HomeMbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KONTRATA E RE KOLEKTIVE DHE ARRITJE TE TJERA
SINDIKALE TE FSASH/SPASH

Me 16 dhjetor 2015 u nenshkruara Kontrata e re Kolektive e Punes midis Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Federates se Sindikatave te Arsimit e Shkences dhe Sindikates se Pavarur te Arsimit Shqiptar. Per nje periudhe 17 vjecare, kjo eshte kontrata e gjashte kolektive qe FSASH/SPASH nenshkruajne se bashku ne rolin e punemarresit me Ministrine e Arsimit.
Nenshkrimi i Kontrates se re Kolektive perben nje arritje me rendesi te FSASH/SPASH dhe te Aleances Sindikale, sepse u siguron sindikalisteve, ne menyre te vecante, dhe mesuesve ne pergjithesi, nje mbrojtje te kualifikuar te kerkesave dhe interesave te tyre ekonomike e sociale si dhe i harmonizon keto interesa me interesin e pergjithshem shoqeror e shteteror nepermjet organizimit dhe perfshirjes se madhe te mesuesve ne procesin e reformimit e modernizimit te sistemit te arsimit parauniversitar ne vendin tone.


Kontrata e re Kolektive perben nje arritje te Aleances Sindikale FSASH/SPASH, sepse keto dy sindikata u angazhuan dhe perballuan me sukses nje process negocimi dhe ballafaqimi me punedhenesin, proces qe, si asnjehere tjeter ne rreth 20 vjet, zgjati 11 muaj, por me ne fund u arrit ne nje marreveshje cilesore qe u sherben te dy  paleve.
Por, Kontrata e re Kolektive nuk eshte arritja e vetme e FSASH/SPASH. Ajo do te ishte e pamundur, nese nuk do te paraprihej nga nje pervoje e gjate sindikale, nga forcimi, demokratizimi e konsolidimi i strukturave te brendshme sindikale, nga pervoja e gjate dhe pjekuria e fituar ne gjirin e organizates boterore dhe eurpoiane te sindikatave te arsimit, EI dhe ETUCE, si anetare aktive te tyre. Kjo i ka mundesuar FSASH/SPASH  qe te harmonizojne dialogun social me levizjen sindikale, te jene me konkrete, realiste dhe vizionare ne parashtrimin e kerkesave prioritare te sindikalisteve, t’i parashtrojne kerkesat brenda kuadrit ligjor dhe mundesive reale qe ka shteti dhe shoqeria per t’i plotesuar.
Por, per te qene me konkret, pervec nenshkrimit te Kontrates se re Kolektive, cilat jane disa nga kerkesat qe FSASH/SPASH kane realizuar ne favor te sindikalisteve ne keto vite?
Per te mos shkuar shume larg ne vite, po mjaftohemi vetem me disa nga zgjidhjet kryesore qe kane bere FSASH/SPASH ne favor te sindikalisteve:

- U arrit anullimi i VKM Nr. 617 date 08.07.2010, sipas te cilit mbi 12 000 mesues qe kishin mbaruar fakultete mesuesie 3 vjecare me cikel te mbyllur, kalonin nga grupi i pare ne grupin e dyte te pagave. Kjo ulje ne kategori i kushtonte cdo mesuesi 5 000 deri ne 6 500 leke ( te reja) me pak ne pagen e tij mujore, ose zbritje ne pagen vjetore mbi 120 000 leke.

- Mbas 3 tentativave te bera ne vitet 2006, 2010 dhe 2014, qe ne kuader te ligjit per profesionet e rregulluara, te imponohej ne profesionin e mesuesise, “Urdheri i Mesuesit “, sindikatat, me argumente ligjore dhe me mbeshtetjen e EI dhe ETUCE, e kundershtuan dhe arriten ta perjashtojne kete “Urdher…” nga profesioni i mesuesit. Perfshirja ne ligj e “Urdherit te Mesuesit” do te ndikonte drejtperdrejt ne sigurine e vendit te punes te cdo mesuesi, do t’i detyronte te gjithe mesuesit e sistemit parauniversitar te arsimit qe t’i nenshtroheshin licensimit ne menyre periodike cdo 3-4 vjet, duke paguar, pervec kuotes mujore, edhe nje kuote per cdo licensim prej rreth 10 mije lekesh.

- Me kembenguljen e FSASH/SPASH, ne vitin 2011 dhe ne vitin 2015, u arrit qe mesuesit e sistemit 9 vjecar dhe te mesem, te cilet udhetojne mbi 5 km per te shkuar ne vendin e punes, te perfitojne, jo vetem transportin falas, por edhe pagesen e veshtiresise per largesi nga vendbanimi.

- FSASH/SPASH, me objektivitet dhe profesionalizem, kane bere nje pune te vleresuar ne hartimin e Ligjit 69/2012 “ Per Sistemin Arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”. Dispozitat e ketij Ligji per kriteret e emerimit, levizjes, kualifikimit  dhe largimit nga puna te mesuesit, jane perpunuar dhe formuluar ne konsultim me sindikatat. Ishte mbrojtja qe sindikatat u bene ketyre dispozitave para Komisionit Parlamentar te Edukimit dhe Medias, qe mundesoi kalimin e ketij Ligji, jo vetem ne Komision, por edhe ne Parlament me konsensus.

Pika 5 e nenit 72 te Ligjit 69/2012, qe garanton vendin e punes per mesuesit e mbrojtur me kontrate kolektive eshte perpunuar dhe miratuar me kembenguljen e sindikatave.
Bazuar ne keto dispozita dhe ne Kontraten Kolektive te Punes, FSASH/SPASH kane fituar ne keto vite 80 procese gjyqesore me DAR/ZA, duke kthyer ne pune mesuesit, anetar te sindikatave, te larguar padrejtesisht nga puna.

- Me kembenguljen e FSASH/SPASH per nje kohe te gjate, ne vitin 2014, me mirekuptimin me MAS, u arrit te ulet norma mesimore e mesuesve nga 2 deri ne 4 ore ne jave, ora e kujdestarise u vleresua nga nje ne dy ore ne jave, duke lehtesuar ngarkesen ne auditor te mesuesve dhe duke mundesuar mbajtjen ne pune te me shume se 1 000 mesuesve, si edhe me Udhezimin ne fjale, Nr. 44, dt. 16. 10. 2014, u vendos qe numri i nxenesve ne klasa te jete 30-32 nxenes.

- Me insistimin dhe argumentimin e sindikatave, u arrit qe MAS te perjashtoje nga testimi te gjithe mesuesit qe kane fituar shallen e pare te kualifikimit, ose mbi 50 perqind te numrit te pergjithshm te mesuesve.

- Me nderhyrjen e menjehershme dhe te vendosur te FSASH/SPASH, jane ndaluar veprime arbitrare, te kunderligjshme, qe u kushtonin dhjetra e dhjetra mesuesve humbjen e vendit te punes. Tipik eshte shembulli i shkolles se Hotolishtit ne rrethin e Librazhdit, ku u largua nga puna i gjithe kolektivi i shkolles, perfshire edhe drejtorin. Nderhyrja e sindikatave beri qe ky veprim arbitrar te korrigjohej brenda 2-3 diteve.

- FSASH/SPASH, si partner ligjor te punedhenesit, kane ofruar dhe ofrojne bashkepunimin dhe ndihmesen e tyre per te arritur objektivat e perbashketa per rritjen e shkalles se kualifikimit te mesuesve, per te mundesuar nje arsim cilesor publik dhe per te krijuar mundesi reale per te gjithe nxenesit qe te shkollohen.

Tirane, janar 2016