Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

OBJEKTIVAT SINDIKALE PER VITIN E RI SHKOLLOR

 

Shtatori eshte muaji qe shenon fillimin e cdo viti te ri mesimor. Edhe kete vit gjysme milioni femije dhe te rinj deri ne moshen 18 vjec, qe nga klasa e pare e ciklit te ulet te shkolles 9 - vjecare e deri ne vitin e fundit te shkolles se mesme, u japin gjalleri e jete shkollave te sistemit parauniversitar ne te gjithe Shqiperine dhe nisin betejen e re per dije e kulture, ngjitin shkalle me te larta ne tempullin e dijes, bejne me perpara ne plotesimin e endrres se tyre per t’u bere qytetare te denje te Atdheut te tyre te shtrenjte.
Prandaj edhe kete vit, 15 Shtatori, dita e pare e shkolles, eshte nje feste e vertete dhe shume e  gezueshme per vogelushet qe shkelin per here te pare ne dyert e shkolles, per nxenesit qe kthehen nga pushimet verore, per mesuesit qe e presin kete dite si nje moment te vecante jo vetem festiv, por edhe si nje shans e mundesi per realizimin e misionit fisnik te tyre, eshte nje feste per prinderit dhe gjithe shoqerine.
Dita e pare eshte feste. Por qe kete dite fillon puna per te kurorezuar me rezultate te mira vitin e ri shkollor. Secili nga aktoret pjesemarres te ketij procesi, qe diten e pare nis punen per arritjen e objektivave dhe synimeve qe ka formezuar ne mendjet ose planet e tij. Shkolla eshte ne nje proces reformimi dhe te gjithe kane detyra per te zgjidhur dhe objektiva per te arritur.
Ne kete kuader kane objektivat e tyre edhe Sindikatat.
FSASH dhe SPASH, ne kete dite kaq te shenuar per arsimin kombetar, duke pershendetur sindikalistet anetare te tyre, mesuesit, nxenesit dhe prinderit dhe duke iu uruar  suksese ne kete beteje te vertete per dije e kulture, ku ata jane angazhuar, parashtrojne para aktivit dhe anetareve te tyre objektivat kryesore sindikale qe sindikatat e arsimit synojne te arrijne gjate vitit te ri shkollor.
Ne fushen e objektivave sociale ekonomike, me perparesi do te trajtohen rritja e metejshme e pages reale per mesuesit, harmonizimi me i plote i sistemit te pagave midis kategorive te ndryshme te punonjesve te arsimit parauniversitar, mbeshtetur mbi kriteret e shkollimit dhe te diferencave midis pages minimale dhe maksimale; perpunimi dhe percaktimi i kritereve per dhenien e shperblimeve per motivim te mesuesve e sindikalisteve te dalluar, gjetjen dhe arritjen e zgjidhjeve ligjore per te mundesuar pensionin e parakoheshem per mesuesit qe kane mbi 35 vjet pune ne arsim, etj.
Ne fushen e objektivave per angazhim efektiv te sindikatave per zhvillimin e thellimin e reformes ne arsim, SPASH dhe FSASH do te vazhdojne te negocojne me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, per te hartuar kerkesa dhe standarde rigoroze bashkekohore per emrimin e drejtuesve te shkollave dhe te mesuesve, per t’i vene fre levizjes pa kriter dhe mbi baza antiligjore te tyre, me synimin e vetem qe ne arsim te punojne si mesues ata qe e meritojne dhe te  drejtojne te aftet , te cilet duhet te mbrohen ligjerisht nga qendrimet  subjektive, te njeaneshme, partiake dhe te frymezuara e nxitura nga interesa korruptive qe jane verejtur shpesh deri me sot. Ne kushtet kur Qeveria ka investuar dhe po investon per permiresimin dhe modernizimin e infrastruktures ne arsimin parauniversitar, kur pagat e mesuesve dhe ne pergjithesi motivimi i tyre eshte permiresuar e rritur ndjeshem, stabilizimi i emrimit dhe levizjes pa kriter te mesuesve dhe drejtuesve te shkollave, duke i prere rrugen punesimit ne arsim dhe ngritjes ne drejtim te te paafteve, eshte kushti vendimtar qe percakton suksesin e reformes.
Objektiv tjeter kryesor eshte edhe angazhimi i FSASH e SPASH per rritjen e kapaciteteve te tyre drejtuese, per zhvillimin e parneritetit social, sidomos ne nivelin e dyte midis Seksioneve Sindikale ne qarqe e rrethe dhe Drejtorive e Zyrave Arsimore, shumefishimi i pervojes dhe rezultateve qe kane sindikatat tona ne aksionin e madh per eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te nxenesve qe e kane braktisur ate dhe per nxjerrjen nga rreziku te atyre qe jane kandidate per ta braktisur, forcimi i punes sindikale me komisionet e gruas e te rinise, etj.