Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

ME SHUME SHERBIME PER MESUESIT SINDIKALISTE
Nga Tryeza me pjesemarrjen e drejtuesve sindikaliste te qarqeve e rretheve

Ne vijim te aktiviteteve qe FSASH e SPASH jane duke organizuar ne zbatim te Projektit qe ato kane me sindikatat holandeze FNV/AOb, u organizua ne Tirane, Tryeza e mbi mundesine e zgjerimit te sherbimeve per anetaret, si domosdoshmeri per rritjen e numrit te tyre dhe fuqizimin e metejshem te sindikatave tona te arsimit.
Ne Tryeze moren pjese 24 pjesemarres, drejtues kryesore te seksioneve sindikale te FSASH   e SPASH nga 16 rrethe, si edhe Zv. Presidenti i Sindikates se Arsimit te Holandes, AOb, Ton Rolvink dhe kryetaret e sindikatave tona te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja,
Fjalen hyrese, ne emer te dy sindikatave tona te arsimit, e mbajti zoti Xhafer Dobrushi, i cili beri nje analize te arritjeve dhe situates aktuale ne lidhje me kete problem, duke evidentuar sherbimet kryesore qe sindikatat u ofrojne aktualisht anetareve, si edhe disa nga sherbimet kryesore qe ato synojne te sigurojne ne te ardhmen, vecanerisht nepermjet permiresimit te punes per zbatimin e kontrates kolektive ekzistuese, negocimeve per kontraten e re kolektive te punes, zgjerimit te bashkepunimit me institucione te tjera, sidomos banka, agjensi te sigurimeve shoqerore, agjensi turistike etj.
Ne vijim, zoti Ton Rolvink, pasi vleresoi punen e bere nga sindikatat shqiptare te arsimit gjate periudhes me shume se njevjecare qe nga Tryeza e meparshme, foli ne lidhje me pervojen e sindikates se arsimit te Holandes, AOb, duke evidentuar punen e madhe me shume se 10 vjecare qe eshte bere nga kjo sindikate per te reduktuar oret e punes per drejtuesit sindikalsite, si edhe metodat e punes te kesaj sindikate ne lidhje me mardheniet me qeverine dhe ministrine e arsimit, sidomos per ceshtjet qe kane te bejne me rritjen e pagave dhe mbrojtjen social ekonomike te anetareve.
Midis te tjerave, ai permendi ceshtjen thelbesore se kujt u sherbejne zgjidhjet qe bejne sindikatat; u sherbejne vetem anetareve te tyre, apo nga keto perfitojne te gjithe mesuesit? Ai theksoi se me ligj ne Holande, nuk mund te behet dallim midis anetareve te sidnkatave dhe mesuesve ne teresi ne lidhje me pagat, normat e punes etj. Por me marrveshje me Qeverine, ne Holande, anetaret e sindikates, ne raste te vecanta, perfitojne nga niveli me i ulte i takses mbi te ardhurat ne krahasim me mesuesit e tjere. Po keshtu, kur ka raste shkurtimesh, kur kriteret jane te njejta, mesuesit anetare te sindikates jane te fundit qe vihen ne listat e shkurtimeve nga puna. Ne te njejten kohe, ai theksoi se, si rezultat i punes qe AOb bene jo vetem me anetaret, por edhe me te gjithe mesuesit ne teresi, qeveria i akordon sindikates nje fond prej 15 Euro per cdo mesues, te ardhura keto qe perdoren per aktivitete sindikale. Gjithashtu ai theksoi disa nga sherbimet e tjera qe AOb u ofron anetareve sidomos per asistence juridike, sherbime me te favoreshme me agjensite e sigurimeve shoqerore, me bankat, me agjensite turistike, organizimin e kurseve te kualifikimit profesional dhe aktiviteteve te tjera me interes per anetaret, botimet e ndryshme me karakter profesional dhe me informacione per tregun e punes dhe proceduart e punesimit, te cilat shperndahen falas vetem per anetaret e sindikates etj.
Ne nderhyrjet e bera nga Kryetari i SPASH-it, zoti Bajram Kruja, pasi vleresoi e falenderoi FNV dhe AOB per kontributin qe po japin per forcimin e sindikatave tona, vuri ne dukje edhe domosdoshmerine e forcimit te bashkepunimit me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes, si edhe domosdoshmerine per nje angazhim me te mire te drejtuesve sindikaliste ne qarqe e rrethe per realizimin e marrveshjeve  me interes per mesuesit anetare te sindikatave.
Duke e marre fjalen ne Tryeze, pjesemarresit, kryetare te seksioneve sindikale te qarqeve e rretheve vleresuan punen e bere deri tani nga te dyja sindikatat e arsimit, sidomos nepermjet Kontrates Kolektive te Punes, por nderkohe ata kerkuan me shume angazhim dhe plane konkrete per zgjerimin e sherbimeve vetem per anetaret, mbasi kjo eshte menyra me e mire per t’i terhequr te gjithe mesuesit ne radhet e sindikatave.
Disa  prej tyre, si Shpetim Sino e Lavdosh Llanaj, (Fier), Aleks Dushi e Isa Reka, (Shkoder), Bukuroshe Shabani e Elizabeta Myftari (Elbasan), Istref Haxhillari, (Pogradec), Albina Pepo e Hektor Fejzulla, (Korce), etj, e vune theksin tek permiresimi i metejshem i pagave dhe motivimi me i mire i mesuesve per pune shtese, tek veprimet konkrete te organeve qendrore te sindikatave per sigurine e vendit te punes dhe shmangien e pushimeve e transferimeve te pamotivuara nga puna, ndihma juridike, problemet e  kualifikimit profesional te mesuesve, hartimi dhe miratimi i Statusit te Mesuesit, si edhe tek zbatimi i pervojes holandeze dhe asaj te vendeve te tjera, sidomos ne drejtim te mardhenieve favorizuese me agjensite e sigurimeve shoqerore, me bankat, agjensite turistike etj.
Me shume interes ishte puna ne grupe e pjesemarresve ku diskutuan, nxuaren konkluzione dhe bene propozime konkrete, sidomos per problemet kryesore qe do te jene objekt i negocimeve me Ministrine per Kontraten e re kolektive te punes, si edhe per ceshtjet qe kane te bejne me mardheniet e punes, ndihmen juridike, mardheniet me subjekte te tjera etj, mbi bazen e te cilave u perpunua nje Plan Veprimi, i cili do te jete objekt i punes konkrete te te dyja sindikatave per nje afat kohor relativisht te gjate.
Drejtuesit e te dy Sindikatave Qendrore falenderuan kolegun nga sindikata e arsimit e Holandes, AOb, Zv/Presidentin e saj, Z. Ton Rolvink per kontributin qe FNV dhe AOb po japin dhe per gjithcka qe ato po bejne per te ndihmuar e fuqizuar sindikatat tona dhe per te modernzuar sistemin arsimor ne vendin tone.

Ne vijim po botojme nje permbledhje nga Fjala Hyrese qe u prezantua ne kete Tryeze, ne te cilen u theksua se:
“ Pak me shume se nje vit me pare, pikerisht me 23 shkurt 2008, ne organizuam per here te pare nje Tryeze te tille dhe beme perpjekje per te ndertuar nje program veprimi lidhur me sherbimet qe sindikatat do t’u ofronin anetareve. Kemi punuar  gjithe keta muaj per ta zbatuar kete program dhe sot, ne kete Tryeze te dyte, kemi rastin dhe mundesine te bejme nje analize te punes dhe veprimtarise sone ne keto drejtime, te vleresojme anet e mira dhe te dobeta dhe te ecim me tej ne plotesimin e synimeve tona.
Konkluzioni kryesor qe mund te nxjerrim per problemin qe po analizojme dhe per periudhen qe po marrim  ne shqyrtim eshte se stafet drejtuese te te dy sindikatave tona, pra lidershipi i tyre, si ne nivel qendror ashtu edhe ne nivel vendor, kane tani nje vizion me te qarte per lidhjen qe ekziston midis kerkesave te pergjithshme qe shtrojne dhe dialogojne sindikatat per mbrojtjen e interesave sociale dhe ekonomike te mesuesve dhe gjithe te punesuarve te tjere ne arsim, qe perben funksionin themelor te nje sindikate, nga njera ne, dhe zgjidhjes se disa kerkesave specifike, perfshire sherbimet qe ofron vete sindikata vetem per anetaret e saj, qe eshte me teper nje problem i konsolidimit te brendshem te nje sindikate, nga ana tjeter.
Le te bejme tani nje analize me konkrete te kesaj situate. Ne Tryezen e vitit  qe shkoi ne percaktuam 6-7 objektiva qe synonim te arrinim. Me konkretisht:

  1. Ne programuam qe te negocojme me MASH per te bere te mundur qe pagesen per nje vizite mjeksore ne vit, qe cdo mesues eshte i detyruar ta beje duke paguar 500 leke te reja, per anetaret e sindikates ta perballoje punedhenesi, dmth DAR/ZA. Bisedimet u zgjaten dhe nuk u arrit qe kjo marreveshje te nenshkruhej para fillimit te vitit te ri shkollor 2008/2009. Ne muajt e pare te ketij viti kemi arritur ne nje marreveshje ne parim per kete zgjidhje, e cila shpresojme se do te finalizohet me rastin e disa plotesimeve qe do t’i behen KK te Punes.
  2. Per rastin e kurimit te semundjeve te renda, qe kerkojne kosto te larte, si brenda dhe jashte vendit, ne kemi filluar ta veme ne jete kete kerkese ne disa rrethe, ku edhe mesueseve gra qe jane operuar ose kuruar per semundje te renda, t’u mundesojme nje ndihme prej 20.000 deri ne 40.000 leke te reja. Mbetet te kembengulim qe kjo praktike te behet unike dhe te perfshihet si norme ne Kontraten e re Kolektive te punes.  
  3. Tani FSASH dhe SPASH jane ne gjendje te mbajne premtimin qe per mesuesit anetare te sindikates, te cilet kane femije qe ndjekin studimet e larta ne arsimin publik, me kusht qe te ardhurat e tyre si familje jane nen minimumin jetik, t’u perballojne cdo vit 20-50 perqind te kostos se shkolles se larte, per l femije. Mbetet qe Seksionet Sindikale te FSASH/SPASH ne qarqe e rrethe t’I bejne jehone ketij premtimi dhe te evidentojne rastet konkrete.
  4. Duke filluar nga ky vit shkollor e ne vazhdim kerkesat ndaj mesuesve per  rritjen e aftesive profesionale do te vijne duke u shtuar. Ne tashme jemi te gatshem qe t’u pergjigjemi anetareve te sindikatave tona per t’u ofruar nje kurs trajnimi profesional ne vit falas.
  5. Tani kemi bere realitet qe cdo sindikalist qe kerkon te kete revisten “ Tribuna Sindikale”, secila sindikate ua jep falas anetareve te saj.
  6. FSASH dhe SPASH do te fillojne te ofrojne per anetaret e tyre konsulence ligjore falas, sipas kerkesave. Duke filluar nga muaji maj I ketij viti, ne do te hape nje zyre ne Tirane dhe nje ne Durres, ku nje here ne muaj specialiste te se drejtes se punes, te ligjit te pensioneve, etj., do te jene ne dispozicion te anetareve te sindikates per t’iu pergjigjur pyetjeve qe ata kane bere dhe depozituar ne seksionit sendikale gjate muajit. Per marredheniet e punes do te kete edhe mbrojtje ligjore falas.

Pervec ketyre objektivave qe percaktuam ne Tryezen e pare, FSASH/SPASH , mbeshtetur ne disa dispozita te KK te Punes te nivelit te pare, jane kujdesur  qe te bejne ne favor te mesuesve dhe drejtuesve sindikale disa zgjidhje ne favor te tyre, perfitime qe nuk i gezojne te gjithe mesuesit
e mbrojtur me Kontrate Kolektive dhe konkretisht:

  1. Eshte bere hapi i pare per motivimin e mesuesve sin dikaliste dhe drejtuesve sindikal. Me propozimin e perbashket te te dy sindikatave qendrore jane shperblyer disa kryetare seksionesh ne fund te vitit deri ne masen e nje page mujore. Nje pjese e mire e kryetareve e kane perfituar kete shperblim.  Ne disa rrethe jane propozuar per t’u motivuar edhe sindikaliste, kryesisht gra, qe jane dalluar ne veprimtarite per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve. Mbetet qe kjo nisme te saktesohet e pergjithesohet ne shkalle vendi dhe te perfshihet ne aneksin e KK te Punes ekzistuese dhe ne Kontraten e re Kolektive, qe do te negocohet nga fundi i vitit. 
  2. Do te vazhdojne perpjekjet dhe bisedimet per te rivendosur normen e shperblimit deri ne 2 paga per mesuesit sindikaliste qe dalin ne pension. Qe nga Tryeza e vitit te kaluar ne kete ceshtje eshte bere nje hap i ndjeshem. SPASH/FSASH arriten qe kete ceshtje ta bejne objekt diskutimi ne nje mbledhje te posacme te Keshillit Kombetar te Punes. KK i Punes e konsideroi te drejte kerkesen e sindikatave tona dhe unanimisht doli me nje vendim ne favor te tyre. Kjo eshte nje mbeshtetje per ta zgjidhur kete kerkese.
  3. Nje mbrojtje me konkrete eshte bere per drejtuesit dhe mesuesit anetare te sindikates lidhur me marredheniet e punes, perfshire largimet nga puna dhe ndryshimin e vendit te punes.

Ka gjetur shume mbeshtetje tek sindikalistet qendrimi i vendosur i FSASH per rreth 3.000 mesues qe rrezikonin vendin e punes, duke arritur qe Qeveria te anullonte me vendim Urdherin perkates te Ministrit te Arsimit; jane korrigjuar shumica dermuese e vendimeve te padrejta per ndryshimin e vendit te punes te drejtuesve te disa seksioneve sindikale, jane anulluar largimet e padrejta nga puna qe kane bere disa DAR/ZA, etj.

  1. Drejtuesve sindikaliste ne shkalle rrethi dhe mesuesve kujdestare u jane krijuar kushte te favorshme per pune, duke u reduktuar normen mesimore.
  2. Veprimtareve sindikale ne rang rrethi dhe shkolle dhe cdo sindikalisti u eshte siguruar leje e pagueshme per trajnim dhe veprimtari te tjera sindikale kombetare e nderkombetare per aq kohe sa zgjat aktiviteti, etj.

Te gjithe keto zgjidhje, perfitime dhe sherbime qe u jane ofruar mesuesve sindikaliste dhe drejtuesve te tyre, gjate gjithe fazes se zbatimit te projektit me AOB/FNV, nuk kane kaluar pa u ndjere. Ndikimi i tyre eshte nder aresyet kryesore qe ka bere qe gjate kesaj periudhe ne SPASH, gjate vitit te pare te projektit jane anetaresuar 1300 mesues te rinj, ndersa ne FSASH kane ardhur 700 anetare te rinj.