Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Përfundime të konferencës së ICFTU 

për rritjen e angazhimit të KSSH dhe BSPSH për eliminimin e punës së fëmijëve

 

Konferenca, e zhvilluar në tetor 2004, përcaktoi disa nga veprimet që duhen ndërmarrë nga dy qendrat sindikale kombëtare, KSSH dhe BSPSH për luftën kundër punës së fëmjëve:

-          Të bëhen vëzhgime për punën e fëmijëve në sektorë të ndryshëm, të cilat të kryhen ose të mbikqyren nga ana e federatave sindikale, sipas degëve të ekonomisë.

-          Veçanërisht sindikatat e arsimit, të ndërmarrin veprime konkrete në ngritjen e ndërgjegjësimit të mësuesve për rëndësinë e të qënit aktivë në luftën kundër punës së fëmijëve.

-          Organizimi dhe mbështetja e përfshirjes së problemit të eliminimit të punës së fëmijëve në kontratatat kolektive, veçanërisht në sektorin privat.

-          Organizimi i trajnimeve profesionale për fëmijët që kanë braktisur shkollën ose që janë në vështirësi e në rrezik.

-          Të ngrihet çështja e punës së fëmijëve në mënyrë aktive në organet tripalëshe. Autoritetet qeveritare dhe punëdhënësit kanë një rol kyç në luftën kundër punës së fëmijëve. Ne duhet të bëjmë më shumë presion ndaj tyre për të vepruar në përputhje me rëndësinë e fëmijëve për të ardhmen e vendit.

-          Bashkëpunimi me inspektorët e punës për të denoncuar punëdhënësit që punësojnë fëmijë, si edhe me autoritete e partnerë të tjerë për të identifikuar fëmijët që punojnë.

-          Krijimi i një komiteti monitorimi për punën e fëmijëve, i cili mund të bashkërendonte ose të ndërmerrte vëzhgime për punën e fëmijëve në nivel kombëtar dhe do të  shpërndante materiale propagandistike kundër punës së fëmijëve.

-          Të bëhet presion për ta pasur punën e fëmijëve në axhendën e qeverisë, duke e bashkërenduar atë me përpjekjet e përbashkëta për eliminimin e punës informale.

-          Përfshira e çështjes së punës së fëmijëve në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet sindikatave, qeverise dhe përfaqësuesve të biznesit.

-          Të bëhet presion mbi punëdhënësit evropianë e ndërkombëtarë, si edhe të bashkëpunohet më mirë me sindikatat ndërkombëtare dhe me qendrat sindikale kombëtare për eliminimin e punës së fëmijëve në kompanitë shumëkombëshe ose me kapital të përbashkët.