Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

SINDIKATAT SHQIPTARE TE ARSIMIT KUNDER PUNES SE FEMIJEVE


Puna e femijeve, shkelja apo mohimi i te drejtave te tyre,  ushtrimi i mashtrimit e dhunes mbi ta, duke i katandisur ne boten e analfabetve dhe duke i bere viktima te trafikimit apo prostitucionit, duke i denuar qe ta kalojne jeten vetem ne rruge, eshte sot, kudo ne bote, nje problem i madh shoqeror, nje shfaqje e ashper e padrejtesise sociale dhe pabarazise njerezore. Prandaj lufta kunder ketyre fenomeneve u perket te gjitheve.

Edhe ne shoqerine shqiptare, ku ky fenomen eshte jo vetem prezent, por edhe kercenues, ka angazhuar ne luften kunder tij dhe duhet te angazhoje me mire ne te ardhmen shtetin, qeverine, punedhenesit, shoqerine civile, prinderit dhe femijet dhe padyshim edhe sindikatat.
Angazhimi i sindikatave te arsimit ne veprimtarite per parandalimin e formave te keqija,
te paligjeshme te punes se femijeve, te pasojave qe rrjedhin nga ky fenomen, sic jane  braktisja e shkolles ose frekuentimi me nderprerje qe favorizon e nxit braktisjen, punet e rruges, punesimi informal ne sektore te veshtire si ndertimi, bujqesia apo sherbimet,
detyrimi i femijeve per te bere rolin e lypesit e deri te format me te renda kriminale si shitja e narkotikeve, trafikimi i organeve ose edhe i vete femijeve, eshte nje mision qe rrjedh nga vete natyra e tyre si partnere sociale.
Kjo do te thote se te dy sindikatat e arsimit nuk jane perfshire rastesisht ne kete veprimtari. Nuk eshte e rastit edhe koha kur ato kane filluar te perfshijne ne problematiken e tyre aktivitetet per mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e atyre puneve qe jane te ndaluara per kete moshe, sepse demtojne shendetin dhe personalitetin e tyre.
Ne fillim te viteve 90-te, kur daton edhe vete krijimi i sindikatave tona, per afro dhjete vjet rresht, nuk ekzistonin kushte qe sindikatat e arsimit te perballeshin njeheresh, si me mbrojtjen sociale ekonomike te mesuesve dhe punonjesve te arsimit e shkences, ashtu edhe me problemet sociale, shkencore e pedagogjike te vete shkolles, me procesin e reformimit dhe modernizimit te saj. Kjo sepse, se pari, ne kushtet shume te veshtira te periudhes se tranzicionit, kerkesat e mesuesve dhe punonjesve te arsimit, qe lidheshin me rritjen e pagave, me permiresimin e sistemit te shperblimeve, me kohen dhe kushtet e punes, me kohen e pushimit, me punesimin, me lirite sindikale, etj. ishin te shumta. Sindikatave u mungonte pervoja dhe forca per te negocuar, per te argumentuar dhe zgjidhur shpejt keto kerkesa, per te hartuar e zbatuar kontrata kolektive efektive dhe me baze te shendoshe ligjore. Prandaj puna e tyre, energjite e tyre, levizjet e tyre ishin perqendruar pothuaj vetem ne paraqitjen dhe mbrojtjen e kerkesave dhe interesave sociale ekonomike te anetareve qe perfaqesonin dhe ne teresi te punonjesve te arsimit. Sot kjo mund te konsiderohet nje kuptim i ngushte dhe pune e njeanshme sindikale, por atehere nuk mund te veprohej ndryshe, sepse, se dyti, sindikatave te sapokrijuara, pa pervojen dhe trainimet e pershtatshme sindikale, u mungonin kapacitetet e nevojshme per t’u perballur me procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit dhe gjithe kompleksin e problematikes qe shtron per zgjidhje ky reformim, perfshire edhe punen per mbrojtjen e femijeve dhe luften efektive kunder formave te keqia e kriminale te punes se tyre.
Pra, kerkohej nje proces konsolidimi e pjekjeje te vete sindikatave, nje kapercim i fazes se tyre foshnjore, qe te behej i mundur krijimi i nje vizioni me te gjere per objektivat, pergjegjesite dhe veprimtarine e tyre si partnere sociale ne fushen e arsimit dhe te arsimimit te brezit te ri.

Pikerisht ne kete etape, gjate viteve 1998 –2000, paralelisht me angazhimin me efektiv te te dy sindikatave te arsimit ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit, fillojne e gjallerohen edhe veprimet e para sindikale per mbrojtjen e femijeve dhe behet nje pune me e programuar kunder formave te demshme e te paligjeshme te punes se tyre.
Edhe ne kuadrin e programeve te Konfederates Nderkombetare te Sindikatave te Lira, ICFTU, dhe Federates Boterore te Arsimit, EI, fillimisht u punua sipas nje programi per sensibilizimin e opinionit te drejtuesve sindikale, te mesuesve dhe sindikalisteve. Nga disa sondazhe u pa qarte se megjithese fenomeni i braktisjes se shkolles dhe i punes se femijeve ne shkalle vendi ishte i perhapur e shqetsues, njohurite e mesuesve e te sindikalisteve per standardet bashkekohore te trajtimit te ketij fenomeni ishin minimale dhe interesimi i tyre per ta parandaluar kete dukuri ishte i paket.
Ne perpjekjet tona per te kapercyer kete situate filloi edhe bashkepunimi me ILO – IPEC ne Tirane, bashkepunim i cili ka vazhduar gjate tere kesaj periudhe dhe vazhdon edhe sot.
Si hap i pare, ne kuadrin e ketij bashkepunimi, gjate vitit 2002, u ndermore trainimi i nje grupi prej rreth 20 veprimtaresh e drejtuesish sindikale mbi bazen e Konventave Nderkombetare te Punes qe trajtojne kete ceshtje, te Kodit te Punes dhe te akteve nenligjore te qeverise shqiptare, gje qe u realizua ne nje seminar te perbashket te sindikatave tona te arsimit, me pjesemarrjen edhe te disa drejtuesve te sindikatave te degeve te tjera anetare te KSSH dhe BSPSH, mundesuar me financimin dhe ndihmen e kualifikuar trainuese te ILO- IPEC ne Tirane.
Ne vijim, gjate vitit 2003, u zbatua nje program veprimi zonal ne rrethet Tirane, Vlore e Pogradec, ku u trajnuan rreth 70 mesues e drejtues sindikaliste nga keto zona dhe u ndermoren veprime konkrete per permiresimin e gjendjes, sidomos ne shkollat e pjesemarresve ne keto trajnime.
Mbi bazen e pervojes dhe te arritjeve, gjate vitit 2005, puna trajnuese ne rrethet Elbasan, Korce e Berat u shoqerua me botimin dhe propagandimin e librit “Sindikatat dhe Puna e Femijeve”, si edhe me ndjekjen e zbatimit te programeve te veprimit qe u perpunuan gjate seminareve zonale qe u zhvilluan ne keto rrethe.
ILO – IPEC ne Tirane ka patur dhe ka nje ndikim te drejtperdrejte edhe ne perfshirjen e sindikatave te tona ne aktivitetet e perbashketa te organizatave e shoqatave qe jane te angazhuara ne kete fushe, ne propagandimin dhe perhapjen e paketes SCREAM, si dhe ne angazhimin e perfaqesuesve te sindikatave ne sistemin e monitorimit te punes se femijeve.
Paralelisht me keto veprimtari dhe mbi bazen e arritjeve ne process,
qe nga viti 2002, me ndermjetesimin e Federates Boterore te Arsimit, EI, filloi bashkpeunimi me Sindikaten e Arsimit te Holandes, AOb, me Fondacionin NOVIB dhe, me pas, me Konfederaten Holadeze te Sindikatave FNV. Ne fazen e pare te ketij bashkepunimi, qe perfshine vitet 2002-2003, ne kuadrin e programit “ Per rritjen e efektivitetit te sindikatave te arsimit ne Shqiperi, forcimin e demokracise dhe modernizimin e shkolles”, u arrit qe te trajnohen  drejtues e veprimtare te dy sindikatave, sidomos ne nivelin e pare e te dyte. Kjo coi ne ngritjen e cilesise se negocimeve, ne perzgjedhjen dhe seleksionimin e kerkesave te shumta sindikale dhe ne kushtezimin e plotesimit te ketyre kerkesave me nje qendrim me aktiv te sindikatave te arsimit ne te gjitha nivelet dhe te anetareve te tyre ndaj problemeve qe qendrojne ne kete faze para shkolles.
Nje nder keto probleme, nga me shqetsueset, me te cilat ballafaqohet sot arsimi ne Shqiperi ishte dhe mbetet numri relativisht i madh i femijeve qe nuk frekuetojne shkollen, qe e braktisin ate per shume shkaqe, kryesisht per t’iu drejtuar punes, duke krijuar nje kontigjent te ndjeshem analfabetesh, qe nga njera ane e kane te pamundur te integrohen ne shoqerine e sotme dhe te ardhme shqiptare qe synon t’i bashkohet shoqerise europiane dhe, nga ana tjeter, behen burim dhe kontigjent i predispozuar per t’u perfshire ne veprime dhe akte kriminale.  
Sipas te dhenave te Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne vitin shkollor 2002-2003, kur ne perpunuam projektin, numri i nxenesve te larguar nga shkolla ne arsimin e detyrueshem ishte rreth 7.700 ose rreth 1.5 perqind e nxenesve ne shkalle vendi.
Shqetsues mbetej e mbetet fakti qe kjo e dhene nuk eshte e qendrueshme. Ndonese ne pergjithesi duket se ka tendence uljeje, rreziku potencial eshte i madh, sepse numri i nxenesve qe frekutojne shkollen me nderprerje, qe kane pervetesim te nivelit te ulet ne mesime, qe punojne ne rruge ose ne forma te tjera pune dhe qe jane kandidate te mundshem per ta braktisur shkollen ne cdo kohe eshte shume i madh dhe, ne baze te llogaritjeve te peraferta e disa sondazhe te bera, ky numur leviz midis 40.000 dhe 50.000 femije ne te gjithe vendin.
Ne keto kushte, ne konsultim e bashkeveprim me homologet tane te sindikatave te arsimit ne Holande, AOb, dhe me mbeshtetjen e Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV,
u ndermor ne fillim te vitit 2005 programi “ Per Fuqizimin e Sindikatave te Arsimit ne Shqiperi”, nje nder kolonat kryesore te te cilit eshte roli dhe angazhimi i sindikatave te arsimit per pakesimin gradual dhe elimimin e punes se femijeve.
Duke u mbeshtetur ne gjendjen e ketij fenomeni ne momentet e nisjes se programit, ne u fokusuam ne 4 qarqe, qe paraqiteshin me problematike dhe konkretisht: ne Qarkun e Tiranes, te Shkodres, Fierit dhe Elbasanit, ku numri i nxenesve qe braktisnin shkollen perbente rreth 40 perqind te numrit te pergjithshem te nxenesve qe kishin braktisur shkollen ne shkalle republike.
Ne Qarkun e Tiranes ky numer ishte rreth 4 perqind,ne ate te Shkodres rreth 3 perqind, ne Fier rreth 2 perqind dhe ne Elbasan mbi 2 perqind.
Duke u mbeshtetur ne arritjet e programit 2002-2003 dhe ne punen e bere ne disa raste nga vete sindikatat shqiptare ne bashkepunim edhe me ILO-IPEC, duke e harmonizuar gjithe veprimtarine me konkluzionet, detyrat dhe objektivat e Komitetit Kombetar per Mbrojtjen e Femijeve, anetare te te cilit jane perfaqesuesit kryesor te sindikatave te arsimit, projekti i viteve 2005-2006, bilancin e te cilit po bejme sot, percaktoi disa pikesynime me te avancuara dhe me konkrete.
Se pari, u kalua nga veshtrimi dhe analiza e problemit ne teresi ne shkalle qarku apo rrethi, ne lokalizimin e fenomenit ne shkolla te vecanta, ku permasat e braktisjes ishin me te medha. Kjo u dha mundesi grupeve te punes, qe u ngriten dhe funksionojne prane Seksioneve Sindikale te te dy sindikatave dhe qe kane ne perberje te tyre perfaqesues edhe nga Drejtorite Arsimore Rajonale, nga pushteti vendor, nga organet e rendit, nga komuniteti i prinderve dhe nxenesve si dhe nga shoqatat e ndryshme joqeveritare, te konkretizojne me mire detyrat e tyre specifike dhe i mundesoi secilit aktor ndermarrjen e masave konkrete dhe te efektshme, duke kontribuar te gjithe bashke ne zbutjen e fenomenit dhe ne hedhjen e hapave me te sigurte drejt eliminimit te tij.
Grupet e punes ne cdo rreth kane bere nje pune konkrete per evidentimin e gjendjes, per nxitjen e angazhimit te mesuesve per nje pune te vecante me nxenesit qe e kishin braktisur ose ishin ne rrezik per ta braktisur shkollen, per koordinimin e veprimeve me administratat e shkollve dhe aktoret e tjere ne komunitet, si edhe per pergatitjen e  seminareve qe FSASH e SPASH kane organizuar me lektoret e tyre, por ne menyre te vecante me ndihmen e kualifikuar dhe  te pakursyer dhe pervojen e pasur te lektoreve holandeze, disa prej te cileve sot i kemi midis nesh. Sindikatat kane treguar kujdes qe pjesemarresit ne seminar te jene drejtues aktiv te keshillave sindikale ne shkolla dhe mesues e mesuese qe jane angazhuar ne punen me femijet qe largohen nga shkolla ose kane tendence per t’u larguar. Synimi ka qene qe te gjithe keta drejtues dhe mesues sindikaliste pjesemarres ne keto seminare, jo vetem te japin ndihmesen e tyre ndaj nxenesve me te cilet punojne drejtperdrejt, d.m.th., qe i kane ne klasat ne kujdestari apo ku japin mesim, por edhe te aftesohen e pergatiten si lektore, si trajnues, si propagandiste, per dhjetra e qindra mesues te tjere ne shkollat e tyre ose ne shkolla te tjera te zones ku problemi i punes se femijeve dhe braktisjes se shkolles eshte prezent.
Ne kemi qene dhe jemi te ndergjegjshem se trainimi dhe pergatitja serioze e drejtuesve sindikale dhe mesuesve ne seminare dhe forma te tjera pune, se krijimi i nje opinioni te shendoshe dhe sensibilizimi i mases se madhe te sindikalisteve mesues per t’u perfshire te gjithe keta ne frontin e aktoreve te tjere qe luftojne per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, per mbrojtjen e tyre nga rreziqet qe u kanosen per te perfunduar ne analfabete dhe ne kontigjente te krimit, nuk mund te behet pa u mbeshtetur ne dokumente, ne materiale dhe ne nje kuader ligjor bashkekohor, qe ne teresine e tyre perbejne standardet e sotme europiane e boterore per mbrojtjen e femijeve.
Per te mundesuar venien ne dispozicion te sindikalisteve te ketyre materialeve, per te bere nje trajnim te bazuar, sindikatat e arsimit kane bere nje sere botimesh. Vlen te permendet si pikenisje inisiativa e FSASH per perkthimin dhe botimin ne gjuhen shqipe ne nje vellim te vecante te 52 Konventave dhe 10 rekomandimeve te Organizates Nderkombetare te Punes, ku perfshihet edhe Konventa Nr. 138 “ Per moshen minimale per pranimin per punesim” si dhe Rekomandimi Nr. 146 qe ploteson kete konvente.
Kopje te ketij libri u jane dhene edhe sindikatave te arsimit ne Kosove dhe sindikalisteve
shqipfoles ne Maqedoni e me gjere.
Nje hap i rendesishem ka qene perkthimi dhe botimi i plotesuar me praktiken dhe pervojen shqiptare i librit “ Sindikatat dhe Puna e Femijeve”, i cili eshte permbledhje e 7 broshurave te botuara nga Zyra per Aktivitetin e Punetoreve  te ILO-s. Ne kete permbledhje, botuar me ndihmen e ILO-IPEC ne Tirane, pervec Konventes Nr. 138 “ Per moshen minimale” dhe Konventes Nr. 182 “Per format me te keqija te punes se femijeve” jane botuar edhe rekomandimet e protokollet perkatese si dhe kuadri ligjor shqiptar qe percakton moshen minimale per pune ne Shqiperi, ( shih neni 98 i Kodit te Punes), dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 205 date 20.05.2002 “ Mbi listen e puneve te veshtira ose te rrezikshme me ekspozim te demshem ndaj agjenteve fizike, biologjike dhe kimike per te miturit nen 16 vjec”.
Krahas botimeve te vecanta ne forme artikujsh ne shtypin e perditshem dhe pasqyrimit ne mediat vizive apo ne postera, nje rol te pazevendesueshem ka luajtur Revista “ Tribuna Sindikale”, organ i perbashket i te dy sindikatave te arsimit, qe del 8 here ne vit. Para dy vjetesh botimi i revistes, qe perfshinte 6 numra ne vit, behej vetem me financimin e projektit NOVIB, ndersa ne dy vitet e fundit, te cilat po analizojme sot, u be e mundur botimi i 8 numrave ne vit, 6 prej te cilave me ndihmen e FNV dhe 2 numra perballohen me mjetet financiare te sindikatave tona te arsimit. Ne kete reviste, e cila del ne 5.000 kopje, jane botuar pothuaj ne menyre te plote materialet, diskutimet dhe konkluzionet e cdo seminari per punen e femijeve, eshte propaganduar pervoja e mesuesve te dalluar ne punen konkrete e te diferencuar me nxenesit qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, gje qe ka ndihmuar per rritjen e numrit te mesuesve te angazhuar ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve dhe uljen e numrit te femijeve qe punojne.
Se dyti, ne fund te cdo seminari tre ditor, mbas diskutimit te gjithanshem te problemit, dhe nxjerrjes se konkluzioneve e hartimit te nje programi pune per te ardhmen, eshte ndertuar harta e shkollave te rrethit, ku shkollat qe kane probleme me frekuentimin ose braktisjen e mesimit, ose shkollat qe kane te evidentuar femije qe punojne, eshte ngjyrosur me ngjyre te vecante, me qellim qe te terhiqet vemendja e te gjithe aktoreve ne rreth si edhe e sindikatave te arsimit, por edhe e sindikatave te profesioneve te tjera, per t’u perqendruar ne keto shkolla dhe ne nxenes te vecante, me qellim qe gradualisht te ulet
numri i tyre. 
Zbritja ne terrenin konkret, analiza e fenomenit ne shkollat me problematike, ka mundesuar edhe percaktimin me te sakte te shkaqeve qe ndijkojne ne largimin e nxenesve
nga shkolla, ose i bejne ata qe te frekuentojne me hope.
Perqendrimi ne shkolla e klasa konkrete ka bere te mundur qe te shkohet pothuaj deri tek cdo femije i vecante, duke u dhene mundesi sindikatave dhe partnereve te tyre, por edhe gjithe aktoreve qe jane perfshire ne kete front, te percaktojne me me saktesi shkaqet qe sjellin punen e femijeve dhe braktisjen e shkolles deri te perfshirja e tyre ne veprime apo akte kriminale, duke bere me te efektshme punen dhe nderhyrjen e tyre per ndryshimin e gjendjes.
Eshte lehte te thuash se shkaqet jane varferia, ekonomia informale, kostoja e ulet e punes se femijeve, problemet sociale qe kane femijet me prinder te ndare, qe jane me nje prind ose pa prind, etj. Keta shkaqe numrohen me dhjetra here ne shume takime, mbledhje apo konferenca dhe per t’i konstatuar ato nuk ka nevoje te shkohet ne shkolle e te bisedohet me mesues, nxenes e prinder. Rruga qe kemi ndjekur ne ka qene tjeter. Ne seminare sindikalistet qe jane trajnuar u jane referuar rasteve konkrete ne shkolle apo ne klase, duke i trajtuar emer per emer nxenesit braktisesh dhe duke individualizuar shkaqet qe i kane cuar ata ne kete rruge. Shembujt qe kemi njohur dhe qe jane diskutuar ne Shkollen “Dino Ismaili” ne Levan te Fierit, ne Shkollen “Pashko Vasa” ne Shkoder, ne Shkollen “De Rada” ne Elbasan apo ne dy shkollat 9-vjecare ne Bathore, ku edhe ka pasur rezultate konkrete ne kthimin ne shkolle te shume nxenesve qe e kishin braktisur ate, tregojne se sindikalistet mesues, duke ndjere nje pergjegjesi qytetare, duke e kuptuar drejt rolin e tyre si edukator dhe prind i dyte per nxenesit, kane sakrifikuar nga koha e lire e tyre, kane jetuar nga afer me problemet dhe shqetsimet e ketyre femijeve dhe kane gjetur mjete e menyra te efektshme per t’i zgjidhur ato.
Le te marrim nje zone si Kamza dhe brenda Kamzes komunitetin e Bathores. Ne dy shkollat e ketij komuniteti, me rreth 2.000 nxenes, numri i femijeve qe braktisin cdo vit shkollen varion nga 60 deri ne 70. Kur debaton per kete problem me ata mesues, drejtues shkollash apo sindikatash etj, qe nuk jane te familjarizuar me fenomenin, qe nuk jane shqetsuar shume per te, te pergjigjen menjehere, pa u menduar shume se shkaku i braktisjes eshte varferia, papunesia e larte, etj. Por mesuesit, sindikalistet dhe drejtuesit e shkollave qe jetojne me kete shqetsim zbulojne se krahas ketyre shkaqeve, ka edhe te tjera, sidomos per vajzat ne klasat e 6-ta deri te 9-ta, qe perbejne nje pjese te mire te nxenesve qe braktisin shkollen. Ne kete rast, shkaqet jane, jo aq varferia, se sa mentalitetet konservatore te prinderve dhe te komunitetit heterogjen qe perben kete zone. Eshte e vertete se ka akoma disa probleme te sigurise dhe rregullit ne shkolle, por nga kontaktet dhe bisedat qe u bene me organet e rendit, u pa qarte se ky rrezik qe u kanoset vajzave gjate rruges per ne shkolle apo dhe brenda saj eshte me teper i imagjinuar se sa real. Pikerisht kunder ketyre mentaliteteve dhe psikozave false eshte perqendruar puna e mesuesve sindikaliste, duke gjetur mbeshtetje te komuniteti i prinderve dhe nxenesve dhe ja kane arritur qe shume nga keto vajza t’i kthejne ne shkolle.
Ne Shkoder, nder shkaqet kryesore te braktisjes se shkolles eshte gjakmarrja, nje zakon i eger kanunor qe i detyron femijet te ngujohen ne shtepi. Natyrisht, kunder ketij fenomeni
punojne shume aktore, perfshire organet e pushtetit vendor dhe te rendit, shoqata te ndryshme, etj, ndersa seksionet sindikale ne kete rreth po bashkerendojne punen e tyre me keto subjekte dhe ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore po gjejne menyrat e pershtatshme per t’u mundesuar ketyre nxenesve shkollimin.
Ne rrethin e Fierit dhe te Elbasanit nxenesit braktises jane kryesisht femije te komunitetit Rom, me te cilet mesuesit ndertojne nje pune te vecante.
Por, ne te gjithe debatet qe kemi zhvilluar neper seminare dhe ne ndertimin e programeve
per te levizur e permiresuar gjendjen, FSASH dhe SPASH jane ndalur edhe ne disa shkaqe te tjera, qe ne pamje te jashtme nuk te terheqin menjehere vemendjen, sic ndodh me shkaqet ekonomike, varferine, punen informale, gjakmarrjen, etj.
Keto shkaqe jane:
Se pari, cilesia e mesimit qe ofron shkolla, niveli i mesimdhenies nga cdo mesues. Dihet se nxenesit qe frekutojne ne menyre te crregullt shkollen ose e braktisin ate, jane nga ajo kategori femijesh qe kane pervetesim te ulet, qe nuk tregojne shume interes per oren e mesimit, qe me boshlleqet qe kane krijuar e kane te veshtire te ndjekin rrjedhen logjike
te oreve te mesimit. Eshte mesuesi ai, qe duke njohur nxenesit qe ka perpara, duhet te beje pergatitje serioze, te perdore metoda aktive e interesante per ta gjalleruar oren e mesimit ne klase, te dije te zgjoje tek ky kontigjent femijesh interesin per dije, per kulture, per sjellje, etj.
Por kete e ben vetem ai mesues qe para se te mesoje nxenesit vazhdon te studjoje e mesoje vete, qe me njohurite qe zoteron terheq edhe indiferentet, qe njeh mire klasen me te cilen punon dhe nderton nje plan te vecante per te punuar ne menyre te diferencuar me nxenesit qe kane me shume nevoje dhe per te jetuar me shqetsimet e tyre familjare, ekonomike, etj.
Ne veprimtarite qe kemi zhvilluar ne kater rrethet qe permenda jane evidentuar me dhjetra e dhjetra shembuj mesuesish te tille. Por, ka edhe prej atyre qe me zor shtyjne
oren e mesimit, qe nuk ngjallin asnje interes, qe jane monotone, qe perserisin ato qe kane thene 10 vjet me pare, etj. Eshte ky nivel i ulet cilesor, qe ne shume raste behet shkak
plotesues ne vendimin e femijeve te lekundur per t’i kthyer shpinen shkolles, sepse ne raste te tilla ata edhe ne shkolle nuk gjejne ngrohtesine dhe mbeshtetjen qe u mungon ne jete dhe ne familje.
Prandaj, angazhimi dhe mbeshtetja qe sindikatat i japin reformimit dhe modernizimit te arsimit ndikon direkt edhe ne mbrojtjen e femijeve, ne pakesimin e numrit te nxenesve
qe largohen nga shkolla. Sindikatat e kane kete mundesi, sepse ne radhet e tyre militojne mijera mesues dhe edukatore te perkushtuar, qe jane kerkues ndaj vetvetes, por edhe kritike ndaj dobesive, te metave dhe prapambetjes se kolegeve.
Se dyti, sot, pothuaj ne te gjithe shkollat e vendit, disa lende qe eshte bere zakon te konsiderohen “dytesore”, por qe ne te vertete luajne rol vendimtar ne formimin qytetar,
kulturor dhe te karakterit te femijte qe jane e ardhmja e shoqerise, sic jane muzika, fizkultura, edukata, etj. behen formalisht, ne shume raste nga mesues jo te profilit, duke krijuar boshlleqe serioze ne formimin e nxenesve.
Le te ndalemi pak te lenda e muzikes. Edhe ne rrethe me tradita te spikatura kulturore e arsimdashese si Shkodra, Korca apo Elbasani, ne shumicen absolute te shkollave te qytetit, pa permendur fshatin, nuk ka nje vegel muzikore, as nje qender zeri. Edhe kur mesimi behet nga mesues te profilit dhe me arsim perkates, ata kane mundesi te kene ne dore vetem shkumesin, me te cilin mund te krijoje melodi duke goditur drrasen e zeze.
Nuk do te ndalemi ketu per te bere moral dhe per te kujtuar se muzika eshte nder ato lende qe ndikon drejt per drejt ne krijimin e nje kombi te kulturuar, por per temen qe po diskutojme, zhvillimi i kesaj ore ne nivelin qe kerkohet i terheq edhe nxenesit me te painteresuar per disiplinat e tjera.
Ketu nuk eshte fjala se nuk ka mundesi financiare per te blere keto paisje te thjeshta, me
shume eshte neglizhence dhe mungese vleresimi.
Po keshtu ndodh edhe me fizkulturen. Eshte lenda qe terheq me shume dhe u krijon ambjent nxenesve qe ndjekin me veshtiresi lendet e tjera. Por kjo kerkon qe te kete nje baze minimale materiale dhe te ruhen e mirembahen terrenet sportive.
Te dy keto konstatime jane bere nga vete nxenesit qe, mbasi kane braktisur shkollen, ne saje te punes qe eshte bere me ta, jane kthyer, jane pershtatur dhe kane frekuentuar rregullisht.
Se treti, ne shkolla zhvillohen akoma pak veprimtari kulurore, sportive, konkurse, etj. , te cilat terheqin masen e madhe te nxenesve dhe u plotesojne atyre ato mangesi qe nuk ua jep jeta jashte shkolles.    
Pervoja qe fituam ne keto dy vjet ne takimet me grupet e punes dhe vecanrisht ne debatet aktive qe u zhvilluan ne seminaret me sindikaliste ne rrethet Fier, Shkoder,  Elbasan dhe Tirane, nga trajtimi i ketij problemi me veprimtare e sindikaliste te bazes ne rrethet Vlore, Korce, Durres dhe Berat, nga publikimi i ketyre veprimtarive ne revisten «  Tribuna Sindikale » krijoi mundesi dhe lehtesi qe diskutimin dhe sensibilizimin e problemit te punes se femijeve ta nxjerrim jashte kuadrit te rretheve qe permendem me siper dhe ta shtrijme pothuaj ne te gjitha seksionet e keshillat sindikale te vendit, ne te cilet, megjithese nuk eshte zhvilluar nje veprimtari sistematike, eshte sensibilizuar opinioni i mesuesve e sindikalisteve dhe kane filluar te duken rezultate konkrete.
Ne kete situate sindikatat tona te arsimit arriten ne perfundimin se ka ardhur koha qe ato te marrin persiper me shume pergjegjesi kontraktuale per mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e punes se tyre dhe, njekohesisht, te kerkojne nga punedhenesi, MASH, bashkepunim e partneritet me efektiv e kontraktual per zgjidhjen e disa kerkesave, qe ndikojne ne zbutjen e fenomenit te braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve. 
Kjo beri te mundur qe ne Kontraten e re Kolektive te Punes, ceshtja e mbrojtjes se femijeve dhe eliminimit te punes se tyre, ne kuadrin e gjithe reformimit dhe modernizimit te arsimit, te zeje nje vend te vecante.
Keshtu, ne nenin 10 te Kontrates Kolektive te Punes, nder te tjera theksohet se te dy sindikatat e arsimit angazhohen qe te bejne nje pune te vecante per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe te atyre qe punojne ne rruge. Sindikatat kane perfshire ne Kontraten Kolektive detyrimin e tyre qe te punojne per rritjen e numrit te mesuesve qe do te bejne nje pune te vecante me nxenesit qe braktisin shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, duke krijuar per ta nje mjedis me te ngrohte, me terheqes e me prinderor, duke mbajtur si objektiv te perhershem e te rendesishem eliminimin e punes se femijeve.
Po ne kete dispozite te Kontrates Kolektive, Ministria e Arsimit dhe Shkences merr persiper qe te siguroje gatishmerine e administrates se shkollave per veprime te perbashketa, duke nxitur perfshirjen e komunitetit te nxenesve dhe prinderve ne procesin e veprimtarise per mbrojtjen e femijeve dhe duke u paraqitur si pale e perbashket me sindikatat para organeve te pushtetit vendor dhe institucioneve te tjera, qe jane te interesuara ose te ngarkuara me ligj per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre.
Sot ne kete Konference ne po analizojme punen e bere dhe rezultatet e arritura ne parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, si njera nga kolonat e projektit qe ne jemi duke zbatuar me koleget holandeze, por kjo ceshtje nuk mund te realizohej ne menyre te njeaneshme, pa u forcuar sindikatat tona ne te gjitha drejtimet, prandaj mare se bashku edhe elementet e tjere te ketij projekti, per krijimin e kapaciteteve te drejtuesve tane lokale, per punen e vecante me grate dhe mesuesit e rinj ne sindikate, per zgjerimin e komunikimit me anetaret tane etj, jane te gjitha pjese integrale e nje pune rezultative qe ne jemi duke bere ne shkalle vendi.
Mbas ketij parashtrimi dhe kesaj analize ne forme te permbledhur te punes se kryer gjate dy vjeteve, ne bashkeveprim me koleget tane te Sindikates Holandeze, AOb, perfshire ketu edhe bashkepunimin me ILO- IPEC ne Tirane, eshte e natyrshme te shtrojme pyetjen, se cilat jane disa nga konkluzionet kryesore qe kemi nxjerre dhe rezultatet konkrete qe kemi arritur ?

  1. Rruga e zgjedhur nga te dy sindikatat e arsimit per t’u angazhuar dhe per te marre mbi vete pergjegjesi per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e formave te keqija e te paligjshme te punes se tyre eshte e pakthyeshme. Ketu nuk ka me terheqje ose zbehje e neglizhim te ketij angazhimi. Eshte arritur qe te sensibilizohet nje mase e madhe mesuesish per rendesine jetike shoqerore qe ka mbrojtja e femijeve nga rreziqet qe u kanosen, perfshire largimin nga shkolla dhe punet e ndryshme qe ata mund te bejne duke demtuar shendetin dhe personalitetin e tyre, duke rrezikuar te ardhmen e tyre dhe po vjen duke u shtuar numri i mesuesve te angazhuar konkretisht, nepermjet nje pune te vecante me nxenesit me probleme ne shkolle e jasht saj.
  2. Eshte botuar dhe vene ne dispozicion te sindikalisteve dhe gjithe mesuesve nje literature e perzgjedhur, perfshire konventat nderkombetare 138 dhe 182, rekomandimet perkatese, legjislacionin shqiptar per kete ceshtje, gje qe perben bazen per nje trajtim te nivelit te standarteve nderkombetare dhe eshte pergatitur nje grup i qendrushem trajnuesish sindikaliste, te cilet e kane provuar se jane te afte te drejtojne vete, ne menyre te pavarur, kualifikime dhe veprimtari per mbrojtjen e femijeve, gje qe e rrit shume rrethin e pjesemarrjes se mesuesve ne kete front dhe perben nje baze te fuqishme per nje pune me rezultative ne te ardhmen.
  1. Gjate ketyre dy vjetve ne kater qarqet apo rrethet ku jemi fokusuar, pavaresisht nga ndonje luhatje, ka ardhur duke u ulur numri i nxenesve qe braktisin shkollen dhe shume prej atyre qe ishin larguar jane kthyer ne shkolle.
    Keshtu, ne rrethin e Fierit, nga puna e vazhdueshme dhe plot perkushtim qe kane bere mesueset e ketij rrethi, jane kthyer ne mesim rreth 90 nxenes, 40 prej te cileve nga komuniteti Rom, kryesisht ne Komunen e Levanit ku eshte perqendruar me shume edhe puna e grupit one te punes ne Fier dhe ku dallohen per nje pune rezultative disa mesues te shkolles “Dino Ismaili”
    Ne rrethin e Elbasanit ku jane kthyer ne shkolle rreth 110 nxenes qe e kishin braktisur ate, bie ne sy puna konkrete qe bejne disa nga mesuesit e shkolles « De Rada », si edhe koordinimi i mire i punes se sindikatave me punen e shoqates « Ndihme per Femijet » qe mbeshtet nga ILO-IPEC.
    Ne rrethin e Shkodres ku puna kualifikuese eshte shoqeruar me veprime konkrete sidomos ne shkollat e qytetit, jane kthyer ne shkolle rreth 90 nxenes, ku bie ne sy puna e mesuesve te shkolles « PashkoVasa ».
    Edhe ne zonen e Kamzes e sidomos ne Bathore, si rezultat i punes qe eshte bere ne kuadrin e aktiviteteve te Projektit dhe bashkerendimit me shoqaten « Shtepia Jone Bathorja », me administratat e shkollave dhe organet e pushtetit vendor, jane kthyer ne shkolle rreth 220 nxenes qe e kishin braktisur ate, sidomos nga shkollat Bathore 1 dhe Bathore 2.
  1. Ne rreshtimin e aktoreve shtetrore e shoqerore qe jane angazhuar ne punen per mbrojtjen e femijeve duke filluar nga Komiteti Kombetar per Mbrojtjen e Femijeve, qe eshte krijuar dhe funksionon me ligj ne shkalle vendi, sindikatat e arsimit e kane gjetur me mire pozicionin e tyre. Ne tashme jemi te ndergjegjshem se roli dhe angazhimi i sindikatave ne teresi dhe i sindikatave te arsimit vecanrisht ne kete ceshtje eshte i pazevendesueshem, sidomos per faktin se vetem ato, sindikatat, kane mundesine qe te ngrene ne mbrojtje te te ardhmes se femijeve dhjetra mijera mesues, te cilet jane ne kontakt te perditshem me keta femije, qe pervecse edukatore, ne nje fare menyre jane edhe nje prind i dyte per ta.
    Po keshtu, sindikatat kane ne radhet e tyre potencialet e nevojshme intelektuale,
    qe lehtesojne kuptimin e drejte dhe te thelle te detyres se madhe shoqerore per mbrojtjen e femijeve.
  1. Ne mund ta konsiderojme si nje arritje tonen faktin qe ne te gjithe veprimtarite qe kemi zhvilluar ne rrethe dhe ne shkolla, pervec partnereve tane sociale, kemi mundur te terheqim edhe perfaqesues te pushtetit vendor te disa niveleve, perfshire keshillat e qarkut, prefekturave, bashkive dhe komunave, te cilet jane bashkuar me sindikatat ne keto aktivitete dhe kane premtuar e ne disa raste edhe e kane realizuar bashkrendimin e aksioneve te perbashketa.
  1. Sindikatat e arsimit kane hedhur tashme nje hap drejt institucionalizimit dhe shtrirjes se problemit te mbrojtjes se femijeve ne radhet e tyre. Kongresi i 3-te i FSASH dhe Kongresi i Konfederates se Sindikatave kane miratuar rezoluta te vecanta per mbrojtjen e femijeve. Vendime te organeve te tyre drejtuese per kete ceshtje ka edhe SPASH dhe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura.

Eshte konstatim i pergjithshem se ne Shqiperi format me te perhapura te punes se femijve jane punet ne bujqesi, perfshirja e femijeve nen 16 vjec ne prodhimin e kepuceve dhe konfeksioneve, puna ne ndertim, ne rruge e ne tregje te vogla, larja e makinave, kontrolli i mbeturinave ne rruge ose kazane plehrash, pastrimi i xhamave te makinave, fenomeni i lypjes dhe perfshirja ne forma te tjera te ekonomise informale.
Ne keto kushte sindikatat e arsimit e kane te pamundur ta perballojne problemin
vetem, pa terhequr ne kete lufte edhe sindikatat e profesioneve te tjera te te dy grupimeve te medha sindikale. Ne kete faze eshte bere nje hap per ta shtrire problemin ne sindikatat e  bujqesise e tregetise, shendetsise, ndertimit, tekstil-artizanatit, etj, por natyrisht ne te ardhmen kerkohet akoma me shume.
Ne kete Konference ne gjykuam te ftojme edhe perfaqesues te sindikatave
te arsimit nga rajoni, me te cilat prej shume vitesh kemi marredhenie dhe kontakte te rregullta. Qellimi eshte qe koleget tane te njihen me pervojen tone per nje problem
qe na shqetson te gjitheve e qe eshte prezent ne te gjithe vendet tona dhe, te gjithe se bashku, te shikojme mundesite per t’u perfshire me gjeresisht ne kete ceshtje ne te ardhmen.
Duke perfituar nga sugjerimet dhe ndihma e personaliteteve te ftuara, vecanrisht nga koleget holandeze, dhe perfaqesuesit e ILO-IPEC, me te cilet kemi bashkepunuar ne menyre te efektshme dhe rezultative, duke degjuar edhe mendimet e propozimet e kolegeve nga Sindikatat e tjera te rajonit qe jane te pranishme, mendojme se, per te ardhmen, ne do te ndertojme nje program pune qe do te garantoje vijimesine e angazhimit tone ne frontin e perbashket per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre.
Ne vija te pergjithshme, pikat me kryesore te ketij programi mund te permblidhen ne sa vijon:

  1. FSASH dhe SPASH shprehin vendosmerine e tyre per nje angazhim afatgjate ne koalicionin e aktoreve shqiptare per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre.Konkluzionet qe do te dalin nga kjo Konference do te mbahen parasysh ne programin konkret qe do te perpunojne e zbatojne sindikatat tona  per nje periudhe relativisht afatshkurter, qe u  korrespondon viteve 2007-2008.
    Gjate kesaj periudhe do te zgjerohet harta e rretheve ku do te angazhohen SPASH dhe FSASH per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke perfshire edhe rrethet e Durresit dhe Korces, ku do zhvillohen te gjitha ato veprimtari qe gjate ketij projekti jane ndermarre ne rrethet Tirane, Fier, Shkoder dhe Elbasan.
    Ne te gjitha keto rrethe do te synohet te konkretizohet me tej dhe te individualizohet fenomeni duke e orientuar punen e sindikatave nga perqendrimi ne shkalle qarku apo rrethi drejtperdrejt ne shkolla te vecanta, ku puna e femijeve, format e ndryshme te shfrytezimit te tyre dhe braktisja e shkolles eshte me problem, duke u perqendruar sidomos ne 8 shkolla pilot, pa lene jashte vemendjes edhe vazhdimin e veprimtarive ne baze shkolle ne rrethet e tjera.
  1. Nder detyrat paresore do te jete fuqizimi i grupeve ekzistuese te punes dhe ngritja e grupeve te reja ne rrethet Durres e Korce dhe shtrirja e ketyre grupeve,jo vetem ne nivel qendror e rrethi, por edhe ne nivel shkolle. Per te rritur efektivitetin e ketyre grupeve dhe per te gjalleruar debatin ne to, per te rritur kapacitetin drejtues te tyre, se bashku me Drejtorite Arsimore Rajonale, (DAR), Zyrat Arsimore, (ZA), dhe drejtorite e shkollave, do te shtojme perpjekjet per te terhequr ne keto grupe veprimi, pervec perfaqesuesve te pushtetit vendor te cdo niveli dhe organeve te rendit, edhe perfaqesues nga komuniteti i prinderve e nxenesve si dhe nga mediat.
  1. Do te vazhdojme pa nderprerje punen e nisur per trajnimin sindikal, me synim masivizimin, por kryesisht rritjen e cilesise se trajnimit, duke kaluar
    gradualisht nga trajnimet ne shkalle qarku e rrethi, qe jane bere deri me sot, ne
    trajnimet mbi baze shkolle, ku, pervec sindikalisteve dhe drejtuesve te shkollave,
    do te marrin pjese edhe perfaqesues te prinderve e nxenesve.
  1. Do te kerkojme dhe insistojme qe brenda tremujorit te pare te vitit 2007 te fillojne negocimet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences per te krijuar kuadrin ligjor qe do te mundesoje motivimin dhe shperblimin e mesuesve qe bejne nje pune te vecante dhe arrijne rezultate me nxenesit qe braktisin shkollen ose rrezikojne per ta braktisur, duke i larguar ata nga kjo rruge dhe duke i sjelle ne gjirin e shkolles.
  2. Se bashku me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, me DAR e ZA dhe organet e pushtetit vendor, do te ndermerren masa konkrete per paisjen graduale te shkollave me nje minimum veglash muzikore e mjetesh sportive, me qellim qe keto lende, me shume efekt formues qytetar e patriotik per brezin e ri, te ngrihen cilesisht ne nivelin qe kerkon koha dhe te luajne rolin qe u perket ne krijimin e nje ambjenti me te ngrohte per nxenesit me trauma e probleme sociale ekonomike te shumta dhe te ndryshme.
  3. Dy sindikatat qendrore do te vazhdojne praktiken e organizimit te tryezave e takimeve me sindikalistet dhe komunitetin ne rrethe e zona problematike dhe ne nivel kombetar per ceshtjet qe lidhen drejtperdrejte me angazhimin e tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
  4. Prania e sindikatave te arsimit ne Komitetin Kombetar per Mbrojtjen e Femijeve do te sherbeje edhe si nje mundesi per t’i forcuar me tej lidhjet dhe per te bashkerenduar veprimet, jo vetem me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta, por edhe me institucione te tjera qe jane aktive ne kete forum, si perfaqesues te Presidences, Qeverise, Ministrise se Puneve te Brendshme, Ministrise se Drejtesise, ILO – IPEC, pundhenesve dhe organizatave joqeveritare.
  1. Tani qe kemi fituar me shume pervoje dhe jane krijuar kapacitetet perkatese, FSASH dhe SPASH do te ofrojne gatishmerine qe te sherbejne si qendra rreth te cilave mund te perqendrohet e bashkerendohet e gjithe puna e sindikatave te profesioneve te tjera te te dy grupimeve sindikale, KSSH e BSPSH, gje qe do ta forcoje frontin e luftes per mbrojten e femijeve dhe parandalimin e punes se tyre.
  1. Shprehim bindjen se prania e perfaqesuesve te sindikatave te arsimit te rajonit ne kete Konference do te jete nje pikenisje per gjetjen e formave te pershtatshme per diskutimin e problemeve e shqetsimeve te perbashketa, per shkembim informacioni dhe bashkerendim e mbeshtetje qendrimesh e veprimesh me interes te perbashket dy ose shume palesh.

Ne perfundim, me lejoni qe, ne emer te dy sindikatave tona te arsimit, te shfrytezoj rastin e kesaj Konference per te falenderuar edhe njehere organet drejtuese dhe perfaqesuesit e pranishem te dy sindikatave holandeze AOb e FNV, per ndihmen e gjithaneshme qe na kane dhene, per solidaritetin qe kane treguar, duke i siguruar se ajo u ka sherbyer e do t’u sherbeje gjate jo vetem sindikatave, por gjithe shoqerise shqiptare, te falenderoje gjithashtu ILO-IPEC dhe perfaqesuesit e saj te pranishem per mbeshtetjen qe na kane dhene ne kete pune te perbashket, duke shpresuar ne vazhdimin e ketij bashkepunimi, pa perjashtuar ketu edhe organizma e institucione te tjera qe jane te pranishem dhe qe kane ne axhenden e tyre punen per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Tirane, tetor 2006