Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Veprimtari te shumta te FSASH dhe SPASH
ne Diten Boterore Kunder Punes se Femijeve

Ne kuadrin, 12 Qershorit, Dites Boterore Kunder Punes se Femijeve, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, sivjet, me mire se cdo vit tjeter, qe nga viti 2002, kur Organizata Nderkombetare e Punes, ILO, ka caktuar 12 Qershorin si Diten Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve, organizuan disa aktivitete, tema kryesore e te cilave ishte “Arsimimi, pergjigja e duhur per eliminimin e punes se femijeve”

Mbledhje e zgjeruar e Komitetit Drejtues Kombetar
per Eliminimin e Punes se Femijeve

Ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe Zyren e ILO-IPEC ne Tirane, u organizua nje mbledhje e hapur e Komitetit Drejtues Kombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, ku moren pjese, pervec anetareve te ketij Komiteti dhe drejtuesve te sindikatave, sindikaliste, mesues, nxenes e prinder, sidomos nga rrethet Tirane, Elbasan e Fier, ku FSASH e SPASH jane duke punuar ne menyre te diferencuar per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ministri i Punes Kosta Barka, Ministri i Arsimit Genc Pollo, Menaxherja Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, Etleva Vertopi, drejtuesit e FSASH, Xhafer Dobrushi dhe SPASH, Bajram Kruja, te pranishem ne kete mbledhje, shprehen angazhimet e tyre dhe te institucioneve qe perfaqesojne ne lidhje me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne fjalen e vete, Ministri i Punes, Zoti Kosta Barka theksoi:
Kujdesi per mbrojtjen e femijeve dhe te te drejtave te tyre perben nje prioritet te programit te Qeverise shqiptare dhe te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Investimi per femijet eshte investim per progresin dhe te ardhmen e shoqerise dhe te vendit.
Ne Shqiperi, vazhdoi me tej z. Barka, puna e femijeve perben nje ceshtje shoqerore dhe shtetrore te ndjeshme dhe te mprehte. Shfrytezimi i punes se femijeve u evidentua si fenonem ne fillimet e periudhes se veshtire te tranzicionit dhe eshte shoqeruar me fenomene te tjera si papunesia, levizjet e pakontrolluara te popullsise brenda dhe jashte vendit, prishja e struktures se familjes, varferia, trafikimi dhe shfaqje te tjera te kriminalitetit, renia e interesimit per shkollen dhe mosfrekuentimi i saj, etj.
Qeveria ne bashkepunim me organizatat nderkombetare, sindikatat dhe shoqerine civile, kane programuar punen dhe po perpiqen qe te parandalojne dhe minimizojne fenomenin, po synojme qe te sensibilizojme opinionin shoqeror per demet dhe rreziqet qe sjell puna e femijeve. Ne kete kuader, gjate ketyre viteve jane hartuar politika afatmesme dhe afatgjata per eliminimin e shkaqeve qe ushqejne kete fenomen, mbeshtetur ne nje kuader ligjor konkret dhe sidomos ne Konventat e ILO-s Nr. 138 dhe 182; eshte krijuar Komiteti Kombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, eshte ngritur Inspektoriati Shtetror i Punes, qe ka si funksion kryesor kontrollin e sektorit informal te ekonomise ku perfshihet puna e femijeve.
Po keshtu, eshte hartuar dhe po aplikohet me sukses modeli i monitorimit te punes se femijeve direkt ne baze, nepermjet mbeshtetjes financiare dhe teknike te ILO/IPEC. Keto programe perfshije rreth 460 femije, 230 prej te cileve kane dale nga rreziku i praktisjes se shkolles dhe 54 te tjere qe e kishin braktisur shkollen jane kthyer dhe vazhdojne rregullisht arsimin e detyrueshem. Ne 57 raste eshte mundesuar punesimi i prinderve ose pjesetareve te tjere te familjes se femijeve qe me pare punonin ne rruge.
Vleresojme si shume frydhenese, perfundoj z. Barka bashkepunimin me partneret sociale, vecanrisht marredheniet me te dy Sindikatat e Arsimit, te cilat kane luajtur nje rol te pazevendesueshem ne angazhimin dhe aftesimin e mesuesve per t’iu pergjigjur sfidave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Zoti Genc Pollo, duke pershendetur te pranishmit ne
kete takim theksoi:
Ata qe perdorin punen e femijeve shfrytezojne shtresen me delikate dhe te ndjeshme te shoqerise, femijet, duke rrezikuar te ardhmen e gjithe shoqerise. Kjo dukuri, e dhimbshme dhe shume e vjeter ka sot permasa te frikshme. Per shume njerez, puna e  femijeve eshte e padukshme, ndersa ka shume te tjere qe nuk duan ta shohin. Te sensibilizosh shoqerine per punen e femijeve, do te thote t’ia besh te njohur kete plage te rende dhe ta shkundesh nga indiferenca.
Sot, pas nje pune rreth 7-vjeçare te implementimit te Programit  “Mbi Eliminimin e Punes se Femijeve ne Shqiperi”, si bashkepunim i Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta me Programin Nderkombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve ILO/IPEC, jane bere perpjekje te rendesishme per ta sjell kete problem prane vendimmarresve dhe politikeberesve si dhe per te sensibilizuar mbare shoqerine per pasojat tejet negative qe ka puna e femijeve. Nuk eshte bere gjithçka dhe mbetet shume per te bere deri sa kjo dukuri te eliminohet teresisht.
Te gjithe e dime, vazhdoi z. Pollo, qe shkaqet e kesaj dukurie jane te shumta dhe komplekse, dhe pikerisht per kete arsye, perqasja ndaj ketij problemi duhet te jete e tille si ne planin ligjor, nepermjet zbatimit te konventave nderkombetare, ashtu dhe nepermjet zhvillimit te programeve qe perfshijne mobilizimin e te gjitha grupeve shoqerore.
Ne kuadrin e politikave te zhvillimit te arsimit, MASH po zbaton projektin “Cilesi dhe Barazi ne Arsim” qe eshte nje nga prioritetet strategjike per vitet  2007-2010, pasi harmonizon objektivat e Qeverise per nje arsim cilesor e per te gjithe me objektivat e strategjise kombetare te arsimit. Qe objektivat e ketij projekti te arrihen per te gjithe nxenesit e sistemit tone arsimor, MASH per here te pare  ka realizuar  studimin kombetar per “Shkaqet qe  favorizojne analfabetizmin dhe masat qe duhen marre ne luften kunder kesaj dukurie”. Bazuar ne rekomandimet e studimit eshte hartuar dhe plani i veprimit se bashku me koston financiare qe mbart. Nder drejtimit kryesore te ketij plani jane: Hartimi i nje plani te veçante trajnimi te mesuesve per punen me nxenesit e margjinalizuar, bazuar ne problemet specifike qe ka gjithsecili, hartimi i nje platforme per çdo DAR apo ZA qe ka femije jashte sistemit arsimor, per terheqjen ne shkolle dhe realizimi i programeve mesimore suplementare, hapja e shkollave me kohe te shkurtuar ne çdo njesi administrative vendore, rikonceptimi i tyre dhe forcimi i kontrollit shteteror mbi to, sigurimi i transportit per femijet me aftesi te kufizuara dhe per femijet e tjere te cilet banojne larg shkolles, ndertimi i dhjete konvikteve te reja per zonat  ne nevoje, nga te cilat shtate konvikte jane financuar ne vitin 2008 dhe tre jane planifikuar per vitin 2009. Te ndergjegjshem qe nje numer i konsiderueshem i femijeve qe punojne jane rome, MASH, me mbeshtetjen financiare te  UNICEF dhe “Save The Children”, ne bashkepunim me “Qendren e Zhvillimeve Humane” (OJF) dhe shoqatat rome, realizoi studimin “Situata arsimore e femijeve rome ne Shqiperi” per mbledhjen e te dhenat statistikore per femijet rome brenda dhe jashte arsimit parashkollor dhe arsimit te detyruar, evidentimin e situates se arsimimit te romeve ne vendin tone, etj.              

Tashme MASH, ne bashkepunim me Sindikatat dhe organizatat jo qeveritare, bazuar ne rekomandimet e studimit, ka identifikuar zonat me te ndjeshme ku duhet te nderhyhet dhe ka hartuar plane konkrete veprimi.                                                                                   

Heshtjen e femijeve qe punojne, perfundoi Ministri Pollo, te gjithe duhet ta lexojme si nje britme te dhimbshme qe kerkon ndihme, e cila kerkon qe ne te angazhohemi me gjithcka qe kemi ne dore, per ta eleminuar si fenomen dhe per te siguruar nje te ardhme me te mire, per gjithe femijet dhe mbare shoqerine.                                                        

Menaxherja Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, Zj. Etleva Vertopi, vuri ne dukje veprimtarine disavjecare te institucionit qe perfaqeson ne bashkeveprimin dhe mbeshtetjen jo vetem financiare te aktoreve shtetrore e shoqerore qe jane angazhuar per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Shqiperi. Zj. Vertopi nenvizoi posacerisht bashkepunimin e ILO/IPEC me Sindikatat e Arsimit per eliminimin e punes se femijeve dhe shprehi gatishmerine e Zyres qe perfaqeson per ta vazhduar e thelluar me tej kete bashkepunim, ne kuader te te gjithe Programit te bashkeveprimt me Qeverine shqiptare dhe aktoret e shoqerise civile.                                                                                     

Konference per shtypin


Kryetari i FSASH, Zoti Xhafer Dobrushi, ne emer te organizatoreve, lexoi Deklaraten e perbashket per Shtyp, ne te cilen, nder te tjera thuhet:                           

Qeveria shqiptare, shoqeria civile, sindikatat, partneret sociale, organizmat nderkombetare po zgjerojne bashkepunimin per t’i thene ndal punes se femijeve. Ne kushtet e Shqiperise, puna e femijeve perben nje teme te ndjeshme dhe te mprehte jo vetem per Qeverine dhe qeverisjen, por per te gjithe shoqerine, per te gjithe aktoret dhe operatoret e tjere te jetes ne vend.                                                                                        

Ne kuadrer te Programit Kombetar “Mbi Eleminimin e Punes se Femijeve ne Shqiperi”, bashkepunim i Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta me Programin Nderkombetar per Eleminimin e Punes se Femijeve, (ILO/IPEC), qe nga viti 2002 jane bere analiza te fenomenit dhe jane hartuar e implementuar politika e programe per t’iu pergjigjur ketyre realiteteve.                             

Nje aspekt i rendesishem i Programit Kombetar ka qene Projekti “Sistemi i Monitorimit te Punes se Femijeve”, i pilotuar ne 3 rajone: Tirane, Korçe dhe Berat, si nje bashkepunim i te gjithe aktoreve ne nivel lokal. Nepermjet tij u trajtuan mbi 400 femije dhe u arrit qe 54 femije te terhiqen nga puna dhe mbi 230 femije ne rrezik te mos braktisin shkollen dhe te mos perfundojne ne tregun e punes.                                            

Keto arritje jane fryt i bashkepunimit te ngushte me te gjithe partneret, veçanerisht me Sindikatat e Arsimit, si ne nivel qendror edhe ne nivel lokal. Dy sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH, prej 5 vjetesh jane angazhuar konkretisht ne trajnimin e me shume se 150 drejtuesve lokale e mesuesve, per njohjen e standardeve nderkombetare per mbrojtjen e femijeve dhe angazhimin e me shume se 1200 mesuesve ne punen individuale me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose ne rrezik per ta braktisur. Deri tani eshte arritur te kthehen ne shkolle ose te nxirren nga rreziku i braktisjes se shkolles me shume se 2400 nxenes.                                                                                               

Deri me sot, Programi i ILO-IPEC ne Shqiperi ka ndihmuar drejtperdrejte 850 femije, te cilet i jane larguar punes se rruges apo aktiviteteve te paligjshme. Nepermjet Programit u eshte dhene mbeshtetje familjareve ne moshe pune, duke iu ofruar mundesi punesimi dhe kualifikimi profesional. Femijeve u eshte ofruar mesim ne klasa jo formale per te plotesuar boshlleqet si pasoje e mosfrekuentimit te shkolles.                         

Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Zyra e ILO/IPEC ne Shqiperi, sot ne Diten Nderkombetare Kunder Punes se Femijeve, kane kenaqesine te prezantojne dy projekte te reja: “Programi i integruar per eliminimin e punes dhe trafikimit te femijeve” dhe “Sistemi i Monitorimit te Punes se Femijeve”. Zbatimi i projekteve do te shtrihet ne Tirane, Elbasan, Berat, Korce dhe Shkoder, duke parashikuar qe te asistohen rreth 650 femije te perfshire ne format me te keqija te punes. Grupi i targetuar do te jene femijet qe punojne ne rruge, bujqesi, sherbime dhe ata te perfshire ne trafikim ose/dhe aktivitete te paligjshme.                                                                               

 Per here te pare, ne bashkepunim me INSTAT, do te organizohet Studimi i Punes se Femijeve ne Shqiperi, qe pritet te sjelle nje informacion te sakte rreth permasave te fenomenit, shkaqeve qe e stimulojne dhe tendencat ne sektoret kryesore te ekonomise. Rezultatet e ketij studimi do te sherbejne per te hartuar politika dhe programe konkrete ne pershtatje me tendencat dhe permasat e fenomenit.                                                           

Ne emer te dy sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, Sekretari i Pergjithshem i FSASH, Stavri Liko, beri prezantimin mbi angazhimin e ketyre sindikatave, punen e bere, rezultatet e arritura dhe synimet e tyre per te kete vit e ne vijim, ku theksoi se mbi 1 200 mesues kane punuar konkretisht gjate ketyre tre kater viteve te fundit dhe jane duke vazhduar punen per shmangien e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve, duke rikthyer ne shkolle ose nxjerre jasht rrezikut te braktisjes se saj, mbi 2 400 nxenes, sidomos ne rrethet ku ato jane duke punuar ne kuadrin e zbatimit te Projektit qe ato kane me sindikatat holandeze, FNV/AOb.                                                                          

Ne vijim, ai evidentoi eksperiencen  e mesuesve te disa shkollave ne zonen e Kamzes ne Tirane; Levan, Roskovec, Zhupan e Mbrostar Ura ne Fier; “De Rada” e “Ptoleme Xhuvani” ne Elbasan; “28 Nentori”, “Naim Frasheri” e disa shkolla te tjera ne Korce, dhe e vuri theksin tek domosdoshmeria e punes individuale me nxenes konkrete, perfshire edhe prinderit e tyre, duke angazhuar ne kete pune edhe bashkemoshataret e atyre nxenesve qe e kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate.            

Evidentimi i praktikave te mira, synimet dhe objektivat e punes se sindikatave te arsimit dhe perfshirja e sindikatave te degeve te tjera ne angazhime konkrete per eliminimin e punes se femijeve, bashkepunimi me aktoret e tjere qe veprojne ne nivel kombetar e lokal, ishin, gjithashtu, pjese e prezantimit te paraqitur ne emer te FSASH e SPASH ne kete mbledhje.                                                                                                              Konkrete, interesante dhe mbreselenese ishin diskutimet qe bene nxenesja e shkolles se Bathores, Esmeralda Çala, mesuesja dhe drejtuesja sindikale nga Elbasani Bukuroshe Shabani, mesuesi Arqile Bitri nga shkolla e Levanit ne rrethin e Fierit, nxenesi nga  Elbasani, Dylaver Celiku, nena e ketij nxenesi Albana Aliu, etj.                               

Perfaqesues te me shume se 15 kanaleve televizive ndoqen nga afer kete mbledhje dhe moren pjese ne Konferencen per shtyp qe u organizua ne kete kuader, duke transmetuar lajme dhe kronika me shume interes per opinionin publik, ne lidhje me Diten Boterore  Kunder Punes se Femijeve.

 


Insistim per angazhimin e sindikatave te profesioneve te tjera
kunder punes se femijeve
Takim i organizuar ne Tirane me drejtues te sindikatave te degeve e profesioneve te tjera

Ne kuadrin e 12 Qershorit, Dites Boterore Kunder Punes se Femijeve, dy sindikatat tona te arsimit, FSASH e SPASH, organizuan ne Tirane nje Takim me pjesemarrjen e drejtuesve te sindikatave te disa profesioneve, ne perberje te Bashkimit te Sindikatve te Pavarura te Shqiperise, BSPSH, dhe Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, KSSH. Merrnin pjese, gjithashtu, drejtuesit kryesore dhe perfaqesues te tjere nga organet qendrore dhe ato lokale te FSASH e SPASH.
Ne emer te dy sindikatave te arsimit, Takimin e hapi, zoti Xhafer Dobrushi, i cili i njohu pjesemarresit me qellimin dhe programin e tij, duke e vene theksin tek zbatimi i detyrave qe kemi percaktuar se bashku per angazhimin e sindikatave shqiptare kunder punes se femijeve.
Ne vijim, Sekretari i Pergjithshem i FSASH, Stavri Liko, foli  mbi Diten Boterore Kunder Punes se Femijeve, duke vene ne dukje se Organizata Nderkombetare e Punes, (ILO), e promovoi ate ne vitin 2002, si nje platforme per te nxjerre ne pah shtrirjen boterore te punes se femijeve dhe per t’u perqendruar ne veprime ne nivel boteror per eliminimin e saj. Çdo vit, kjo Dite lidh qeverite, punedhenesit dhe organizatat e punonjesve, si dhe shoqerine civile dhe te tjere, si shkolla dhe media, ne fushaten kunder punes se femijeve, nepermjet mbrojtjes dhe solidaritetit.
Pasi evidentoi disa nga detyrat e drejtperdrejta qe kane qeverite, institucionet arsimore dhe organizatat e shoqerise civile, ai permendi mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI dhe te Zyres se ILO-IPEC ne Tirane dhe u ndale gjeresisht tek angazhimi i sindikatave, si nje faktor i rendesishem per eliminimin e punes se femijeve, si edhe tek pervoja e sindikatave te arsimit dhe rezultatet qe ato kane arritur ne kete drejtim.
Me tej, drejtuesit e FSASH e SPASH u ndalen hollesisht ne analizen e punes se bere dhe te detyrave konkrete qe dalin ne zbatim te Marrveshjes se Perbashket dhe Planit te Veprimit qe u miratuan ne Tryezen qe u organizua ne fund te muajit prill te ketij viti, duke terhequr edhe njehere vemendjen per domosdoshmnerine e ndermarrjes se veprimeve konkrete nga sindikatat e profesioneve te tjera, qofte edhe ne permasa te vogla fillimisht, por qe shenojne nje moment te rendesishem angazhimi qe mund te zgjerohet ne vijim me aktivitete me masive.
Kryetari i Federates Sindikale te Shendetesise, Z. Minella Mano, vleresoi punen e sindikatave te arsimit dhe rolin mbeshtetes te tyre edhe per sindikatat e tjera dhe pranoi se eshte e rendesishme qe secili te marre pergjegjesite e veta per mbrojtjen e femijeve dhe mbajtejn e tyre ne shkolle.
Kryetari i Sindikates se Pavarur te Ndertimit, Sherif Bulku, vuri ne dukje rolin e sindikatave te ndertimit per eliminimin e punes se femijeve ne kete sektor, qe eshte shume i demshem per femijet, jo vetem se pengon arsimimin e tyre, por edhe per faktin se eshte shume i rrezikshem edhe per shendetin e tyre. Ai theksoi gjithashtu se sindikata qe ai drejton ka filluar tashme nje fushate sensibilizimi kunder punes se femijeve ne kompanite e sektorit te ndertimit, duke shperndare mbi 1 000 fletushka, nepermjet te cilave behet thirrje per te mos lejuar femijet te punojne ne kete sektor.
Edhe drejtuesit e sindikatave te disa degeve te tjera si Qerim Ismeni, Liri Shehu, Riza Bengasi, vleresuan angazhimin e sindikatave te arsimit dhe u zotuan  per perfshirjen e ceshtjes se elminimit te punes se femijeve ne axhenden e sindikatave qe ata drejtojne.
Pjesemnarresve ne takim iu shperndane materiale propagandistike ne lidhje me Diten Boterore Kunder Punes se Femijeve dhe domosdoshmerine e arsimimit te femijeve, si kusht i rendesishem per zhvillimin progresiv te shoqerise.