Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Disa drejtime e objektiva te Programit te FSASH e SPASH ne lidhje me parandalimin e largimeve nga shkolla, eliminimin e punes se femijeve dhe rritjen e interesit per shkollen nga ana e femijeve me pervetesim te ulet te lendeve mesimore.

Ne vijim te punes e tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, me mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, nepermjet Fondacionit Holandez NOT, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, kane ndermarre nje angazhim konkret per te punuar me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, si hapi i pare drejt angazhimit me pune qe ne moshen e femijerise, ne 6 shkolla te rretheve Tirane, Elbasan dhe Korce.

Ne kete kuader FSASH e SPASH, jane perqendruar ne dy shkollat 9- vjecare te Bathores, ne Tirane, ne dy shkollat ku ka me shume nxenes nga komuniteti Rome, “De Rada” dhe “P. Xhuvani”, ne Elbasan dhe ne dy shkolla ku mbizoteron komuniteti maqedonas ne Liqenas te Qarkut te Korces, ku jane planifikuar qe te organizohen gjate ketij viti, periudha prill-nentor, disa veprimtari qe lidhen me parandalimin e largimeve nga shkolla, eliminimin e punes se femijeve dhe rritjen e interesit per shkollen nga ana e femijeve me pervetesim te ulet te lendeve mesimore.
Perqendrimi ne keto shkolla eshte bere per aresyet specifike qe kane te bejne me objektin e ketij programi.
Ne zonen e Bathores, ku ne te dy shkollat 9-vjecare frekuentojne rreth 2 750 nxenes, krahas problemeve te tjera, ekziston edhe largimi i disa vajzave nga shkolla per shkak te mentalitetit konservator te prinderve, te cilet e konsiderojne te rrezikshme vazhdimin e shkolles, ne klasat e larta te shkolles 9-vjecare, kur ato jane te rritura fizikisht. Ne kete zone jane ne proces selektimi 50 nxenese, me te cilat synohet te punohet konkretisht, per te menjanuar rrezikun e braktisjes se shkolles, si edhe kthimin ne shkolle, ne rastet e largimeve prej saj gjate ketyre 2-3 vjeteve te fundit.
Ne Elbasan, jane selektuar dy shkollat, “De Rada” dhe “P. Xhuvani”, ku vijone rreth 1.250 nxenes, nje pjese e mire e te cileve nga komuniteti rome, te cilet perballen me shume veshtiresi qe kane te bejne, jo vetem me probleme ekonomike te familjeve te tyre, por edhe me qendrime te diferencuara, jo rralle edhe diskriminuese. Ne keto shkolla jane ne proces selektimi 40 nxenes rome, me te cilet synohet te punohet konkretisht per t’i ndihmuar ata qe te integrohen sa me mire ne klasat dhe shkollat perkatese dhe ne shoqeri.
Ne Korce, jane selektuar dy shkollat e komunitetit maqedonas ne zones e Liqenasit ku vijojne rreth 340 nxenes, ku jane ne proces selektimi 40 nxenes, te cilet kane veshtiresi te vijojne rregullisht dhe sidomos te kene rezultate te larta ne mesime, vecanerisht per shkak te situates ekonomike e financiare te familjeve te tyre, gje qe synohet te kombinohet me plotesimin e disa kerkesave qe mesues e nxenes te ketij komuniteti kane per tekstet ne gjuhen amtare, programet mesimore etj.
Ne kuadrin e ketij programi synohet qe me te 130 nxenesit qe do te identifikohen si ne rrezik per ta braktisur shkollen ose qe kane probleme me pervetesimin e programeve mesimore, do te behet nje pune konkrete per t’i nxjerre ata nga kjo gjendje dhe per t’i vene ne rrugen e integrimit te plote ne klasat dhe shkollat perkatese.
Per kete qellim jane pergatitur e shperndare disa pyetesore te cilet do te plotesohen me kujdes, ne bashkepunim me nxenesit respektive , duke e vene theksin tek arsyet e kesaj gjendjeje dhe masat qe mund te merren per permiresimin e situates.
E tere kjo pune do te kombinohet me rritjen e ndergjegjshmerise per domosdoshmerine e arsimimit per te gjithe, si edhe me rritjen e rolit te mesuesve per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe angazhohen ne pune.
Per realizimin e ketyre objektivave ne kuadrin e ketij programi, jane ne funksionim Komiteti i Monitorimit te Punes se Femije, qe funksionon ne nivel qendror dhe tre grupe pune ne shkollat perkatese te cilet do te ndjekin nga afer te gjitha aktivitet qe do te organizohen ne kete kuader.
Ne Takimin e pare qe organizoi Komiteti, ku pervec perfaqesuesve te FSASH e SPASH, moren pjese edhe perfaqesuesi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Fatmir Bezati dhe perfaqesues te Drejtorive Arsimore te rretheve Elbasan e Korce, u percaktuan detyrat per organizimin e aktiviteteve sipas programit dhe per marrjen e te gjitha masave qe te realizohen sa me mire objektivat e ketij programi.
Zoti Fatmir Bezati siguroi per mbeshtetjen e MASH dhe per angazhimin e tij ne aktivitetet e ketij programi, qe u vleresua si i domosdoshem per te ndihmuar nga afer shkollat e selektuara.
Ne vijim te kesaj mbledhjeje dhe sipas detyrave dhe afateve qe u percaktuan ne programin e punes, u zhvilluan mbledhjet e grupeve te punes ne shkollat perkatese , si edhe diksutimi ne ne keto shkolla me pjesemarrjen e mesuesve qe do te angazhohen ne punen konkrete me nxenesit e selektuar.
Diksutimet ishin specifike per per shkollat e cdo rrethi. Ne Elbasan vemendja u perqendrua tek puna me nxenesit e komunitetit Rome, ku u vu theksi tek puna e vecante me ta, por edhe me familjet e tyre, si edhe tek mundesite e sigurimit te ndonje ndihme ekonomike, qofte edhe modeste, ne Liqenas te Korces, diskutimi ishte edhe me intersant dhe kishte te bente me kerkesat e nxenesve te komunitetit maqedonas, ndersa ne dy shkollat e Bathores ne Tirane objekt diskutimi ishte puna me vajzat qe rrezikojne te braktisin shkollen per shkak te mentalitetit konservator te prinderve.
Diskutimet ne grupe ishin shume konkrete, duke perpunuar nje plan pune per cdo shkolle, ndersa ne diskutimet konsultuese mesuesit shprehen mendimet e tyre ne lidhje me menyren e organizimit te punes ne klasa dhe brsnda shkolles, si edhe jasht tyre ne komunitet dhe ne familja.

 

 

 

 

 

 

 

Pas ketyre diskutimeve u ra dakord per sa vijon:

- Te punohet per rreth dhgjete dite, ne bashkepunim me drejtorite e shkollave dhe mesuesit kujdestare per identifikuar dhe perzgjedhur nxenesit qe do te jene objekt i nje pune te vecante te mesuesve ne kuadrin e ektij projkti.

- Te pergatittet lista e nxenesve te perzgjedhur me mesuesve qe i marrin ata ne kujdestari.

- Te orgabizohet puna konkreet me nxenesit e perzgjdhur nga secili prej mesusve, duke filluar me plotesimin e pyetesoreve dhe identifikimin e problemeve specifike te secilit prej tyre.

- Grupet e puns te ndjekin te gjithe kete aktivitete dhe te reaportojne ne lidhje me rezultatet.

Te dy kryetart e FSASH dhe SPASH, zoti Xhafer Dobrushi dhe zoti Bajram Kruja, moren pjese ne te gjitha keto takime dhe, nepermjet nderhyrjeve efektive sqaruan synimet e punes mqe po orgaizohet ne kuadrin e ketij programi, duke e vene theksin edhe te nevoja e bashkepunimit me drejtorite arsimore dhe me aktoret e tjere ne shkolla dhe komunitet.


Aktivitetet ne vijim do te jene:

- Organizimi ne secilen prej 6 shkollave te selektuara, i nje Diskutimi popullor ne secilen prej ketyre shkollave (me pjesemarrjene e nxenesve te selektuar, mesuesve qe jane angazhuar ne keto aktivitete, perfaqesues te drejtorive arsimore, komunitetit etj) ne lidhje me:

a. kerkesat dhe nevojat e ketyre nxenesve ne shkolle, ne familje dhe ne komunitet,
b. integrimi i tyre ne shoqeri dhe
c. roli i arsimimit per te perballuar sfidat e jetes, 

- Organizimi, ne secilen prej 6 shkollave te selektuara, i nje aktiviteti kulturor-sportiv me pjesemarrjen e ketyre nxenesve dhe te disa nxenesve te tjere, si edhe te mesuesve e perfaqesuesve te tjere, ne formen e nje konkurimi, duke e shoqeruar kete aktivitet me nje koktej, ku do te shprndaen edhe cmimet per fituesit.

- Organizimi, i nje nje Tryeze te Rrubullakte, me pjesemarrjen e nxenesve te selektuar, te mesuesve qe kane punuar me ta dhe drejtuesve te dy sindikatave jo vetem nga keto tre rrethe, por edhe nga disa rrethe te tjera te angazhuara ne aktivitetet per eliminimin e punes se femijeve me synim:

a. Kembimin e eksperiences se punes se bere gjate zbatimit te ketij programi,

b. Evidentimin e rezultatave dhe paraqitjen e diskutimin e nje programi per vazhdimin e kesaj pune ne vijim,

c. Perpunimin e disa konkluzioneve ne lidhje me angazhimin e MASH dhe te Drejtorive Arsimore ne lidhje me parandalimin e punes se femijeve ne rrethet dhe shkollat perkatese.

- Pergatitja e emisioneve televizive ne rrethet perkatese dhe disa botimeve qe do te behen ne kete kuader, vecanerisht posterat dhe broshura permbledhese mbi aktivitetet dhe rezultatet.

Nuk ka asnje dyshim se rezultatet e zbatimit te ketij programi do te jene me te mira, nese ne do te sogurojme nje bashkepunim efektiv midis nesh ne radh te pare, dmth sindikata, Ministri, drejtori arsimore, drejtori shkollash, si edhe me organet e pushtetit vendor dhe me organizata te tjera te prinderve, nxenesve dhe OJF te angazhuara ne kete fushe.

E rendesishme eshte qe te arrihen synimet e zbatimit te ketij programi dhe te hidhen baza per nje pune te suksesshme ne vijim, jo vetem ne keto shkolla dhe ne keto rrethe, por edhe me gjere ne disa rrethe dhe ne shume shkolla te tjera ne rang vendi.