Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Tryeze mbi bashkepunimin midis Inspektoriatit Shteteror te Punes
dhe Sindikatave per eliminimin e punes se femijve

Ne vijim te problemeve qe u ngriten dhe te kerkesave qe u bene nga sindikatat ne Tryezen e organizuar nga FSASH e SPASH ne fund te muajit shkurt te ketij viti per nje bashkepunim me efektiv midis Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe sindikatave, ne daten 27 mars u organizua ne ambientet e Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, nje Tryeze, me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga Ministria e Punes e sidomos nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Drejtoria e Mardhnieve te Punes, Ministria e Arsimit dhe Shkences, ILO-IPEC, sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, si edhe sindikatat e disa degeve te tjera ne perberje te BSPSH dhe KSSH, si ato te Tekstil Artizanatit, Ndertimit, Bujqesise, Industrise se Lehte, Shendetesise etj.
Ne tryeze moren pjese dhe kontribuan , gjithashtu, Zv/Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Z. Kastriot Sulko, Drejtori i Mardhenieve te Punes prane kesaj Ministrie, Z. Bujar Cani, Drejtori i Inspektoriatit Shteteror te Punes, Z. Thoma Melo, perfaqesuesi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Z. Novruz Ahmeti, Menaxherja Kombetare e ILO-IPEC ne Shqiperi, Zj. Etleva Vertopi, Kryetari i Konfederetaes se Sindikatave te Shqiperise, Z. Kole Nikollaj, Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, Kryetari i SPASH-it, Z. Bajram Kruja etj.
Tryeza u hap nga kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi. Ne vijim, Zv/Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Z. Kastriot Sulko, beri nje paraqitje te punes dhe objektivave te kesaj Ministrie per shmangien e informalitetit, evidentimin dhe shmangien e punes se femijeve, duke u fokusuar tek permiresimi i legjislacionit dhe monitorimi i vazhdueshem i fenomenit, sidomos ne sektoret ku informaliteti eshte me i pranishem.
Prezantimin kryesor mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe drejtimet kryesore per forcimin e bashkepunimit midis Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, e mbajti perfaqesuesja e Inspektoriatit Shteteror te Punes, Zj. Evis Qaja, e cila e vuri theksin tek domosdoshmeria e evidentimit dhe informimit nga ana e sindikatave ne lidhje me informalitetin dhe beri disa propozime konkrete ne lidhje me perpjekjet e perbashketa dhe veprimet e ndersjellta, qe kane te bejne, sidomos me identifikimin e femijeve te moshes 14-18 vjec, qe punojne ne sektoret perkates, mbi zbatimin e legjislacionit ekzistues dhe permiresimin e metejshem te tij, duke perfshire gjithnje e me teper edhe partnere te tjere ne keto perpjekje.
Ne vijim, ne emer te dy sindikatave te arsimit, Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, foli mbi angazhimin e mesuesve e sindikalisteve, sidomos ne shtate rrethet e perzgjedhura, duke perfshire edhe disa sindikata te degeve te tjera, mbeshtetur edhe nga sindikatat holandeze, FNV/ dhe AOb.
Ai evidentoi pervojen e mire te sindikatave te arsimit per parandalimin e punes se femijeve. Ai tha se rrethet e selektuara ne te cilat sindikatat punojne me programe dhe objektiva konkrete, nuk jane zgjedhur rastesisht. Ne keto rrethe jane rreth 50 perqind e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen ne shkalle vendi. Por edhe keto rrethe kane specifikat e tyre. Keshtu, ne kater shkollat pilot qe jane perfshire ne program nga rrethi i Fierit, sindikatat kane ne fokusin e punes se tyre kryesisht nxenesit nga komuniteti rom, ne shkollat e Elbasanit mesuesit sindikaliste punojne per te kthyer ne shkolle dhe nxjerre nga rreziku i braktisjes nxenesit nga komuniteti rom dhe egjiptian, ne zonen e Bathores ( Qarku Tirane- Bashkia Kamez) mesuesit sindikaliste punojne kryesisht me vajzat nxenesve ne klasen e 7-te, te 8-te dhe te 9-te ku rreziku i braktisjes eshte me i madh, etj
Diskutimet e perfaqesusesve te subjekteve te tjera pjesemarrese, (Etleva Vertopi, ILO-IPEC, Kole Nikollaj, KSSH, Thoma Melo, ISHP, Nevruz Ahmeti, MASH), u perqendruan ne angazhimin e organizmave respektive per parandalimin dhe eliminimin progresiv te punes se femijeve, si edhe per mundesite e zgjerimit te bashkepunimit midis gjithe aktoreve pjesemarres ne kete Tyeze, ne te ardhmen.
Duke marre ne konsiderate rendesine e ketij bashkepunimi edhe ne nivel lokal, nje nga konkluzionet e rendesishme te kesaj tryeze ishte angazhimi i Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe sindikatave te arsimit, per te organizuar Tryeza te tilla diskutimesh edhe ne nivel qarqesh e rrethesh, me pjesemarrjen e  aktoreve respektive lokale.
Me shume se 10 kanale televizive paten reporteret e tyre ne kete aktivitet, te cilet theksuan rrezikshmerine e ketij fenomeni per shoqerine dhe dhane informacion ne lidhje me angazhimin e sindikatave dhe bashkepunimin e tyre me Inspektoriatin Shteteror te Punes dhe aktoret e tjere, per parandalimin dhe eliminimin progresiv te punes se femijeve, duke vleresuar edhe kontributin e sindikatave holaneze FNV e AOb ne arritjen e rezultateve pozitive.

Ne vijim botohet nje permbledhje e Prezantimit te Zj. Evis QAJA, ne emer te Inspektoriatit  Shteteror te Punes.

Inspektoriati Shtetëror i Punës, si një institucion i domosdoshëm në politikat sociale të shtetit, parandalon dhe mbron shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve, duke nxitur zbatueshmërinë e legjislacionit të punës, lidhur me sigurimin dhe mbrojtjen e integruar si fizike, mendore dhe sociale të tyre, nëpërmjet plotësimit të kërkesave të standardeve ndërkombëtare.
Ne si Inspektorat, duke ditur dhe kuptuar rëndësinë si i vetmi institucion ekzekutiv që ka te drejten te kontrolloje zbatimin e Legjislacionit te Punes dhe respektimin e dispozitave ligjore, i kemi dhënë përparësi dhe prioritet këtij grupi, pra fëmijëve. Në fakt fuqia punëtore e fëmijëve është një rreth vicioz që nuk i pasuron kombet, por shkakton vetëm varfëri. Arsyeja është se, nëse fëmijët punojnë, sigurisht jashtë standardeve të përcaktuara, vetkuptohet se niveli arsimor, cilësia e punës apo e profesionit dhe përqindja e fitimit do të ulet. Mungesa e ushqimit cilësor, strehimi i keq dhe mungesa e imunitetit nga sëmundjet sjellin aftësi të pakta për punë dhe varfëri. Të gjitha këto kushte të papërshtatshme pune kanë shumë ndikim tek fëmijët për gjithë pjesën tjetër të jetës. Pra, duke e parë në këtë aspekt problemin, ISSH luan një rol të rëndësishëm në zbatimin dhe kontrollin e këtyre dispozitave ligjore si dhe i ka kushtuar nje kujdes te vecante kontrollit te zbatimit te Legjislacionit te Punes ne drejtim te te punesuarve nen moshën 18 vjec.
Pervecse faktit qe femijet perfitojne nga te njejtat te drejta si edhe te rriturit, mungesa e tyre e njohjes, pervojes dhe fuqise, kerkon qe ata te gezojne edhe te drejta te tjera, nga te cilet eshte e drejta per mbrojtje ndaj shfrytezimit ekonomik dhe nga pune qe mund te pengojne zhvillimin e tyre.
Ka shumë arsye që, edhe pse në moshë të vogël, grupe fëmijësh janë shtyrë të punojnë në vende pune jo shumë të përshtatshme. Varfëria, migrimi nga vendet rurale në ato urbane, niveli arsimor i prindërve, etj. janë disa nga shkaqet kryesore që i shtyjnë këta fëmijë të punojnë. Veçanërisht ka raste kur familjet migruese nga fshatrat, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në lagje periferike, pa ndonjë ambient të shëndetshëm dhe me një punë që nuk paguhet mirë. Si pasojë, çdo pjesëtar i familjes është një fuqi punëtore më vete. Shpeshherë fëmijët janë punëtorët që përshtaten më mirë me këtë lloj situate, sepse prindërit nuk kanë të drejtë të zgjedhin një punë të kualifikuar, prandaj është e vështirë për këta prindër të fitojnë të ardhura të mira. Disa keqkuptime kulturore i shtyjnë gjithashtu fëmijët të gjejnë një punë. Për shembull, në disa kultura, shumë familje mendojnë se fëmijët e tyre duhet të parapërgatiten për të përballuar jetën në të ardhmen. Ky mendim i detyron shpeshherë fëmijët që të punojnë që në moshë të vogël, duke humbur mundesite per arsimim.
Në bazë të inspektimeve të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Punës është konstatuar se fushat ku punojnë fëmijët janë përqëndruar në:
1) Ndërrmarje Prodhuese:
Konkretisht në prodhimin e  këpucëve, veshjeve, etj. Për vitin 2007 në prodhimin e këpucëve puna e femijve ze 8,8% ndërsa ne vitin 2008 13 perqind.
2) Bujqësi, pyje, peshkim, ku numëri i fëmijëve të punësuar rezulton të jetë për vitin 2007 12% , ndërsa për vitin 2008: 23,9%.
3) Ne aktivitete të tjera, nga kontrollet e ushtruara rezulton se numëri i fëmijëve të punësuar për vitin 2008 të jetë 20. Disa fëmijë punojnë, gjithashtu, si kamarierë apo pjatalarës në kafene, restorante, etj
Nga sa u tha më sipër, del se parandalimi i praktikave  te padrejta  te punesimit, i demtimeve, problemeve shendetesore ose konflikteve, si edhe monitorimi i punes se femijve jane elemente te rendesishme te cilat duhen mbajtur parasysh. Sot, objektivi i  synuar perfshiner zhvillimin e nje “kulture parandaluese” ne pune, dhe një mardhënie konseguente me biznesin, e cila do te  synoje te veje te gjithe vendet e punes ne perputhje me standarde te pranuara gjeresisht nga komunitetet. Metoda parandaluese  ne inspektimin e punes  kerkon nga inspektori te jete se pari nje keshilltar dhe pastaj nje autoritet shtrengues, kur keshilla e tij nuk merret parasysh.
Kjo sfide qendron  per te gjithe ne qe jemi te angazhuar ne fushen e inspektimit,  per te testuar  dhe krijuar masa te metejshme efikase per te arritur qellimin madhor të eleminimit te formave te keqia lidhur me punën e fëmijëve.
Në këtë aspekt, konsultat dhe sugjerimet e Inspektoratit kanë synuar qe punedhenesit  te mos perdorin punen e fëmijëve, duke ndikuar drejtperdrejt ne rritjen e fenomenit te braktisjes se shkolles dhe shtimin e numrit te analfabetve ne shoqeri.
Në këtë këndvështrim, në bazë të inspektimeve të ushtruara nga Inspektorati, konstatojmë ne mjaft raste një ndërgjegjësim të vetë punëdhënësve në mardheniet e tyre kundrejt punësimit të fëmijëve. Kështu në analizën e bërë për fëmijët e evidentuar pa Autorizimin e Inspektoratit, e krahasuar me vitin 2007, rezulton te jene 114 njësi më pak
E njëjta situatë artikulohet dhe në sigurinë dhe shëndetin në punë bërë për fëmijët e evidentuar pa Ekzaminimin Mjekësor, ku, krahasuar me vitin 2007, del te jene 104 njësi më pak.
Së fundi, nenvizojme se qëllimi ynë në parandalimin e punës së fëmijëve lidhet me koordinimin sa më të mirë dhe për një bashkëpunim sa më efektiv me sindikatat, partnerët socialë ndërkombëtarë siç është ILO - IPEC, UNICEF etj.