik dhe te muzikes, ishin organizatoret kryesor te shume aktiviteteve kulturore-artistike e sportive, si futboll, volejboll, atletike, kenge, valle, recitime, pikture etj.


Bazuar edhe ne pervojen e vitit te kaluar, disa nga keto aktivitete, sidomos ato sportive, u organizuan ne formen e ndeshjeve midis dy shkollave, duke shpallur edhe fituesit e percaktuar nga gjyqtare e komisione te posacme.

Ishte e rendesishme qe organizimi i ketyre aktiviteteve u vleresua shume seriozisht nga mesuesit dhe nxenesit, drejtuesit e shkollave dhe drejtuesit sindikale lokale, duke u bere nje shembull edhe per drejtorite e shkollave dhe Drejtorine Arsimore Rajonale.

Shume e rendesihme ishte, gjithashtu, pjesemarrja masive e perfaqesuesve te medias kombetare dhe lokale gjate zhvillimit te aktiviteteve kulturore-sportive, si edhe ne Seminar. Stacione televizive lokale, si edhe Televizioni Publik Kombetar, TVSH, transmetuan lajme mbi keto aktivitete, duke permendur edhe angazhimin e dy sindikatave te arsimit dhe kontributin e AOb, gje qe u theksua edhe nga ana e Kryetarit te FSASH, z. Xhafer Dobrushi, ne intervistat e dhena per keto televizione, duke e vene theksin sidomos tek vleresimi i mbeshtetjes nga ana e AOb.

Ne vijim te ketyre aktiviteteve, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, sponsorizuan pjesemarrjen e me shume se 300 nxenesve nga komunitetet Rome dhe Egjiptiane, ne nje shfaqje te dhene keto dite ne Korce.

Shume vleresime dhe falenderime u bene nga ana e pjesemarresve ne seminar dhe ne aktivitetet e tjera per AOb, sektori i arsimit te mesem, per kete mbeshtetje konkrete, duke bere te mundur organizimin e ketyre aktiviteteve dhe arritjen e ketyre rezultateve